Per amatoret e shkencave, si dhe ata njohuria e te cileve eshte e bollshme ne kete fushe, qe te mund ta cojne me tej iniciativen time...
Nga "Udhetimi permes Gjenive: Teorite e Medha te Matematikes"
Ndersa Njutoni vetmitar po i jepte nje fytyre te re matematikes nga dhomat e tij ne Kembrixh, matematicienet europiane nuk ishin aspak pasive. Influencuar nga puna e Dekartit, Paskalit dhe Fermatit, matematika europiane lulezoi ne gjysmen e dyte te shek 17-te. Nje nga figurat me te njohura ishte Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716)
Shpesh i njohur si gjeni universal, Leibniz perfeksionoi nje game te gjere subjektesh shkollore, duke lene gjurme te pashlyeshme ne secilen prej tyre. Duke filluar me librarine e te atit, profesor i filozofise moraliste, djaloshi i ri meson vete latinishten dhe greqishten, si dhe konsumon gjithe librat e bibliotekes se tij kaq mire sa ishte i afte te hynte ne universitetin e Leipzigut qysh ne moshen 15-vjecare. Leibniz pervetesoi eksperiencen universitare me nje shpejtesi te rrufeshme, dhe pa mbushur mire te njezetat, ai mbron doktoraten ne Altdorf.
Megjithese ne vorbullen e nje kariere akademike mjaft premtuese, Leibniz le universitetin per te punuar per Elektorin e Mainz--nje shteti i vogel Gjerman. Ne kete pune ai eksploron ceshtje legale mjaft komplekse, perfshire nje reforme themelore si dhe shpikjen e nje mekanizmi qe shumezonte me mbledhje te shpejta dhe pjestonte me zbritje te shpejta. Megjithese teknologjia e kohes perbente nje kufizim per nje mekanizem te tille, teoria ishte mjaft solide dhe e dobishme.
Ne 1672 Leibniz dergohet nga Gjermania ne Paris si diplomat i rankut te larte. I dehur nga jeta intelektuale e kryeqytetit frencez, si dhe nga udhetimet e shumta ne Londer dhe Hollande, Leibniz-i i ri u njoh me skolare te tille si Hooke, Boyle, si dhe filozofin Spinoza, duke e gjetur veten ne nje ambjent akademik mjaft vital. Me talentin e tij te jashtezakonshem, Leibniz ndjente nevojen e nje "perplasje te fuqishme" me tendencat dhe drejtimet e matematikes se kohes.
Per fat te mire, ai e gjeti kete mundesi ne Paris. Kjo u be e mundur nga shkencetari hollandez Christian Huygens, qe asokohe jetonte ne Paris. Kredencialet e Huygens ishin mjaft impresive. Nga ana teorike, ai kish bere nje pune te gjere ne lidhje me harqet matematike, vecanerisht ne ate qe quajturin "cikloid" ...Zbulimet e tij luajten nje rol te rendesishem ne ndertimin e ores se pare me lavieres, funksioni i brendshem i se ciles ishte lidhur ngushte me harqet cikloidale. Ashtu sic sugjerojne dhe shpikjet e tij, Huygens ishte i interesuar ne siperfaqet me teper se matematiken e mirefillte. Dhe vertet, ishin fizika dhe astronomia fushat ne te cilat ai konsolidoi reputacionin e tij, me studimin e ligjeve te levizjes, forces centrifugale, si dhe propozimin e nje teorie te drites. Per me teper, Huygens ishte i pari qe shpjegoi se zgjatimet e cuditshme qe shfaqeshin ne pamjen teleskopike te planetit saturn ishin rrathe.
Me nje burim te tille shkencor ne ambientin e tij parizien, ishte e pamundur qe Leibniz te mos pervetesonte keshilla qe do te forconin praktikat e tij matematikore. Edhe pse mund te duket si ekzagjerim idea se Huygens ishte mesuesi i Leibniz, ne te vertete ai e udhehoqi diplomatin e ri ne studimin e problemeve matematikore me te fundit; sigurisht, pak mesues ne histori kane pasur nje student si Leibniz.
Bashkepunimet me Huygens ishin vetem fillimet e ideve matematikore te Leibniz. Me vone, ai do te aplikonte talentin e tij madheshtor ne pyetjet rreth tangenteve dhe siperfaqeve te cilat ishin adresuar nga Njutoni nje dekade me pare. Kur Leibniz largohet nga Parisi, ai kish zbuluar principet themelore te "Calculus." Gjate kater viteve te qendrimit te tij ne Paris Leibniz e pa veten te ngrihet nga novator ne nje matematicien gjigand.
Por ndersa keto vite do ti jepnin baze fames se tij, ne te njeten menyre i dhane baze dhe kontradiktave. Puna e Isak Njutonit ishte e njohur nga nje numer i kufizuar matematicienesh angleze, te cilet kishin pare doreshkrimet e tij mbi kete subjekt. Ne nje vizite ne Londer, qe do ta induktonte ne Shoqerine Mbreterore Britanike, Leibniz njihet me dokumentet Njutoniane te cilat e impresionojne pa mase. Me vone, me ane te nje korespondence me nje nga sekretaret e Shoqerise Mbreterore, Leibniz kerkon me shume rreth zbulimeve te Njutonit, dhe anglezi i pergjigjet me dy letra te famshme te njohura si "Epistola Prior" dhe "Epistola Posterior" te cilat Leibniz i lexoi me vemendje te madhe.
Pra, ishte kjo koha kur Leibniz boton shkrimin e tij te pare mbi metodat e reja matematikore, dhe kundershtaret britanike do te bertisnin:"sharlatan!" Shkrimi kishte nje titull te gjate: "Novo methodus pro maximis et minimis, itemque tangentibus, qua nec fractas, nec irrationales quantitates moratur, et singulare pro illis calculi genus" Ky shkrim u shqaf per here te pare ne 1684 ne revisten "Acta Eruditorum" dhe ndodhi qe Leibniz ishte editori.
Ne kete menyre, bota mesoi teorine e "Calculus" nga Leibniz dhe jo Njutoni. Vertet, ishte titulli i shkrimit qe ky subjekt mori emrin e tij. Britaniket, kampione te bashkeshtatasit te tyre, u shprehen se Leibniz kish kopjuar gjithe punen. Vizita e tij ne Angli, familiariteti me doreshkrimet e Njutonit ne qarkullim, shkembimi i letrave--gjithe keto i binden partizanet britanike se Leibniz kish vjedhur madheshtine e Njutonit. Ngaterresat qe pasuan nuk jane nje nga kapitujt me te admiruar ne historine e matematikes. Fillimisht, dy principalet u munduan te qendrojne me lart se konflikti, por se fundi te dyja palet ngaterrohen ne nje fund jo te mire. Leibniz lirshem e pranon se ai kish kontaktuar idete Njutoniane permes letrash dhe doreshkrimesh, por vrojtoi se keto i kishin dhene atij vetem nje sugjerim per rezultatet, por jo metodat e qarta, te cilat ai i zbuloi vete.
(vazhdon...)
Krijoni Kontakt