Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Presidenti Moisiu viziton Kosovėn

    Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu viziton Kosovėn mė 22-23 prill


    Prishtinė, 16 prill (Kosovapress) Time: 11 : 05

    Kjo ėshtė vizita e parė e tij nė Kosovė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Enjte, 22 Prill 2004


    MOISIU TAKIM ME HOLKERIN NE KOSOVE

    Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, niset sot per nje vizite zyrtare ne Kosove. Presidenti Moisiu niset me ftese te kreut te UNMIK -ut Holkeri, ftese e cila eshte e para per nje kryetar shteti shqiptar. Programi i vizites se Presidentit Moisiu ne Kosove parashikon takime me zyrtaret me te larte nderkombetare, Kryeadministratorin Holkeri, Komandantin e KFOR-it Kammerhoff dhe me Presidentin e Kosoves Rugova, Kryetarin e Parlamentit Daci, Kryeministrin Rexhepi, Komandantin e TMK-se Ceku, kryetaret e PDK-se Thaci dhe AAK-se Haradinaj. Nje takim te vecante Presidenti Moisiu do te kete me akademike dhe studente te Universitetit te Prishtines, personalitete te tjera, perfaqesues te shoqerise civile kosovare dhe te komuniteteve fetare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Moisiu sot nė Kosovė


    N.Perndoj

    TIRANE- Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, ėshtė nisur sot pėr tė zhvilluar njė vizitė dyditore nė Kosovė me ftesė tė kreut tė UNMIK–ut Harri Holker. Kjo ėshtė vizita e parė zyrtare e njė presidenti shqiptar nė Kosovė. Programi i vizitės sė presidentit Moisiu nė Kosovė parashikon takime me zyrtarėt mė tė lartė ndėrkombėtarė; kryeadministratorin Holkeri, komandantin e KFOR–it Kammerhoff dhe me presidentin e Kosovės Rugova, kryetarin e Parlamentit Daci, kryeministrin Rexhepi, komandantin e TMK–sė Ēeku, kryetarėt e PDK–sė Thaēi dhe AAK–sė Haradinaj. Njė takim tė veēantė presidenti Moisiu do tė ketė me akademikė dhe studentė tė Universitetit tė Prishtinės, personalitete tė tjera, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile kosovare dhe tė komuniteteve fetare. Nė ditėn e dytė tė qėndrimit tė tij nė Kosovė, presidenti Moisiu i shoqėruar edhe nga homologu i tij nė Kosovė, Ibrahim Rugova do tė vizitojė qytetin e Prizrenit dhe Muzeun e Lidhjes sė Prizrenit. Gjatė qėndrimit nė Prizren ėshtė planifikuar qė tė zhvillohet njė ceremoni e vogėl pėr dhėnien e “Medaljes sė Artė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit” presidentit Moisiu nga presidenti Rugova. Kjo ceremoni do tė mbyllė edhe vizitėn e tij nė kėtė qytet. Ndėrsa nė ditėn e dytė tė vizitės sė tij, presidenti Moisiu do tė zhvillojė edhe njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp nė qytetin e Prishtinės pėr ecurinė dhe rezultatet e vizitės.



    22/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu mbėrriti sot nė Prishtinė

    Prishtinė, 22 prill - Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Alfred Moisiu mbėrriti sot nė Prishtinė pėr njė vizitė dyditėshe. Me tė arritur nė aeroportin e Prishtinės, Presidenti Moisiu deklaroi se ndiehet i lumtur qė po viziton Kosovėn dhe ndodhet nė mesin e bashkėkombasve tė tij.
    Presidenti i Shqipėrisė po e viziton Koosvėn me ftesė tė shefit tė UNMIK-ut Hari Holkeri.
    Zoti Moisiu takimin e parė sot do ta ketė me kryeadministratorin e Kosovės Hari Holkeri. Ndėrkaq, nė orėn 11.40 do tė takohet me Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova, e pastaj me kryeparlamentarin Nexhat Daci dhe me Kryesinė dhe shefat e grupeve parlamentare nė Kuvendin e Kosovės.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Rexhepi prźt presidentin e shqipėrsisė, Alfred Moisiun

