Nuk pajtohem me mendimin se ne jemi një popull i dhunëshem.Fakti që populli i kosovës rezistoj për plotë një dekad në mënyrë paqesore e verteton që dhuna nuk është pjes e kulturës shqipëtare.Mua më duket se ne shqipëtaret jemi i vetmi popull në ballkan që kurrë nuk e kemi sulmuar një popull tjetër !
Të gjitha luftërat që i kemi pas kan qenë luftë për mbrojtjen tonë.Ne e dim që në luftë ka dy faktor ushtarak:
1.Ata që sulmojn dhe
2.Ata që mbrohen
Pastaj,janë 2 politikaj kosovar që jan shpërblyer me Cmimin Saharov për paqe:
Ibrahim Rugova dhe Adem Demaci
Këtë vit I.Rugova ka marr edhe Cmimin e Evropes 2004 për paqe dhe mos t'a harojm Nënen Terezë që ka marr Cmimin Nobel për paqe.
Sic po shifet,ne kemi disa individ që populli jon i ka lindur dhe edukuar dhe që tani jan të shpërblyer me cmime të ndryshme për paqe.
Por është pak qesharake që ne jemi të dhunëshem njeri me tjetrin,dhunë ndër shqipëtare që kryesisht bazohemi në doket e vjetra të Kanunit të L.Dukagjinit.
Vëlla vrasja gati sa u shua në Kosovë kur ky fenomen i marrë ri-lindi në Shqipëri që të vazhdoj me përmasa të mëdhaja dhe tragjike.Le të shpresojm që dhuna ndër shqipëtare do të shuhet sa ma shpejt.
Shpresoj poashtu që një ditë të afërt edhe ne shqipëtaret do të bëhem pjes e familjes evropiane dhe që kultura politike dhe kombëtare do të ngritet në nivelin më të lart civilizues.
Me nderime
Stresi
Krijoni Kontakt