C'po ndodh sot me ne!
Nga Edi Rama
Mund te them se une kam zakonisht dy menyra per t'iu pergjigjur nje ftese per nje konference qe merr persiper te rroke probleme te rastit ne kerkim te interesit te sponsoreve te rastit. Ose duke mos ardhur, ose duke folur jorastesisht per dicka tjeter.
Natyrisht pa leter. Ndersa dje, une ju pergjigja nje ftese jo si zakonisht, pasi konsiderova qe takimi i organizuar nga Co-Plani dhe Ambasada e Shteteve te Bashkuara nuk hyn ne rradhen e konferencave te zakonshme.
Me lejoni qysh ne fillim te shpreh nje bindje timen, per te cilen natyrisht mirepres kritikat, po zor se mund te ndryshoj bindjen. Per mua ata qe shprehen se sot ne Shqiperi jetohet me keq se dje thone thjesht nje te pavertete. Nuk thone te verteten as ata qe mendojne se ne Shqiperi nuk ka zhvillim. Bile te me falin edhe ata qe ndershmerisht besojne se ne Shqiperi papunesia eshte nje gjendje e padeshiruar e cdo te papuni sepse, sa per mua, as kjo nuk vlen kallup si e vertete. Lidhur me kete te fundit po ju tregoj dy episode te jetuara. Pa dashur natyrisht te pergjithesoj.
Ne nje prej atyre debateve te rastesishme ne rruge qe mbledhin kalimtare apo konsumatore te palodhur trotuaresh, takoj nje djale. 35-6 vjec, fizik i mbare, veshje normale, pakez ere alkooli pa ardhur ende mesdita dhe deshira karakteristike per protagonizem ne perballje me nje njeri te shtetit si puna ime qe bej debat me katundare te cilet nuk arrijne te kuptojne pse nuk mund te shesin prodhimet e tyre ne nje trotuar lagjeje. Zeri ai i shqiptarit kompetent: "O Edo, nuk ka pune mer lal, s'kane buke me honger dynjoja"! E pyes c'pune ben. Shofer me thote. Ka dy femije dhe gruan. Hajde neser i them se kam nje pune per ty. Te nesermen vjen dhe refuzon te punoje me kamion ne Ndermarrjen e Punetoreve te Qytetit. Interesohem ne Njesine Bashkiake perkatese dhe ky tip merr ndihme ekonomike. Me te cilen sigurisht, pi nje pjese te fernetit te paradites. Pjesen tjeter nje dreq e gjen sesi e siguron, por eshte e sigurte qe pi perdite.
Episodi i dyte. Ne Breg te Lumit. Shtate-tete te rinj te ulur ne kafene. Te veshur absolutisht mire. Pa shkolle. Pa pune. Pijne Red Bull dhe qerasin edhe mua me ata qe me shoqerojne. Shkolla, e shprehin fare hapur qe nuk i'u pelqen. Pune te thone qe nuk ka. Pastaj dalengadale pranojne qe s'do te punonin kurre ne Ndermarrjen e Punetoreve te Qytetit. S'behet fjale ne ndertim apo ne Fabriken e Kepuceve qe eshte hapur jo shume larg qe aty. Pyetjes se cfare pune mund te pranojne nga une njeri i pergjigjet inspektor taksash megjithese ben vaki s'ka mbaruar as te mesmen dhe nuk eshte asfare i vetedijshem per kete problem. Te tjeret vazhdojne me rradhe te pergjigjen. Shumica duan te ikin nga Shqiperia pa manifestuar gjekundi ndonje ndroje per faktin se te pashkolluar e te pavullnetshem per pune, sic jane, mund t'i presin krahehapur vetem punedhenesit e rrjeteve kriminale. Kur u'a nenvizoj kete, thjesht qeshin duke me kujtuar fytyrat e vagabondeve simpatike te filmave amerikane qe nuk mbarojne kurre pa vrasjen apo burgosjen e tyre. Shkurt muhabeti Carlito's Eay.
Dhe ne fund s'mund te rri pa kujtuar pergjigjen e nj lypesi te vogel kur e pyeta se c'do te bente kur te rritej. "Shites pusetash me shumice!" Keto e qindra episode qe mund te mblidhnim bashkarisht ne kete salle po t'i kushtoheshim nje koleksioni tipash te ndeshur ne kete jeten tone ne tranzicion, - te cilet, per qindra arsye, na kane provuar e riprovuar se ketu ka nje jete te tere qe zhvillohet jashte sistemit, nje jete ku keta tipa buberrojne me qindra menyra per te siguruar buken e perditshme e rregullisht dicka me teper se kaq - do te na mjaftonin qofte per te mos dyshuar se ne Shqiperi ka nje vorbull zhvillimi ku jane perfshire praktikisht jo vetem shumica derrmuese e shqiptareve po edhe shumica e te papuneve qe figurojne apo prezantohen si te tille dhe qofte per te ngritur me shqetesim nje pikepyetje te madhe mbi natyren e ketij zhvillimi. Afer mendsh qe kjo pikepyetje e madhe shqetesuese lind per shkak te nje game problemesh te zhvillimit ne me shume sesa nje fushe te jetes se vendit dhe sjell natyrshem pas vetes jo nje, por shume pergjigje shqetesuese per secilen nga fushat qe prek detyrimisht. Por duke u perqendruar tek tema jone dhe duke mos pretenduar te bej me shume sesa nje reflektim te shkurter mbi kete teme do te thosha menjehere se natyra e ketij zhvillimi eshte paqendrueshmeria. Ky zhvillim pervijohet nga nje energji e jashtezakonshme sipermarrese e individit nga njera ane dhe nga nje impotence strukturale e shtetit nga ana tjeter. Dhe nese partneriteti mes sektorit publik e atij privat karakterizohet boterisht nga bashkepunimi per realizimin e kater objektivave madhore te nje shoqerie ne zhvillim te qendrueshem, te cilat jane: Vendosja e objektivave te zhvillimit ekonomik
Mbrojtja e sektoreve ekonomike te preferuar
Financimi i zhvillimit dhe kerkimit (R&D)
Lehtesimi i politikave tatimore
atehere vetiu ne shqiptareve te vitit 2004 na takon te jemi shume te shqetesuar per fatin e kurbes se zhvillimit tone ekonomik e social. Sepse fjala vjen nuk ka fare dyshimi qe ne Shqiperi sot ka me shume apartamente e shtepi banimi sesa dje, por zor se mund te dyshohet po ashtu se per ndertimin e tyre jane konsumuar jashte cdo kontrolli, kriteri apo edhe garancie pasuri te tera natyrore, publike apo private. Me lejoni te qendroj brenda ketij shembulli te thjeshte e t'ju pyes: Sa perqind e ketij zhvillimi te pergjithshem ne kete sektor rrezikon te zhduket pas disa dekadash nga faqja e dheut si dy vargjet e gjata te ndertimeve abuzive mbi Lane? Po nderkohe c'sasi pasurish natyrore, publike apo private ka perpire ne rrugen e vet ky zhvillim krejt i paorientuar? Me cfare kostoje per femijet tane apo per femijet e femijeve tane? E duke vazhduar me kete shembull me lejoni perseri t'ju pyes: A jemi ulur ndonjehere keshtu si sot apo ne njeqind forma e rrethana te tjera gjate tere ketyre viteve per te vendosur, ne partneritet mes sektorit publik e atij privat, objektivat e zhvillimit ekonomik qe lidhen ne kete rast me industrine e ndertimit, per te gjetur rruget e mbrojtjes se ketij sektori ekonomik te preferuar duke garantuar njekohesisht mbrojtjen nga efektet boomerang te zhvillimit ne kete sektor, per te financuar zhvillimin teknologjik e ate te burimeve njerezore si edhe per te nxitur kerkimin ne kete fushe? E pa dyshim keto pyetje pa pergjigje pozitive do t'i shkonin boll per shtat te gjitha fushave te aktivitetit privat ne vendin tone.
Po, eshte e vertete, ka pasur tryeza per lehtesirat fiskale por nderkohe ne vazhdojme te bashkejetojme prej vitesh me mungesen e eficences ne zbatimin e legjislacionit fiskal. Duke ushqyer keshtu si nje semundje kronike pabarazine ne trajtimin nga ana e administrates tatimore te subjekteve private dhe duke inkurajuar perpjekjet po aq kronike per evasion fiscal, te cilat rezultojne pastaj me mosrealizim te ardhurash buxhetore, renie te kurbes se investimeve publike dhe natyrisht me me pak kontrata mes institucioneve publike e sektorit privat. Dhe ne kete kontekst, duke i'u referuar tryezave te lartpermendura,do doja te kujtoja nga ana tjeter se sistemi yne teper i thjeshtezuar fiskal kufizon ndjeshem mundesine per te nxitur konsumin e mallrave apo sherbimeve sipas prioriteteve te zhvillimit nepermjet deduktibilitetit te shpenzimeve te ndryshme nga te ardhurat. Prandaj edhe mjeti i vetem i incentivave fiskale nepermjet perjashtimit nga tatimet e drejteperdrejta apo jo te drejteperdrejta ne mungese te kompleksitetit te masave qe shmangin pasojat e padeshiruara te skemave te tilla rezulton jashte funksionit te nje partneriteti te qendrueshem mes sektorit publik e atij privat e, per rrjedhoje, jashte rrjedhes se zhvillimit te qendrueshem. Kesisoj vetem ndryshimi rrenjesor i ketyre aspekteve tashme te njohura per te gjithe ne do te na conte tek mundesia reale per te rishikuar barren fiskale duke garantuar njekohesisht shumefishim te potencialeve te zhvillimit.
U ndala ndoshta pak gjate tek defektet e mekanizmit te tryezave per lehtesirat fiskale, por besoj fort se keto lloj tryezash jane me shume nje demostrim i forces se pamohueshme te biznesit vendas per te mbajtur nen presion politiken sesa shprehje e nje partneriteti real mes sektorit publik e atij privat.