    Prishtinė, 22 prill - Nė orėt e mbrėmjes presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu u prit nga kryeministri Bajram Rexhepi. Nė kėtė takim u diskutua pėr mundėsit e thellimit tė bashkėpunimit mes Shqipėrsisė dhe Kosovės nė fusha tė ndryshme tė jetės. Kryeministri Rexhepi ēmoi rolin dhe pėrpjekjet e presidentit shqiptar pėr vendosjen e paqės dhe tė qetėsisė nė gjithė rajonin. Kryeministri Rexhepi kėrkoi nga nga z Moisiu qė ta plasoj tė vėrtetėn pėr Kosovėn nė mekanizmat vendimarrės ndėrkombėtar. Presidenti Alfred Mosiu theksoi nevojėn e domosdoshme tė forcimit tė lidhjeve nė mes Kosovės dhe Shqipėrisė nė interes tė paqes nė rajon. Kjo sipas tij do tė kontribuon nė integrimin e pėrbashkėt tė tė dyja vendeve nė strukturat veriatlantike. Moisiu poashtu tha se derisa punojmė pėr integrim duhet tė mėsohemi tė bashkėjetojmė nė bazė tė ligjeve dhe rregullave tė caktuara tė shoqėrive demokratike. Ai ēmoi angazhimin e kryeministrit gjetė trazirave tė marsit. Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu tha se pėrkrah pavarėsinė e Kosovės. Ai kėtė koment e bėri pas takimit me kryetarin e PDK-sė Hashim Thaēin. "Statusi i Kosovės duhet tė pėrcaktohet nga vullneti i qytetarėve tė Kosovės nė bashkėpunim me organizmat ndėrkombėtar, pra pavarėsia e Kosovės ", tha Moisiu. Presidenti Moisiu u takua edhe me anėtarin e kryesisė sė AAK-sė Bujar Dugollin. Nė ditėn e parė tė vizitės sė tij nė Kosovė presidenti shqiptar pati takime edhe me personalitete dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile tė Kosovės si dhe me profesorė e studentė tė Universitetit tė Prishtinės.

    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Takimi Rugova-Moisiu: Bashkėpunimi ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė tė jetė shumė mė intensiv



