Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Nevoja e zgjidhjes urgjente të statusit të Kosovës

    Xhejms Xhons, bota duhet të merret me statusin e Kosovës


    Prishtinë, 27 mars - Komandanti i komandës amerikane në Evropë, gjenerali Xhejms Xhons, ka deklaruar se shpërthimi i dhunës ndëretnike në Kosovë këtë muaj, është dëshmi se bota duhet të merret me statusin përfundimtar të Kosovës. Gjenerali Jones ka thënë se është evidente që ekzistojnë shkaqe për pakënaqësi etnike në Kosovë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    PRISHTINË
    Nënsekretari amerikan i shtetit, Marc Grossman ka arritur sot në Kosovë. Gjatë ditës së nesërme, Grossman do të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, mirëpo zyrtarisht nuk është bërë i ditur qëllimi i vizitës së tij. Nënsekretari Grossman për herë të fundit ka qëndruar në Kosovë më 5 nëntor të vitit të shkuar, kur edhe ka lansuar afatizimin e standardeve para statusit, duke përcaktuar mesin e vitit 2005 si kohën kur duhen përmbushur standardet, në mënyrë që të fillojë përcaktimi i statusit përfundimtar të Kosovës. Sipas mediave serbe, edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar, Grossman pritet që pas Prishtinës të vizitojë edhe Beogradin.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Siç e kanë shprehur tani edhe shumë politikanë nga e gjithë bota edhe gjenerali Xhons e vëren se zgjidhja e statusit është një nevojë urgjente e bashkësisë ndërkombëtare.
    Mendoj që Amerikanët duhet të angazhohen dhe t'i japin fund problemit të Kosovës sepse nëse pritet nga europianët problemi nuk do të zgjidhet edhe 100-200 vjet.
    Ne ishim dëshmitar se çfarë pasoja mund të ketë problemi i Kosovës poqese neglizhohet me dhunën e para disa ditëve që përfshiu jo vetëm Kosovën por edhe Serbinë, Bosnien, Malin e Zi dhe edhe Vojvodinën. Prandaj, zgjidhja duhet bërë sa më urgjentisht. Me këtë serbëve i tregohet se kot shpresojnë nga çnukja e ndonjë territori atje dhe shqiptarëve i'u hiqet frika nga një rikthim i mundshëm i pushtetit kriminal serb mbi ta, dhe për rrjedhojë problemet ndëretnike marrin fund.
    Shpresojmë që tani ardhja e Grossmanit do të konfirmoj angazhimin amerikan në zgjidhjen e menjëhershme të statusit të Kosovës dhe atë me një referendum popullor ku do të pyetej populli për të gjitha opcionet ashtu siç edhe administrata amerikane e pat shprehur para disa javëve se do të shqyrtohen të gjitha opcionet, e që janë:
    -autonomi nën Serbi,
    -republikë me të drejta të barabarta me Serbinë e Malin e Zi (edhe pse edhe kjo krijesë artificiale është në hapat përfundimtar drejt ndarjes), por vetëm si opcion për popullin e Kosovës që të vendosin
    -shtet i pavarur dhe
    -ribashkim me Shqipërinë.
    Zgjidhja që populli do të votoj është ribashkimi me Shqipërinë dhe edhe bashkësia ndërkombëtare me në krye amerikanët do të jenë në pajtim të plotë sepse edhe për ta është zgjidhja më e mirë e problemit dhe çfarë është më e rëndësishmja është vullneti i vet popullit të Kosovës.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Bruce HITCHNER, analist amerikan nga Universiteti i Bostonit



    RADIO EVROPA E LIRË
    Si e shihni çështjen e zbatimit të rezolutës 12-44 të OKB-së për Kosovën në periudhën pas vitit 1999?

    B. HITCHNER
    Rezoluta e OKB-së synonte një zgjidhje politike, si hap paraprijës për statusin e Kosovës. Në fakt për 5 vitet e fundit OKB ka shtyrë zgjidhjen e statusit dhe ka synuar krijimin e mekanizmave që do të mundësonin procesin politik para përcaktimit të statusit. Por në fakt mekanizma të tilla, siç janë edhe standardet para statusit vetëm se kanë ndihmuar shtyrjen e zgjidhjes përfundimtare të problemit. Dhe mendoj se ky ka qenë një problem që nga fillimi i vendosjes së këtyre standardeve.
    Çdokush që i ka lexuar me kujdes e ka kuptuar se ka qenë thuajse e pamundur për udhëheqësit politikë të Kosovës, që të përmbushin këto standarde në kushtet aktuale, qoftë edhe për 10 vjet. Dhe kjo për ne si vëzhgues është një fakt që bën përshtypje, për më tepër kur dihet se plotësimi i standardeve para statusit është vënë si kusht për të ecur përpara në çështjen e statusit. Bashkësia ndërkombëtare i njohu Bosnjës pavarësinë, pa kërkuar përmbushjen e ndonjë standardi dhe vetëm pas marrjes së pavarësisë Bosnja nisi përmbushjen e standardeve bazë, të ngjashme me ato që kërkohen nga Kosova. Dhe ky proces po funksionon. Nëse në Bosnjë vepruam kështu, atëherë bën përshtypje fakti që kërkuam përmbushjen e standardeve përpara statusit për Kosovën. Me duket se këtu qëndron problemi në rastin e Kosovës.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Ju nuk duket të jeni i inkurajuar nga mënyra se si është zhvilluar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe a ka shënuar ndonjë përparim ky dialog?

    B. HITCHNER
    Ne nuk kemi menduar se dialogu i nisur ishte vendi i përshtatshëm për të diskutuar çështjen e statusit të Kosovës. Ne besojmë se diskutimi i kësaj çështje do bëhet në praninë e bashkësisë ndërkombëtare. Nuk mund të ketë dialog nëse do të mund të parifrazonim në këtë mënyrë, dialog mes një territori dhe një shteti të pavarur, për pavarësinë e këtij territori, pasi thjesht nuk ka kuptim. Ndaj për statusin përfundimtar të Kosovës duhet të diskutojë bashkësia ndërkombëtare e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, ndoshta edhe me miratimin e Kombeve të Bashkuara. Por, kjo duhet të zgjidhet nga SHBA-të dhe BE dhe nuk duhet të pengohet nga diskutimet e pafund në OKB. Më bën përshtypje se që nga fillimi këto bisedime ishin përcaktuar të dështonin, pasi i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk ka ndonjë pushtet, që të mund të fillojë dialogun për zgjidhjen e statusit përfundimtar. Është gjithashtu për të nënvizuar se për çudi gjithë ky proces nuk ishte aq shumë në duar të bashkësisë ndërkombëtare. Njëherësh ky dialog dukej se nuk të çonte askund dhe nuk dukej ndonjë mundësi se këto bisedime do të çonin në ndonjë zgjidhje konkrete dhe përfundimtare për çfarëdo çështje. Për mendimin tim në kontekstin aktual ato vetëm se do të justifikonin shtyrjen e mëtejshme të problemeve. Besoj se këtë e kuptuan të gjithë. Së fundi, e kuptojmë se bisedimet ishin për çështje dytësore, të parëndësishme dhe të tilla që do të mund të përfshiheshin si pjesë e marrëveshjeve të statusit përfundimtar, por jo si të tilla që të meritonin marrëveshje të veçanta.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Profesor Hitchner, ju gjithashtu nënvizoni se ka pasur taktika të shtyrjes dhe vonesave nga ana e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Cila është logjika që qëndron pas hapave të tilla, ndonëse ju i jeni referuar dhe faktit se lidhet me drojën nga përdorimi i vetos për pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit nga ana e Rusisë dhe Kinës....

    B. HITCHNER
    Për mua duket, se gjatë viteve ka pasur kundërshtime të shumta në mesin e aleatëve tanë evropianë lidhur me diskutimet për pavarësinë e Kosovës, pasi ata i tremben se do të shkaktojnë dëshpërim dhe probleme në gjendjen në Serbi. Por, kështu duket se asnjëherë nuk do të gjendet koha e përshtatshme për të filluar bisedimet me Serbinë. Dhe është fakt se ato duhen filluar sa më shpejt që të jetë e mundur. Njëherësh ka dhe shumë të tjerë që në heshtje kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës për arsye që duken plotësisht të paqarta për ne. Jam i sigurt se pavarësia e Kosovës nuk do të ketë pasoja të tilla që mund të cilësohen si domino – efekt në Ballkan. Dhe pyetja që shtrohet është cilat janë opcionet e tjera të mundshme - përgjigja është se nuk ka asnjë mundësi të kthimit të Kosovës nën pushtetin e Beogradit. Nga ana tjetër ndarja do të dëmtojë, varfërojë dhe dobësojë së tepërmi të dyja palët, si shqiptarët dhe serbët në Kosovë, në mënyrë të tillë që do të jetë e pariparueshme. Le të shohim rastin e Shri Lankës për shembull, ku rreziku i luftës civile shkaktuar nga ndarja është i përhershëm. Të njëjtën gjë kemi dhe në rastin e Qipros. Asnjë nga palët nuk është e fituar si në rastin e ndarjes apo kthimin nën Serbinë.
    Opcioni i vetëm që duket i saktë është pavarësia, ku shqiptarët dhe serbët të punojnë së bashku në mënyrë që të krijojnë një vizion të përbashkët shtetëror për Kosovën. Kur them vizion të përbashkët shtetëror nuk kam parasysh atë etnik. Ky është thelbi i problemit dhe këtu mund të flasim se në rajon nuk është bërë sa duhet për të krijuar një vizion të përbashkët shtetëror, që tejkalon konceptin e identitetit kombëtar. Dhe derisa bashkësia ndërkombëtare të mos përqëndrohet në zgjidhjen e këtij problemi ata do kenë probleme të vazhdueshme ku do nevojiten misionet paqeruajtëse për të krijuar stabilitetin e nevojshëm në rajon.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Disa herë pavarësia e Kosovës është lidhur me idenë e një kompensimi territorial për Serbinë. Kjo ide duket se mbështetet në disa qarqe ndërkombëtare. A mendoni se ky është një opcion i vlefshëm për të ardhmen?

    B. HITCHNER
    Çfarë do të thotë realisht koncepti i kompensimit? Serbia ka shumë nevojë që të mund të kontrollojë dhe të punojë brenda territorit aktual që ka. Ideja që Serbia ka nevojë për të zgjeruar territorin në mënyrë që të forcojë qëndrueshmërinë e vendit, të ecë përpara në reforma e të tjera si këto, duket një llogjikë shumë shqetësuese. Serbia nuk ka nevojë për kompensim, por duhet të përqëndrohet në reformat brenda vendit. Ne mendojmë se Serbia do të jetë në një pozitë shumë më të favorshme nëse duhet të përqëndrohet vetëm në reformat për një shoqëri dhe institucione demokratike brenda vetë Serbisë. Lidhja me Bosnjën, nisur nga ky koncept i kompensimit, më duket shkatërrues dhe i shërben vetëm krijimit të problemeve. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të tolerojë dezintegrimin e Bosnjë-Hercegovinës. Dhe ashtu si në Dejton ku nuk u morrëm me çështjen e Kosovës, edhe tani kur të diskutohet Kosova, askush nuk do të përfshijë aty ndonjë diskutim për Bosnjën. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet ta tejkalojë këtë fazë të debatit, ku zgjidhja e problemit të Kosovës do të ndikojë në pjesë të tjera të rajonit. Ajo me çfarë kemi të bëjmë këtu, sipas meje është shumë e thjeshtë: ne ende po merremi me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Kur Kosova dhe Mali i Zi të kenë fituar pavarësinë, ashtu si vendet e tjera në rajon, atëherë procesi i shpërbërjes do të ketë marrë fund. Vetëm atëherë do të jetë e mundur të ndërtojmë një Evropë Juglindore që do të punojë së bashku me NATO-n dhe BE-në. Vetëm atëherë do të mund të flasim për një bashkëpunim rajonal. Por, derisa ky proces nuk ka marrë fund nuk do të mund të kemi hapa pozitive. Sa i përket deklaratave se ky proces do përfshijë edhe Vojvodinën, apo serbët e Hungarisë, besoj se nuk ka kuptim, pasi nuk mund të bëjmë paralele historike në këtë rast dhe se nuk ka shenja shkëputje që mbështesin këtë ide. Për më tepër që kundërshtohet edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
    Sërish do përsëris faktin se ajo që ne kemi në rastin e Kosovës është thjesht përfundimi i procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Parlamenti Evropian kërkon fillimin e diskutimit për statusin e Kosovës

    Bruksel, 2 prill - Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të fillojë shqyrtimi i statusit përfundimtar të Kosovës dhe të vendosen afate konkrete kohore për këtë proces. Kështu thuhet në Rezolutën e miratuar dje nga Parlamenti Evropina. Në këtë Rezolutë gjithashtu dënohet dhuna e fundit në Kosovë, por kërkon nga Këshilli i BE-së që në hollësi të shqyrtojë edhe çështjen e statusit final të Kosovës dhe të dalë me një plan të qartë kohor për finalizimin e këtij statusi.
    Parlamentarët kërkojnë që mekanizmat përcjellës të procesit të stabilizim-asociimit që BE-ja i aplikon në Kosovë të vazhdohet, por të kushtëzohet me bashkëpunimin e domosdoshëm nga ana e institucioneve të Kosovës. Eurodeputetët kanë porositur edhe serbët e Kosovës që po ashtu të përmbahen nga dhuna dhe të ndërpresin praktikën e kërkimit të ndihmës nga Serbia e Mali i Zi. Nga Beogradi kërkohet edhe që të shpërbëjë strukturat paralele të cilat i mbështet në Kosovë, ndërkaq kërkohet krijimi i kushteve për kthimin e sigurt të serbëve, që e braktisën Kosovën gjatë dhunës së ditëve të fundit. Deputetët kërkojnë edhe vazhdimin e procesit të privatizimit në Kosovë për të cilin shprehen se nu ka rrjedhur si duhet, ndërkaq kërkojnë që edhe kosovarët të gjykohen në bazë të veprimeve të tyre me sanksione apo edhe me shpërblime. Para se të miratohej kjo Rezolutë në seancën e djeshme plenare të PE është zhvilluar edhe një debat për Kosovën.
    Deputetja demokristiane gjermane Doris Pak ka thënë se pakica serbe në Kosovë nuk është mbrojtur siç duhet dhe ata shqiptarë që kanë planifikuar dhe kryer akte të dhunës janë kriminelë të cilët nuk duan që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se analiza e analistit amerikan është shumë e drejtë dhe shumë me vend e veçanërisht për problemin e Kosovës dhe zgjidhjen e menjëhershme të statusit të saj, pavarësi apo ribashkim i menjëhershëm. Është interesante të vihet në dukje këtu edhe reagimet e disa europianëve kohëve të fundit se amerikanët vet duan që europianët të mos jenë në gjendje të zgjidhin as problemet e tyre pa ndihmën e amerikanëve. Mendoj se kjo nuk është e drejtë dhe ata europianë që shprehen në këtë mënyrë mendoj se janë mosmirënjohës ndaj ndihmës së gjithmonshme amerikane në zgjidhjen e problemeve europiane.
    Mendoj se edhe amerikanët kanë dëshirë aq sa edhe europianët që Europa të jetë në gjendje të zgjidh problemet e saja vet sepse për ta do të thotë më pak angazhim. Prandaj, europianët mendoj se duhet të jenë mirënjohës ndaj vullnetit dhe angazhimeve amerikane në zgjidhjen e problemeve europiane sepse nga zgjidhja e këtyre problemeve në rradhë të po përfiton Europa e pastaj edhe Amerika e gjithë bota.
    Më së fundi kemi edhe europianët që si duket janë duke u zgjuar nga gjumi dhe kanë filluar të mendojnë dhe punojnë më seriozisht në zgjidhjen e menjëhershme të statusit. Zgjidhja e statusit përshpejton edhe realizimin e standardeve, reformat, demokracinë në Ballkan dhe integrimin e tij më të shpejt në strukturat euroatllantike.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shtypi amerikan: Shqiptarët e Kosovës nuk do të lejojnë reintegrimin në Serbi
    Lajmi i ores 10:30 AM

    PRISHTINE (7 Prill) - Në një letër të botuar dje në të përditshmen "Neë York Times", Riçard Sklar, ish përfaqësues special për implementimin civil të marrëveshjes së Dejtonit, i presidentit të dikurshëm amerikan, Bill Klinton, ka shkruar se "shqiptarët e Kosovës, me 90% të popullësisë, kurrë nuk do të lejojnë reintegrimin me Serbinë, që dominoi, diskriminoi dhe në fund provoi që ti largoj jashtë Kosovës apo ti vrasë". Mëtutje zoti Sklar shkruan se "perëndimi duhet të kërkoj një plan për ndërtimin e demokracisë dhe për mbrojtjen e pakicave aq sa Amerika po përpiqet ta bëjë këtë në Irak" dhe shton se kjo duhet të bëhet në një afat sa më të shpejtë. Ai më tej shkruan se "nëse shqiptarët e Kosovës e dinë se pavarësia do të realizohej brenda 5 vitesh, ata, ka më tepër gjasë, se do ti plotësonin kërkesat e arsyeshme për mbrojtjen dhe integrimin e Serbëve që dëshirojnë të mbeten në Kosovë se sa nëse ballafaqohen me një status të papërcaktuar si protektorat". ro/ro (BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    TULLAMORE/IRLANDË
    Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë dakorduar se zvarritja e mëtejme e statusit final të Kosovës më nuk është opcion, dhe kanë kërkuar që zyrtarët e lartë të hartojnë një plan, i cili do të çonte në bisedimet për statusin final në mesin e vitit 2005.
    "Ky është kontinenti ynë, është një nga fqinjët tanë, prandaj Bashkimi Evropian duhet të dalë me nisma të reja për rivendosjen e rendit në Kosovë, mbrojtjen e pakicave dhe përfundimin e dhunës", tha ministreja e Jashtme e Suedisë Laila Freivalds.
    Lidhur me bisedimet për statusin final, Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana tha se për këtë nuk duhet shumë të flitet. "Tani jemi përqëndruar në standardet", tha ai.
    Solana bëri thirrje për riangazhim të politikës së fuqive të perëndimit, që në Kosovë të sundojë ligji, demokracia dhe standardet tjera, përpara se të diskutohet fati i saj.
    "Ngjarjet e mesit të Marsit e reduktuan kredibilitetin e politikës", thuhet në letrën e lëshar nga zyra e Solanës, në të cilën gjithashtu kërkohet nga Beogradi të mbështesë një rol më konstruktiv, të pranojë dialogun, dhe të heq dorë nga hapat që do të mund ta thellonin krizën
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    PRISHTINË
    Takimi për themelimin e Grupit Përkrahës për Kosovën, qëllimi i të cilit do të jetë të ndihmojë procesin politik dhe ekonomik, pritet të mbahet të martën që vjen, sipas të gjitha gjasëve në objektet e Zyrës Amerikane në Prishtinë. Grupi do të përbëhet nga përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit, të Bashkimit Evropian, të Misionit të Kombeve të Bashkuara dhe të institucioneve të Kosovës. Themelimin e këtij Grupi e pati paralajmëruar edhe nënsekretari amerikan për cështje politike, Marc Grossman, gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë. Pjesëtarët e këtij Grupi do të takohen cdo gjashtë javë, periudhë kjo që përshtatet edhe me procesin për vlerësimin e standardeve, i cili gjithashtu pritet të bëhet cdo gjashtë javë.
    Me këtë rast nesër mbërrijnë në Prishtinë përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Kosova nuk është multietnike, sepse ajo ka një shumicë të qartë shqiptare, thotë një ekspert gjerman

    Berlin, 19 prill - Eksperti gjerman i Ballkanit Jens Rojter duke shfaqur qëndrimin e tij në lidhje me trazirat e fundit në Kosovë, ka thënë se përkrah dëmeve materiale janë shkaktuar edhe dëme politike. "Koncepti i përfaqësuar nga bashkësia ndërkombëtare për një Kosovë multietnike pas ngjarjeve të ndodhura, vështirë se do të jetë i realizueshëm. Mund të thuhet gjithashtu se nocioni multietnik për Kosovën është mjaft i gabueshëm, sepse Kosova nuk është multietnike ashtu si Bosnja apo rajonet tjera, sepse në Kosovë ka një shumicë të qartë shqiptare dhe në Kosovë ka një minoritet të vogël joshqiptar me minoritetin serb në krye", tha Rojter për radion gjermane "Dojçe vele".
    Sipas tij, Kosova nuk është ashtu si janë angazhuar BE dhe SHBA-të, të cilat në Kosovë kanë provuar të realizojnë një bashkëjetesë harmonike. "Kjo nuk ka ndodhur, kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen dhe ngjarjet e fundit dëshmuan se kjo është një iluzion", tha ai.
    Ndërkaq duke shfaqur qëndrimin e tij rreth pikëpamjeve serbe për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ky analist gjerman thotë se Koshtunica nuk dëshiron vetëm kantonizimin e Kosovës, por kantonizimin e Kosovës nën sundimin serb dhe kjo do të thotë që Kosova e kantonizuar e ndarë në kantone të bjerë sërish nën sundimin e Beogradit dhe kjo është ajo pika që është tejet larg nga realiteti. Njeriu nuk mundet që 90 për qind të popullsisë së Kosovës t'i detyrojë të pranojnë një zgjidhje që kundërshtojnë me thellësinë e shpirtit, tha analisti Rojter.


    QIK-

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •