Ju pershendes te gjitheve Quhem Giti jam 19 vjec kam lindur ne Tirane per te cilen kam nje nostalgji te vecante se aty jam rritur dhe kam kaluar vitet me te bukura te jetes time por kam nje vit qe jetoj ne Usa me familjen. Ne tirane kam mbaruar shkollen e mesme kam pasur shume shoqeri gje qe me mungon shume ketu por shpresoj qe kur te filloj shkollen mund te krijoj shoqeri. Jam goce e vetme por kjo nuk do te thote qe jam e perkedhelur por faktikisht do te deshiroja qe te kisha nje moter ose vella dhe sidomos tani me shume se kurre sepse nuk eshte e lehte te jetosh larg vendit tend por perseri nuk duhet te merzitem se kam njerezit me te dashur dmth familjen se ka shume te tjere qe mund te jene vetem fare dhe nuk eshte e lehte. Fati me bashkoi ketu me shoqen time te ngushte qe e kam pasur qe kur isha femije dhe kjo nuk eshte gje e vogel te pakten keshtu me duket mua. Shumicen e kohes e kaloj ne chat sepse nuk di si ta mbush diten dhe me pelqen sepse edhe aty mund te krijosh shoqeri. Me pelqen shume muzika dhe me pelqen te kercej ndonje here kur merzitem kercej vete ne shtepi dhe ndihem me mire. Deshira ime e vetme eshte qe te kthehem ne tirane dhe shpresoj se do me realizohet. Kaq kisha per te thene shpresoj qe te jem e mirepritur nga te gjithe. Jeni te gjithe shume te mire.
Krijoni Kontakt