    Prishtinė, 22 prill - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dhe Presidenti i Shqipėrisė u takuan sot nė mesditė dhe biseduan pėr situatėn aktuale nė Kosovė dhe pėr marrėdhėniet nė mes tė dy vendeve.
    Presidenti Rugova pasi shprehu kėnaqėsinė dhe gėzimin e veēantė pėr takimin me Presidentin e Shqipėrisė Alfred Moisiun, tha se ky ėshtė njė moment i veēantė pėr tė dhe pėr gjithė popullin e Kosovės. Ai tha se nė kėtė takim ėshtė biseduar pėr progresin e arritur nė Kosovė gjatė pesė viteve, pėr fazat e reja tė zhvillimit ekonomik, privatizimin, investimet qė duhet tė bėhen pėr tė siguruar njė zhvillim ekonomik.
    "Biseduam edhe pėr ēėshtjen e integrimeve tė grupeve etnike, pra me shumicėn nė Kosovė", tha Presidenti Rugova. "Ngjarjet e marsit pėr ne ishin tė papranueshme dhe i gjykojmė, ndėrkaq pėrgjegjėsit e tyre duhet tė dalin para drejtėsisė sepse Kosova ėshtė e vendosur nė vazhdimin e progresit tė vet", theksoi zoti Rugova, duke shtuar se shumica shqiptare dhe institucionet do t'u ofrojnė siguri grupeve etnike e minoriteteve.
    Si temė tė veēantė tė kėtij takimi Presidenti Rugova veēoi bashkėpunimin ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, pėr tė cilin tha se duhet tė jetė shumė mė intensiv dhe nė tė gjitha fushat e jetės. "Aspirata e vendeve tona ėshtė integrimi nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė", nėnvizoi Presidenti Rugova.
    "Njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės duhet tė ndodhė sa mė shpejt, si element kyē pėr qetėsimin e kėsaj pjese tė Evropės dhe tė botės, e qė do tė pėrshpejtonte proceset e brendshme demokratike integruese", theksoi zoti Rugova, duke premtuar se do tė vazhdojė bashkėpunimi me Shqipėrinė nė tė gjitha fushat e jetės, si dhe do tė bėhen pėrpjekje qė Kosova edhe me fqinjėt e saj tė ketė marrėdhėnie tė mira.
    Presidenti Rugova tha se kėrkon edhe mė tutje pėrkrahjen e Shqipėrisė pėr Kosovėn. Nė kėtė takim, tha ai, konkretisht ėshtė biseduar edhe pėr realizimin e projektit tė ndėrtimit tė rrugės Prishtinė - Durrės, e cila do tė jetė njė ngjarje e madhe pėr integrimin ndėrshqiptar dhe integrimet nė kėtė pjesė tė Evropės, u shpreh nė fund Presidenti Rugova.
    Nga ana e tij Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, gjithashtu shprehu kėnaqėsinė qė takoi Presidentin Rugova nė Prishtinė, sepse siē tha, "kemi pasur rastin tė takohemi nė vende tė tjera". Pėr temat qė kishin biseduar nė kėtė takim, zoti Moisiu tha se
    kishin patur pikėpamje tė pėrbashkėta pėr kėto ēėshtje. "I thashė Presidentit Rugova qė miqtė tanė duhet t'i ruajmė sepse asnjėherė mė parė nuk kemi pasur miq mė shumė dhe ėshtė lehtė t'i humbim", tha Presidenti Moisiu. Ai shtoi se duhet pasur kujdes qė tė bėhet njė politikė e tillė qė tė mos prodhojė kriza, qė tė ecet pėrpara, duke bashkėpunuar me njėri tjetrin.
    "Kosova nuk ka kthim prapa. Kjo nuk diskutohet dhe kėtė ia kam thėnė edhe Holkerit edhe Ananit dhe sa mė shumė tė zgjatet ēėshtja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės aq mė shumė hapėsirė u lejohet ekstremistėve tė tė dy krahėve", u shpreh Presidenti Moisiu, duke shtuar se ky proces ka marrė rrugė dhe do tė shkojė deri nė fund.
    Nė lidhje me trazirat e marsit, Presidenti Moisiu theksoi "ngjarjet qė ndodhėn nuk ishin tė mira, por mendoj se ato nuk do tė arrijnė ta pengojnė zhvillimin e Kosovės". Nga ato ngjarje duhet tė nxirren mėsime, tha ai, dhe tė gjithė duhet tė punojnė dhe veprojnė pėr tė ecur pėrpara.
    Zoti Moisiu tha se ėshtė e nevojshme qė Qeveria e Kosovės tė ketė mė shumė kompetenca, duke shprehur bindjen se pas ngjarjeve tė marsit do tė pėrshpejtohet zgjidhja e problemeve.
    "Me kėtė rast unė i dėshiroj popullit tė Kosovės ditėt mė tė mirat dhe t'i siguroj se Shqipėria dhe shteti shqiptar gjithmonė do tė qėndrojė pranė dhe do tė jetė njė avokat i kujdesshėm e tepėr kėmbėngulės pėr ēėshtjen e Kosovės", nėnvizoi nė fund tė deklaratės para mediave, Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    PRISHTINĖ
    Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu tha nė Prishtinė se vonesa e zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės u jep hapėsirė veprimi grupeve ekstremiste nga tė dyja palėt. Ai tha se ėshtė mė mirė qė statusi tė zgjidhet sa mė shpejt qė ėshtė e mundur. Moisiu i bėri kėto komente gjatė njė konference me gazetarė sė bashku me shefin e UNMIK-ut Harri Holkeri.
    Vizitėn dy-ditėshe nė Kosovė, presidenti Moisiu e bėn me ftesėn e kreut tė UNMIK-ut.
    Moisiu ėshtė takuar dhe me presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova, ku ėshtė premtuar bashkėpunim mė i thellė nė tė gjitha fushat.
    Nė vizitėn e parė tė njė presidenti tė Shqipėrisė nė Kosovė, zoti Moisiu ėshtė takuar dhe me kryetarin e Parlamentit tė Kosovės dhe pėrfaqėsues tė kryesisė sė Kuvendit, me kryeministrin Rexhepi dhe me pėrfaqėsuesit e partive politike dhe shoqėrisė civile.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti i Shqipėrisė viziton pėr herė tė parė Kosovėn. “Tė izolohen dhe kantonizohen politikanėt ekstremistė”

    Moisiu: Politikanėt e Kosovės tė pajtojnė serbėt me shqiptarėt


    Faton Osmani

    Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, tha dje nė Prishtinė se vonesa e zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės u lė hapėsirė veprimi grupeve ekstremiste. Shqipėria, theksoi ai, ėshtė kundėr ēdo lloj dhune qė del nė sipėrfaqe, ndėrsa kėrkoi qė statusi i vendit tė zgjidhet sa mė shpejt qė ėshtė e mundur. Moisiu gjatė ditės ka zhvilluar takime edhe me krerėt institucionalė dhe politikė tė Kosovės, si dhe ka zhvilluar njė debat me studentėt e Universitetit tė Prishtinės. “Ne e kemi dėnuar dhunėn dhe e konsiderojmė atė tė papranueshme. Ajo bie ndesh dhe nė njė farė mėnyre komprometon progresin e arritur nė Kosovė, dhe ka njė kosto tė lartė politike e kohore. Bashkėkombasit e Nėnė Terezės, humanistes tė madhe tė shekullit tė 20-tė, nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me ata qė cėnuan institucionet fetare dhe bashkėjetesėn e brishtė nė Kosovė. Pėr kėto arsye ne gjykojmė se ėshtė e domosdoshme qė personat pėrgjegjės tė dalin pėrpara drejtėsisė dhe qė klasa politike e Kosovės tė ndėrmarrė njė proces tė gjėrė pajtimi midis komuniteteve”,-tha ai nė takimin me akademikėt dhe studentėt e Prishtinės. Sipas tij projektet e ndarjeve etnike, kantonizimit apo ekzistenca e funksionimi i strukturave paralele janė tė papranueshme. “Ndėrmarrja e projekteve tė tilla veēse mbjell farėn e trazirave dhe konflikteve tė reja nė tė gjithė rajonin. Shqipėria beson se tė vetmit qė duhen “kantonizuar” dhe izoluar janė politikanėt dhe politikat ekstremiste qė mbajnė peng tė ardhmen e qytetarėve tė Europės Juglindore”,-tha Moisiu.
    Me Rugovėn
    Pas njė takimi qė zhvilloi me Rugovėn, Moisiu siguroi tė gjithė kosovarėt se Shqipėria gjithmonė do tė jetė njė avokate e fortė, e kujdesshme dhe tepėr kėmbėngulėse pėr Kosovėn. “Shqipėria ėshtė e interesuar dhe uron qė Kosova tė ecė nė rrugėn e demokratizimit dhe tė integrimit. Dihet qė Kosova sot ėshtė nė njė situatė qė nuk e ka provuar kurrė mė pėrpara dhe ne kemi bindje tė plotė qė me pėrpjekje qytetare dhe mbėshtetje ndėrkombėtare, Kosova do tė shkojė drejt arritjes tė statusit tė saj pėrfundimtar”, -tha Moisiu. Ai u shpreh optimist se Kosova ka njė tė ardhme tė shkėlqyer dhe “sikurse fizikisht ėshtė pjesė e Europės do tė bėhet edhe pjesė e integrimit evropian”. Dhuna, sipas tij, nuk ėshtė rrugė qė duhet ndjekur, por rruga e nevojshme dhe e dobishme ėshtė dialogu. “Kėtė duhet ta kuptojnė tė gjitha palėt nė Kosovė”. Moisiu vuri nė pah se gjatė rrugės pėr nė Kosovė ka parė shumė ara tė pambjella. Nė kėtė kontekst ai tha se statusi i pazgjidhur mund tė jetė mungesė e arsyes sė motivit qė njerėzit tė punojnė. Ai kėrkoi nga qeveria e Kosovės dhe nga UNMIK-u qė tė krijojnė sa mė shumė vende tė reja tė punės. Ai gjithashtu duke e mbėshtetur punėn e UNMIK-ut nė Kosovė, tha qė kjo e fundit duhet t’i bartė kompetencat tek organet vendore, me qėllim qė t’u krijohet mundėsi vendorėve pėr tė kryer sa mė mirė punėn e tyre. Sa i pėrket raportit midis standardeve dhe statusit, presidenti shqiptar tha se ato duhet tė shkojnė paralelisht. Moisiu tha se kanė biseduar me Rugovėn rreth bashkėpunimit tė Shqipėrisė dhe Kosovės nė tė gjitha fushat. “I thashė presidentit Rugova se ne shqiptarėt nuk kemi pasur miqėsi tė mėdha nė tė kaluarėn, por tani kjo ka ndryshuar dhe miqėsitė qė i kemi duhet t’i ruajmė dhe pikėrisht kėtu duhet tė jemi tė kujdesshėm tė mos prodhojmė kriza, por duke bashkėpunuar me njėri -tjetrin tė dimė tė bėjmė politikė tė kujdesshme”, -tha Moisiu. Ndėrsa, ngjarjet e marsit nė Kosovė ai i cilėsoi si tė dėmshme pėr proceset politike, por sipas tij ato trazira nuk mund ta pengojnė zhvillimin e vendit. “Ato trazira nuk ishin tė mira pėr askėnd dhe mua mė vjen mirė qė tė gjithė liderėt i kanė dėnuar”.




