Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Pse ndryshon mendim Muhamedi?

    Kur Muhamedi shkon nga Mecca ne Medina, predikimet dhe mesimet e tije ndryshojne. Ne fillim ai thote se asnje nuk duhet te konvertohet ne Islam me force, por ne Medina ai thote se neve duhet te luftojme me njerezit e librit(Israelitet dhe Kristianet).

    Nga "Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush nuk i beson tė pavėrtetat, e i beson All-llahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. All-llahu ėshtė dėgjues i dijshėm."(Surah 2:256) shkon tek "Luftoni ata (idhujtarėt) derisa tė zhduket propagandimi i idhujtarėve dhe deri sa tė aplikohet feja vetėm pėr All-llahun. E nė qoftė se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atėherė lereni armiqėsinė, pėrveē atyre qė janė zullumqarė." (Surah 2:193).

    Muhamedi thote se eshte Zoti ai qe e beri te nderroj mendje... Zoti nuk deshte qe ata te flisnin me, por te luftonin. Nqs Muhamedi ka qene i influencuar nga Zoti, perse Zoti e ben nje gje te tille?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    cyclonomic

    ai ajeti nuk kane te bejne me jehudet apo te krishteret

    Ja ti marrim shtruar dhe pa unxituar se seshte mire te flasim kot

    Dhe luftoni ne rruge te Allahut kunder atyre qe ju sulmojne e mos e teperoni se Allahu nuk i do ata qe e teperojne (e fillojne luften)
    Dhe luftoni ata kudo qe ti zini deboni prej vendit ata sikurse ju perzuan ata juve . Provokimi (fitneja) eshte me e rrende se vrasja . Mos i luftoni ata prane xhamis se shenjte (Qabes) deri qe ata tju luftojne juve aty e nese ju sulmojne atehere sulmoni dhe ju ata . I ketille eshte ndeshkimi ndaj pabesimtarve
    E nese heqin dore (nga provokimi) Allahu eshte Ai qe fale dhe qe meshiron
    Luftoni ata (idhujtaret) derisa te zhduket propagandimi i idhujtarve dhe deri sa te aplikophet feja vetem per Allahun . E ne qofte se ndalen (nga propaganda dhe lufta) atehere lenije armiqesine pervec atyre qe jane zullumqare {Kur'an Suretu El Bekare 190/193}

    Lufta u ishte ndaluar muslimanve . Mirepo vetem atehere kur ishte puna per mbrojtje u lejohej por me kusht qe te luftojne vetem kunder sulmuesve e jo kunder atzre qe nuk lishin marre pjese ne lufte as kunder pleqve te semurve e as femive

    Ne muajt e shenjte qe jane kater Dhilkade Muharrem etj lufta ishte e ndaluar po ashtu ishte e ndaluar dhe ne vendin e shenjte Qabes dhe rrethinat e saj Miperpo idhujtaret nuk respektonin shenjterine dhe sulmonin muslimanet Pra ne keto ajete Kurani ju lejone muslimanve te luftojne kunder armikut nese sulmon prej tij edhe ne muajn edhe ne vendin e shenjte

    Rreziku dhe propaganda qe kanosej kunder muslimanve dhe provokimet per ti kethyer ne idhujtari ishte dhe me e rende se lufta ne vendin e shenjte andaj u porositen qe ta pastrojne ate vende nga idhijtaret e te mos mbetet vend per propagandim idhujtaresh

    Pra keto ajete nuk kane te berje as me jehudet e as te krishteret por me idhujtaret arab te asaj kohe qe kane qe te shumte
    Madje dhe Qaben brenda e kishin ndushur me skluptura idhujsh e plote si keto odjotesira Per me shume kerko per filmin
    The Message

    shifemi
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Altin dua tju bej nje pyetje: A e lejon kurani nje mysliman, qe ai te luftoje nje te krishtere per shakak se i krishteri nuk beson tek Allahu, per beson tek Perendia Jezus Krisht? Dua te ma sjellesh me vargje kuranore.
    Deshmuesi

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Re: Pse ndryshon mendim Muhamedi?

    Postuar mė parė nga Cyclotomic


    Muhamedi thote se eshte Zoti ai qe e beri te nderroj mendje... Zoti nuk deshte qe ata te flisnin me, por te luftonin. Nqs Muhamedi ka qene i influencuar nga Zoti, perse Zoti e ben nje gje te tille?
    cyclotomic po te sjell disa thenje nga librat te shkruajtur nga te krishter lidhur me te derguarin e fundit te ZOTIT NJE Muhammedin s.a.s. dhe vulen e te gjithe te derguarve

    Bosworth Smith Mohammed and Mohammadainism London 18874 pp 92

    Eshte e pamundur qe cdo njeri qe studion jeten dhe karakterin e Pejgamberit te madhe te Arabis e di se si mesoj dhe jetoj ai te ndjeje dic tjeter pos respektit te porosive te te Lartemarerishmit . Edhe pse me kete qe e shtroj para jush do te theme shume gjera te cilat per shume njerez tashme jane te njohura prap se prap sa here qe i rileksoj ato me kaplon nje ndjenje e re admirimi dhe respekti ndaj Profetit te madh Arab

    James A Michener Islam The Misunderstood Religon The Reader's digest (american Edition) per Maj pp 68-70

    venia e Muhammedit ne krye te listes se persoliteteve me influence ne bote mbase munde ti befasoj ca lexues e te tjeret ti beje te pjyesin per nje rangim te tille por ai ishte njeriu i vetem ne histori i cili qe bindshem me i sukseseshem si ne aspektin fetar ashtu edhe ne ate profan

    annie Besant the life and Teachings of Muhammed madras

    gadishmeria e tij per te perjetuar persekutime per shkak te besimit karakteri i larte moral i njerzve qe i besonin dhe qe konsideroni udheheqes si dhe madheshtia e te arriturave te pernjehershme deshmojne per intergrimin e tij fundamental ta Konsiderosh Muhammedin mashtrues eshte cmenduri per kete bote me shume shkakton probleme se sa i zgjidh njeriu vetes Aq me teper asnje personaliteti madhe historik nuk eshte per te ndricuar me ne Perendim

    W. Montgomery Mohammed at Mecca Oxfod

    Muhammedi njeriu i frymezuar qe e themeloj islamizmin u lind rreth viteve 570 te eres se re ne nje fis arab qe i adhuronte idhujt Pasi mbeti jetim qe nga lindja ai gjithmone qe i kujdesshem posacerisht ndaj varfanjakve dhe ndaj nevojtarve ndaj te vejave dhe ndaj te shtypurve . Ne moshen njezetvjecare tashme ai ishte nje afarist i suksesshem dhe se shpejti u udheheqes i karvaneve me deve per nje te veje te pasur kur ai mbushi njezet e pese vjet punedhensja e tij duke i njohur meritat i propozoj maretese edhe pse ishte 15 vjet me e vjeter ai u martua me te dhe gjate gjithe jetes mbeti burre besnik gati cdo pejgamber i madh para tij Muhammedi nuk deshironte ta sherbej si percjelles i fjalve te Perendis duke ndjere se nuk ishte perkates per nje gje te tille Mirepo Engjelli i dha urdher Lexo Muhammedi nuk dinte shkrim dhe e lexim por filloj ti diktoj fjalet e frymezuara te cilat se shpejti do ta revolucionarizojne nje segment te gjere tokesor Ekziston vetem nje Zot
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 08-02-2004 mė 02:32
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Postuar mė parė nga deshmuesi
    Altin dua tju bej nje pyetje: A e lejon kurani nje mysliman, qe ai te luftoje nje te krishtere per shakak se i krishteri nuk beson tek Allahu, per beson tek Perendia Jezus Krisht? Dua te ma sjellesh me vargje kuranore.
    Deshmuesi
    Ok deshmues po nuk kame kohe tani te pergjigjem keshtu qe po te bej dhe un nje pjyetje tya dhe flasim neser InshaAllah

    (Mateu 12/30) ... Kush nuk eshte me mua eshte kunder meje

    ma shpjego pak te lutem me bibel
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Cyclotomic e vlereoj perpjekjen tende per te mesuar te verteten.


    kam hapur nje teme tek feja Islame historia e profetit Muhamed a,s
    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=24342

    Pra ketu do te shikosh se per shume do te sqarohesh ne lidhje me luften.Sepse luften nuk e filloi profeti Muhamed .as por e filluan mushriket dhe ne fillim lufta ishte endaluar per muslimanet dhe kjo ishte prej urtesise se Zotit sepse muslimanet ishin te dobet dhe ishte e lejuar emigrimi nga vendi .Kur muslimanet formuan shtetin e tyre ne medine dhe prape idhujtaret bashkepunim me hilet e hebrejve i sulmonin muslimanet ateher Allahu ia beri te lejueshme luften muslimaneve per tu mbrojtur.


    4:75.
    Ē'keni qė nuk luftoni pėr Zotin dhe pėr (t'i shpėtuar) tė paaftit: nga burrat, nga gratė e nga fėmijėt, tė cilėt luten: "Zoti ynė! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorėt e tė cilit janė mizorė. Jepna nga ana Jote shpėtim e ndihmė!"




    -Tani shiko dhe profete te tjere pse kane luftuar
    sikur luftuan solomoni davidi e shume te tjere qe kurani i permend


    -246. A nuk ke marrė vesh pėr parinė e bijėve tė israilit pas Musait? Kur i patėn thėnė njė tė dėrguarit tė tyre (Shem'unit): "Cakto pėr neve njė sundues e tė luftojmė nė rrugėn e All-llahut!" Ai (pejgamberi) tha: "A mund tė ndodhė qė nėse lufta u bėhet obligim ju tė mos luftoni!" ata thanė: "E ē'kemi ne qė tė mos luftojmė nė rrugėn e All-llahut, kur dihet se ne jemi dėbuar nga atdheu dhe bijt tanė?" E kur u obliguan me luftė, pėrveē njė pakice prej tyre, ata u zbrapėn. All-llahu ėshtė i njohur pėr punėt e zullumqarėve.

    247. Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanė: "Si mund tė jetė ai sundues yni, kur ne kemi mė shumė meritė se ai pėr sundim, madje ai edhe nuk ėshtė i pasur? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atė sundues tuajin dhe e pajisi me dituri tė gjerė e me fuqi trupore!" All-llahu ia jep sundimin e vet atij qė do, All-llahu ėshtė dhurues i madh, i dijshėm.

    248. Pejgamberi i tyre u tha: "Shenjė e sundimit tė tij ėshtė qė t'ju sjellė arkėn, qė e bartin engjėjt, dhe qė nė te gjeni qetėsim (shpirtėror) nga Zoti juaj, e edhe diēka qė ka mbetur nga thesari i familjes sė Musait dhe Harunit. S'ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarė, ėshtė njė fakt pėr ju".

    249. E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinė, tha: "All-llahu do t'ju sprovojė me njė lumė, e ai qė pi prej atij, ai nuk ėshtė me mua, e kush nuk shijon atė, ai ėshtė me mua, pėrveē atij qė me dorėn e vet e pi njė grusht!" Mirėpo, me pėrjashtim tė njė pakice prej tyre, tė tjerėt pinė nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atė sė bashku me te edhe ata qė ishin besimtarė thanė: "Ne sot nuk kemi fuqi kundėr Xhalutit dhe ushtrisė sė tij!" Po ata qė ishin tė bindur se do ta takonin All-llahun thanė: "Sa e sa grupe tė vogla me dėshirėn e All-llahut kanė triumfuar ndaj grupeve tė mėdha!" All-llahu ėshtė me durimtarėt.

    250. E kur dualėn pėrballė Xhalutit dhe ushtrisė sė tij, thanė: "Zoti ynė! na dhuro durim! na i pėrforco kėmbėt tona dhe na ndihmo kundėr pabesimtarėve!

    251. Me ndihmėn e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin, prjgamberllėkun dhe e mėsoi atė pėr ēdo gjė qė deshi. Dhe sikur All-llahu tė mos i mbronte njerėzit me disa prej disa tė tjerėve, do tė shkatėrrohej toka, po All-llahu ėshtė bamirės i madh ndaj njerėzimit.

    252. Kėta janė argumente tė All-llahut, po t'i lexojmė ty me saktėsi, e s'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej tė dėrguarve


    -tani shiko se ne bibel lufta permnedet me ligj me te ashper kurse ne kuran dhe ne jeten e profetit .as kurre nuk eshte vepruar ne kete mynyre perkundrazi eshte keshilluar mos te vriten prifterinjte grate femijet kafshet pemet etj.
    Shiko ne bibel tani

    Ne Bibel
    -

    3 Tani shko, godit Amalekun dhe cakto shfarosjen e tė gjitha gjėrave qė ai ka pa pasur fare mėshirė pėr tė, por vrit burra dhe gra, fėmijė dhe foshnja gjiri, lopė e dhen, deve dhe gomarė".[samueli 1[15 -3]

    Toleranca Islame nė luftė


    Sa i pėrket tolerancės Islame nė luftė, kjo ėshtė njė temė shumė e gjatė. Mjafton tė themi se ligji ndėrkombtar, shumė rregulla qė kanė tė bėjnė me luftėn dhe dispozitat e luftės i ka marur nga vendimet Islame, siē ėshtė: mosbefasimi i armikut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] asnjėher nuk ka luftuar njė popull para se t’i thėrras nė Islam, ose tė dakordohen qė tė japin xhizjen (tatimin), e nėse edhe kėtė e refuzojnė, atėherė i lufton. Poashtu ai, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nuk i ka luftuar civilėt, gratė, pleqtė, fėmijėt, qė janė familje e luftėtarėve. Nuk ka prishur shtėpit e tyre, nuk ka djegur arat e tyre, pastaj i ka porositur ushtarėt e tij nė betejėn e Mu’tes, nė ditėt e fundit tė jetės sė tij:


    “Mos vritni grua, as tė voglin dhe tė dobėt, as plakun e tė moshuar. Mos djegni pemėt e hurmės, mos shkulni drunjė e as mos rrėnoni shtėpi”.

    Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur dėrgonte ushtrinė ka thėnė:



    “Mos vritni njerėzit e faltoreve”. (Ahmedi).

    Islami e ndalon vrasjen e tė plagosurve dhe masakrimin e tė vrarėve. E ndalon dėmtimin e civilėve dhe kėrkon sjellje tė mirė ndaj robėrve. Nujk e lejon vrasjen e tyre, as lėndimin, as torturimin, as sjelljen e keqe ndaj tyre e as nėnēmimin e tyre. Tė gjitha kėto gjėra ligji ndėrkombtar i ka marur nga Islami. Islami i ka parakaluar ligjet ndėrkombtare njėmbėdhjet shekuj nė vėndimin e ligjeve pėr robėrit e luftės pėr sjellje tė mirė ndaj tyre, mos denim tė tyre, mos vrasje dhe lirimi i tyre me ndėrrim ose pagesė. Kurse kėto ligje dhe marėveshje ndėrkombtare pėr rregullimin e statusit tė robėrve kanė dalur nė shesh nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė, mė saktėsisht nė vitin 1870.

    “Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshiruesit. Kėtė garancė ua jep robi i All-llahut, Omeri, kryetari i muslimanėve, banorėve tė Ilias. U jep garancė pėr vehten, pasurinė, kishat, kryqet, pėr tė kėqinjtė dhe tė pafajshmit, dhe pėr tė gjithė anėterėt e fesė sė tyre. Nuk lejohet tė banohen dhe tė rrėnohen kishat e tyre. Nuk lejohet tė mirret diē nga ato, as nga mirat e tyre, as prej kryqave tė tyre, e as prej pasurisė sė tyre. Nuk detyrohen nė fe, askujt nuk lejohet ti bėhet dėm dhe nuk i lejohet asnjė ēifutit tė banon me ta nė Ilia”. (Shiko: “El-Faruk, Omer ibn Hattab, thanil-hulefair-Rashidin, [radijall-llahu anhu]”, fq. 206. Autor: Muhamed Rida ).

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 08-02-2004 mė 12:22

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    ]Dėshmi 5: Mbrojtja e Jetes, Nderit dhe Pasurise.

    Secila nga fete qe Allahu ka derguar ruajne pese aspekte kryesore: fene, jeten, nderin,mendjen dhe pasurine. Rrjedhimisht, duhet tė merren masat pėr t'i ruajtur keto tė pesta me cdo menyre. Prandaj, islami e urdheron zprapsjen e agresorit. Agresori ua imponon veten me dhune tė tjereve, duke iu cenuar jeten, pasurine apo nderin e tyre.

    A- Agresori kunder nderit. Kur njė musliman cenon nderin e tė tjereve, ėshtė e detyrueshme sipas mendimit tė dijetareve tė mbrohet ky nder madje edhe ne qofte se mbrojtja e tij do tė thote vrasje e njeriut qe e cenon ate. Duke iu referuar kesaj gjeje dijetaret theksojne qe nuk ėshtė e lejueshme pėr njė grua muslimane qe tė dorezoje nderin e saj,madje duhet ta ruaje kete nder edhe ne rast se rrezikohet jeta e saj.

    B- Zprapsja e agresorit qe sulmon pasurine dhe jeten ėshtė e obligueshme sipas mendimit tė shumices se dijetareve, si dhe tė medhhebeve Shafi dhe Maliki, madje edhe kur ėshtė nevoja tė vritet njė agresor musliman. Ne njė hadith sahih thuhet : "Kushdo qe vritet duke mbrojtur pasurine e tij, bie shehid. Kushdo qe vritet duke mbrojtur farefisin e tij, bie shehid. Kushdo qe vritet duke mbrojtur familjen e tij, bie shehid."

    Hadith Sahih Transmeton Ahmedi, Ebu Dawud, Tirmidhi,sakteson Albani.(Sahih El xhemi Es-Sagir Nr.6321) .

    El Xheza (Ahkamul Kur'an 1/2402) pasi e degjoi kete hadith, tha: "Dihet unanimisht nga tė gjithe qe ne qofte se njė person e drejton shpaten e tij ndaj njė personi tjeter me qellim pėr ta vrare ate ne menyre tė padrejte, i takon muslimaneve qe ta vrasin kete agresor."

    Ne kete situate ne qofte se agresori vritet, vendi i tij ėshtė xhehnemi, edhe pse ai ishte musliman. Kurse nese vritet mbrojtesi ai bie shehid. Ky ėshtė rregulli pėr njė musliman agresor, por si mund tė jete ne rastin kur jobesimtaret pushtojne njė toke muslimane ku ata mund tė shtypin dhe sulmojne fene, nderin, jeten dhe pasurine deri ne zhdukjen e tyre???? A nuk ėshtė obligimi kryesor pėr muslimanet ne kete situate pėr ta luftuar kete agresor jobesimtar, edhe nese ky armik mund tė jete njė i vetem apo njė shtet i tere!???

    “All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė. All-llahu ua ndalon t'u afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorėn prej shtėpive tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon tė miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė dėmtues tė vetvetes”. (El-Mumtehine: 8- 9).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 08-02-2004 mė 12:23

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Islami i konsideron tė barabartė muslimanėt, tė krishterėt dhe ēifutėt para gjykatės


    Banorėt e shtetit islam qė nuk janė musliman gėzojnė tė drejtė tė plotė fetare, gėzojnė tė drejtėn e nėnshtetėsisė, sikurse edhe muslimanėt. Muslimanėt nuk kanė bėrė dallim mes muslimanit dhe tė krishterit e ēifutit para gjyqit. Ata nuk kanė bėrė dallim mes njerėzve qė kanė pasur problem, pa marur para sysh a janė qeveritar ose njerėz tė thjeshtė. Tė gjith kėta kanė qenė tė barabartė para gjyqit. Ėshtė e ditur se sistemi juridik islamik ėshtė i vetmi nė botė qė ka krijuar “Defterin e zullumeve”, ku i regjistronin individėt zullumin e pėrgjegjėsve tė mėdhenjė, duke pėrfshirė kėtu edhe halifėt, princat, mėkėmbėsit dhe ministrat.

    Do tė pėrmendi disa raste nga historia jonė. Kemi shumė nevojė tė lexojmė historinė tonė qė tė shohim madhėrinė e fesė Islame dhe drejtėsinė e sajė.

    All-llahu [subhanehu ve teala] ka urdhėruar qė gjykimi mes njerėzve tė bėhet me drejtėsi. Kjo vlen edhe nė qoftėse gjykimi ėshtė mes ēifutėve, edhe pse ata gėnjejnė, hanė pasurinė e huja pa tė drejtė, edhe ndaj tyre gjykimi duhet tė jetė i drejtė. All-llahu [subhanehu ve teala] nė suren el-Maide thotė:



    “Janė ata qė i pėrgjigjen tė pavėrtetės dhe hanė shumė haramin (ryshfetin). Nė qoftė se vijnė te ti (pėr ndonjė gjykim), gjyko mes tyre ose hiqju tyre. Nėse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund tė sjellin ty kurrfarė dėmi. Po nėse gjykon mes tyre, gjyko drejtė; All-llahu i do tė drejtit”. (El-Maide: 42).

    All-llahu [subhanehu ve teala] nė hadithin kudsi thotė:



    “O robėr tė Mi! ia kam bėrė tė ndaluar Vetvetes zullumin, edhe mes jush e kam bėrė tė ndaluar, andaj mos bėni zullum”. (Muslimi).

    Tė gjith e dimė tregimin e kėptianit egjyptian, i cili erdhi nga Egjypti nė Medinė qė tė ankohet te Omeri [radijall-llahu anhu] pėr mkėmbėsin e Egjyptit, Amr ibn Asin [radijall-llahu anhu]. Ai u ankua se djali i mėkėmbėsit e futi nė gara atin e tij me tė kėtij egjyptianit. Fitoi ati i egjyptianit, kurse Muhamei, i djali i Amrit, e kapi kėtė at dhe tha: “i imi ėshtė pasha Zotin e Kabes”. Pasi u afrua e pa se nuk ėshtė ati i v et, por i egjyptianit. Andaj u hidhėrua dhe filloi ti bjer njeriut me shkop, duke i thėnė: “Mere hisen tende, sepse unė jam biri i fisnikėve”. Ky lajm erdhi te babai i tij, ai u frikėsua se do tė ankohet egjyptiani, andaj e burgosi njė kohė. Ai qėndroi i burgosur, derisa iku dhe shkoi te Halifi t’ia tregon ndodhinė dhe tė ankohet…

    Enes ibn Maliku, transmetues i tregimit thotė: Omeri nuk tha ma shumė se: ulu… Kaloi njė kohė, e ai ndėrkohė e solli Amrin edhe djalin e tij nga Egjypti. Erdhėn dhe dolėn para gjyqit. Omeri thėrriti: “ku ėshtė egjyptiani? Ja shkopin dhe bjeri djalit tė fisnikėve”. E rrahu mirė, kurse ne dėshironim qė ti bjer edhe ma shumė. E nuk u ndal derisa dėshiruam tė ndalet, se shumė e rrahu. Kurse Omeri [radijall-llahu anhu] tėrė kohėn thoshte: bjeri birit tė fisnikėve! Pastaj tha: tash bjeri edhe kokės sė Amrit! Sepse djali i tij tė ka ra pėr shkak tė pushtetit tė tij…Amri i tha: o kryetar i besimtarėve: ia dhe hakun. Egjyptiani duke kėrkuar flaje tha: e rraha atė qė mė rrahu. Omeri i tha: Poqėse e rrihje, ne nuk do tė ndanim, derisa ta lije tij. U kthye nga Amri, i hidhėruar dhe ia tha, atė fjali historike:

    " .

    “O Amr! Kur i ke bėrė njerėzit robėr, kur nėnat e tyre i kanė lindur tė lirė”. (Shiko: “Mexhmuatul-Abkarijatul-Islamijeh kamileh; abkarijetu omer”, fq. 118. Abas Mahmud Akkad).

  9. #9
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Cifuti dhe kryetari musliman


    Tė gjith e dimė tregimin e Aliut [radijall-llahu anhu] me ēifutin, te i cili u gjind mburoja tė cilėn e kishte humbur, nė rrugė duke shkuar nė Siffin. Pasi pėrfundoi lufta, e u kthye nė Kufė, e gjeti kėtė mburojė nė dorė tė ēifutit. E i tha: shkojmė te gjykatėsi. Hyri i pari Aliu dhe u ul afėr gjykatėsit dhe tha:

    “Po mos tė ishte hasmi im ēifut do tė ulesha nė njė vend me te. Mirėpo kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: “Nėnēmoni pasiqė i ka nėnēmuar All-llahu”.

    Shurejhi, i cili ishte gjykatės i tha: fol, o kryetar i besimtarėve!

    Ai tha: Kjo mburojė qė ėshtė nė dorė tė kėtij ēifutit ėshtė e imja, nuk ia kam shitur e as nuk ia kam dhuruar.

    Shurejhi tha: Fol ti, o ēifut!

    Tha: ėshtė mburoja ime dhe gjindet nė dorėn time.

    Shurejhi tha: O kryetar i besimtarėve, a ke dėshmitar?

    Tha: po, Kanberin dhe Hasanin, kėta tė dyj dėshmojnė se kjo ėshtė mburoja ime.

    Shurejhi tha: Dėshmia e birit nuk vlen pėr babėn.

    Aliu [radijall-llahu anhu] tha: “Nuk vlen dėshmia e njeriut qė ėshtė banor i xhennetit? Kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: “Hasani dhe Husejni janė zotėritė e tė rinjve xhenetli”.

    Ēifuti tha: kryetari i besimtarėve mė paditi nė gjyq, kurse gjykatėsi i tij gjykoi nė interes timin. Dėshmoj se kjo fe ėshtė e vėrtetė. Dėshmoj se ska hyjni tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut. Dėshmoj se kjo mburojė ėshtė e ytja”. (shiko: “Tarihul-Hulefa”, tė Imam Sujutiut, fq. 205).

    Kėto janė disa shembuj tė tolerancės Islame, vetėm shembuj, se me raste tė tilla ėshtė e mbushur historia Islame. Kjo ėshtė toleranca e kėsaj feje, ku nuk mundet tė plotėsohet besimi nėse nuk ia don njeriu vėllaut tė vet atė qė ia don vetvetes:



    “Nuk beson asnjėri prej jush derisa nuk ia don vėllaut tė vet atė qė ia don vetvetes”. (Buhariu dhe Muslimi).



    -Te tille jane muslimanet kujane te fuqishem nuk i bejen padrejtesi krijesave por kur dikush i lufton pa te drejte ato e kane detyre luften

  10. #10
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Cyclotomic !!!!
    Une nuk do te te sqaroj fare se kush ishte ajeti i pere per Lufte dhe si u shpall ajo edhe pse behet ajo por dua te te cek dicka qe ti ose nuk e ke pare ose je provokues ne tema dhe ajo eshte:

    E nė qoftė se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atėherė lereni armiqėsinė, pėrveē atyre qė janė zullumqarė."

    mos harro kllapat se c'shkruhen ne te sepse ato jane kuptimet e fjales "ndalen" do te thote qe te ndalesh nga lufta pra behet fjale per mbrojtje dhe jo sulme sepse fjala qe vjen me pas "zullumqare" - te padrejte, ata qe bejne padrejtesi- shpjegon edhe pse ishte kjo lufte, ne nje kuptim me te holle shpjegon se cili qe ai qe sulmon dhe cili qe ai qe mbrohet, gjithashtu kjo mbeshtetet edhe nga argumentet e vellezerve te mij muslimane me larte.
    Gjithsesi mendohu gjate perpara se te vendosesh te hapesh teme!!!
    respekte!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Mėsime tė pėrgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •