Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Familja Durrėsi- dinastia drejtuese e Rep. Gjenoveze

    Gjenova, Republika qe e drejtuan "durrsaket"
    Ka kohe, qe median italiane e pershkon ne hapesirat mediatike nje spot publicitar, qe te fton ne qytetin e Gjenoves, qe kete vit feston si kryeqyteti evropian i Kultures. E kane marre me aq rendesi gjenovezet kete mundesi, sa nuk lene mundesi, pa shprehur supremacine e dikurshme te Qytetit-Republike me te fuqishem te Mesjetes. Nga ana tjeter, te gjitha projektet per qytetin, te cilat jane planifikuar per kete vit, Keshilli i Bashkise se qytetit, i ka shtrire per nje interes te tille special, ku kuptohet se kane et bejne me zhvillimin dhe shtrirjen e gjere te zonave turistike te vendit. Kuptohet arsyeja e rendesise qe i japin, pasardhesit e Gjenoves, qytetit te tyre famshem: ata duan, qe me kete rast te shtrijne edhe nje here si dikur madheshtine e qytetit, qe ka bere epoka. Keshtu, me kete rast, flitet per nje lidhje te portit te vjeter te qytetit me qytetin e vjeter. "Porto Antico", i cili eshte ndryshuar ne menyre shume te suksesshme me kete rast, sipas nje ideje te nje prej arkitekteve me te medhenj italiane te te gjithe koherave Renzo Piano.

    E gjitha kjo, pervec rendesise evropiane, per shqiptaret ka edhe nje rendesi tjeter. Per historine dhe madheshtine e Gjenoves dhe emrave te saj spikasin dhe emrat e 9 dozheve shqiptare, qe kane qene nga ky qytet, por me origjine nga Durresi, nje qytet, po me aq lavdi dhe me i vjeter se Gjenova. Ne kete arradhe shqiptaret ka pasur tregtare dhe dinjitare pa folur per tregtaret, te cilet per shume kohe, personifikuan madheshtine e ketij qyteti. Dhe, Gjenova, ka se cfare t'i thote Evropes: Ajo ka qene pjese e perpjekjeve per liri te Italise ne kohet e reja, aq sa ka qene dhe nje nga protagonistet e historise se saj Mesjetare. E gjithe kjo madheshti lidhet dhe me nje arkitekture te shquar, ku spikasin stilet e ndryshme, dhe qe e kane bere qytetin, nje kurore te bukur ne mrekulline e Italise. Arkitektet, qe po merren me konceptimin e qytetit, per kete qellim, kane shkuar edhe nje shkalle me siper, kur kane menduar qe qyteti i permendur bregdetar te kthehet me kete rast, ne nje platforme te vertete, qe te duket sikur pluskon ne det. Duke u kthyer tek personazhet tona: Historia e Dozheve shqiptare fillon me nje qytetar durrsak, i larguar para lindjes se Skenderbeut dhe kulmimit te fatit te tij. Gjergj Durrsaku, ose Giorgio Durrazzo, arriti qe te kalonte fatin e tij te keq, ndersa Republika i fali si shenje te nderimit te tij per Krishterimin, dinjitetin e saj. Ai nga ana e tij, ia shperbleu neper shekuj teksa mbajti mbiemrin e qytetit te tij dhe pasardhesit e tij per qindra vjet i dhane shkelqim te papare Republikes Detare. Jemi ngushtesuar duke permendur vetem banoret me origjine shqiptare, por Xhenova ndricoi qe nga mesjeta te gjithe Tregun evropian me angazhimet e saj. Sepse, ishte nje qytet kosmopolit, qe i besonte vullnetit te lire te njerezve, ashtu si i besoi vullnetit te shqiptarit, Gjergj, i cili i fali qytetit plot 9 dozhe dhe pasardhes te tjere te nderuar. Ben Andoni



    Historia e Gjenoves

    Historia e Gjenoves shkon deri ne kohet antike. Nje varreze ne qytet, qe daton nga shekulli i 4-t para Krishtit, jep deshmite e para te pushtimit te ketij vendi nga greket, por thuhet se porti i saj i mrekullueshem, patjeter, qe ka qene i perdorur shume kohe me pare. I shkaterruar nga Kartagjena ne vitin 209 para Krishtit, qyteti eshte rindertuar nga romaket, qe e kane perdorur ate, si nje baze gjate luftrave te tyre me Liguret. Nen romaket, qyteti ka gezuar te drejtat bashkiake dhe ka eksportuar lekure, drure dhe mjalte.

    Me pas, shume pak njihet nga historia e Xhenoves qe nga Renia e Perendorise Romake (476) deri ne shekullin e 11-te, kohe ne te cilen qyteti, eshte bere nje Republike detare qe drejtohej nga konsujt. Xhenova, ne kete kohe, ka kontribuar me anije ne nje fushate kunder Saraceneve ne ujrat italiane. Xhenovezet ne marreveshje me Pizen, ne ate kohe i hoqen Saracenet nga vendosjet ne ishujt e Korsikes dhe Sardenjes, te cilat prej asaj kohe u bene objekte, ne nje lufte te gjate navale, ndermjet dy qyteteve shtete.

    Ne shekullin e 12-te, Xhenovezet e shtrine mjeshterine e tyre mbi shume brigje dhe gati dhe ne luginat e maleve, qe ishin pereth. Dhe, keshtu krijuan te ardhmen e madhe detare dhe prosperitetin e vendit. Anijet e tyre transportonin Kryqtare ne Lindjen e Mesme dhe kthenin ngarkesa te ndryshme me mall. Tragtaret xhenoveze, duke perfituar nga zgjimi i kerkesave te evropianeve per mallra nga Lindja e Mesme, gjendeshin ne te gjitha llojet e tregjeve. Fortesat e tyre dhe postat tregtare ishin te shperndara ne te gjithe Mesdheun Lindor, si edhe ne Detin Egje dhe deri ne Detin e Zi. Tregtia e tyre eshte lehtesuar shume nga marredheniet miqesore me Perandorine Bizantine, duke e bere Gjenoven, qe te kishte shume rivalitet me Venedikun. Kjo beri nje lufte mes tyre ne mes te shekullit te 13-te, ne momentin kur fuqia e tyri kapi edhe majat e zhvillimit.

    Ne Betejen e Melorias (1284), Xhenova ka shkaterruar Pisen, fuqia e te ciles me kete rast, u dobesua, ndersa venedikasit u munden ne Kursola me 1299. Qe atehere, oligarkia e tregtareve te pasur dhe bankiereve, qe kishin sunduar Republiken e Xhenoves, pas 1257, u nda njesoj, si pushteti i Papeve dhe mbreterve. Ne fakt, duket thene se ekspansioni Xhenoves ka qene masivisht fale punes se qytetareve, angazhimi i pare i te cileve ishte perparimi i interesave te tyre private. Me vone, qyteti filloi te percahej nga interesa te ndryshme. Madje, u shkua deri aty, sa per ndihme u thirren dhe fuqi te huaja. Madje dhe Institucioni i Dozhes, i drejtesise se pare, i vendosur me 1339, ishte i paafte qe te rregullonte keto padrejtesi. Me kalimin e kohes, Xhenoves i ra dhe fuqia detare dhe kete e mori Venediku. Humbja e fundit ishte ne shekullin e 18-te, kur humben dhe Korsiken per llogari te Frances. Por, qe nga viti 1528, qyteti nen Dozhen Andrea Doria u zhvillua perseri si kantier i njohur detar dhe si qender banke. Pavaresisht fuqise se dy fqinjeve te fuqishem Piemontit dhe Frances: Pavaresia e Xhenoves u respektua deri ne 1797, kur Napoleon Bonoparti e shperndau institucionin e dozhes dhe e pershtati Xhenoven ne Republiken e re Liguriane, qe u thith nga Republika e Frances deri ne shekullin e XIX. Mbreteria e Sardenjes e aneksoi qytetin me 1815. Ne cerekun e fundit te shekullit te XIX, porti i Xhenoves u zgjerua dhe u modernizua dhe qyteti ka thithur shume industri, qe sollen importin e mallrave te domosdoshme, si edhe shume te tjera per eksportin. Gjate Luftes se Dyte u bombardua egersisht, sidomos ne pjesen industriale dhe ne portin e qytetit. Sardenja ishte e formuar nga Mbreteria e Italise formuar nga bashkimi i Dukes se Savojes dhe Ishullit te Sardenjes. Ajo njihet si Mbreteria e Piemont -Sardenjes.

    Nga Traktati i Londres se 1720, Austria ndau ishullin e Sardenjes: ne shtepine e Savojes dhe Duken e Savojes duke adoptuar titullin e mbretit te Sardenjes. Pjesa e tokes se Mbreterise se Sardenjes permban Savojen, Piemontin dhe Nisen... Sardenja pa qe fuqia e saj u zvogelua pas shtate viteve lufte dhe Revolucionit francez, por ne Kongresin e Vienes ne 1815 u shpetua Piemonti, Nisa dhe Savoja dhe u mor Gjenova.

    Sardenja tregoi nje force te madhe vitale gjate "Risoxhimentos", (Levizja per Bashkimin e Italise). Pas Revolucionit te vitit 1848, Sardenja ka bere Kushtetuten e saj. Me 1858-1859, Mbreteria ka aneksuar Lombardine, Modenen, Parmen dhe shume nga Shtetet Papale. Nen krijimin e Mbreterise se Italise me 1861, Mbreti i Sardenjes Viktor Emanueli II u be Mbret i Italise dhe Mbreterise se Sardenjes i ka ardhur fundi.






    --------------------------------------------------------------------------------
    16/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Historia e shqiptarit nga Durresi, qe lindi nje dinasti dozhesh
    Quhej Gjergj, por historia e Gjenoves e ka fiksuar ne dokumentat e saj me emrin Giorgio Durazzo. Ai emigroi ne Itali me 1387, kur Ballkani filloi te erresohej nga rete osmane, dhe u kthye ne skllav nga batakcinjte vendas. Kembengulja arberore dhe dashuria per Krishterimin e beri Dozhen e Gjenoves, qe t'i jepte qytetarine, pas kembenguljes se shqiptarit. Nga ai rrodhi nje Dinasti e tere Dozhesh. I fundit ishte Girolamo Durazzo. Mbas vitit 1805, ai u be anetar i Parlamentit francez, ndersa ne vitin 1809, ai vdiq dhe u varros ne Panteon ne Paris. Krahas aktivitetit ekonomik dhe politik, familja "Durassa" ishte dhe nje nga familjet bamirese me te degjuara te qytetit te tyre. Ata kontribuan ne edukim duke i dhuruar shuma tejet te medha universitetit te Gjenoves per hapjen e fakulteteve te ndryshme. Pallatet e tyra jane kryevepra te arkitektures dhe artit te Rilindjes italiane, parqet e ndertuara prej tyre, zbukurojne sot e kesaj dite qytetin e famshem. As jetimet e as edukimi i vajzave nuk i shpetuan vemendjes e miresise se tyre me shtepite dhe shkollat e dedikuara atyre

    Kohet ishin te zymta. Nga moti ne mot, nga pranvera ne pranvere gjendja behesh me e veshtire. Toka mbillej gjithnje e me pak, tregtaret pakesoheshin gjithnje e me shume. Njerezit ishin bere me te heshtur, me te zymte, me te eger dhe kuptohet me te ligj. Qytetet e kishin humbur qetesine e tyre te zakonshme dhe cdo muaj e me teper, ato mbusheshin me zhurma imagjinare apo te verteta per ngjarje e njerez po aq imagjinare e po aq te vertete. Njerezit neper qytete e neper fshatra i merrnin keto zhurma dhe i sillnin neper shtepi, familje e farefisni, ku i flisnin e i diskutonin here si anektoda, here si fakte, here si thashetheme ,por gjithnje me shqetesim. Dukesh sikur po vinte fundi asaj bote, sikur po afrohesh koha, ku as e mira dhe as e keqja s`kishin vlere me, ku fisi, fshati, qyteti, miqesia, miresjellja e morali nuk sherbenin me per asgje e per askend sepse ato s`kishin me asnje peshe, asnje influence e asnje vlere praktike mbi cfare po ndodhte e mbi cfare mund te ndodhte.

    Gjergji, nje shqiptar nga Durresi ishte i lodhur e i rraskapitur nga gjithshka qe e rrethonte dhe ndodhte perqark tij. Nje dite i thote te shoqes, se rruga e vetme per ti shpetuar asaj gjendje ishte te largoheshin sa me larg prej atij vendi. Me pak fjale, i shpjegoi planin e tij. Ai kishte kohe qe shkonte perdite andej nga porti i qytetit dhe i kishte studjuar gjerat me kujdesin me te madh. Durresi kishte nje port te madh e te zhurmshem me anijet e shumta, qe hynin e iknin perdite. Gjergji kish njohur atje nje marinar sicilian , i cili i kish premtuar se perkundrejt pageses se duhur, ai do ta ndihmonte Gjergjin, te shoqen dhe tre femijet e vegjel te tyre te hidheshin pertej detit. Ishte viti '87 ose 1387.

    Me vone

    Pershkrimi i mesiperm ndofta nuk eshte i sakte. Ka shume mundesi qe realiteti i asaj kohe te kete qene i ngjashem, pak ose shume me ndryshe. Cfare eshte i sakte eshte personazhi me emrin Gjergj, gruaja e tij dhe tre femije te vegjel. Historia, si ajo e nje personazhi te dale nga pena e Aleksander Dumas, e ka regjistruar me emrin Giorgio Durazzo, dhe e permend per here te pare, tek i hypen nje anije siciliane ne portin e Durresit, se bashku me familjen e tij. Kur anija mberriti ne portin e Messines, Gjergji ,me gruan dhe femijet shiten pabesisht si skllever, tek nje tregtar gjenovez me emrin Manuele de Valente. Nje fakt i tille nuk eshte aspak i panormalte, po te kihet parasysh se ne ate periudhe tregtia me perfituese ishte ajo e njerezve. Dhe ne Durres, po te bazohemi ne studimet e Doucellier, do te merrnin rruget e botes disa dhjetra mijera shqiptare te shitur si skllever.

    Manuele de Valente e levizi familjen e porsablere nga Messina ne Gjenove dhe ky qytet kozmopolitan me shtepite e famshme tregtare; me bankat me te medha tregtare te Evropes; me veprat e artit te Rilindjes Italiane dhe asaj Evropiane, qe zbukuronin sheshet publike apo pallatet e patriceve; me turmat e larmishme qe popullonin rruget e qytetit, ishte gati si materializim i parajses per Gjergj Durresin,-apo Giorgio Durazzo- si e njohin analet gjenoveze, parajse e cila mjaftonte te zgjasje doren dhe mund ta prekje.

    Gjenova, mesjetare

    Gjenova e asaj kohe ishte nje nga qytetet shtetet e famshme te Rilindjes Italiane, rivalja e perjetshme e Venedikut, historia e se ciles shtrihet ne nje hark prej 8 shekujsh, deri ne momentin, kur ushtaret e Napoleonit do te marshonin mbi rruget e saj te kalldremta. Gjenova, gjate te gjithe historise se saj, ka qene Republike. Nje Republike Thala -Sokratike, ajo fillimisht qeverisesh nga dy konsuj, nen shembullin e Romes se Lashte. Me vone, ajo evoloi ne nje sistem parlamentar, qe kishte nje dozh ne krye, si autoritetin me te larte te Republikes. Mbas dy vjetesh ne roberi, ne vitin 1389, Giorgio Durazzo i dergon nje leter dozhit te Gjenoves, ku i spjegon historine e vet dhe pabesine e bere ndaj tij, kur e kishin shitur si skllav tek Manuele de Valente. Letra perfundonte me nje lutje drejtuar dozhit Antoniotto Adorno per t'i dhene serisht lirine, duke i vene ne dukje se ai ishte i krishtere dhe nuk e meritonte fatin e vet dhe pabesine e te tjereve. Nuk dihen rrethanat e rastit, por fakti eshte qe dozhi gjenovez i akordoi lirine shqiptarit dhe familjes se tij, duke u dhene si perfundim edhe shtetesine gjenoveze.

    Sic u permend me lart, Republika Detare e Gjenoves ishte pike se pari nje qender tregtare. Anije gjenoveze pershkronin te gjitha detrat e njohura dhe mallrat e sjellura prej tyre shperndaheshin ne gjithe Evropen. Gjenova kishte koloni deri ne Rusi. Ishulli i Koss-it ne Egje ishte nen sundimin e tyre dhe per nje periudhe te gjate ishte nje nga pazaret me te medha per te gjitha llojet e mallrave, por sidomos per tregtine e njerezve. Ky aktivitet tregtar dhe ekonomik, i shoqeruar me zhvillimin e nje sistemi bankar e financiar me te evoluarin ne Evrope (per nje kohe te gjate gjenovezet njiheshin si bankieret e Evropes) benin te mundur qe kushdo qe kishte deshire dhe ishte sipermarres, mund te gjente terren te pershtatshem per te realizuar endrrat e veta.

    Dozhet shqiptare

    Giorgio Durazzo del nga skena e historise mbas fitimit te lirise dhe shtetesise dhe me pas permendet djali i tij Giovanni dhe nipi i tij, Antonio. Antonio, si nje gjenovez i mire, ne 1430-1450 tashme ka dyqanin e vet dhe merret edhe me tregtine e mendafshit. Jane te shumte shqiptaret, qe u integruan ne shoqerine e hapur gjenoveze ne saje te zanatit te tyre si tregtare dhe Antonio Durazzo ishte nje nga ata. Me te ze zanafille pasuria e familjes Durazzo , e cila me vone do te arrinte te behesh familja me e pasur ne Gjenove. Pesha ekonomike sjell me vete edhe peshen sociale. Ne vitin 1528, ne librin e regjistrimit te familjeve fisnike te qytetit, bejne pjese edhe "Durazzo" si "nobili nuovi". Fillimisht ata ishin nen stemen e Familjes Grimaldi, por ne vitin 1576 vendosin te rimarrin mbiemrin e tyre te vjeter. Cfare te terheq vemendjen ne kete moment eshte fakti se megjithese "Durazzo" kishin tashme 5 breza, qe ishin vendosur ne Gjeneve, kur zgjodhen ngjyrat e emblemes se tyre, ata vendosen te shkruajne emrin ne stemen e familjes jo ne formen e italianizuar "Durazzo", por ne nje forme krejt ndryshe: "Durassa", ku s-ja e dyfishte na ben te guxojme te shohim ne te, nje afirmim zyrtar te origjines dhe gjakut te tyre. Gjenovezet e adaptuar mund te pranonin zakonet, gjuhen, ligjet, nderet, pasurite dhe ofiqet, por gjaku ngelet gjak e nuk shprishet kollaj.

    Ketu duhet patur parasysh edhe momenti i zgjedhur per te bere dicka te tille. Ne vitin 1576, Giacomo Durazzo (Durassa) kishte tre vjet, qe ishte Dozhi i Republikes Ligure. Ne 200 vjetet qe pasojne, Durassat do ti japin Gjenoves 9 dozhe, nje peshkop, kardinale e diplomate te ndryshem. Ata kishin pallate te tera ne te famshmen "Strada Balbi", vila e shtepi. Ne shekullin e 17-te pesha ekonomike dhe politike e familjes shqiptare do te ishte e atille sa Gjenova do te quhesh "La republica Durazziana".

    Si per ironi te fatit, Republika e Gjenoves do te merrte fund ne momentin e pushtimit francez ne vitin 1805 duke patur per dozh te fundit Girolamo Durazzo. Mbas vitit 1805, ai u be anetar i Parlamentit francez . Ne vitin 1809, ai vdiq dhe u varros ne Panteon ne Paris. Krahas aktivitetit ekonomik dhe politik, familja "Durassa" ishte dhe nje nga familjet bamirese me te degjuara te qytetit te tyre. Ata kontribuan ne edukim duke i dhuruar shuma tejet te medha universitetit te Gjenoves per hapjen e fakulteteve te ndryshme. Pallatet e tyra jane kryevepra te arkitektures dhe artit te Rilindjes italiane, parqet e ndertuara prej tyre, zbukurojne sot e kesaj dite qytetin e famshem. As jetimet e as edukimi i vajzave nuk i shpetuan vemendjes e miresise se tyre me shtepite dhe shkollat e dedikuara atyre.

    Kjo eshte historia e Gjergj Durresit, gruas dhe tre femijeve te tyre, te cilet fati i hodhi ne brigjet e detit Ligur. (Marre nga interneti prej Alb-KLub)








    --------------------------------------------------------------------------------
    16/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Xhorxhio nje shqiptar ne Xhenova ne 1389
    Ky shkrim i botuar ne "Il Dialogo", n. 3 - ne tetor 2003, tregon nje histori te ngjashme te shqiptarit, qe lindi nje dinasti te tere dozhesh. Por, thelbi eshte se te huajve ne qytetin e Gjenoves mund t'i jepen perseri mudnesi per te ngjallur lavdine e dikurshme te qytetit, ashtu si nje Dozhe i mencur i shekullit te XIV i dhuroi shqiptarit Gjergj

    Franco Bampi

    Ne shekullin e XIV, turqit otomona u derdhen me hordhite e tyre te pergjakshme ne Ballkan duke arritur qe te mundin ne betejen e 28 qershorit te vitit 1389 serbet kristiane te Kosoves; qe atehere ne Kosove eshte bere dominante prezenca e shqiptareve, qe jane konvertuar totalisht ne muslimane prej turqve. Por nga ana tjeter shume ishin personat qe duke mos mundur qe te kene ndonje alternative tjeter, kerkuan qe te riparonin kete padrejtesi te fatit duke u larguar sesa te mundoheshin.

    Keshtu nje xhenovez me emrin Manuele de Valente, patui mundesine qe ta nxirrte matane ne Mesine, nje skllav shqiptar qe kishte ikur nga toka e tij me 1387. Duke u transferuar ne Xhenova, nje toke e njohur te pasurish dhe tregtaresh, Xhorxhio do te qendroje ne kete toke tolerante, duke u shperblyer, jo si skllavet e tjere qe nuk punonin. Dhe keshtu ai i beri nje kerkese Dozhit Antoinetto Adorno (i zgjedhur disa here), te cilit i bente te njohur besimin e tij kristian dhe tardhetine qe i ishte bere duke e shitur per skllav. Ne fakt i shitur me gruan dhe tre femijet nga nje barke siciliane, ai doli ne Mesina, ku padrejtesisht ehste shitur si skllav. Por ai i thoshte Dozhes se ne Shqiperi kishte qene i lire dhe keshtu donte qe te vazhdonte qe te qendronte dhe per pjesen tjeter te jetes. Shkruan Amedeo Pescio: "Antoniotto Adorno, nje burre i dhunshem dhe ambicioz por jo i keq, i dha lirine ne vitin 1389, ai i njohu qytetarine gjenoveze dhe atdheu i tij i origjines Durresi u be mbiemri i familjes se tij te re, qe do te ishte nje fat i madh dhe me te gjithe dinjitetin e nevojshem". Eshte interesante qe te verehet se bashke me kostumin gjenovez, Dozha nuk hezitoi qe t'i njihte dhe te gjtiha te drejtat nje te huaji, qe nuk ishte fare te ndryshme me interesat e nje gjenovezi te thjeshte. Por historia nuk thote se si do te shperblente kete nder te madh Xhorxhio Duracio. Dhe, per fat ne Gjenove mundesite per pune nuk mungonin: nga mesi i viteve '400 ndoshta nje nga nipat e tij, Antonio Duracio, ka filluar aktivitetin e tregtarit te mendafshit per familjen e tij ne Petraminutam, duke vendosur dhe bazat nga ku do te fillonte fati i suksesshem per familjne e tij. Ne 200 vjet Durrazzo, qe erdhen si refugjate dhe skllever shqiptare, i dhane Republikes se Xhenoves plot tete dozhe dhe qe mund te thuhet edhe nente sepse ketu perfshihet dhe Xhirolamo Duracio, i cili qe nga viti 1802 dhe 1805 u be Dozh i Republikes Ligure nen pushtetin napoleanik.Gjithashtu ata dhane nje arkipeshkv, kardinale dhe diplmate, pallate te shenjta ne Strada Balbi, si edhe shume shtepi e villa.

    Kjo ka ndodhur ne Xhenova ne shekullin e XIV. Por a mund te ndodhe kjo edhe sot? ESHte gati e njejte sikur nje ekstrakomunitar shqiptar te mund te zgjidhet kryebashkiak i Xhenoves apo President i Rajonit te Ligurias? Ashtu si e ka ilustruar "Il Dialogo" ne vitin 2001, Xhenova eshte nje qytet kozmopolit dhe tolerant me nje kapacitet te jashtezakonshem per te integruar personat, pa dhimbshurite e mira dhe duke respektuar te gjitha te mirat e Xhenoves... Ne sot jetojme ne nje shoqeri te ndryshme ku fenomeni i migrimit eshte nje aspekt qe lidhet kryesisht me aspekte te ndryshme te rendit publik. Por, nese Xhenova do te jete akoma besnike e te kaluares se saj duhet qe tu jepet dhe te huajve nje mundesi e tille. Apo edhe nese i huaji do te doje qe te mbetet me zakonet e tij dhe me kulturen e tij por me shpresen dhe ambicien qe nje dite te kthehet ne token e tij origjines per t'u rritur dhe per te progresuar...




    --------------------------------------------------------------------------------
    16/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Interesante ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 28-04-2004 mė 01:19
    !!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2004
    Postime
    53

    Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria

    Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria Qe Rrjedh Nga Iliria Me Rrespekt Dhe Patriotizem Biri I Kastriotit

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    U larguan nga Shqipėria nė shek.XIV, pėr t‘u bėrė zotėr tė Gjenovės pėr disa shekuj. Historia e njėrės prej familjeve mė fisnike nė republikėn gjenoveze, Durazzo, vjen pėrmes librit tė botuar nė Itali, nga njė prej pinjollėve, Anxhela Valenti Durazzo

    Historia e Durazzove, zotėrve tė Gjenovės


    Alma Mile

    Kanė qenė doxhė, senatorė, kardinalė, diplomatė e kėshilltarė dhe nė dejet e tyre rridhte gjak shqiptari. Nuk ėshtė as mė shumė e as mė pak, por familja Durazzo-Durrsaku, njė nga familjet mė fisnike e tė mėdha nė Gjenovėn e shekujve 16-18, por dhe njė nga familjet shqiptare mė tė njohura nė tė gjithė Evropėn. Sė fundmi, njė prej pinjollėve tė kėsaj familje, Anxhela Valenti Durazzo ka botuar nė Itali njė libėr, ku pėrmblidhet historia e saj shekullore, figurat mė tė njohura qė kanė dalė prej saj, si dhe pasuritė e koleksionet e portreteve e pikturave tė autorėve tė mėdhenj evropianė. Falė miqėsisė me zonjėn Durazzo, kėto ditė, njė kopje e librit “I Durazzo – Da schiavi a dogi della Repubblica di Genova” (Durazzo-Nga skllevėr nė doxhė tė Republikės sė Gjenovės), ka mbėrritur nė zyrėn e drejtorit tė Muzeut Historik Kombėtar, Moikom Zeqo. “Ky libėr hedh dritė mbi veprimtarinė e njė familjeje tė madhe, e cila ėshtė angazhuar nė aktivitetin politik, ekonomik, artistik e kishtar, duke nxjerrė njė numėr tė madh drejtuesish, qė nuk e kanė mohuar asnjėherė origjinėn e tyre nga Durrėsi, nga Shqipėria”,- thotė Zeqo, duke e konsideruar njė sihariq, botimin nė Itali tė njė libri tė kėtij lloji. Sipas tij, pinjollja e kėsaj familjeje, Angjela Valenti Durazzo, ka pėrdorur njė material shumė tė gjerė pėr tė ndėrtuar kėtė libėr, i cili ėshtė trerrafshėsh. Nė tė pėrfshihen materiale historike, dokumente artistike, relike, piktura, koleksione, si dhe materiale fotografike, tė arkitekturave e ambienteve ku ka jetuar familja Durazzo. Nė faqet e librit, pėrveē historisė e emrave pa fund, paraqiten dhe pamje pallatesh madhėshtore, portrete e piktura tė krijuara prej piktorėsh tė mėdhenj italianė, gjermanė e holandezė. Libri mbi Familjen Durazzo ėshtė botuar nėn kujdesin e Shoqatės Italo-Britanike tė Gjenovės, Akademisė Linguistike dhe Arteve tė Gjenovės dhe delegacionit tė Shqipėrisė pranė UNESCO-s, pėrfaqėsuar nga studiuesi Luan Rama.

    Zotėr tė Gjenovės
    Mendohet se tė parėt e Familjes Durazzo, kanė emigruar nga Shqipėria nė shek.XIV dhe janė vendosur nė Gjenovė, e cila ka qenė njė republikė mė vete. Sipas strukturės organizative, kjo republikė drejtohej nga kėshilli i doxhėve, tė cilėt kanė qeverisur Gjenovėn, deri nė kohėn e Garibaldit. “Gjatė periudhės sė Rilindjes Evropiane, Republika e Gjenovės ka qenė tepėr e dėgjuar dhe ėshtė interesant fakti, qė prej vitit 1573, pra nė shek.XVI, doxhėt e kėsaj republike janė nga familja Durrazzo”,- shpjegon studiuesi Moikom Zeqo. Sipas dokumenteve tė paraqitura edhe nė librin e Angela Durazzos, i pari doxh nė vitin 1573, ka qenė Giacomo Durazzo, tė cilin e kanė pasuar edhe 8 tė tjerė, deri tek Gerolamo Luigi Durazzo nė vitin 1802. Ata kanė qenė nė krye tė Republikės gjenoveze, duke luajtur njė rol tė jashtėzakonshėm nė politikėn dhe historinė e saj, e cila nuk mund tė kuptohet pa familjen Durazzo. Sipas librit, prej kėsaj familjeje, prej shek XVI-XIX, kanė dalė 16 diplomatė e kėshilltarė, 30 senatorė, por gjithashtu edhe kardinalė, si Marcello Durazzo, madje Durazzot kanė qenė tė infiltruar dhe nė shėrbimet sekrete tė policisė tė shek.XVIII. Sipas Zeqos, pėr nder tė kėsaj familjeje, nė qendėr tė Gjenovės, gjendet “Piazza Durazzo”, por gjenden edhe pallate madhėshtorė e rrugė me tė njėjtin emėr.

    Stema me krahė shqiponje
    Zambakė francezė, krahė shqiponje e kurorė fisnikėrie. Njė simbiozė shqiptaro-franceze pėrfaqėson stemėn e kėsaj familjeje fisnike. “Kjo familje ka pasur stemėn e vet, e cila duhet tė bėjė pjesė nė Heraldikėn Shqiptare. Atė e gjejmė nė disa variante, nė afreske, tė gdhendur nė dru e nė bakėr, por forma klasike pėrbėhet nga pjesa kryesore qė ėshtė njė skud, ku janė tė vendosur tre zambakė (lile), qė pėrfaqėsojnė Anzhuinėt francezė. Tė tillė zambakė ka pasur edhe stema e Karl Topisė dhe fakti qė Durrėsi nė vitin 1272 ka qenė kryeqendėr e “Regnum Albanie” (Mbretėrisė shqiptare) dhe kryetar i shtetit ka qenė Karli Anzhu, tregon qė nė kujtesėn historike tė banorėve tė Durrėsit, ka mbetur diēka prej kėtij mbretėrimi. Gjithashtu stema pėrbėhet nga njė kurorė mbretėrore qė tregon fisnikėrinė e kėsaj familjeje dhe anash janė dy grifonė, kafshė mitologjike, me trup luani e me krahė dhe kokė shqiponje, qė ėshtė simboli i ruajtjes sė vazhdimėsisė”,- shpjegon Zeqo. Sipas tij, kjo stemė e ka shoqėruar kėtė familje prej shek.XV deri nė shek.XX, madje ajo trashėgohet edhe sot prej pasardhėsve tė kėsaj familjeje, tė cilėt ndodhen tė shpėrndarė kudo nė Evropė. Njė degėzim i saj ndodhet nė principatėn e Monte Karlos.

    Edhe Prosper Merime shkruan pėr ata
    Pėr drejtorin e Muzeut Historik Kombėtar, Moikom Zeqo, Familja Durazzo, nuk ėshtė e panjohur, madje ai i ka kushtuar disa shkrime kėsaj familjeje fisnike shqiptare, qė mundi tė bėhej ndėr mė tė rėndėsishmet mes aristokratėve gjenovezė. “Kam shkruajtur disa shkrime mbi familjen Durazzo dhe shtytjen e kam marrė nga njė novelė e Prosper Merimesė, pėr kėtė familje, e cila ka qenė degėzuar nė Korsikė. Kjo novelė e titulluar “Familja Durazzo”, ėshtė nga novelat mė tė veēanta tė kėtij autori, ku tregohet se zakonet e kėsaj familjeje janė shumė tė ngjashme me kodin shqiptar tė marrėdhėnieve, sidomos nė fushėn e dashurisė dhe tė marrėdhėnieve mes prindėrve dhe fėmijėve, tė krenarisė, trimėrisė, etj. Duket sikur Merime ka shkėputur njė subjekt shqiptar dhe e ka konvertuar nė ambientin e Korsikės”,- komenton Zeqo, duke treguar se njė tjetėr shtysė pėr tė gėrmuar nė rrėnjėt e kėsaj familjeje ka qenė njė vizitė nė Muzeun “Metropolitan” nė Nju Jork nė vitin 1996, ku ėshtė pėrballur me njė pikturė tė pėrmasave tė mėdha nė vaj, tė piktorit tė madh hollandez, Van Ejg, e titulluar “Dukesha Durazzo”. Sipas Zeqos, mbiemri Durazzo ėshtė pėrdorur si i tillė qė nė kohėt antike, madje nė Durrės ekzistojnė disa monumente arkeologjike, me mbishkrimin “Durazzo”. “Gjithashtu do tė pėrmendja njė artist tė madh tė shekullit tė 15, Andrea Aleks Durrsaku, skulptori mė i madh nė Kroaci, i Rilindjes gotike. Ka vdekur nė vitin 1506 dhe varri i tij ndodhet nė Kishėn e “Shpirtit tė Shenjtė” nė Split dhe me gėrma latinisht shkruhet emri i tij shqiptar”,- thotė Zeqo, pėr tė cilin befasia mė e madhe qė ka hasur gjatė kėrkimit tė tij nė gjurmėt e Durazzove, ka qenė nė njohjen me Anxhela Valenti Durazzo, nėpėrmjet studiuesit, Luan Rama. “Duke qenė se kjo familje trashėgon njė pasuri mjaft tė madhe kulturore, kemi kryer bisedime dhe ekziston mundėsia qė tė mund tė ekspozojmė njė pėrmbledhje tė tyre, nė fund tė vitit 2005, nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar, qė do tė bėnte tė mundur njohjen e trashėgimisė sė njė familjeje tė njohur, qė mban emrin e qytetit tė Durrėsit dhe qė ėshtė familja shqiptare mė e njohur nė tė gjithė Evropėn”.




    24/07/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Van Dyck, ne oborrin e Durazzo-ve
    E Diele, 08 Gusht 2004
    Nga Luan Rama*

    Familja Durazzo - nje nga historite me te shkelqyera te diaspores shqiptare

    Historia e familjes Durazzo eshte padyshim nje nga historite me te shkelqyera dhe me te jashtezakonshme te diaspores shqiptare gjate shekujve. Se pari, sepse kjo histori, qe ze fill ne shekullin e XIV, jo vetem i ka rezistuar kohes, por perben dhe nje nga kontrastet me befasuese. Ne librin " Krushq te larget " (Argeta, 2001), kam shkruar nje kapitull rreth jetes dhe aventures unikale te kesaj familjeje, e cila ne vitin 1389, ne kohen e " Betejes se Mjellmave" te koalicionit serbo-shqiptaro-hungarez kunder hordhive otomane, ishte nisur nga brigjet e Durresit drejt veriut te Adriatikut. Dokumentet e kohes konfirmojne kete histori te trasheguar tek kjo familje nga njeri brez tek tjetri. Shkruhet per "familjen Giorgio Durazzo qe bashke me gruan dhe tri djemte e tij kishte lene Durresin per shkak te hordhive otomane. Ne portin e Mesines ata ishin mbajtur si skllever dhe ishin shitur per 40 lira, por me te mbritur ne Gjenova ata i kishin kerkuar lirine guvernatorit te qytetit, i cili u a dha".

    Ne vitin 1999, rasti e solli te njihem ne Paris me nje nga pinjollet e fundit te kesaj familjeje, Giuseppe Durazzo, i cili pas pak do te behej "konsull nderi" i Shqiperise ne Principaten e Monakos. Njoha dhe gruan e tij Angela Durazzo, gazetare, te cilen menjehere do ta nxisja te shkruante nje liber mbi historine e kesaj familje. Dokumentat qe ruanin ende Durazzot ishin te shumta dhe te panjohura, ashtu siē ishin dhe koleksionet e shumta te pikturave te mjeshterve te medhenj evropiane, qe kane hyre tashme ne historine boterore te piktures. Viziten e pare ne Shqiperi do ta benim sebashku. Per here te pare, ata do te shkelnin ne token e te pareve te tyre, ne qytetin e Durresit, te mahnitur nga gjurmet e shumta te nje qyteterimi teper te lashte. Pas dy vitesh, pas nje pune te madhe hulumtuese e kerkuese, Angela Durazzo arriti te botonte librin "I Durazzo - da schiavi a dogi della Republica di Genova" ("Durazzo-t, nga skllever ne dozhe te Repulikes se Gjenoves"), i cili do te prezantohet ne fundin e shtatorit te ketij viti, krahas mostres tashme te hapur ne Gjenova "Nga Tintoretto tek Rubens - koleksioni i familjes Durazzo", me pikturat e koleksioneve te fameshme te kesaj familje aq te njohur ne shekujt e kaluar ne te gjithe Evropen.

    Te ngjan e habitshme, por faktet dhe historia na deshmojne per nje lidhje te ngushte te familjes Durazzo me piktorin e madh Van Dyck, i cili gjate viteve 1621-1627 qendroi ne Gjenova, ku krijoi nje numur te madh veprash, qe do te mbeteshin ne historine e piktures boterore. Ishte ne fakt i jati, ai qe do te zgjonte tek piktori i ri deshiren per te udhetuar drejt Gjenoves, ku ate kohe kishte nje koloni piktoresh flamande, me te cilet ai kishte lidhje te ngushta. Ne fakt, shume piktore te Evropes se Veriut, vinin ate kohe drejt Italise per te pare Da Vinēin, Rafaelon, Veronesen, Uēelon, Tintoretto-n e piktore te tjere te "quatrocento-s" e me vone. Nje biograf i Antoin van Dyck, shkruan se shkaku i largimit te Van Dyck drejt Italise, ishte lidhja e tij me gruan e Rubens-it, i cili ishte dhe mjeshtri i tij. Disa vite, Van Dyck kishte punuar ne atelierin e mjeshtrit te madh, pasi ai nuk arrinte dot t'i plotesonte kerkesat, qe beheshin nga aristokrate te medhenj. Amsterdami, Bruges, Anvers, ishin atehere qendra te medha te artit, tregetise, kultures, filozofise dhe utopise se perfaqesuar nga Erazmi. Ja pse dhe nje sere tabllosh, qe mbaheshin te Rubens, jane pikturuar nga Van Dyck. Siē deshmojne historianet e artit te shekullit XVII, Van Dyck (1599-1641) do te nisej drejt Gjenoves ne vjeshten e vitit 1621. Historiani gjenovez i artit te shekullit XVII, Soprani, shkruan se artisti flamand, arriti ne Gjenova ne vjeshten e vitit 1621, duke u vendosur ne shtepine e dy piktoreve te njohur flamande: Lucas dhe Cornelis de Eael.

    Ne ate periudhe, Gjenova dhe Anvers, vendlindja e Van Dyck, ishte ne marredhenie mjaft te ngushta dhe zhvillonin mes tyre nje tregeti te jashtezakoneshme. Gjenovezet ishin nga me te pasurit e Evropes ne saje te tregetise se tekstilit, me te cilen merrej veēanerisht familja Durazzo (vetem ne Spanje ishin 20 mije bankiere gjenoveze). Flota gjenoveze ishte me fame ne te gjithe boten dhe fisniket e pasur gjenoveze jepnin me qera anijet e luftes apo te tregetise. Andej ishte nisur dhe Kristofor Kolombi per te zbuluar ate, qe pas tij do te quhej Amerika. Ne portin e Gjenoves vinin jo vetem metalet nga Meksika dhe Andet, por dhe sasia me e madhe e floririt nga "Bota e Re". Durazzo-t ishin tashme dhe bankiere te medhenj, ku mjaft nga familjet mbreterore te Evropes kishin depozituar parate ne bankat e tyre (nje prej tyre do te ishte dhe vete ajo e perandorit austro-hungarez).

    Disa muaj pas ardhjes se tij ne Porto Vecchio, (siē e shohim dhe ne nje tabllo te mrekullueshme te vitit 1616 te piktorit Bordoni, ku jugu i qytetit eshte hapur drejt detit ne formen e nje amfiteatri), shume shpejt Van Dyck do te behej i njohur ne rrethet e aristokracise gjenoveze. Ishin vellezerit de Eael, qe do ta njihnin ate me keto familje dhe veēanerisht me Durazzo-t. Mandati i Pietro Durazzo-s, sapo kishte mbaruar si dozh (guvernator) i Republikes se Gjenoves. Ai ishte dozhi i dyte i kesaj familje fisnike, pas Giacomo Durazzo Grimaldi (si dozh: 1573-1575), i cili kishte hapur i pari serine e 9 dozheve Durazzo, qe do te njihte gjate me shume se dy shekujve Republika e Gjneoves. Ato vite emrin e kesaj familje e kishte bere te njohur dhe Agostino Durazzo, i cili pak vite me pare ishte zgjedhur senator i Republikes. Ai ishte senatori i dyte ne rradhen e 30 senatoreve, qe do te nxirrte kjo familje.

    Biografi Christofer Broen, ne nje botim te tij mbi Van Dyck, shkruan se ne nje nga dhomat e Pallatit Durazzo, ne "via Balbi", jetonte Van Dyck, kur ai vinte ne Gjenova, pas udhetimeve qe beri ne Palermo, Rome, Milano, Venecie, Triste, apo Marseje e Aix-en-Provence, ne France. Van Dyck qendroi ne Gjenova rreth 7 vjet, pas nje periudhe qe kishte kaluar ne Londer dhe ku do te rikthehej, pasi te linte perfundimisht Gjenoven. Ne Gjenova ai pikturoi personazhet e asaj bote aristokratike e veēanerisht te familjeve te medha si Balbi, Durazzo, Pallavicini, Grimaldi, Adorno, Imperiali, etj, te cilet, shpesh do te lidhnin krushqi me njera tjetren, siē do te ishin lidhjet e ngushta te familjes Durazzo me familjen princore Grimaldi te Monakos-s, apo Balbi e Pallavicini. Madje disa tabllo te Van Dyck relatojne pikerisht kete lidhje, siē eshte tablloja e mrekullueshme kushtuar Elena Grimaldi (e martuar me nje Grimaldi), e pikturuar ne vitin 1623. Ne kete tabllo shquhet nje fisnike e bukur, ne kembe, e veshur me nje robe te kuqe dhe te gjate gjer ne fund te kembeve, ku nje neger po i ben hije me nje ēader. Nje tabllo tjeter i eshte kushtuar Catarina Durazzo Adorno-s. Nje tjeter tabllo gjendet ne Galerine Kombetare te Uashingtonit, me titull "Portrait de la marquise Balbi" , ashtu siē ndodhet dhe ne "The Metropolitan Museum of Art" te Nju Jorkut tablloja e njohur "Gruaja qe quhet markezja Durazzo" ("Portrait of a eomen called Marchesa Durazzo").

    Sapo erdhi ne Republiken e Ligurise, Van Dyck, ndeshi gjurmet e punimeve te mjeshtrit te tij Rubens, te cilat i kishte pikturuar gjate qendrimeve ne kete qytet apo disa qe ishin ne koleksionet e familjes Durazzo. E tille ishte tablloja "La morte di Argo", te cilen me vone do ta kopjonte piktori i famshen francez Honoré Fragonard, edhe ky mik i ngushte i familjes Durazzo, dhe qe ka jetuar ne pallatet e tyre, siē deshmojne kronikat e kohes. Durazzo-t ishin ne fakt koleksioniste arti dhe koleksionet e tyre perbenin nje pasuri me vete. Ne sallonet e pallateve te tyre, veēanerisht ne Pallatin e "Via Balbi" dhe "Palazzo Durazzo-Reale", ishin te vendosura tabllote "La cena del Fariseo" dhe "La cena in casa di Simone" te Paolo Veronese-s, tabllote "Suzana in bagno" dhe "Giunione et Argo" te Rubens, "La Trinita" e Tintoretto-s dhe shume vepra te tjera te artisteve te shquar nga Da Vinci tek Mulinaretto. Ne nje burim historik shkruhet se me 1624, kur lindi Giuseppe Maria Durazzo, si pjese e pasurise se familjes se tij, ishte nje tabllo e Veroneses "Giuditta", nje autoportret i Ticianit, nje tabllo e Tintoretto-s apo e Strozzi-t, "Ritratto di giovene" e Durer, "Ritratto di Ignoto" e Pisanello-s, etj. Duke qene mik i familjes Durazzo dhe nje afert i tyre, Van Dyck ka pikturuar disa nga personazhet e asaj kohe. Ne nje lloj menyre, Durazzo-t ishin kthyer ne fanset e tij, madje kishin blere apo do te blenin me pas tabllo te tij per koleksionet e tyre, si "La sacra famiglia", etj. Para se te vdiste, Gio Luca Durazzo, ne testamentin e tij do te shkruante se nder te tjera, i linte si trashegimi vajzes se tij, Tomasina, nje nga dy pikturat e Van Dyck. Pra, ajo, mund te zgjidhte midis "Nostra signora col putto in braccio" dhe "La vergine col putto che sta dormendo". Epoka gjenoveze per te eshte mjaft e ethshme dhe prodhimtare: gjithsejt 99 tabllo, ku 72 mes tyre jane portrete apo figura ne kembe. Ate e kerkojne ngado dhe jo vetem ne Gjenova. Pikerisht ne Gjenova, ai krijoi tabllone e fameshme "La Vierge au Rosaire ", nje porosi e shoqerise fetare te Rosaire te Palermos, te cilen ai sapo e kishte lene si shkak i koleres qe u perhap ne ate qytet. Ne vitet qe Van Dyck do te jetonte ne oborrin e Durazzo-ve jetonte akoma Pietro Durazzo, biri i te cilit, Nicolo, me vone do te behej dozh, ndersa biri tjeter, Stefano, do te behej kardinal. Po keshtu, ne Genova, ato vite jetonin dhe Cesare Durazzo, bijte e te cilit, Pietro-Maria dhe Marcello, do te beheshin vite me vone dozhe te Republikes. Van Dyck, duke qene mik ne oborrin e Durazzo-ve, padyshim do te kete takuar dhe Durazzo te tjere qe jetonin ne Gjenova apo jashte saj, te degeve te tjera te familjes, siē ishte Agostino Durazzo (1555-1630), markezi i pare i Gabiano-s si dhe Marcello I, Giacomo Filippo I apo Gerolamo I, etj.

    Nga tabllote me te bukura te Van Dyck ne Gjenova jane padyshim "Batina Balbi Durazzo dhe dy bijte e saj" (ne kohen qe ajo ishte e ve) dhe qe titullohej ndryshe "La Dama d'Oro", apo "Femijet Balbi" (1623), qe gjendej ne Palazzo Durazzo. "La Dama d'Oro" quhet ndoshta keshtu per vete ngjyren e arte qe zoteron ne kete tabllo, veēanerisht ne roben e gjate te saj, duke i dhene nje hijeshi dhe bukuri femrore te jashtźzakonshme. Sigurisht, Van Dyck nuk pikturoi vetem pinjollet e familjes Durazzo. Femijet, ne fakt, ai kishte deshire t'i pikturonte ne grup dhe rralle here vetem. Figurat njerezore te kesaj epoke, jane te formatit real. Gjenovezet i pelqenin shume pikturat e tij dhe kritiket e kohes e cilesonin "gjenovez". Nje nga tabllote e veēanta te kesaj kohe te piktorit flamand eshte ajo e Marcello Durazzo-s, te cilen kritiket e konsiderojne si "nje nga tablote me te rafinuara te piktorit te madh". Ne kete tabllo, te bije ne sy portreti i nje njeriu mjaft te mprehte, me nje veshtrim zhbirues, ku spikat ambicja, forca dhe kembengulja. Ne nje liber te vjeter llogarish te familjes, siē na informon Angela Durazzo, ne librin e saj shkruhet se babai i tij Agostino, i ka paguar piktorit flamand 373 lira gjenoveze per kete pikture, e cila sot ndodhet ne Venecie, e ekspozuar ne Galerine Franchetti alla Ca D'oro. Te gjithe kritiket e vepres se Van Dyck jane te nje mendimi kur thone se stili dhe fryma e kesaj epoke gjenoveze do te influencoje shume pikturen e mevoneshme te tij, veēanerisht ne tabllote e pikturuara ne oborrin e Karlit I te Anglise, te pikturuara me te njejtin stil dhe fryme si portretet e Durazzo-ve.

    Ne oborrin e Durazzo-ve, nuk do te ishin miq vetem artistet, duke permendur ketu Goldonin apo Dikensin, i cili shkruan per teatrot qe jepeshin ne oborrin e Durazzo-ve, por dhe figurat me te shquara tź politikes evropiane te asaj kohe, si Napoleon Bonaparti, Ferdinandi II, perandor i Austrise apo gjenerali Murat bashke me Caroline Bonaparte, motren e Napoleonit.

    *publicist dhe diplomat
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    pa fe
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1

    Thumbs up



    Mu duk shume interesant si informacion. eshte bukur te lexosh per keto gjera, besoj se do ta blej librin e a.durazzo.

    do doja te kisha mundesi te shihja pikturen me 'marchesa durazzo' dhe sidomos patrimonion artistik te kesaj familjeje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga liberty : 14-08-2004 mė 18:54

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Familja Durrėsi- dinastia drejtuese e Rep. Gjenoveze

    Kur Moxarti luante nė piano pėr kontin shqiptar Giacomo Durazzo

    Nga Luan Rama

    imagesFamilja Durazzo ishte njė nga familjet mė fisnike e tė mėdha nė Gjenovėn e shekujve XVI-XVIII dhe njė nga familjet shqiptare mė tė njohura nė tė gjithė Europėn. Durazzo-t ishin shqiptarė nga Durrėsi. U larguan nga Shqipėria nė shekullin XVI dhe shumė shpejt u bėnė zotėr tė Republikės sė Gjenovės. Brez pas brezi, ata u bėnė njerėzit mė tė famshėm tė Europės. Ishin senatorė, kardinalė, diplomatė dhe kėshilltarė

    Mjaft njerėz tė shquar e konsideronin atė “qytetar tė Europės” dhe mund tė themi se Giacomo Durazzo ishte ndėr figurat mė spikatėse nė kėtė drejtim, nė krahasim me pararendėsit e tij tė diasporės shqiptare. Ai ishte njė diplomat italo-shqiptar dhe i pasionuar pas teatrit. Nė njė botim pėr jetėn e Moxartit, njė autor francez shkruan edhe pėr udhėtimin e famshėm tė Leopold Moxartit me tė birin, Volfgang Amadeus Moxart, tė cilėt do tė zbarkonin nė Venecie pėr tė dhėnė disa koncerte. Ishte viti 1771 dhe ky ishte udhėtimi i tyre i dytė, pas atij tė njė viti mė parė, kur Amadeusi 14-vjeēar ishte paraqitur pėr t’u regjistruar nė akademinė “Filarmonica di Bologna”, ku drejtuesi i saj e kishte pranuar atė me shėnimin “mjaftueshėm”. Tashmė ata vinin pas njė itinerari koncertesh tė dhėna nė Verona, Torino e Milano. Nė Venecie ata mbėrrijnė mė 10 shkurt, pas njė rruge shtatėditore. Aty ata i pritėn dy miq tė tyre, tregtari Giovanni Wider dhee Lorenc Haguenauer. Nė Venecie ata kaluan njė muaj duke vizituar hiret e kėtij qyteti. Abati Giovanni Ortes, njė shkrimtar politik, ishte nė atė kohė njė nga zėrat mė me influencė tė republikės. Ai u premtoi atyre se do t’i njihte me njeriun mė tė famshėm tė muzikės nė atė qytet, kontin Durazzo. Konti Durazzo iu bėri atyre njė pritje tė veēantė nė banesėn e tij, nė pallatin “Loredan”, mbi “Canal Grande”, ku banonte Durazzo. Pallati ku i priti mysafirėt Durazzo quhet kėshtu, sepse ishte ndėrtuar nga Dozhi i Republikės, Leonardo Loredan, dhe ishte vėrtet madhėshtore. Dhuratat ishin tė shumta. Uji i lagunės e kishte kapėrcyer pragun e portės dhe kati i poshtėm kishte kohė qė ishte pėrmbytur. Njė ndėrtesė tipike veneciane me njė fasadė tė mrekullueshme, dy ballkone tė gdhendura me harqe dhe dy statuja mermeri tė futura nė mur. Mė vonė, kjo ndėrtesė do tė quhej nga venecianėt “Pallati i ambasadorit”, nė kujtim tė ambasadorit tė famshėm Durazzo. Nė kohėn e Durazzo-s, “Venetia”, siē quhej atėherė Venecia, pėrjetonte akoma orė lavdie. Venecia ishte mė shumė njė referencė historike e kulturore pėr gjithė intelektualėt e Europės. Muzika, koleksionet e pasura tė pikturės italiane, flamande, spanjolle, “Arsenali”, ku ndėrtoheshin anijet e famshme veneciane, arkitektura e mahnitshme e qytetit, gjithēka tėrhiqte kėtu udhėtarė nga e gjithė bota. Ambasadorėt e huaj, si dhe Durazzo, kishin nė dispozicion gondola tė posaēme tė mėdha, zbukuruar me velurė, tė cilat i ēonin nė Pallatin e Dozhėve apo nė sheshin “San Marco”, nė katedralen qendrore, nė teatrin “Fenice”, pėrgjatė Kanalit tė Madh apo gjer nė Mestre, ku Durazzo kishte vilėn e tij jashtė qytetit. Venecia e karnavaleve dhe e maskave mbahej nė atė kohė si qyteti qė kishte numrin mė tė madh tė prostitutave nė botė nė raport me popullsinė, njė turmė e madhe “putti e putte”, kurtizanė e kurtizane, qė ishin personazhe tė pjesėve dramatike apo komedive tė Goldonit, mikut tė Duravzzo-ve. Nė atė kohė, Moxartit i ishte propozuar tė shkruante muzikėn e libretit tė shkrimtarit francez Jean Jacques Rousseau, “Devin de Village” apo ndryshe “Dashuria e Bastienit dhe e Bastienės”. Padyshim qė Durazzo dhe Moxarti kanė biseduar rreth kėsaj pjese, pasi para disa vitesh, Konti Durazzo ishte pėrpjekur ta vinte atė nė skenė nė Teatrot e Vjenės. Madje pas negociatave me Rusoin, ai kishte angazhuar libretistin Farvart tė Operės Komike tė Parisit pėr njė parodi burleske tė bazuar nė pjesėn e shkrimtarit dhe filozofit francez. Pėr Leopoldin dhe birin e tij, konti Durazzo ishte njė figurė e rėndėsishme e botės muzikore europiane, i cili kishte drejtuar pėr dhjetė vjet rresht teatrot e Vjenės. Ai kishte qenė mik shumė i afėrt i kompozitorit Hasse, pėr tė cilin nė njė nga letrat e tij, atė vit, mė 2 nėntor, Moxart do tė shkruante: “Sot jepet opera “Ruggiero e Hasse”, por meqė im atė nuk do tė dalė, as unė nuk mund ta dėgjoj e ta shoh kėtė opera. Fatmirėsish, unė i di pėrmendėsh tė gjitha ariet e saj. Kėshtu, edhe i mbyllur nė shtėpi, nė mendje mund tė dėgjoj e tė shoh gjithēka”. Mė 5 mars tė atij viti, konti Durazzo do tė dėgjojė koncertin e instrumentistit tė ri 14-vjeēar, qė ishte bėrė tashmė i dėgjuar nė tė gjitha oborret princore europiane me talentin dhe virtuozitetin e tij. Koncerti u prit me duartrokitje tė mėdha nga e gjithė aristokracia veneciane, ku nė radhė tė parė ishte sigurisht Durazzo. “Viva il Maestrino” (Rroftė Mjeshtri!), thėrrisnin fisnikėt. Gjithė Venecia fliste pėr talentin e habitshėm tė instrumentist Volfgang, i cili nė atė kohė po shkruante edhe njė serenatė teatrale, qė ia kishte kėrkuar vetė perandoresha e Austrisė, Maria Tereza. Pikėrisht kėtė vit, Amadeusi kishte krijuar pjesė tė ndryshme simfonike, tė cilat i demonstronte dhe i interpretonte nė mjediset dhe teatrot e Italisė apo Europės. Tė tilla ishin simfonia nė re K. 81, K. 89, simfonia nė sol, K111/120, K. 96, uvertura e famshme “Ascanio in Alba” apo “Mirtridate”. Nuk dimė nėse konti Durazzo ka shkruar diēka pėr gjeniun Amadeus, i cili mė pas do tė trondiste botėn me muzikėn e tij. Mė 12 mars, Amadeus me tė atin lėnė Venecian dhe largohen drejt Salcburgut. Venecia ishte njė kryeqytet i kulturės ku takoheshin personalitete tė famshme tė kulturės europiane. Po nė Venecia, kontin Durazzo do ta ndjekė dhe miku i tij i vjetėr, piktori Joseph Wagner, i cili do tė bėnte veē portretit tė tij, dhe tė disa artistėve tė tjerė, midis tė cilėve, mikut tė tyre tė pėrbashkėt, Kastratit tė famshėm Farinelli apo siē quhej ndryshe Carlo Broschi. Giacomo Durazzo ishte edhe njė amator i madh jo vetėm i partiturave origjinale tė autorėve tė mėdhenj dhe i librave tė tjerė tė muzikės, por edhe i gravurave dhe grafikėve. Koleksioni i tij ishte i mahnitshėm dhe me njė vlerė kolosale, pasi nė to vuri gjithė pasurinė e tij, aq sa nė fund u kthye nė nevojtar pėr tė holla. Biblioteka e tij u nda mes familjes, por pas rėnies politike e ekonomike tė kėsaj familjeje, biblioteka do tė pėrfundonte nė fondin “Foa-Giordano” tė Bibliotekės Kombėtare tė Torinos. Durazzo e la ambasadėn e Venecias nė vitin 1784 dhe iu kushtua artit. Pikėrisht nė kėtė periudhė ai pėrgatiti njė fjalorth tė artistėve tė vizatimit, ku mblodhi stampa nga piktorėt mė tė mėdhenj tė Italisė dhe tė Europės, mes tė cilave dhe shumė vizatime tė piktorit tė famshėm Mantegna. Dhjetė vjet mė vonė, mė 15 tetor tė vitit 1794 ai vdiq, duke lėnė pas njė koleksion tė jashtėzakonshėm, veēanėrisht tablotė, bibliotekėn e tij tė pasur e, mbi tė gjitha, koleksionin e tij tė “stampave”, gravurave tė mrekullueshme tė mjeshtėrve tė mėdhenj, koleksione kėto tė njohura nė metropolet e Europės, pasuri qė do tė ndahej mes pjesėtarėve tė tjerė tė familjes, pasi ai nuk kishte trashėgimtarė tė drejtpėrdrejtė. Siē shkruan Angela Durazzo nė librin e saj “I Durazzi, da schiavi a dogi della Republica di Genova”, biblioteka e tij nė Venecia pėrmbante 25.000 tituj, nga tė cilėve rreth 2500 ishin libra tė vjetėr e kodikė qė ai i kishte blerė dhe mbledhur gjatė viteve. Ishin mes tyre ishin 27 vėllime muzikore, partitura me kapakė tė kuq, shumica e tė cilave me autografet dhe shkrimet origjinale tė autorėve. Madje ai kishte pjesėn mė tė madhe tė krijimtarisė sė Vivaldit, tė cilat ia kishte blerė tė vėllait tė muzikantit, Franēesko Vivaldit, veēanėrisht pjesė nga muzika e tij e shenjtė, kompozime e koncerte, “antante”, shumica e tė cilave tė shkruara pėr “prostitutat” e qytetit tė mbledhura nė “Ospedale della Pietą”. Kjo do tė mjaftonte pėr ta bėrė atė “Qytetar nderi” tė Venecias.

    http://mapo.al/2013/08/29/kur-moxart...acomo-durazzo/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  2. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  3. Familja Libohova
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-02-2003, 14:03
  4. Faraonėt e Egjiptit, lista e emrave.
    Nga Kryeplaku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2003, 15:22
  5. Shoqėria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •