Erdh pranvera me jeshile
ci rash baces per midis
o ku je mi trandofile
nje dhurate porsi kujtim
ne dy faqet ke nga i pike
goce e vogel me kimet
eja afer mos me ike,
me shikon e me goje sme flet.
vellezerit zena
Erdh pranvera me jeshile
ci rash baces per midis
o ku je mi trandofile
nje dhurate porsi kujtim
ne dy faqet ke nga i pike
goce e vogel me kimet
eja afer mos me ike,
me shikon e me goje sme flet.
vellezerit zena
Il cuore matto che ti segue ancora
E giorno e notte pensa solo a te
o ne ate fushe mejdani
shkon e vjen dynjaja
kthema kryt prej xhami
digjet fukaraja
o moj shtatselvije
cshikon moj ne qitape
kthema kryt prej lales,
se ban shume sevape
o djali mka cu leter
thojshe mir po jam,
dil e merr nje tjeter
se per ty nuk jam.
Il cuore matto che ti segue ancora
E giorno e notte pensa solo a te
VAJTIM PER MET SULEN E BUJARSIT
- Mani vesh o ku po bine,
ku po bin' o kto daulle.
- Ke Met Sula ne Bujares.
Dit' e dile mu ne darke
ran' dy huta flak' per flake;
ran' dy huta flak' per flake,
vran' Met Sulen ne konak.
- Mire meci ju, moj xhika,
nuse erdha, nuse ika.
- Udha mar', o daullxhi,
per Met Suln mo mani zi.
Ngreu, moj nuse, na nis pishen,
sa t'i shofim Metit kmishen.
Cikallesh, Shpat II (Elbasan), 1962
.................................................. .....
Ngjarje mbase e shekullit XIX.
Bujares eshte fshat ne Shpatin II. Met Sulen e vrane hasmit diten qe u martua, me dy plumba hute (pushke e mocme). Nusja iku pasi i vrane burrin, dhe vargu "nuse erdha, nuse ika," thuhet edhe keshtu: "mram' ju erdha, sot ju ika."
.................................................. .....
Versioni tjeter:
- Ku po bien keto daulle?
- Ne Bujars, te Mete Sula.
Ato bien t'diel per darke,
vrane Mete Sulen e ngrate,
pa hequr nuses duvakne!
- Ngreu, moj nuse, ndis kandile,
t'i shoh Metes bukurine!
Ngreu, moj nuse, na ndiz zjarre,
t'i shoh Metes ato plage.
Brasnik i Verces, Gramsh, 1953.
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
MUROSJA NE THEMEL
Kanga e Ures
- Puna mar', mre ostallare!
- Puna jone mos u pafte!
Godit dit' e shemu nate!
- Pa ndegjoni llafen e plakut:
ju ta lidhni besa-bese,
kush te vij' neser per dreke,
ju ta shtini t'gjall ne dhete...
- Ngreu ti, moj nusja e pare,
t'u cosh buken ostallarve.
- Nji pun' tjeter ti ma thuj,
kete pune mos ma thuj.
- Ngreu ti, moj nusja e dyte,
t'u cosh buken ostallarve.
- Un' s'un ve, se me qan' cuni.
- Qaft' e plast' aj klysh majmuni!
Ngreu ti, moj nusja e trete,
t'ja cosh ti a t'ja coj vete?
- Peqej, nan', peqej, po shkoj,
se a' turp, namuz per ne,
tri nuse ne deret-e,
asnejana mos degjoje.
<udhen e mare se c'e mora,
mun ke ura e shkarkova.>>
- Puna mar', o ostallare!
- Mbare pac ti, moj kunate?
- C'ke, or im zot, qi po qane?
- Me ka hum' myhyri i gishtit.
- Ti myhyrin n'ven e ve,
mjera un', se qesh e re!
N'qaf' me pac, o burri im,
qi me le djalin jetim!
Jetim qesh' e jetim lashe!
Oj medet e oj medet,
o moj dhe, mos me tret!
O i shkreti, o mur qagjir,
oj medet, se po m'kullojn' gjite!
O i shkreti, o themel muri,
oj medet, se po m'qan cuni!
Oj medet, oj medet,
o moj dhe, mos me tret!
Mezarxhi, ju qi do m'shtini,
nji penxhere ke kryt ma lini,
t'i ap sis' ati jetimi!
Elbasan 1947
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
SYT' E ZEZ MBUSHUN ME LOT
Ja them un' e s'jam them dot,
syt' e zeze mbushun me lot.
Diten e xhuma do shkojme,
mu ne Bosnje do qendrojme.
- Ku do shkosh, o more lume,
me dy jave te martum?
Kaperxeva Gurn e Came,*
kur dola ne Qaf' Kallai,**
mu kpun' lotet dhe me rane,
kur dola ne mes te sheshit,
vinin plumbat si kokra breshnit.
Gjinar, Elbasan, 1957
(*)(**) Toponime ne rrethin e Elbasanit.
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Eliona, c'i qake fare mi goce kenget e Shqiperise se mesme/jugut. Te degjova si ia merrje kenges te tavolina naten qe kaloiUne thosha nje vije, e tjetren qe vijonte e ngaterroja ose ia beja nen hunde sipas rimes, hmm hmmm hmmm hmmm... na na na naaa... e-e-e-e-e... pastaj vrap kapja rimen tjeter qe dija.
Pervec lirikave qe kemi sjelle, s'kemi shkruajtur ndo nje informacion rreth muzikanteve nga Elbasani. Isuf Myzyri, psh, nuk ka ditur te lexoje notat e muzikes por ka patur memorje te mire dhe vesh/talent te madh. I mbeteshe hatri shume dhe ishte pak si tip nevrik; duhet ta merrje me te mire, ti vije sipas qejfit. S'guxonin Elbasanllinjte ti thoshin, "O usta, ec na kendo ndo nje kenge," se nuk e bente per inat, keshtu qe ia benin me hile. E diskutonin perpara se te kalonte usta Isufi tek kafeneja ku rrinte gjyshi im dhe e therrisnin per raki a meze. Pastaj deheshin dhe ia merrnin kenges, secili mos me keq, vazhdonin vargjet vec e vec (kuptoni ju, qe ti vinte rradha Isufit). Sic na thoshte babi, ky i degjonte sa keq kendonin dhe u thoshte, "E di une, e di se cfare doni ju," dhe nxirrte veglen nga canta. Sa zgjaste doren per tek trasta vet Isufi, ngrinte gjithe kafeneja dhe pastaj ia merrte kenges. Kendonte rreth ngjarjeve dhe njerezve te vertete e per dashuri, mgjs kurre nuk u martua. Ne fund fare, ne mos rakine e vet, usta Isufi dikujt do ia paguante rakine ose nuk dilte nga kafeneja se i ngeleshe hatri.
Per rroba ishte maniak thuajse. I shndriste kemisha edhe pse s'kishte grua ne shtepi t'ia lantedhe vishte jelekun (xhamadanin) sic e vishnin Elbasanllinjte nje here e nje kohe, me xhufka te supet si Tiransit. Vishte dhe shallvare qe vinin te ngushta tek pulpat... flasim per vitet '50. Pastaj, pas viteve '60 Elbasani astistikisht ra shume.
Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 29-12-2005 më 23:03
Po ajo kenga e Fitit .. sa me pelqente mua ...;0
Cke moj Fiti qe po qann
O vrava kemben ne dyqan ..
Dyqanxhi te rafte pika
Vrave Fitin ..etjjj
lol
Ndryshuar për herë të fundit nga Prototype : 30-12-2005 më 00:21
Leila,
ç'moshë kishte Isuf Myzyri kur vdiq?
Flm
"Atdheu mbi gjithçka."
Zogu I
Isuf Myzyri vdiq afro 75 vjec, ne vitin 1956.
Se mos na e beni si Elvis Presley qe o akoma gjalle
P.S.: S'di nqs kenga e Fitit eshte Elbasanase. Une e dija per nje mace qe kapi kemben ne dyqan ku vajti te blinte "kikirika," qe gjithashtu ishte dhe rima aabb e "dyqanxhi te rafte pika."
Ca vite ishte vetem ai Albert Tafani qe dilte ne pese minutshat e nderrimit te emisioneve... papapa gati perdite, pastaj ca kohe vellezerit Zena, e me vone ia mori Fatmire Breçani...
Te them te drejten, ato pleqte e Korçes me mandolina neper duar nuk i duroja dot... por vdisja per ata te Krujes, sa te lezetshem qe ishin
Po qe s'me kujtohen humoriste nga Elbasani, ma thoni nje aman se u lodha duke kerkuar...
Krijoni Kontakt