    23/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PRESIDENTI ALFRED MOISIU TAKOI FAMILJEN E ADEM JASHARIT



    Prishtinė, 23 prill (Kosovapress)
    Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, i cili po qėndron pėr njė vizitė dyditshne nė Kosovė, tė premten ėshtė takuar me familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe mė pas ka vendosur kurora lulesh pranė monumentit tė Heroit kombėtar Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu.

    Vepra e Komandantit legjendar Adem Jashari ėshtė bėrė pikėtakim i vlerave kombėtare shqiptare. Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu vazhdoi traditėn e personaliteteve nė nderim tė piktakimt tė vlerave shqiptare, ashtu si bėri edhe ish Presidenti Rexhep Mejdani, ish Kryeministri Pandeli Majko, Ilir Meta, Bernard Kushner, Uliam Wolker … e personalitete tjera kombėtare dhe ndėrkombėtare.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Prizren: Presidenti Rugova i dorėzoi solemnisht Presidentit Moisiu "Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit"




    --------------------------------------------------------------------------------

    Prizren, 23 prill 2004 - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu dhe Presidenti i Kosovės po vizitojnė sot qytetin e Prizrenit.



    Fillimisht nė njė ceremoni tė organizuar nė sallėn e Asamblesė komunale tė qytetit, Presidenti Rugova ia dorėzoi Presidentit Moisiu "Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit", me tė cilėn e kishte dekoruar vitin e kaluar me rastin e 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Kjo Medalje i ėshtė akorduar Presidentit tė Shqipėrisė Alfred Moisiu me kėtė motivacion:

    "Pėr kontributin e dhėnė nė mirėkuptimin ndėrshqiptar dhe pėr pėrkrahjen e Lėvizjes demokratike tė Kosovės pėr liri e pavarėsi, si dhe pėr bashkėpunim tė ngushtė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės dhe pėr integrime euratlantike dhe evropiane tė dy vendeve tona".

    Presidenti Moisiu, pasi falenderoi pėr dekoratėn qė mori, shprehu kėnaqėsinė qė ndodhet nė qytetin e lashtė tė Prizrenit dhe tė njohur nga gjithė shqiptarėt nė historinė e tij.

    "Ėshtė nder qė kėtė dekoratė e marr nė qytetin ku u mbajt Lidhja e Prizrenit qė ishte shumė e rėndėsishme pėr mbijetesėn e kombit shqiptar", u shpreh Presidenti Moisiu.

    Gjithashtu dy presidentėt vizituan Kompleksin muzeal tė Lidhjes sė Prizrenit dhe Marashin.
    Presidenti Rugova pėr nder tė Presidentit Moisiu shtroi njė drekė.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Presidenti Dr. Rugova u shpall Senator Nderi i Europės
    Nga DriniM nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 71
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 12:27
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •