Tani qe ka kaluar me shume se 1 muaj nga shperthimi i dhunes nderetnike ne Kosove, mendoj se ka ardhur koha qe ne shqiptaret te nxjerrim mesimet e duhura nga ato incidente te dhunshme qe mendohet se moren jeten e 30 njerezve dhe sollen nje dem material te konsiderueshem. Kosova eshte kthyer serrisht ne normalitetin e diteve te para dhunes dhe njerezit perballen tashme me hallet dhe preokupimet e tyre ditore.
Mendoj se kjo teme eshte me nje rendesi te vecante pasi ngjarjet qe ndodhen ne Kosove ishin te dhimbshme jo vetem per shqiptaret qe jetojne atje por per mbare shqiptaret ne bote. Ato ishin nje njolle e madhe turpi pasi per here te pare pas plot 5 vjetesh, mediat boterore raportuan perseri "spastrim etnik" ne Kosove, por kesaj rradhe, ndryshe nga 5 vjet me pare, viktimat ishin serbet dhe agresoret ishin shqiptaret. Sikur kjo te mos mjaftonte, djegia e kishave ne Kosove dhe xhamise ne Beograd, krijoi nje imazh te shpyrfytyruar per Kosoven dhe mbare rajonin ne syte e opinionit boteror.
Duhet te nxjerrim mesimet e duhura nga gabime te tilla qe demtojne hapur interesat dhe aspiratat tona kombetare. Ju ftoj qe te jepni mendimin tuaj mbi kete teme.
Albo
Krijoni Kontakt