Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    E vërteta dhe paragjykimet për Islamin

    E VERTETA DHE PARAGJYKIMET PER ISLAMIN NE BOTE DHE NDER SHQIPTARET
    Mr. Qemajl Morina

    "Atëherë kur lamë pas dore të kaluarën dhe vlerat tonashqiptërore, nuk na e kishtefrikën askush. Ndërsa sot,kur ne po i kthehemi thesarit tonë dhe vlerave tona shpirtërore, jemi në pozitë që dikush të na e ketëfrikën,ndonëse deri dje ne ua kishim frikën atyre." Imam Abdullah ibnu Badis (1889-1940)

    Shpejtësia me të cilën mori hov dhe u përhap feja islame në botë, ishte dukuri e panjohur në historinë e feve të mëparshme. Krishtërimi, për shembull, gjalloi i fshehur shekuj me radhë ndër skuta e udhëkryqe, derisa ngadhnjeu mbi paganizmin. U legalizua vetëm kur në të hyrinjë mbret gjysmëpagan, i cili e ndihmoi atë, duke i zbatuar disa kërkesa dhe qëllime të krishtërimit.1

    Ndërsa kur është fjala për Islamin, ndodhi fare ndryshe, sepse pa kaluar tridhjetë vjet pas predikuesit dhe mësuesit të tij të madh, Muhammedit a.s., ai shtroi rrugëne vet të sigurtë dhe depërtoi në zemrat e miliona njerëzve. Dhe, pa u mbushur një shekull i plotë, jehona e shpalljes së mësimeve Kur'anore, që ishte nisur në shpeHira, arriti në tre kontinente. Realisht pasardhësit e gamberit a.s. pushtetin dhe Islamin e shpunë në Perëderi në Andaluzi (Spanjë), ndërsa në Lindje kaluan in Sind.2 Ky sukses kaq i madh i përhapjes së fesë me dhe ndikimi i madh që pati Islami në botëkuptimin e njerëzve, u bë shkak që shumica e studiuesve të krishterë të thonë se lslami është fe agresive dhe se ai është përhapur me shpatë e me dhunë.3

    Shkaqet e përhapjes së Islamit me shpejtësi kaq të madhe dhe me një hapësirë aq të gjërë, janë të ndryshme: sociale, humane, fetare, liberale, etj, por gjithnjë edhe me praninë e një faktori tejet të rëndësishëm në sajë të punës së madhe të misionarëve (dijetarëve) muslimanë, të cilët tërë qënien e tyre ia kushtuan Thirrjes islame.4

    Forca e Islamit si fe e si besim do të dëshmohet edhe me faktin se ai, në mungesë të forcës ushtarake të arabëve muslimanë, do t'i fitojë dy beteja të mëdha shpirtërore dhe pikërisht do t'u imponohet turqve selxhukë ngadhnjimtarë mbi pasardhësit e Pejgamerit a.s., në shekullin e njëmb'e'dhjetë, dhe mbi mongolët në shekullin e trembëdhjetë. Fenë islame do ta përqafojnë në mënyrë kolektive edhe persianët, të cilët, në aspektin kulturor, ishin shumë më të ngritur se arabët. Duhet të konstatohet se misionarët muslimanë, të cilët e përhapën fenë islame në Afrikë, në Kinë e në Indi, atë veprimtari e kryen pa luftë dhe për mbështetje patën të vërtetën islame për dy botët, për realen dhe për atë të amëshuar.5 Së këtejmi, sot bota islame shtrihet prej Marokut deri në Zanzibar, prej Sierra Leones deri në Siberi e Kinë dhe prej Bosnjës deri në Guinenë e Re.6

    Gjurmët e para të depërtimit të fesë islame në Ballkan i gjejmë para shtrirjes së Perandorisë Osmane në viset e Ballkanit. Hulumtimet e porsafilluara vërtetojnë se rrugët me anë të të cilave u vunë kontaktet e para të Islamit me trojet shqiptare etnike, janë këto: nëpërmjet Andaluzisë (Spanjës), ku muslimanët sunduan për tetë shekuj (prej vitit 711 deri më 1492); nëpërmjet Siçilisë, ku arabët depërtuan në gjysmën e dytë të shekullit X; përmes luftrave të kryqëzatave në shekujt XII-XIV; përmes misionarëve dhe tregëtarëve të ndryshëm, që tregëtonin ndërmjet Lindjes e Perëndimit.

    Burimet historike flasin se trevat e Perandorisë Bullgare mesjetare, ku bënin pjesë edhe shumë vise të Shqipërisë etnike, kanë pasur shumë muslimanë dhe më se një herë në Perandorinë e Bullgarisë janë djegur librat e muslimanëve.7 Autori i fjalorit8 të madh gjeografik jakut El-Himevi9, duke folur për bashgerdët ismailitëmuslimanë të Hungarisë, konstaton se ishte takuar me disa prej tyre në Halep (Siri) më 624(1228, të cilët kishin ardhur për t'i mësuar bazat e fesë islame sipas medhhebit Henefi. Një prej tyre, Himeviut, i kishte pohuar se "Vendi ynë gjendet përtej Kostandinopolit. Ne jetojmë në mesin e një populli të krishterë, të quajtur hungarez, kurse ne jemi muslimanë, qytetarë të mbretit të tyre. Ne jetojmë në një pjesë të atij shteti. Jemi rreth tridhjetë fshatra. Mirëpo, mbreti i tyre nuk na lejon të ndërtojmë fortifikata, sepse ka frikë se ne do të ngrihemi kundër tij. Ne gjendemi në mesin e të krishterëve. Në veri janë sllavët. Në jug është vendi i Papës, do të thotë Roma. Papa është prijësi i të krishterëve, ai për ata është zëvendës i Isait a.s., ashtu siç është halifi për muslimanët. Në Perëndim është Andaluzia, ndërsa në Lindje është Bizanti, Kostandinapoli. Gjuha jonë është e të krishterëve. Po ashtu edhe veshja jonë është po ajo, e tyre."

    Për faktin se pse ata kishin pranuar fenë islame, ndonëse jetonin në mesin e të krishterëve, kishte konfirmuar se "Unë kam dëgjuar nga të parët tanë të tregonin se në kohët e vjetra në vendin tonë kanë ardhur shtatë muslimanë nga viset Bullgare dhe qenë vendosur në vendin tonë. Pastaj në një mënyrë shumë të mirë dhe të urtë ua kishin tërhequr vërejtjen për rrugën e gabuar në të cilën ishin të parët tanë, duke i udhëzuar ata në rrugën e drejtë islame. Deshi All-llahu i madhërishëm, Atij i qofshim falë, dhe të parët tanë u bënë muslimanë dhe pranuan fenë e vërtetë islame. Ne erdhëm në këto vende për ta mësuar fenë islame dhe, kur të kthehemi në vendin tonë, njerëzit tanë do të na ndërojnë dhe do të na i besojnë çështjet e fesë".

    Këto janë pra indikacione për ekzistimin e Islamit në Ballkan dhe në periudhën e sundimit bullgar mesjetar. Mirëpo, përhapja institucionale e fesë islame në trojet shqiptare do të realizohet nën osmanllinjtë, duke filluar nga fundi i shekullit XIV.10 Realisht, turqit osmanë për herë të parë vijnë në kontakt politik-ushtarak me shqiptarët në dhjetëvjeçarin e fundit të sundimit të sulltan Muratit I, pikërisht më 1385, kur Karl Topia, sundues në një pjesë të Shqipërisë etnike - në Toskëri, thërret turqit në ndihmë në luftë kundër Balshës 11, i cili sundonte pjesën veriore të Shqipërisë etnike, Gegërinë. Pas kësaj ndeshjeje shumë sundimtarë shqiptarë e njohën vasalitetin e sulltan Muratit.11 Kështu u krijuan rrethanat për përhapjen e fesë Islame në viset shqiptare në mënyrë institucionale. Të dhënat vërtetojnë se kalimi në islam u bë gradualisht nga vetë banorët e vendit, pa ndonjë presion a dhunë turko-osmane.12 Botëkuptimet e misionarëve të krishterë të shekujve XVI-XVII për gjoja kalimin e shqiptarëve në Islam nga dhuna e drejtpërdrejtë e pushtuesit turko-osman nuk qëndrojnë.13

    Dinamika e procesit të kalimit të shqiptarëve në Islam do të rritet nga dhjetëvjetëshi në dhjetëvjetësh dhe veçanërisht nga pjesa e dytë e shekullit XVI. Nga fundi i shekullit XVII Islami përfshiu mbi 90% të shqiptarëve në trevat ku sot mbizotëron popullsia shqiptare muslimane.14 Sa për ilustrim mund të konstatohet se në dioqezën katolike të Tivarit, më 1624 kishte akoma 2000 besimtarë të krishterë. Në fund të shekullit XVII në Tivar, kisha e vetme kishte rënë në atë gjendje, sa që nuk shfrytëzohej më për shërbime fetare, sepse në qytet nuk kishte të krishterë, përveç dy familjeve.15

    Nga fillimi i shekullit XVIII, Islamin në viset e Shqipërisë etnike e ushtronin mbi tri të katërtat e banorëve etnikë. Të dhënat vërtetojnë se feja islame u bë faktor shumë i rëndësishëm për ruajqen e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Nga gjiri i popullsisë do të dilnin ushtarakë të fuqishëm, dijetarë, arsimues, diplomate, qeveritarë krahinash, politikanë dhe komandantë-shtylla të Perandorisë Osmane.16

    Në përhapjen dhe përqëndrimin e Islamit ndër shqiptarët rëndësi të madhe, absolute, patën vetitë e qenësishme të Islamit: barazia dhe humanizmi. Sipas Kur'anit, besimi (imani) është çëshqe e brendëshme e njeriut dhe assesi nuk mund të imponohet askujt në asnjë mënyrë. Pikërisht për këtë Kur'ani e urdhëron të dërguarin e All-Ilahut - Muhammedin a.s., dhe nëpërmjet tij të gjithë misionarët islamë, që në rrugën e Zotit të thërrasin me urtësi e me këshilla të mira: "Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë, dhe diskuto me ta në mënyrë të mirë!" (17: 125), dhe qortimin: "A do t'i detyrosh ti njerëzit që të bëhen besimtarë?!" (10.99), sepse: "Po të kishte dashur Allahu, do t'ju kishte bërë një popull." (16:93).

    Këto baza Kur'anore i zbatoi edhe i dërguari i All-Ilahut. Në një hadith, të cilin e transmetoi Ibni Xheriri nga Ibni Abbasi, thuhet se njëri nga fisi beni Selim bin Avf, me emrin El-Hasin, kishte dy djem të krishterë, kurse ai vetë ishte musliman, dhe ai një ditë e kishtë pyetur Pejgamberin a.s. nëse ishte detyrimi i tij t'i impononte të pranonin Islamin, pasi ata refuzonin çdo fe qetër, përveç krishtërimit. Me atë rast Allahu xh.sh., të dërguarit të vet i zbriti ajetin: "Nuk ka detyrim në fe. Rruga e drejtë është dalluar shumë qartë nga ajo e padrejta." (Kur'ani, 2: 256) dhe "ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time." (Kur'ani, 109:6).

    Parimet islame nuk ishin thënie deklarative, por ishin urdhëra që duhej të zbatoheshin në jetë nga musli manët si në kohë të Pejgamberit a.s. Islami, realisht siguronte lirinë e fesë të të gjithë njerëzve e popujve që do të jetojnë në kufijtë e shtetit islam, me kusht që jomuslimanët të paguanin një shumë minimale, xhizjen. Historiani i njohur anglez Arnold Tvenbi thotë: "Nuk është e vërtetë se muslimanët i detyronin njerëzit të zgjidhnin ndërmjet pranimit të Islamizmit dhe shpatës, por ata ishin të lirë të zgjidhnin ndërmjet pranimit të Islamizmit e dhënies së xhizjes,".17

    Ndërsa para më shumë se dy shekujve (1735), Georg Sale, përkthyes i Kur'anit në gjuhën angleze, shkruante: "Unë nuk do t'i hulumtoj shkaqet që bënë që feja islame të hasë në një mirëkuptim të paparë në botë, mirëpo, atyre që mendojnë se ajo është përhapur vetëm me shpatë, mund t'i them se ata e mashtrojnë veten".18

    Në periudhën osmane Halifi dhe Porta e Lartë i kushtuan rëndësi të madhe tolerancës fetare. Të dhënat vërtetojnë se pushteti osman në fushë të tolerancës fetare, Evropës mesjetare të përgjakur dhe të ngulfatur në fanatizmin fetar të krishterë, i dha leksion për bashkekzistencën ndërmjet feve e besimtarëve të feve të ndryshme. Bashkësitë fetare të krishtera e çifute, jo vetëm që toleroheshin, por ata kishin autonominë e tyre.19

    Së këndejmi janë pa asnjë mbështeqe disa 'konstatime" të "mbrojtësve" të 'katolicizmit" tek ne, se Islami tek shqiptarët është përhapur ekskluzivisht me llpërdorimin e dhunës"!!! Në këto ujëra noton, midis të tjerëve, Don Lush Gjergji, i cili duke cituar dokumentet e "Propaganda Fides" për kalimin e shqiptarëve në fenë islame, shkroi se 'një pjesë e madhe gjatë sundimit pesëshekullor me dhunë, me gjak dhe me ligje të Ilojllojshme tatimore është islamizuar".20 Mbi këtë platformë propagandistike qëndron edhe "konstatimi" i njëfarë "Shqipon Shpatës" (!)': "Vlerat e veta, katolicizmi shqiptar më së shumti i tregoi gjatë sundimit otoman, duke i bërë rezistencë islamizmit, i cili kishte zënë të përhapej me dhunë".21

