Kam lexuar shpesh artikuj gazetash dhe revistash ku ose historia e thene eshte qesharake, ose gazetari ben qindra gafa ne te shkruar dhe perseri te ben te qeshesh. Meqenese sic duket gazetaret ne Shqiperi, nuk po gjejne me tema interesante dhe kane vendosur te na ofrojne humor pa pagese, (ne kryesia) mendojme se do te ishte mire t'i sillnim keto lloj artikujsh ketu qe te qeshim te gjithe.
Nje artikull te tille e pashe sot:
Zhduket per Pashke, kthehet pas "Muajit te Mjaltit", cifti i dashuruar
U zhduken per Pashke, por pastaj u penduan dhe u kthyen serish ne shtepi. Ngjarja ndodhi diten e diele, pikerisht ne festen e Pashkeve ne zonen e Shpatit 30 km larg qytetit Elbasan. Dy te rinjte e dashuruar A. B 19 vjec dhe K. L. 22 vjec ishin nisur te festonin Pashket ne fshatin Gjinar i njohur si kryeqendra e ortodokseve te zones. Mirpo pasi ka perfunduar festa ata kane harruar te kthehen ne shtepi. Vonesa e te rinjve i ka shqetesuar familjaret te cilet edhe pse i kane rene numrit te celularit, nuk kane mundur te lidhen me te dashuruarit. Atehere te aferm te te rinjve jane vene ne kerkim te tyre. Ankthi dhe frika e zhdukjes jane shtuar se tepermi kur familjaret kane gjetur ne pyllin e fshatit Gjinar teshat e djalit dhe vajzes. Te alarmuar nga ky fakt familjaret kane njoftuar policine. Policia ka shpallur ne kerkim ciftin e te rinjve. Aventura nuk ka zgjatur me teper se 48 ore. Dy te rinjte pasi jane kenaqur se beri dashuri jane rikthyer serish ne strehezat e tyre. Eshte njoftuar policia e cila ka nderprere sakaq kerkimet. Te rinjte i kane kerkuar te falur familjeve per vonesen dhe kane premtuar se here tjeter nuk do t'i zhveshin me rrobat ne pyll.
F.Salliu
Korrieri
Krijoni Kontakt