Pas njė konkursi ndėrkombėtar tė nivelit tė lartė dhe pas njė pėrzgjedhjeje transparente, Bashkia e Tiranės prezantoi nė prani tė tė ftuarve maketin pėrfundimtar tė Planit Rregullues tė Qendrės sė Tiranės, pėrgatitur nga francezėt e Architecture Studio.
Kryebashkiaku i Tiranės Rama u shpreh se ne shpresojmė shumė qė ky maket dhe ky plan tė ketė hamornizuar nė masėn mė tė mirė tė mundshme, tė gjitha ato kėrkesa dhe ekzigjenca qė vijnė, qoftė nė emėr tė sė drejtės sė pronės pėr t'u zhvilluar, qoftė nė emėr tė sė drejtės tonė dhe tė fėmijėve tanė pėr tė pasur sa mė shumė hapėsirė publike tė gjelbėr, qoftė edhe pėr tė drejtėn e kėsaj gjenerate pėr tė ėndėrruar njė qytet sa mė ambicioz. Asnjėherė dhe asgjėkundi, qoftė edhe me pėrvojat mė tė shquara nė vendet mė tė pėrparuara ekonomikisht dhe arkitektonikisht, ndodh qė njė plan apo njė maket tė mos ketė ata qė janė pro dhe ata qė janė kundėr. Ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme, ėshtė qė ne jemi tė bindur qė me kėtė plan, i kemi dhėnė jo vetėm qytetit, por tė gjithė Republikės tonė, njė shembull kuptimplotė pėr mėnyrėn se si do tė ballafaqohemi me sfidat e periudhės nė tė cilėn po kalojmė dhe nė harmoni tė plotė me ekzigjencat, ambiciet dhe objektivat e ekzekutivit shqiptar, tė KRRTSH-sė dhe tė vetė opinionit, i cili nxit dhe kėrkon sa mė shumė planifikim urban, sa mė shumė cilėsi jete, sa mė shumė mundėsi pėr hapėsira tė pėrbashkėta; pra, besoj qė kemi mundur tė japim njė shembull shumė tė mirė. Nuk besoj se do tė ishte e paudhė nėse unė do tė thoja sot kėtu qė Tirana ėshtė i pari qytet i Shqipėrisė, i cili e plotėson objektivin e vendosur nga KRRTRSH-ja pėr rreth 12 qytete, pas njė konkursi ndėrkombėtar tė nivelit tė lartė, pas njė pėrzgjedhjeje transparente dhe shumė tė goditur dhe pas njė pėrvoje qė do tė shėrbejė shumė edhe nė tė ardhmen. Ky plan tashmė bėhet pronė e publikut kryeqytetas dhe hyn nė vazhdėn e njė trashėgimie, e cila do tė shkojė natyrisht duke u pasuruar.
Nga ana tjetėr, Rama falenderoi tė pranishmit duke u shprehur se: pasi u bė pėrfundimtare dhe faza e pėrgatitjes sė gjithė instalimit tė kėsaj vepre urbanistike, e pamė tė arsyeshme qė pėrpara se tė vazhdonim me proēedurėn normale nė Kėshillin e Rregullimit tė Territorit tė Tiranės, i cili pastaj do ta kalojė gjithė materialin pėr t'u pagėzuar nga Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Shqipėrisė, tė ftonim tė gjithė tė pranishmit. Ishte njė obligim jo vetėm moral, qė tė pranishėm tė ishin qoftė kryetari i Kėshillit tė Ministrave, i cili inicioi kėtė proēes, me mendimin pėr nėnshtrimin e tė gjitha qendrave tė qyteteve kryesore nė njė fazė studimore, qė do tė konkludohej me njė plan tė mirėfilltė urbanistik dhe me njė maket, por gjithashtu edhe tė gjithė ata pa tė cilėt ne nuk do tė ishim kėtu sot pėr tė kremtuar kėtė moment shumė tė rėndėsishėm, pėr tė ardhmen e qytetit tonė. Kėtu kam parasysh ambasadorin e Holandės, zotin Dangerberg i cili ėshtė njė ndėr mbėshtetėsit kryesorė tė kėtij proēesi, pasi Qeveria Holandeze ka marrė pjesė nė financimin e tė gjithė kėtij proēesi; do tė falenderoja ambasadorin e Republikės Federale tė Gjermanisė, i cili ėshtė pasardhės i zotit Shrėder, ambasadorit arkitekt qė bashkė me zotin Dangerberg, ishte nė bazėn e nisjes sė kėtij proēesi qė u financua nga Qeveria Gjermane dhe u zhvillua nė bazė tė njė konsulence shumė profesionale me ekspertėt e GTZ-sė qė pėrgatitėn gjithė konkursin, qė ngritėn komisionin ndėrkombėtar tė konkursit dhe qė do tė vazhdojnė tė punojnė me ne pėr kodin e implementimit tė planit. Do tė doja tė falenderoja pa dyshim edhe tė gjithė miqtė e tjerė, pėrfaqėsuesin Bankės Botėrore, i cili gjithashtu ėshtė pasardhės i zotit Skantie, qė na ka mbėshtetur dhe na ka dhėnė gjithė ndihmėn e nevojshme. Do tė doja tė nėnvizoja se tė gjithė kėta zotėrinj tė nderuar, po vazhdojnė tė punojnė me ne pėr Planin Urbanistik tė krejt qytetit tė Tiranės, qė gjithashtu do tė dėshironim tė na sillte pėrvojėn e njė studiojeje po kaq tė mirėnjohur nė nivelin evropian dhe atė botėror, siē ėshtė Architecture Studio, pėrfaqėsuesit e tė cilės do tė vijnė tė shpjegojnė deri nė detajet mė tė imta, tė gjithė planin pėrpara KRRTRSH-sė. Njė falenderim do t'i bėja edhe ambasadorit tė Shteteve tė Bashkuara, zotit Xhefri, i cili ka ardhur sot pėr tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni. Nuk mund t'i rendis tė gjithė miqtė e tjerė me emra tė pėrveēėm, por kėtu janė arkitektėt shqiptarė qė punojnė nė Tiranė, janė njė numėr i konsiderueshėm pėrfaqėsuesish tė Shoqatės sė Ndėrtuesve, ashtu sikundėr kemi ftuar arkitektė dhe urbanistė tė rinj nga Fakulteti, pėr tė qenė prezentė nė kėtė moment qė do tė mbetet nė memorien tė gjithėve, pasi siē thuhet, ēdo gjeneratė ka tė drejtėn tė ndėrtojė qytetin e saj. Ky maket ėshtė qyteti i gjeneratės, e cila sot punon aktivisht pėr tė mundur qė tė kalojė nė tė ardhmen e afėrt, stafetėn tek njė gjeneratė mė e re, qė natyrisht do tė vijė me ide tė reja, me pėrvoja tė reja, me nevoja tė reja.
Ndėrsa kryeministri Fatos Nano u shpreh mes tė tjerash se: Jemi kėtu pėr tė bėrė sėbashku zgjidhjen mė tė mirė nė kėtė partneritet pėr zhvillim, qė integron administratėn publike, integron ekspertizėn mė tė mirė tė kohės nė kontinentin ku jetojmė, nė zhvillimin urban, integron interesat e pronarėve tė vjetėr dhe tė rinj, tė sipėrmarrėsve, tė konstruktorėve dhe tė qytetarėve. Personalisht garantoj mbėshtetjen pa rezerva tė kėtij proēesi transparent tė komunikimit me publikun dhe falenderoj edhe kryetarin e Bashkisė sė Tiranės pėr mundėsimin e kėtij partneriteti midis organeve kombėtare tė administrimit tė territorit dhe organeve tė pavarura dhe gjithnjė e mė me shumė kapacitet tė qeverisjes vendore; pra, tė administrimit tė territorit tė bashkisė kryesore nė vend, tė metropolit kryeqytetas. Do tė shkurtojmė ritmet e vendimmarrjes, si stimul qė ju tė rrisni ritmet e ndėrtimit dhe tė zgjidhjes sė konflikteve, u shpreh kryeministri Nano.
Nė mbledhjen e Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė Bashkisė sė Tiranės, Rama u shpjegoi anėtarėve tė kėtij kėshilli disa nga pikat kyēe tė Planit pėr Qendrėn e kryeqytetit:
- Plani harmonizon privaten me publiken
- Nuk do tė lejohen godina banimi mė tė larta se 9 kate
- Kullat e larta paralele me njėra-tjetrėn do tė jenė tė destinuara pėr veprimtari tregtare, administrative dhe kulturore
- Do tė konservohet me pak ndryshime zona e ish-Bllokut, e cila do tė bėhet aksesibėl vetėm pėr kėmbėsorėt, si dhe zona e vilave nė Rrugėn e Elbasanit
- Plani parashikon formimin e Parkut tė Madh nė qendėr tė Tiranės, qė do tė vijė nga shkrirja e Parkut Rinia dhe Parkut tė Namazgjasė, si dhe ndėrtimin e parkut matanė Stacionit tė Trenit
- Zona jugore e qytetit kryesisht do tė mbrohet, ndėrsa zona veriore do tė zhvillohet me godina banimi
- Sheshi Skėnderbej do tė jetė aksesibėl vetėm pėr kėmbėsorėt, me shumė gjelbėrim dhe hije pėr qytetarėt. Nė shesh u jepet pėrgjigje hapėsirave social-kulturore
- Me planin, gjen zgjidhje edhe ndėrtimi i xhamisė pėr Komunitetin Mysliman, duke krijuar kėshtu bashkė me Katedralen Ortodokse dhe atė Katolike njė trekėndėsh tė tė tria religjioneve
- Plani parashikon edhe futjen nė sistemin e transportit publik tė njė treni urban, me dy-tri vagonė, tepėr ekologjik pėr ambientin
- Plani zgjidh edhe problemin e godinave me destinacion administrativ. Kėshtu, nė ndėrtesėn e Selisė sė Kuvendit (ish-Komiteti Ekzekutiv) ėshtė parashikuar tė ndėrtohet aula (salla e deputetėve) e re e Parlamentit. Teatri Kombėtar do tė kalojė nė mjediset aktuale tė sallės sė Parlamentit. Biblioteka Kombėtare do tė harmonizohet nė kullėn qė do tė ngrihet brenda oborrit tė Muzeut Kombėtar, duke u harmonizuar kėshtu me ndėrtesėn aktuale dhe duke u sintetizuar me ndėrtesėn e Hotel Tirana
- Gjithashtu plani parashikon edhe zgjerimin e mjediseve tė Korpusit Universitar, duke krijuar kėshtu hapėsirat e nevojshme pėr Universitetin.
- Nė plan parashikohet rivitalizimi i Sheshit Avni Rustemi
- Sheshi Nėnė Tereza do tė bėhet vetėm pėr kėmbėsorė
- Plani parashikon ndėrtimin e hapėsirave pėr parkingje tė mėdha nėntokėsore
Sipas Ramės, ky ėshtė njė projekt me vlerė, pėr faktin se mundėson fillimin menjėherė tė punės, pasi nuk ėshtė njė projekt utopik, as njė projekt qė rrezikon tė mbetet thjesht dhe vetėm nė kėtė maket, por lejon menjėherė fillimin e punės me hapėsirat publike. Ne jemi duke e pėrfunduar proēedurėn e financimit tė projektit tė Parkut Qendror, tė cilin shpresojmė ta ndėrtojmė me fondet tona vitin e ardhshėm, pasi kemi bėrė projektin kėtė vit. Ky plan lejon mundėsinė e ndėrtimit tė atyre urave tė librit mbi Lanė dhe tė disa objekteve tė tjera, investitorėt e tė cilave kanė aplikuar prej kohėsh nė Bashkinė e Tiranės dhe ishin nė pritje tė kėtij plani. Qoftė nė nivelin e investimeve publike, qoftė nė nivelin e investimeve private krijon mundėsinė e fillimit tė menjėhershėm nga puna. Dhe nga kjo pikėpamje, mendoj se plani ėshtė mjaft realist, u shpreh Rama.
Krijoni Kontakt