Legjislacioni yne per kete partneritet kerkon nje rishikim te plote ne drejtim te zgjerimit te objektit te tij e te principeve mbi te cilat mund te ngrihet ky partneritet. Dhe te mos harrojme ne kete kontekst se mungesa e nje analize te gjithanshme per te privatizuar jo vetem sektore te ekonomise por edhe pjese te rendesishme te funksioneve qe sot i kryen me nje mungese spektakolare efektiviteti administrata publike, qendrore ose vendore, kufizon hapesirat per biznesin vendas. Nuk po shkoj me tutje per shembull me gjendjen prej barcalete te procesit te tejzgjatur te regjistrimit te pasurise se paluajtshme ne te gjithe vendin apo tek menyra sesi vijojne te shperdorohen pa kurrfare hesapi miliardat e ndihmes ekonomike qe te gjitha qeverite njera pas tjetres kane preferuar t'ua lene ne dore njerezve ne formen e nje lemoshe qe stimulon vec pertaci e humbje dinjiteti tek individi ne nevoje. Por po kthehem tek njera nga pikepyetjet qe na kane vene perpara organizatoret e takimit: A duhet partneriteti publik-privat per nje qeverisje me te mire ne Shqiperi? Teksa ceka me lart mungesen e plote te bashkepunimit mes sektorit publik e atij privat ne Shqiperi per tre nga kater objektivat qe e karakterizojne boterisht kete bashkepunim dhe pasi vura ne pah te gjitha boshlleqet e ketij bashkepunimi ne funksion te objektivit te katert mendimin qe ai 35-6 vjecari i fillimit te fjales sime, ata te rinjte e mbathur per t'u patur zili ne Breg te Lumit apo ai lypesi i vogel, tutori ose babai i te cilit jeton duke shitur me shumice kapaket e vjedhur te pusetave qe jane shenuar si rrezik kryesor per qytetaret amerikane ne listen e rreziqeve qe i presin nese udhetojne per ne anet tona, buberrojne nder te tjera edhe neper keto mungesa e boshlleqe. Por jeta e tyre, e cila ne me te shumten e hereve eshte me siguri me e mire se dje, nuk merr ushqimin baze nga zhvillimi i qendrueshem ne kohe i vendit, por nga nje vorbull e tere zhvillimi jashte sistemit. Ja pse ne perpjekjet per te ngritur nje shoqeri sa me te drejte brenda nje sistemi qe ne thelbin e vet ka lirine e mendimit e te sipermarrjes se individit, nuk mund te pyesesh a duhet partneriteti publik-privat, po duhet te pranosh kryekreje se pa kete partneritet nuk ka shanse per nje zhvillim te qendrueshem sepse nuk ka mundesi reale per harmonizim te interesit publik me ate privat ne funksion te kater objektivave te pranuar si baze e partneritetit ne fjale. E per pasoje ka per te gjithe nje te tashme me te mire se e djeshmja po nuk ka te ardhme per te gjithe. Duke e mbyllur do te doja te beja nje nenvizim te fundit.
Kjo shoqeri po bjerr energji te pafundme duke luftuar me mullinjte e eres. Ne kete lufte futen shpesh edhe partnere te nderuar nderkombetare. Me kete nuk dua te them se korrupsioni eshte nje mulli me ere. Por thjesht te nenvizoj se lufta e perditshme e llafeve dhe e fjalimeve sado te zjarrta kunder korrupsionit sjell nder te tjera si pasoje terheqjen magnetike te miletit ndaj fitimit te shpejte jashte sistemit, ushqen paradoksalisht dembelizmin dhe kultivon nje mllef irracional tek njerezit ne nevoje, njollos cdo hallke ne marredheniet mes shtetit dhe sektorit privat dhe perbalt pa kurrefare analize objektive cdo nisme politike apo institucionale per partneritet te sektorit publik me biznesin, e ben me komod pozicionin e atyre qe e kane kthyer jeten politike ne nje batak te pashprese dhe i mban pa shprese larg ketij bataku te gjithe normalet. E te keqija te tjera sa te duash deri tek percudnimi i standarteve te komunikimit ne shoqeri.
Per ta luftuar korrupsionin nuk duhen llafe, fjalime apo aq me pak akuza e insinuata qe behen rendom me kodoshllekun e atij qe s'ka gje ne dore e qe e konsideron tjetrin doemos te korruptuar vetem e vetem pse eshte ne nje detyre shteterore apo, anasjelltas, pse merret me biznes. Por jashtezakonshme te sipermarrjes se lire ne rrugen e zhvillimit te qendrueshem dhe per te stimuluar jo pertacine e humbjen e dinjitetit po talentin e jashtezakonshem sipermarres te qytetarit shqiptar si edhe deshiren e madhe te familjes shqiptare per arsimim te femijeve.
Krijoni Kontakt