Sapo morra vesh se Nano paska deklaruar për Corriere Dela Sera se Shqipëria nuk është vend me shumicë muslimane dhe se edhe ata shqiptar që janë musliman janë tolerant.
Poashtu lexova deklarimin e Bamir Topit se kjo deklaratë është antishqiptare dhe anticivilizuese, të cilën mund ta lexoni në lajme.net.
Po ka mundësi që ndokush të sjell intervistën e Nanos në Corriere Della Sera do të kishte bërë mirë.
Unë plotësisht pajtohem me Nanon se shqiptarët në Shqipëri (e besoj se edhe në Kosovë) nuk janë me shumicë muslimane edhe pse ende nuk kemi statistika zyrtare dhe poashtu pajtohem plotësisht me faktin që edhe ata shqiptarë që janë musliman, janë shumë tolerant dhe europian që nuk mund të krahasohen dot as me turq se lëre më me arab. Poashtu pajtohem edhe me shtimin e trupave në Irak.
Në të njëjtën mënyrë jam shprehur edhe unë disa herë këtu në forum.
Unë nuk e di se ku e gjen Bamir Topi antishqiptaritetin dhe anticivilizimin në këtë deklaratë edhe pse mendoj që Nano është bukur shumë për tu kritikuar për politikën dhe veprat e tia në të kaluarën por jo për këtë deklaratë që është fakt i gjallë dhe nuk ka asgjë antishqiptare dhe anticivilizuese, bile përkundrazi kjo deklaratë është nga deklaratat më patriotike që mund të jap një politikan shqiptar.
Tung
Krijoni Kontakt