Presidenti Moisiu largohet nga Kosova me mbresa pozitive
Kryetari i Shqiprisė tha nė fund tė vizitės nė vendin tonė se po largohet nga Kosova me mbresat mė pozitive por ai kėrkoi thellim edhe mė tė madh tė bashkpunimit ndermjet dy vendeve.
Duke folur nė njė konferencė shtypi para se tė largohej nga Kosova Moisiu tha se kishte vėrejtur kėtu se si autoritetet ndėrkombėtare dhe ato vendore po punojnė pėr tė ardhmen e Kosovės.
“Unė vėrej gjithashtu njė politikė energjike qė po bėhet nga ana e Qeverisė sė Kosovės pėr t’i riparuar dėmet e trazirave dhe pėr tė ecur pėrpara drejt realizimit tė objektivave dhe synimeve”, tha presidenti Moisiu.
Kreu i shtetit shqiptar tha se gjatė takimeve me liderėt kosovarė ka ndarė pikpamjet tė njejta lidhur me tė ardhmen e Kosovės por ai tha se sė bashku me ta ka vėrejtur edhe njė defekt nė sferėn e bashkpunimit tė dy vendeve.
”Gjatė bisedimeve tona ne vumė re edhe njė defekt qė ka nė marrėdhenjet midis Shqiprisė dhe Kosovės nė sferėn e arsimit dhe Akademisė sė Shkencave, por mendoj se lidhjet ndermjet Shqiprisė dhe Kosovės do tė forcohen nė tė ardhmen”, tha Moisiu.
Kryetari Mosiu tha se iu ka sugjeruar edhe liderėve politik kosovarė qė tė punojnė drjet thellimit tė bashkpunimit ndermjet Kosovės dhe Shqiprisė nė mėnyrė qė tė dyja vendet tė ecin pėrprara.
”Duhet njė bashkėpunim mė i fortė pėr t’i arritur ato objektiva dhe njekohėsisht duhet kėkuar ato kompetenca qė duhen pėr ta drejtuar kėtė vend”, tha Moisiu.
Pėrndryshe, presidenti i Shqiprisė Alfred Moisiu nė orėt e paradites ka takuar nė Prishtinė komandantin e TMK-s Agim Ēeku, kryetarin e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Naim Tėrnava, ipeshkvin e Ipeshkvisė sė Kosovės, Mark Sopi, dhe pėrfaqėsues tė Asociacionit tė familjeve tė tė zhdukurve.Ai po ashtu ka takuar edhe anėtarė tė familjes Jashari .
Presdienti Mosiu gjatė qėndrimit dyditor nė Kosovė ka takuar udhėheqėsit vendor dhe ndėrkomėbatrė.
Ai ka thėnė se Shqipėria angazhohet pėr njė Koosvė tė pavarur dhe ka bėrė thirrje pėr zgjidhje tė shpejt tė statusit final tė vendit nė mėnyrė qė mos tiu lejohet mundėsi veprimi forcave ekstremiste nga tė dy krahėt.
Enver Bajrami
Nga: eh/radiokosovastaff mė Apr 23, 04 | 5:42 pm
Krijoni Kontakt