    Zëra të tillë dhe mendime të ngjashme propagandistike, bëhen të padëgjueshëm para pikëpamjeve të mbështetura shkencërisht për shkaqet e kalimit të shqiptarëve në Islam. Këtu, në mungesë të vendit, po i përmendi disa konstatime të mbështetura mbi faktet. Historiani i periudhës osmane, Dr.Ferit Duka, lidhur me këtë çëshqe shkroi: "Faktorët që përcaktuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhviIluar me tendencë të posaçme nga sunduesit osmanë. Të dhënat flasin se feja islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptar".22

    Rreth përhapjes së fesë islame në Gadishullin Ballkanik, pra edhe te shqiptarët, Dr. Ciro Truhelka do të konstatojë: "Eshtë mendim i gabuar se islamizmi është përhapur me dhunë. Ekzistojnë argumente të shumta, të cilat e demantojnë këtë. Unë mund të përmend vetëm një, e ai është se shekulli XIX nuk do ta gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë a manastir në Ballkan, sikur islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore".23 Mendim identik ka edhe historiani Ali bin Maksud, i cili shkruan: "Sikur të kishin dashur osmanllinjtë t'u impononin gjuhën dhe fenë e tyre popujve të Ballkanit, të cilët i sunduan për gjashtë shekuj (njëzet breza), sot nuk do të mbetei asnjë jomusliman ose person që të mos e fliste turqishten ".24

    Lidhur me shkaqet e kalimit të shqiptarëve në Islam. Tomas W. Arnold, përveç të tjerash shkruan: Eshtë e mjerueshme ajo që pohojnë autorët e krishterë se shqiptarët janë detyruar ta pranojnë fenë nën presionin e dhunës e të haraçeve të paligjshme. Këta autorë nuk na ofrojnë fakte për akuzat e tyre. Zmajeviçi konvertimin e dy mijë njerëzve e arsyeton me numurin e madh të tatimeve dhe të taksave të tjera, por ai në të njëjtën kohë e pranon se edhe muslimanët jepnin të njëjtat tatime, me përjashtim të tatimit personal".25

    Studiuesi i madh i Islamit, Arnoldi, duke folur për islamin ndër shqiptarët, potencon tiparin e tolerancës fetare ndër shqiptarët, të ndriçuar nga mësimet islame: "Krenaria kombëtare e shqiptarëve është e madhe. Kur dikush pyet një shqiptar se ç'është, para se të përgjigjet se është musliman a i krishterë, ai do të përgjigjet se është shqiptar. Kjo mënyrë e shprehjes së individualitetit është shkak i veçantë,i ndjenjave kombëtare, sepse ato mënjanojnë atë grindjen e ashpër midis ithtarëve të këtyre dy feve, e cila mbretëronte në pjesët e qera të Perandorisë Osmane. Shqiptarët muslimanë dhe të krishterë flasin të njëjten gjuhë, kultivojnë tradita të njëjta dhe kanë qëndrime e zakone të njëjta. Krenaria e përbashkët nationale është e fuqishme, saqë nuk lë mundësinë për ndikimin e kundërthënieve fetare ndaj pjestarëve të një kombi".26

    Realisht, me anë të Islamit, shqiptarët u integruan në rrjedhën shoqërore të Perandorisë Osmane dhe e ndanë pushtetin me osmanllinjtë.27 Ndonëse shqiptarët përbënin një popull të vogël, kontributi i tyre në jetën e përgjithëshme osmane ka qënë tejet i madh. Sami Frashëri në "Kamus ul a'Iam" ka përmendur shumë personalitete me origjinë shqiptare që kanë dhënë kontribut në mënyra të ndryshme për zhvillimin e mendimit islam në Perandorinë Osmane dhe për integrimin e kombit shqiptar. fanë të njohur 36 sadrazemë (kryeministravezirë të mëdhenj), pastaj shumë vezirë, pashallarë, shkrimtarë, poetë e dijetarë, të cilët kanë shkruar në gjuhët orientale.28

    Të dhënat burimore etnografike vërtetojnë se shqiptarët, me përqafimin e fesë islame freskuan dhe begatuan jetën e ambjentin e tyre me virtyte e me tradita të reja, ngase islami nuk kërkonte prej idhtarëve të vet që ata të linin traditat dhe të humbnin tiparet e tyre etnike, gjuhësore e kombëtare. Prandaj shqiptarët do të bëhen muslimanë, por ata nuk do të bëhen arabë dhe as turq. jeta shekullore'në një shtet multinacional dhe multikonfesional, bëri që shqiptarët e besimit islam në jetën e tyre të përdorin edhe përshëndeqe që dëshmonin përkatësinë e tyre islame, si: "Esselamu alejkum!" (Paqja qoftë mbi ju!), dhe përshëndeqe "Merhaba" (lini të lirë!). këto përshëndeqe osmanllinjtë i huazuan nga arabët, por në përdorimin shqip ato do të tingëllojnë shqiptarçe. Fjala "Merhaba" do të futet edhe në gojën e shqiptarëve të krishterë.29

    Po ashtu shqiptarët muslimanë, krahas pranimit të Islamit, përqafuan edhe emra të rinj për fëmijët e tyre nga tradita islame, si emra të pejgamberëve, e të shokëve të Pejgamberit a.s.. Gjithashtu, ata do të zbatojnë edhe synetin (rrethprerjen) ndër djemtë.

    Meqënëse normat islame kërkojnë nga besimtarët që t'i kenë të pastër trupin dhe vendin ku jetojnë, si parakusht për mundësinë e kryerjes së detyrimeve fetare, në këtë drejtim u punua në ndryshimin dhe në zbukurimin e ambjentit të jetës e të vendbanimit.

    Si rezultat i kontakteve me popujt muslimanë të ndryshëm, do të bëhen ndryshime sidomos në veshjen e grave shqiptare, sepse normat islame kërkonin nga ato që të mbulonin të gjitha pjesët e trupit, por pa e cënuar veshjen tradicionale kombëtare. Një përparim dhe pasurim të madh përjetoi kuzhina shqiptare, tashti e pasuruar me specialitete të reja orientale.

    Shqiptarët muslimanë e ruajtën traditën shqiptare të martesës. Ata nuk do të martohen me të afërm prej shkallës së dytë e tuqe, siç praktikohej te disa popuj muslimanë. Martesat do të bëhen jashtë fisit tradicional. Megjithatë, shqiptarët muslimanë do të braktisin deri në maksimum shumë tradita nga e kaluara e lashtë, siç ishte hakmarrja, pirja e alkoolit, ngrënia e mishit të derrit, ofendimi dhe sharja, etj.30

    Kështu, feja islame si besim dhe si kulturë, për shqiptarët sot është realitet që nuk mund të injorohet. Ky realitet meriton qasje shkencore e politike serioze, sepse, nëse shumica përcakton strukturën, kombi shqiptar është komb me fenë muslimane. Këtë e ka fakt historik. Popullsia shqiptàre e viseve etnike jashtë Shqipërisë londineze dhe pikërisht ajo në realitet e sotme shtetërore, në Kosovë, Serbi, Maqedoni e në Mal të Zi, është mbi 97% muslimane, kurse sipas një statistike të Komunitetit Musliman të Shqipërisë më 1933, mbi 75% të popullsisë shqiptare në Shqipërinë londineze janë muslimanë.31

    Së këtejmi dalin të pakuptimta disa qasje propagandistike për gjoja nevojën e heqjes dorë të shqiptarëve nga Islami dhe kthimin e tyre në "fenë burimore" - në "katolicizëm!"32, me të cilën do të "fitoheshin" "besimi" dhe "ndihma" e Evropës për çlirimin e bashkimin e popullit shqiptar. Ky paragjykim i ka rrënjët thellë në histori, por theksohet më shumë në momentet kur shqiptarët gjenden në udhëkryqe për liri. Ndonëse bartës formal i kërkesave të tilla është ndonjë "inteléktual", ato burimin e kanë në kuzhinat e huaja të krishtera antiislame dhe antishqiptare. Janë xhelatët e Shqipërisë, të cilët sikur nuk janë kënaqur mjaft me copëtimin barbar të trojeve shqiptare etnike dhe historike, por e dëshirojnë edhe destabilizimin shpirtëror të kombit shqiptar. Feja dhe kultura qindravjeçare nuk janë stoli në tesha të trupit për t'i vënë e për t'i hequr sipas festave e stinëve të motit.33

    Shëmton fakti se këtyre paragjykimeve sot u dha frymë, pa i llogaritur pasojat, shkrimtari i mirënjohur lsmail Kadare, i cili "Islamizmin" në kulturën tonë dhe në qënien tonë kombëtare e konsideron "incident kalimtar", dhe shpëtimin e kombit e gjen te "rikthimi ynë te feja e krishterë apo një rikthim në kulturën e krishterë!?!".35 Kadare sikur nuk ka forcë për ta parë faktorin kombëtar të vëllezërve shqiptarë të krishterë nën Malin e Zi, të atyre në Maqedoni (Rekë) dhe në Greqi, por as dukurinë e shëmtuar sot kur Greqia me qindra të rinj shqiptarë muslimanë, sapo i kthen në ortodoks, përnjëherë i quan grekë.35

    Tani, duke ndjekur Kadarenë në propagandën antiislame, pikërisht antishqiptare shekullore të stërgjyshëve tanë e të pasardhësve të tyre, do të lëshohen disa Ilshkrimtarë" dhe "publiciste', si Teki Dervishi, duke i qortuar shqiptarët pse sot "iu kthyen riteve fetare, kaherë të harruara, apo të përfillura nga pleqtë besimtarë!", për të dezinformuar se: "shqiptarët me shekuj luftuan për liri kombëtare, e jo për lirinë e religjionit".36 Ky "profet" i ri nuk ndalet për të parë se të gjitha luftërat për çlirimin kombëtar, së paku nga Bushatasit dhe Tepelenasi, ata të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Lidhjes së Pejës, eq., kishin për synim mbrojqen e tërësisë së Shqipërisë dhe të fesë të rrezikuar nga armiqtë e jashtëm.37 Dhe së fundi, pse "Evropës i intereson rreshtimi i popullit si tërësi, e jo i një grushti intelektualësh", dhe se ajo qënka duke pritur se "nga do të rreshtohen shqiptarët: nga Lindja apo nga Perëndimi?"38 - duhet të bëhet pyeqa se çfarë garancishë paraprake u ofron shqiptarëve Evropa për një sakrificë aq të madhe, për një çmim të "lirisë", të cilin nuk e ka paguar askush, asnjë popull në botë?!39

    Këtu nuk është e tepërt të konstatohet se 'shpikjeve të Kadaresë e të Dervishit sikur u priu mendimi i publicistit Shkëlzen Maliqi. Ai në simpoziumin "Feja dhe konfliktet në Kosovë", mbajtur në Sarajevë më 1990, theksoi paragjykimin "për idenë kolektive të konvertimit të shqiptarëve në katolicizëm", sepse sipas tij "dëshirohet të bëhet identifikimi i aktit civilizues prej Lindjes në Perëndim dhe kthimit në Evropë"!? Maliqi këtu e sheh edhe "kërkimin e azilit, të cilin shkrimtari dhe patrioti i madh, Ismail Kadare - para sa kohësh e kërkoi në Paris', duke konstatuar se ai është "kundërshtar i madh i orientalizmit, ai konsideron se shqiptarët duhet t'i kthehen shtëpisë së vet Evropës".40 Me këtë ai i bëri shërbim të keq Kadaresë.41 Nuk do të ndalemi në elaborimin e paragjykimeve të kuzhinës "evropiane" të Kadaresë, Dervishit e Maliqit. Qëllimi i kumtesës sonë është tjetër: shikimi i së ardhmes, i mbështetur në të kaluarën tonë të ndritshme. Së këndejmi, e konsiderojmë të drejtë të çdo njeriu të mendojë ashtu siç ia merr mendja dhe që ai vetë të zgjedhë besimin ose të mos besojë fare, mirëpo mendimet e tekat të mos ia imponojmë askujt.

    Të japim disa njoftime përmbledhtas: Disa intelektualë shqiptarë Islamin e quajnë fe të Lindjes, ndërsa harrojnë se edhe krishtërimi ka lindur në Lindje. Prandaj, as feja Islame dhe as kultura shqiptare me prejardhje islame nuk janë të "huaja" për shqiptarët. Kultura dhe besimi islam kanë ndikuar në ndërgjegjen e besimtarëve shqiptarë muslimanë dhe më gjërë, prandaj të kërkosh të mohosh atë, do të thotë të kërkosh të dalësh nga lëkura jote dhe të futesh në një lëkurë të huaj, të kërkosh të bëhesh ai që nuk je dhe nuk mund të bëhesh, do të konstatojë publiciste Bajram Kosumi.42 Shkurt: Nëse cilido prej besimeve tona e shohim si diçka të huaj, të imponuar, pa prespektivë, do të mohonim gjymtyrët e trupit kombëtar, vetveten.

    Shkenca e mirfilltë, tashmë, ka vërtetuar se Islami ka pasur rolin vendimtar në ruajqen e identitetit kombëtar të pjesës absolùte të popullit shqiptar.43 Meqë opinioni evropian, sot, synon ta kuptojë fenë në mënyrë demokratike, si veprimtari civilizuese individuale e kolektive, pse ne tashti të krijojmë inferioritet ndaj Evropës për cilëndo fe tonën?! Së fundi, Islami ndër shqiptarët sot shikohet si urë e Evropës për ta lidhur me Lindjen, burim i kulturës dhe i ekonomisë për Evropën e ngushtë. Mendojmë se nuk ka forcë as tendencë për të vrarë prespektivën e pesëdhjetë e një shteteve islame, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Së këndejmi, as shqiptarët dhe as Islami i tyre nuk mund të konsiderqhen motër pa vëlla!

    Duke përfunduar mund të them se me konstatimet dhe tezat që u hodhën në këtë koreferat, kam synuar problematizimin e nevojes së hulumtimit e të ndriçimit të së kaluarës së Islamit ndër shqiptarët në gjirin e botës islame të kthyer nga e ardhmja e lakmueshme e kombit tonë. Për të vërtetën dhe kundër paragjykimeve ndai islamit e përfundoj këtë kumtesë me urtinë nga mësimet e Kur'anit: "Atë që e udhëzon Allahu, s'ka kush që e shpie në humbje' (39:37).

    Marrë nga: Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët Simpozium ndërkombëtar, Prishtinë, 1995.

    R E F E R E N C A

    1. Sejjid Emir Ali, Ruhul Islam, Bejrut, 1961, 232
    2. Thomas W.Amold, Edda'vetu ilel Islam, Kajro, 1970, f.26
    3. Sejjid Emir Ali, Ruhul Islam, f.233
    4. Thomas W.Amold, Edda'vetu ilel islam, f.27
    5. Po aty, f. 26
    6. Po aty
    7. Dr.Lujo Thaller, Od vraça i çarobniaka do modemog lijeçnika S.12; Cit. Sipas M.Handîiç, Islamizacija Bosne i Hercegovine, Sarajevo, 1940; Dr. Muhamet Pirraku, islami dhe muslimanët në Balkan, El-Hilai, nr.26 dhe 27, Shkup 1991
    8. Mu'xhemmul Buldan, Volumi 11, Kajro 1906, f.38-39
    9. Jakut El-Himevi vdiq më 626/1228
    10. Machiel Kiel, ottoman Architekture in Albania (1 385-1912),f. 15, (Research center for Islamic History, Art and Culture,Istambul/1410-1990), f. 15-18
    11. Gjërësisht, M. Pirraku, 0 islamizaciji stanovsistva Kosova i susjednih podrucja. Uloga islama u integraciji albanske nacije, Kosovo-zrtva, Zagreb 1991, f.85-93
    12. Thomas W.Amold, Edda'vetu ilel Islam, f.207
    13. Gjërësisht M.Pirraku, Roli i islamit në integrimin dhe ruajtjen e kombit shqiptar, Hëna e re, nr.48, 49, Shkup, 1993.
    14. Po aty, f.208; Gjërësisht, Dr. M.Pirraku, Shkaqet e kalimit në Islam te shqiptarët, Perparimi, nr.2, Prishtinë, 199 1, f. 185-228.
    15. Po aty.
    16. Machiel Kiel, Ottoman Architecture i Albania, f. 15
    17. Abbas Mahmud El-Akkad, Ma jukalu anil Islam, Bejrut 1966, f.23
    18. Thomas W. Arnold, Edda'vetu ilel Islam, f. 16
    19. Gjërësisht, Dr. M. Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989, fq.84-93, 159.173, 175-184, 224-252, 301-347
    20. Drita, revistë fetare dhe kulturore, organ i zyrës ipeshkvore, Ferizaj, nr.7-8/1991, f. 3
    21. Drita, Nr.6/1991, f.22.
    22. Dituria Islame, revistë mujore fetare kulturore e shkencore, Prishtinë, Nr.34, shkurt 1992, f. 14
    23. H.Mehmed Handziç, Islamizacija Bosne i Hercegovine, Sarajevë 1940, f. 28
    24. Dituria Islame, nr. 42, shtator 1992, f. 25
    25. Thomas W.Amold, Edda'vetu ilel Islam, f. 218
    26. Po aty, f. 106
    27. Gjërësisht si në shën, 19
    28. Dr. Hasan Kaleshi, Roli i shqiptarëve në letërsinë orientale, Seminari i Kulturës Shqiptare ose të huaj, Prishtinë, 1976, f. 152.
    29. Dr.M.Pirraku, Islami si identitet shqiptar i pupuilsisë dardane në shekuit XV-XVII (Në raport me ortodoksinë shën saviane), Hëna e Re, nr. 64, 65, Shkup, 1993.
    30. Gjërësisht, M. Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare, f. 115-173.
    31. M.Pirraku, Qendrimi krijues ndaj islamit, El-Hilal, nr. 25 Slikup, 199 1; E vërteta për të vërtetat, Bujku, Prishtinë, 4 dhe 7 janar 1992, f. 7.
    32. Shih shkrimin e Faik Konicës, Rreziku i aférm i shqiptarëve Muhammedanë, Revista Albania, Londër, Vjeshtë III, 1908. (Ribotuar në Fj ala e Lirë, nr. 1 1 - 1 2/93, organ i Bashkësisë së degëve të Partisë shqiptare demokristiane, Klinë. - Lidhur me të njëjtën temë shih, Hoxhë Kadri Prishtirta, Udha e s'vërtetës, Nr. 2 nanduer 1923, Vjeti 1, Shkodër, f. 44.
    33. Gjërësisht, Dr.M.Pirraku, Apologjia auto-da-fe e Canës, Rilindja, Tiranë, 26.1.1994, fq.12-13.
    34. Zëri, Javore politike shqiptare, nr. 1965, 3 tetor 1992, Prishtinë.
    35. Shih për krahasim, Gyorgy Lederer, Islam in Albania, Central Asian Survey, 1994, (331-359).
    36. Zëri, nr. 1963, 29 shtator 1992, Prishtinë.
    37. Gjërësisht M.Pirraku, Roli i islamit në integtimin dhe ruajtjen e kombit shqiptar dhe tërësisë së Shqipërisë etnike, Hëna e re, nr.43 Shkup, 1992, f. 18-19.
    38. Po aty.
    39. Liria e fesë është komponent i lirive të njeriut dhe të kombeve, ndaj Evropa Demokratike, besojmë se nuk ka tagër të zhvillojë luftra fetare në emër të të Drejtave të Njeriut!
    40. Preporod, Organ Mesihata Islamske Zajednice za BH, bërë. 22/485, 15 novamber 1990, f. 1 0 Sarajevë.
    41. Mendimet e pamatura të Kadaresë dhe të "myhytëve" të tij ateistë, bënë që Komuniteti Musliman Shqiptar në SHBP, të kishte iniciuar proçedurën për shpalljen e tij heretik, një Sulejmîn Rushidi shqiptar. Liga Islame Botërore me seli në Mekë kërkoi pëlqimin e Meshihatit të Bashkësisë Islame të Kosovës, por ky dha mendimin negativ për këtë iniciativë, dhe kjo u hesht.
    42. Zëri, Nr. 1411, 13 korrik 1991, f. 27.
    43. Roberto Marco della Roca, Kombësia dhe feia Shqipëri 1920-1944, Tiranë, 1994, f. 23
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Histori pak e njohur: Feliks Kanic – dëshmitar i qytetërimit të fundit osmano-turk në Serbi


    Olga Zirojeviq


    Që në vitin 1815, Knjaz Miloshi kështu i shkruante Petër Dobërnjës: “Ne deri më tani kemi vepruar me fat në të gjitha anët dhe Zoti na ka ndihmuar, kështu që të gjitha qytezat i kemi spastruar, dhe vetëm edhe në katër qytete e në Qupri, ka turq”. Në memoaret e tij, kryepopi Matija Nenadoviç tregon se si Stratimiroviç “të gjithëve, e sidomos mua më këshillonte (…) që të kemi kujdes e të mos i poshtërojmë xhamitë, haremet dhe varrezat e turqve, me një fjalë çdo gjë që e konsiderojnë ata për të shenjtë, që ta konsiderojmë edhe ne”. Ndërkaq, në “Kurorën e maleve” Vojvoda Batriç, brohoriste: “Thyeni (rrënoni) minaren dhe xhaminë”.
    Procesi i shpërnguljes së turqve (fjala është kryesisht për popullatën e islamizuar vendore) nga Serbia gjatë Kryengritjes së Dytë Serbe, mund të ndiqet si model në shumë qytete, po shembulli më karakteristik ishte Valeva, sepse aty sa u dëbua popullata myslimane, u dogjën shtëpitë e tyre, dyqanet e xhamitë, kështu që nga tre mijë shtëpi kishin mbetur vetëm tridhjetë, e nga 24 xhami, kishte ngelur vetem një xhami. Me Hatti-Sherifin e vitit 1830 e 1833 shpërngulja e turqve nga Serbia hyri në fazën përfundimtare; qëndrimi u lejohej vetëm garnizoneve të qyteteve (në Beograd, Uzhicë, Shabac, Smederevë dhe Kladovë) dhe banorëve të Beogradit, me kushte të caktuara.
    Feliks Kanici (Felix Kanitzi 1829-1904), njëri ndër njohësit më të mirë të Serbisë, i cili udhëtimet e tij për disa decenie nëpër këto hapësira, i filloi në vitin 1859, besnikërisht dhe detalisht, dëshmon edhe për fundin, siç thotë ai, të civilizimit turko-osman në Serbi. Kështu në Smederevë nga tërë lagjja turke me xhaminë, nuk kishte mbetur as gjurmë; edhe në Leshnicë, për një kohë të shkurtër, xhamitë ishin rrafshuar me tokë, pasi që më parë banorët e saj myslimanë e kishin braktisur Serbinë. Me tokë ishte rrafshuar bashkë me xhaminë edhe qyteza turke në Rudnik; e braktisur dhe pa minare mbeti edhe Xhamia në Kragujevac, kurse në Gollubovac nga xhamia, karavansaraji dhe hamami, kishin mbetur vetëm gërmadha. Xhamia e Paraçinit, në fillim ishte shndërruar ne mejhane e më pastaj kibla e saj ishte bërë thark derrash. Në Valevë gjindej vetëm një turk (me siguri rom i fesë myslimane) që farkonte e mprihte thika të njohura, në Çaçak (në fund të shekullit) nga 3800 banorë, kishin ngelur vetëm 53 myslimanë (romë); në Kragujevac nga 13867 - 369, kurse në Shabac, nga dhjetë mijë - 404 veta. Në Uzhicë (më i madhi qytet turk pas Beogradit) Kanici i kishte ndeshur kuarte të papastra turke, “kurse pas vitit 1862, turqit e Uzhicës u tërhoqën në Bosnjë, pasi më parë ishin djegur xhamitë dhe shumë shtëpi të tyre dhe të serbëve. Në gërmadhat e pjesëve turke të qytetit, nga të cilat kishin mbetur vetëm disa nga shtëpitë më të mira në lagjen e romëve, gradualisht, filluan të ngriheshin rrugët e drejta me ndërtesat e forta shtetërore dhe private. Në vendin e ndërtesës së dikurshme të drejtorisë turke dhe medresesë, gjendej shkolla fillore e porsandërtuar (shtyllat e portës të së cilës rridhnin nga një kopsht turk). Në Lloznicë xhamia e vjetër e drurit, qysh më 1860, shërbente si depo qendrore e barutit, dhe më 1896 në qytet kishte 382 veta (fjala është për romët), që i takonin “fesë myslimane” (sipas Protokollit nga Kanlixha, shpërnguljes nuk i nënshtroheshin myslimanët romë). Nga pesëmbëdhjetë xhamitë e Beogradit, ngeli e mbrojtur vetëm një – e Bajraktarit (sot Bajrakli-xhamia). Edhe në Kladovë kanë qenë të ruajtura të gjitha ndërtesat publike turke (bashkë me kështjellën), kurse xhamia në Çaçak ishte shndërruar në kishë.

    Ndryshime të mëdha u bënë edhe në viset e porsabashkëngjitura (pas 1878). Nishi, thotë, Kanici, para 1867 ka qenë qytet i vjetër turk me tetë mijë myslimanë, kurse pesëmbëdhjetë vjetët e sundimit krishterë e bënë që pamja e tij orientale të humbiste gati pa gjurmë. “Në vend të xhamive e të minareve të hequra dhe rrugëve të shtrembëta, gjithkund mbinë sheshet e mëdha dhe rrugët e drejta” me shtëpitë e tipit evropian. Në mjedisin multietnik të Nishit, nga njëzet mijë banorë, ishin edhe 114 myslimanë (shumica romë). Rezidenca e dikurshme e Hafiz Pashës, pas blerjes nga trashëgimtarët e tij, u bë rezidencë e dashur e krajlit Milan. Në portën e kështjellës së qytetit të Mavarisë, shenja e sulltanit (tugra) ia kishte lëshuar vendin stemes serbe, Saraji i kuq dhe tyrbja e një evliaje, ishin rrafshuar me tokë, një xhami shërbente si depo e barutit, kurse tjetra e thjesht, numëronte ditët e saj të fundit, si dhe familjet e mbetura përreth më të varfra turke në shtëpizat e tyre të gëlqerosura me të bardhë. Nën goditjet e kazmave binin njëra pas tjetrës edhe të gjitha objektet e ndërtuara me angazhimin e Mit-hat pashës (me përjashtim të disa rrugëve) edhe në Leskoc ka mjaftuar vetëm një decenie “që ky qytet tërësisht të shkundej nga shenjat e mëparshme turke”. Nga 4500 turq të cilët para bashkëngjitjes së Leskocit me Serbinë, jetonin në 900 shtëpi, Kanici gjeti mezi shtatëdhjetë njerëz në pesëmbëdhjetë shtëpi; nga tetë xhami e gjashtë minare, kishin mbetur vetëm tri, nga rreth dhjetë teqe - vetëm një. Me tokë ishte rrafshuar madje edhe ba-nja turke, kurse saraji i Rashit pashës në fillim shërbente si depo e duhanit, e mandej pas shpagimit, ishte rrënuar dhe në vend të tij ishte ndërtuar godina e gjimnazit. Më parë ishte blerë edhe kanaku i Mehmed Pashagiqit në Peçenjevcin fqinj dhe ishte shndërruar në ndërtesë komunale me shkollë.
    Në kohën e vizitës së parë të Kanicit (1864) Bella Pallanka ishte e banuar vetëm nga turq, kishte një xhami të vogël dhe dy teqe, kurse më 1889, aty kishin ngelur vetëm edhe dy turq, të cilët në të vërtetë merreshin me shitjen e pronës së tokës. Edhe në Vranjë, pas dorëzimit të saj nga ana e trupave turke, pa shkatërrime, “ishin vërsulur kundër çdo gjëje që ishte turke”. Ndërtesa e vjetër e fshatit, ku e kishin rezidencën Mehmed dhe Hysejn pasha, ishte demoluar me shpërthimin e mllefosjes së parë, ndërsa “barbaria e të papërgjegjshmëve” nuk ishte ndalur, as para hamamit dhe parkut fqinj, poashtu as para dy xhamive dhe hamamit tjetër. Ata kursyen kryesisht urat (gjashtë të gurit e dy të drurit) ngase u nevojiteshin.
    Para pushtimit serb, Piroti ka pasur sahat-kullën, tetë xhami, dy teqe dhe 2500 myslimanë, për të mbetur në prag të fundit të shekullit vetëm 272 (turqë vetëm 13). Xhamia e sulltan Mehmedit ishte shndërruar në depo ushtarake, hamami me dy kupola përgjysmë i rrënuar, ndërsa kopshtet e këndshme të dikurshme rreth shtëpive, ishin mbuluar me bar të egër.
    Me pushtimin e Bojnikut, menjëherë kulla dhe xhamia u rrënuan, ndërsa pas shqiptarëve të arratisur, shkuan gratë e fëmijët e tyre me pasurinë e tundshme. Në banjën e Nishit në vitin 1889, nuk kishin mbetur më as gërmadhat nga hamami i dikurshëm dhe xhamitë (disa shekuj më parë, banjat në Spanjë ishin rrënuar si simbole të Islamit, ndërsa myslimanët për ofendim quheshin banjaxhinj.
    Por Kanici, hulumtuesi i merituar i Ballkanit dhe “mik i dëshmuar i serbëve” nuk qëndroi indiferent as ndaj anës tjetër të fatkeqësisë myslimane (bie në sy, thotë Vasa Çubriloviç, pamëshirshmëria, përkatësisht egërsia me të cilën në atë kohë me mijëra familje qenë përzënë nga vatrat e tyre). Ai me shqetësim dëgjonte këngën që e këndonte sekretari i rrethit mbi përfundimin tragjik të turqve të Rudnikut. Mbi skenat tragjike kur po ndaheshin turqit dhe shqiptarët nga tokat e tyre, në të cilat kishin qenë zotërinj për shumë kohë, mund të shkruhej një libër i posaçëm, - i tregon atij kryetari i zyrës së Nishit (po ka mbetur vetëm tregimi i Stevan Sremacit “Ibish-Aga”). Në vetë panairin e Pirotit ai kishte takuar gra të moshuara turke të mbuluara, të cilat ofronin punëdore të grave të reja dhe vajzave që rrinin në shtëpi. Ësh-të mizori që serbët “me entuziazmin e tyre hakmarrës, rrafshuan me tokë shumë objekte, vetëm pse ato kujtonin kohën e Turqisë, dhe nuk kanë penguar fare ndërtimet aty ku gjendeshin ato”. Në këtë mënyrë Batal-Xhamia, ndërtesa më e bukur në “Vilajetin serb”, në vend që të shndërrohej në muze nacional serb, sipas mendimit të drejtorit të bibliotekës, Jank Shafarik, me urdhrin e zëvendësit energjik të Blazheviçit, u rrafshua me tokë. Edhe xhamia e Jagodinës, ndërtesë e bukur, fasada e së cilës me stolisjen e saj dekorative ia kalonte madje edhe fasadës së Batal-xhamisë, shndërrohet në kishë krishtere të një stili të pashoq. Vërtet, Kanici vetë thekson se sipas marrëveshjeve, pas shkuarjes së turqve, xhamitë nuk mund të përdore-shin as për faltore të krishtera, as për çfarëdo qëllimi laik, por duhej të liheshin të qëndronin ose të shkatërroheshin nga natyra. Sipas marrëveshjes serbo-turke (nga viti 1865), ishte vendosur të mos rrënoheshin xhamitë në Beograd. Edhe shumica e shatërvanëve të Beogradit, ndër ta “fatkeqësisht edhe disa me mbishkrime turqisht shumë të bukura në gurë, u zhdukën në luftën e vazhdueshme me pakuptueshmërinë dhe destruktivitetin njerëzor. Për një kohë të shkurtër ka qëndruar madje edhe Çukur-Çeshmeja, e cila më 1862 “arriti famën e tillë pikëlluese”.
    Si një perëndimor i vërtetë, as Kanici nuk mohoi bukuritë e pakontestueshme të qytetit oriental. Kur kishte parë Zvornikun turk “Imagjinata i kishte dhënë krah, thotë ai – rreshtat e shtëpive të rregulluara me terraca, të ndërprera me gjelbërime të freskëta të bahçeve me bar, në mes tyre disa xhami me kupola gati të rrumbullakëta dhe me minare të mprehta si gjilpëra…” Edhe në Nishin mjaft të evropeizuar “jeta tani është e larmishme, por as për së afërmi nuk është ashtu tërheqëse sikur në kohën e turqve”. “Karvanet pitoreske të gomarëve dhe buajve të ngarkuar rëndë, të cilët e zinin rrugën, kjo ka qenë një panoramë e këndshme, e cila për çdo vit përsëritej në kohën e panairit të madh në Pirot”.
    Në sarajet dhe konaqet shpeshherë Kanicit i tërhiqnin shikimin tavanët e pasur me drugdhendje dhe shatërvanët e punuar artistikisht në mermer të bardhë. Dhe nga ato vendet shumë të bukura arrinte era e këndshme e luleve dhe pemëve ekzotike të kopshteve të rregulluara në stilin turk. Kanicit i vjen keq sinqerisht që pemëtaria në Uzhicë ishte dëmtuar nga shkatërrimi i bahçeve turke. Madje edhe bahçet e luleve të kultivuara me kujdes me shumë “jargovanë të kaltër të dimrit” rreth shtëpizave në lagjen e romëve, i kishte shkatërruar stuhia e tmerrshme në vitin 1906. Edhe vetë turqit, më së shpeshti përfaqësues shtetërorë, po edhe njerëzit e thjeshtë, si dhe gjurmët e institucioneve shpirtërore e materiale turke, të sundimit të tyre shumëshekullor, nuk i shpëtonin kujdesit dhe kureshtjes së Kanicit. “I njerëzishëm si shumica e osmanlinjve”, ai do të thoshte për mudirin-drejtorin e Sokos. Sipas mendimit të Kanicit, turqit ishin diplomatë të mirë (falë edukimit të tyre), madje edhe ata në shkallët më të ulëta të rendit shoqëror. Veshja turke (që e bartnin edhe qytetarë serbë në Smederevë) atij i sillte gjithashtu kënaqësi të jashtëzakonshme” (ndërsa në Nish, rrobat më moderne dhe më të lira të Vjenës, plotësisht kishin larguar veshjen turke). Mirëpo, kur është fjala për ngritjen e qyteteve, nuk kanë mundur të lirohen nga elementet no-made të vendit të tyre aziatik as turqit që ishin vendosur në Evropë. Gjatë sundimit të tyre, ata kanë vështirësuar të gjitha përpjekjet kulturore, madje edhe hulumtimet arkeologjike në Serbi. Kur serbët e Nishit në vitin 1878, përmes një delegacioni, kishin lutur kadiun, hoxhën dhe autoritetet e tjera turke, për t’ua lëshuar xhaminë (e cila në të kaluarën kishte shërbyer përkohësisht edhe si kishë), ata u ishin përgjigjur me zërin fatalist-ironik: “Ne e dimë nga përvoja: “Kujt i jep Zoti pushtetin në Nish, atij ia jep edhe këtë shtëpi për fenë e tij – pra merreni”. Kryesisht duke u pajtuar me fatin, turqit i shitnin përgjysmë më lirë ose me çmim minimal – si Sulejman begu nga Piroti – pronat e tyre dhe shkonin, duke mos dëshiruar të jetonin nën pushtetin e ri të krishterë. Edhe tregtari turk, në dallim nga zhurmaxhinjtë çifutë, rri këmbëkryq mbi qilimin e tij dhe pret blerësin me durim, duke besuar edhe këtu se çdo gjë varet nga kësmeti-fati.
    Në Novi-Pazarin e fortifikuar dobët, Kanici sheh shembullin e fatalizmit turk. Turkut asnjëherë nuk i ngutet (në një vend tjetër ai thekson se njeriu i Lindjes nuk është në gjendje të çmojë vlerën e kohës, kështu që shumë myslimanë me ndikim edhe hekurudhën e shohin si rrezik që kërcënon Turqinë) dhe, kur bie nata, për shumicën ndërpritet çdo gjallëri. Dhe këto shenja themelore të karakterit turk, sipas mendimit të Kanicit, kanë sjellë një gjendje të nderë dhe konflikt ndërmjet zotërinjve turq dhe rajasë nëpër qytete, e cila prapë me kontaktet gjithnjë më të shpeshta me Perëndimin filloi t’i përvetësojë traditat e tyre dhe mënyrën e jetesës. Përgjithësisht, kush do të njihet me Turqinë, thotë ai, le të shkojë në Adakala (e vendosur ndërmjet mbretërisë serbe dhe rumune, që të dyja në ngritje të madhe), ngase kjo ujdhesë vizitorit i tregon qartë për çfarë shkaku sundimit turk po i afrohet fundi në tokën euro-krishtere. Siç ishin dyqanet e mjera dhe mejhanet e ndyta në qytetin Soko, në miniaturë paraqitnin pasqyrën e kushteve të përgjithshme në Turqi”. Për këtë arsye nuk është vështirë të kuptohet lehtësia” thotë ai në një vend tjetër “që kam ndier, kur i kam lënë shtyllat e kufirit turk pas vetes dhe kam arritur në territorin e vendit që ishte i hapur ndaj civilizimit perëndimor dhe botëkuptimeve të tij”. Por edhe pas shkuarjes së turqve nga toka evropiane” vendi ndërmjet Detit të Zi dhe Danubit, do të bartë një kohë të gjatë gjurmat e rënda të frikës së sundimit turk. Dhe historia, më në fund, invazionin Turan në Evropën Juglindore, do ta vendosë në të njëjtin rend me ekspeditat e hunëve dhe avarëve.
    Ngjyra e zezë, me siguri nuk mundi t’i shmangej në përshkrimin e fundit të një qytetërimi duke vdekur, mirëpo për këtë arsye në veprën e Kanicit, është ruajtur trashëgimia urbane e tij në trevën serbe. Xhamitë shumë të bukura, si Batal-xhamia dhe xhamia e Jagodinës, jo vetëm që janë përshkruar hollësisht aty, por janë përjetësuar edhe figurativisht. Harresës së përhershme i kanë shpëtuar edhe objektet e tjera të rëndësishme të arkitekturës islame në këtë truall: siç janë kanaqet, sarajet, hamamet, me zhdukjen e të cilave... (përveç Kosovës dhe Sanxhakut, ku janë ruajtur një numër i konsiderueshëm i monumenteve islame), hapësirat e Serbisë dhe të Ballkanit u varfëruan në pikëpamje kulturore.


    Përktheu: Hajrullah Hoxha

    Marrë nga revista mujore:
    “Glas islama”, br. 90-91, maj-juni god 2004, Novi Pazar.


    P.S.
    Udhëpërshkruesi i njohur turk Evlia Celebiu, me rastin e vizitës së tij të qyteteve serbe nën sundimin e Perandorisë Osmane, kah gjysma e dytë e shekullit shtatëmbëdhjet regjistron këto të dhëna: Beogradi kishte 270 xhami, nga të cilat në 33 falej namazi i xhumasë. Nishi kishte 22 xhami, Piroti kishte 9 xhami të mëdha e disa mesxhide, Leskoci kishte 8 xhami e 10 teqe. Prokuplja kishte 5 xhami e tetë teqe, Kurshumlia kishte 3 xhami, Vranja kishte 5 xhami të mëdha disa mesxhide e 6 teqe etj.
    Pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga këto vise, të gjitha objektet e lartpërmendura të kulturës Islame me themel i rrënuan serbët, me përjashtim të xhamisë "Bajrakli" të Beogradi dhe një xhamie në Nish, të cilat edhe ato i dogjën me rastin e ngjarjeve të marsit të këtij viti. (Shih gjerësisht: Xhamitë dhe mesxhidet e Beogradit, nga Dr. Muhamed Mufaku, shënim i përkth.)

  3. #3
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

Tema të Ngjashme

  1. Berisha: Disa prej mediave, hanxharë të mafies
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  2. Mary Watson - Mësuese e teologjisë pranon Islamin
    Nga ILyrium në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 13:09
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •