Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë

    Tani qe ka kaluar me shume se 1 muaj nga shperthimi i dhunes nderetnike ne Kosove, mendoj se ka ardhur koha qe ne shqiptaret te nxjerrim mesimet e duhura nga ato incidente te dhunshme qe mendohet se moren jeten e 30 njerezve dhe sollen nje dem material te konsiderueshem. Kosova eshte kthyer serrisht ne normalitetin e diteve te para dhunes dhe njerezit perballen tashme me hallet dhe preokupimet e tyre ditore.

    Mendoj se kjo teme eshte me nje rendesi te vecante pasi ngjarjet qe ndodhen ne Kosove ishin te dhimbshme jo vetem per shqiptaret qe jetojne atje por per mbare shqiptaret ne bote. Ato ishin nje njolle e madhe turpi pasi per here te pare pas plot 5 vjetesh, mediat boterore raportuan perseri "spastrim etnik" ne Kosove, por kesaj rradhe, ndryshe nga 5 vjet me pare, viktimat ishin serbet dhe agresoret ishin shqiptaret. Sikur kjo te mos mjaftonte, djegia e kishave ne Kosove dhe xhamise ne Beograd, krijoi nje imazh te shpyrfytyruar per Kosoven dhe mbare rajonin ne syte e opinionit boteror.

    Duhet te nxjerrim mesimet e duhura nga gabime te tilla qe demtojne hapur interesat dhe aspiratat tona kombetare. Ju ftoj qe te jepni mendimin tuaj mbi kete teme.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Së pari, ato u dënuan nga të gjithë intelektualët më në zë shqiptar dhe sipas të gjitha gjasave ato u bënë nga ekstremistë budallenj apo shërbimet sekrete serbe.

    Unë jam i bindur që gjëra të tilla nuk mund të ndodhin më në të ardhmen. Shqiptarët nuk janë budallenj që të bien në gracka, kurtha të tilla më në të ardhmen.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Hutija e jonë

    Êshtë tragjedi mbarkombëtare dhe ndërkombëtare që statusi politikë i Kosovës mbetet ende i pazgjidhur.Kjo status quo sjell huti dhe frustrim tek populli kosovarë dhe është burim i të gjitha të kqijave që nga papunësia deri tek shendetësia.Sot,në vitin 2004,në kosovë,në Evrope ende vdesin njerëzit në munges të shërbimit mjekësor.Ende ka fshatëra pa ujë të pijeshem,pa rrymë,pa shkolla,pa mjekë,pa ardhmeri...pa jetë.
    E tëra kjo ndodhë nën administraten e UN !Pronësimi i objekteve të ndryshme frenohet nga vetë UN.Bëhet shpeshë te pamundura investimet nga jasht nga se ende nuk dihet fati përfundimëtar i kosovës.
    Të jetosh nën këto kushte të vështira politike,ekonomike dhe shoqërore do të thot të ndezësh trazira dhe probleme të ndryshme.
    Kur ndodhë ndonjë përparim i vogël në kosovë UN lavderohet që është rezultat i tyre e ndërsa kur ndodhin trazirat faji mbet tek kosovaret edhe pse kosovaret nuk kan gjë në dorë.
    Kosova ka nevoj për UN por ka nevoj edhe të vetëvendos!!!
    :-g

  4. #4
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Albo per cilet shqiptare po flet?????
    Je i sigurte qe i njeh mire shqiptaret prej aty ku je????
    Teorikisht flasin te gjithe,duke pare nga jashte...

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postueses se mesiperme po te me drejtohej mua, do t'i thoja qe ketu sigurisht qe nuk behet fjale per shqiptare qe mbajne pseudomin "helene" apo "talionke".

    Pse lejohen postime te tilla te pakuptimta ne forum si me siper?




    Citim Postuar më parë nga Stresi
    Êshtë tragjedi mbarkombëtare dhe ndërkombëtare që statusi politikë i Kosovës mbetet ende i pazgjidhur.Kjo status quo sjell huti dhe frustrim tek populli kosovarë dhe është burim i të gjitha të kqijave që nga papunësia deri tek shendetësia.Sot,në vitin 2004,në kosovë,në Evrope ende vdesin njerëzit në munges të shërbimit mjekësor.Ende ka fshatëra pa ujë të pijeshem,pa rrymë,pa shkolla,pa mjekë,pa ardhmeri...pa jetë.
    E tëra kjo ndodhë nën administraten e UN !Pronësimi i objekteve të ndryshme frenohet nga vetë UN.Bëhet shpeshë te pamundura investimet nga jasht nga se ende nuk dihet fati përfundimëtar i kosovës.
    Të jetosh nën këto kushte të vështira politike,ekonomike dhe shoqërore do të thot të ndezësh trazira dhe probleme të ndryshme.
    Kur ndodhë ndonjë përparim i vogël në kosovë UN lavderohet që është rezultat i tyre e ndërsa kur ndodhin trazirat faji mbet tek kosovaret edhe pse kosovaret nuk kan gjë në dorë.
    Kosova ka nevoj për UN por ka nevoj edhe të vetëvendos!!!
    Shume dakord me Stresin...

    Ata shkrimtare qe kritikuan shqiptaret, te mendohen dy here kur flasin, sepse kur ka qene vendi i tyre ne hall kane mare rraqet e kane ikur, kurse ishin politikane shqiptare si Rexhepi qe dolen ne mes te plumbave te armatosur vetem me fjalen e tyre, dhe i bene thirrje popullit te shperndahej paqesisht. E as ndonje Holker, e as ndonje Kadare s'eshte ne gjendje te beje sakrifica te tilla, prandaj te rrine atje e te mbyllin gojen.

    UNMIK-u e pranoi zyrtarisht pjesen e tij te fajit ne Kosove.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    angel dust te duket shqip ty?
    Sidoqofte nese ti s'kuptove postimin tim,po ta shpjegoj: Ne shqiptaret jemi njerez te dhunshem,nese ti s'do ta pranosh apo dikush tjeter,me vjen keq,por eshte realiteti.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendimi se ne shqiptarët jemi njerëz të dhunshëm nuk qëndron aspak fare. Neve jemi të dhunshëm aq sa edhe përëndimorët janë të dhunshëm sepse ballkansat psh. serbët janë me mijëra herë më të dhunshëm se ne që e kanë dëshmuar jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë, Kroaci dhe Slloveni.

    Atje pakënaqësitë e akumuluara qe 5 vite si dhe ato shekullore (vuajtjet shekullore të shqiptarëve nga serbët) në revolta të të gjithë popullit u shfrytëzuan nga disa të papërmbajtshëm dhe ndodhi ajo që ndodhi, por që ne jemi të dhunshëm nuk qëndron. Po të ishte ndonjë komb tjetër edhe nga më demokratët e qytetëruesit në pozitat tona do të ishte shumë më i dhunshëm se ne.

    Është shumë e rëndësishme që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen, pra me një fjalë të mos ketë dhunë hiç fare sepse nga dhuna nuk ka interesa dhe dalim të gjithë të humbur por të njëjtën kohë edhe bashkësia ndërkombëtare e UNMIK duhet t'i shpejtojnë proceset atje si delegimi më i shpejtë i pushtetit vendorëve (që janë zotuar se do të jenë në gjendje ta mbajnë gjendjen në kontroll, gjë që u pa edhe në trazirat e fundit kur vetëm vendorët ishin ata që mund të ndalnin dhe shpërndanin turmat e njerëzve), përshpejtimi i procesit të privatizimit dhe zgjidhja e statusit sa më shpejtë që të jetë e mundur.


    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk mesuam asgje. Thjesht qe nje perseritje qe me ata palo njerez(serbet) nuk jetohet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87
    Citim Postuar më parë nga helene
    angel dust te duket shqip ty?
    Sidoqofte nese ti s'kuptove postimin tim,po ta shpjegoj: Ne shqiptaret jemi njerez te dhunshem,nese ti s'do ta pranosh apo dikush tjeter,me vjen keq,por eshte realiteti.
    Po eshte per keqardhje ,por eshte e vertete.
    Populli yne derisa nuk mesohet t'i jep kritika vehtes nuk do te mund te del nga ky ,,kellef,, qe i'a kena vure vehtes gjate viteve te fundit.Se shum bashkombasit tane kane bere njemije te zeza neper tere boten,kena bere me shum se kinez't qe jan numerikisht me te medhenj se ne apo popujt tjere,dhe kjo eshte nje arsye qe i shtyen boten qe te BESON qe jena popull i dhunshem.
    Sa i perket ngjarjeve te fundit jane shum faktor qe e kane bere qe pune te vje deri ketu,aq sa ka faj UNMIK-u kan faj edhe udheheqsit tane qe i kena zgjadhur me duart tona.Keta te fundit e kan fajin me te madh,prej dites kur eshte pranuar marveshja ne RAMBOUILLET ,deri ne pranimin e KORNIZES KUSHTETUESE qe nuk eshte aspak ne interes te popullit te KOSOVES.Prej udheheqjes se komunave ,deri tek kreu i shtetit, te gjith qe ne fillim kane nenshkruar marveshjet qe sot na e shkelin te gjitha drejtat njerzore me ADMINISTRAT FISKALE e me tona sferat e jetes,ky problem eshte lindur qe ne fillim,une mendoj se fajin duhet te lypim tek vetja dhe udheqja politike e KOSOVES,JU PERSHENDES.
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Dhuna sjelli dhunën...

    Nuk pajtohem me mendimin se ne jemi një popull i dhunëshem.Fakti që populli i kosovës rezistoj për plotë një dekad në mënyrë paqesore e verteton që dhuna nuk është pjes e kulturës shqipëtare.Mua më duket se ne shqipëtaret jemi i vetmi popull në ballkan që kurrë nuk e kemi sulmuar një popull tjetër !
    Të gjitha luftërat që i kemi pas kan qenë luftë për mbrojtjen tonë.Ne e dim që në luftë ka dy faktor ushtarak:
    1.Ata që sulmojn dhe
    2.Ata që mbrohen
    Pastaj,janë 2 politikaj kosovar që jan shpërblyer me Cmimin Saharov për paqe:
    Ibrahim Rugova dhe Adem Demaci
    Këtë vit I.Rugova ka marr edhe Cmimin e Evropes 2004 për paqe dhe mos t'a harojm Nënen Terezë që ka marr Cmimin Nobel për paqe.
    Sic po shifet,ne kemi disa individ që populli jon i ka lindur dhe edukuar dhe që tani jan të shpërblyer me cmime të ndryshme për paqe.
    Por është pak qesharake që ne jemi të dhunëshem njeri me tjetrin,dhunë ndër shqipëtare që kryesisht bazohemi në doket e vjetra të Kanunit të L.Dukagjinit.
    Vëlla vrasja gati sa u shua në Kosovë kur ky fenomen i marrë ri-lindi në Shqipëri që të vazhdoj me përmasa të mëdhaja dhe tragjike.Le të shpresojm që dhuna ndër shqipëtare du të shuhet sa ma shpejt.
    Shpresoj poashtu që një ditë të afërt edhe ne shqipëtaret do të bëhem pjes e familjes evropiane dhe që kultura politike dhe kombëtare do të ngritet në nivelin më të lart civilizues.

    Me nderime

    Stresi
    :-g

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  3. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •