Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 54
  1. #11
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    27 Janar

    data ne te cilen lindi gjeniu me i madh muzikor (per mua personalisht te pakten), Wolfgang Amadeus Mozart

    sot ja vlen "Dasma e Figaros" ne versionin e plote, te 3 CD-te. dhe asgje tjeter..

    Pershendes te gjithe adhuruesit e Mozart dhe shpresoj qe muzika e tij t'u sjelle ngrohtesi shpirterore ne kete acar dimeror.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar darwin pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #12
    Sot ne shume vende te botes u festua 250 vjetori i lindjes se Wolfgang Amadeus Mozart. Mozart shkroi sinfonine e pare kur ishte vetem 8 vjec dhe operan e pare kur ishte 12 vjec. Gjate jetes se tij artistike krijoi rreth 626 pjese muzikore. Edhe pas me shume se dy shekujsh, mbetet nje nga gjenite e muzikes klasike. Megjithese vdiq ne moshe fare te re (35 vjec) talenti dhe muzika e tij e bene ate te pavdekshem.
    Pershendes darwin me lart dhe gjithe admiruesit e tjere te muzikes klasike me nje nga pjeset e tij te njohura – Marshi turk (sonate per piano No. 11)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga Dera
    Fronin ia kisha dhene vetem Bachut! Beethoven ishte gjenial, por jo aq sa bachu. Mozart ishte teper komercial.

    Nje karakteristike tjeter e Bachut, eshte, se ky kurr nuk e vuri ne loje fatin familjes se tij, per qellime me te larta. Familja per te ishte prioritet e jo muzika, e ne anen tjeter prap se prap arriti aq shume ne muzike. :

    Shiko edhe njehere postimin e shigjetes dhe pastaj mendohu prap. Tjetri kompozoi 626 pjese muzikore te ditura plus shume qe kane humbur!!! I binte pianos me mire se pianistet e shquar kur ishte 5 vjec (kta te tjeret ne ate moshen qanin e ulurin), kompozoi simfoni kur ishte 8 (kta te tjeret loznin me llastiqe)!!

    Bach ishte thjesht Baroque, dhe Beethoven thjesht Romantik. Mozarti ishte klasik dhe me veprat e tij te fundit dhe sidomos Rekuijemin hapi eren Romantike te muzikes klasike.

    Ju pershendes me Lacrimosa nga Requiem (vepra e fundit e Mozart).

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar i_pakapshem pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Po pati mundesi na sillni dikush ndonje link ku mund te shkarkohet muzike nga Mozart, Beethoven dhe Bach.

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ideus pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #15
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Zbulohen dorėshkrime tė Bach - viti 1700

    Johann Sebastian Bach (1685-1750), konsiderohet si nje nga kompozitoret me te njohur Baroke. Gjetja e dy doreshkrimeve te vitit 1700 ne Biblioteken "Anna Amalia", te cilat sipas studiuesve i perkasin Bach tregojne se kompozitori kishte njohuri te thella muzikore qe ne moshe te re. Nje doreshkrim mendohet te jete i vitit 1700 kur Bach ishte vetem 15 vjec ndersa i dyti eshte pak me i vjeter. Doreshkrimet permbajne pjese korale te autoreve Dietrich Buxtehude dhe Johan Adam Reinken te cilat jane orkestruar dhe pershtatur per organo nga Bach.

    Biblioteka ku u gjenden doreshkrimet ndodhet ne pjesen lindore te qytetit te Weimar. Ajo eshte e vendosur ne nje pallat te shekullit te XVI, dhe eshte demtuar nga nje zjarr ne shtator te vitit 2004, gjate te cilit humben edhe rreth 50.000 libra. Doreshkrimet e Bah arriten te shpetojne, sepse ruheshin ne nje arke sigurie. Po tek e njejta biblioteke nje vit me pare eshte gjetur nje arie e panjohur e Bach.

    "Deri tani nuk kemi gjetur doreshkrime te tjera te cilat mbajne data me te hershme se ato te vitit 1700 si dhe me e rendesishmja e kesaj gjetje eshte fakti se keto nuk jane doreshkrime te thjeshta por orkestrime te mirefillta", tha Christoph Wolff, drejtor i arkives se Bach ne Leipzig.

    Dy doreshkrimet jane kopje te pjeseve "Nun freut Euch lieben Christen gmein" nga Dietrich Buxtehude dhe "An Wasserfluessen Babylon" e Johann Adam Reinken.

    Bach lindi ne vitin 1685 dhe vdiq ne 1750. Koncertet Brandeburg jane krijimet e tij me te njohura.

    Reuters, 1 Shtator 2006

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #16
    your "wrost" nightmare Maska e Militik
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    246
    Citim Postuar mė parė nga i_pakapshem
    Shiko edhe njehere postimin e shigjetes dhe pastaj mendohu prap. Tjetri kompozoi 626 pjese muzikore te ditura plus shume qe kane humbur!!! I binte pianos me mire se pianistet e shquar kur ishte 5 vjec (kta te tjeret ne ate moshen qanin e ulurin), kompozoi simfoni kur ishte 8 (kta te tjeret loznin me llastiqe)!!

    Bach ishte thjesht Baroque, dhe Beethoven thjesht Romantik. Mozarti ishte klasik dhe me veprat e tij te fundit dhe sidomos Rekuijemin hapi eren Romantike te muzikes klasike.

    Ju pershendes me Lacrimosa nga Requiem (vepra e fundit e Mozart).
    Mos more!
    Bethoveni eshte kompozitori me i mire i koherave,dhe Moxarti as i afrohet.
    Bethoveni kompozoi sinfonine e 9 ne gjendje KOMPLET TE SHURDHER dhe ajo eshte nder kompozimet me te mira qe ka bere ndonjehere nje kompozitor (mos them me e mira)
    Bethoveni mbahet si gjeni.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Militik pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #17
    Vdekja e parakohshme ne moshen 35 vjecare, e gjeniut te muzikes Wolfgang Amadeus Mozart, ka qene gjithmone intriguese per studiuesit. Deri tani ka disa teori per vdekjen e tij si psh helmimi nga kundershtari i tij, helmim ushqimi, helmim per shkak te dozave te larta te merkurit qe merrte kunder sifilisit, stresi i tepert etj.

    Teoria e fundit e paraqitur nga Universiteti i Amsterdamit sugjeron qe shkak mund te kete qene infeksion streptokoku i bajameve qe ka cuar ne nje komplikacion vdekjeprures te veshkave. Studiuesit e bazuan kete teori ne pershkrimin e te dhenave per gjendjen e kompozitorit perpara se te vdiste. Gjithashtu edhe ne studimin e 5000 raste vdekjesh ku edema zinte vendin e trete pas turbekulozit dhe urise.

    Mgjth te gjitha keto teori mbeten spekullime sepse asnjehere nuk iu be autopsi dhe nuk eshte e mundur te behet nje analize e eshtrave pasi ato u shperndane 7 vjet pas vdekjes se tij per te riperdorur vendin e varrimit. Mozarti vdiq ne Viene ne 1791.

    permbledhur nga BBC
    http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/8206785.stm
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #18
    redhead girl Maska e underwater.love
    Anėtarėsuar
    27-08-2009
    Vendndodhja
    hippyland
    Postime
    9
    Ne shek. XVIII lindi nje lloj I ri muzikor, marshi funeber I cili u trajtua nga mjft kompozitore te shquat nder te cilet edhe Bethoveni.

    Ai eshte nje nga figurat me te shquara te zhvillimit muzikor te te gjitha koherave. Ne vlerat e pakontestueshme qe permban krijimtaria e tij, gjeti vazhdimesi ajo qe u krijua nga koloset e tille te muzikes gjermane e austriake si Bah, Hendel, Gluk , Hajden dhe Moxart. Krijimtaria e tij eshte e lidhur me krijimtarine muzikore qe lindi e u perhaps ne ditet e RevolucionitBorgjez Francez. Kjo lidhet edhe me simpatine e tij per formen republikane te drejtimit shteteror. Ky frymezim revolucionar mbeshtolli gjithe personalitetin e tij krijues dhe beri te pasqyroheshin ne permbajtjen e veprave te tij ato ideale heroike e burrerore qe synonin drejtesi e barazi shoqerore

    Bethoveni lindi me 18 dhjetor 1770 ne Bon. Formimi intelektual e muzikor I tij ne fazen feminore pati karakter te sforcuar. Gjyshi, me prejardhje flamande, ishte kapelmaester, kurse I ati nje muzikant zanatci I mire. Me vone ai njihet e studion muzikene koloseve te medhenj te muzikes gjermane: Bah, Hendel, Moxart dhe Hajden. Talenti dhe menyra e tij artistike ndikuan per pranimin e tij si instrumentist. Ne vjeshten e vitin 1792 Bethoveni largohet nga Boni dhe shkon ne Vjene, e cila qe nje nga qendrat me te medha kulturore artistike te Europes. Prezantimin e pare ne kete qytet e beri si instrumentist dhe aty fitoi admirimin e aristokrateve qe I hapen dyert e salloneve te tyre, gje qe ia afirmoi rrugen e tij si muzikant. Pas suksesit te madh si pianist, ai e perqendroi vemendjen si krijues. Per ecurine ne mjeshterine krijuese, rendesi paten mesimet qe ai mori nga Hajdeni, por frytet me te mira ia dha puna kembengulese vetjake.
    Kristalizimi I stilit te tij u realizua ne periudhen e pjekurise, qe nis me krijimin e simfonise 3 “Heroika”. Tema heroike qe pershkon pothuaj gjithe krijimtarine e tij, trajton personalitetin heroic te njeriut, I cili del ne emer te njerezimit. Bethoveni e pajis heroin e tij me cilesi te nje filozofi e luftetari, me vullnet te pathyeshem etj.

    Qellimi I tij kryesor eshte ti sherbeje njerezimit ne luftene tij per clirim e drite. Qe nga kjo kohe, fuqia shprehese e muzikes se tij erdhi duke u rritur. Ne kete periudhe ai shkroi vepra me ide e permasa madheshtore, nder te cilat dallohet Simfonia 5, opera “Fidelio”, uvertura “Egmonti”, sonata per piano “Apasionata” (frymezuar nga “Shtrengata” e Shekspirit) etj. Ky emertim nuk u be nga vete autori, por nga botuesi I saj Krane, qe emertim beri public thelbin emocional te kesaj vepre. Sipas R. Rolanit, “Apasionata” nuk eshte vetem sonata me e mire nder te tjerat, qe sundon mbi to Mon-blani ne vargun e Alpineve, por eshte dhe vepra qe ne rradhe me simfonite e tij madheshtore, meriton te konsiderohet si nje nga kryeveprat e literatures muzikore boterore.

    Permbajtja e vepres se Bethovenit nuk kufizohet vetem me temen heroike. Vend te rendesishem ze edhe tema e natyres: Simfonia 6 (Pastorale) ose Sonata (Aurora), eshte nje nga veprat me monumentale ne krijimtarine e tij. Ai e kompozoi sonaten, qe mund te quhet nje simfoni e vertete pianistike, ne kulmin e veprimtarise se tij si pianist virtuoz dhe si krijues. Ne sonatat e tij per piano vlen te permendet edhe sonata Do/# minor “Sonata e henes”., qe paraqet anen me intime te natyres se tij, emocionet dhe ndjenjat e tij me te thella. Ne krijimtarine e Bethovenit nje nga vendet kryesore e ze simfonia. Bethoveni ka kompozuar 9 simfoni, me nje pune prej 24 vjetesh. Ne plan te pare ne simfonite e tij qendron ideja e heroikes (Simfonia 3, 5 dhe 9).
    Perdorimi I melodive popullore ne finalet e simfonise 3 dhe 9 e perforcoi karakterin popullor te veprave te tij. Kulmi I arritjeve te tij qe Simfonia 9. Kjo simfoni u perfundua ne nje kohe kur Bethoveni ishte shurdhuar krejtesisht. Ne kete simfoni ai I vuri ne jete idete e tij ne nje menyre te pazakonte e te guximshme per ate kohe, duke shenuar nje kthese te rendesishme ne ne lemin e muzikes simfonike. Me qellim qe ta conte mendimin e tij te njerezit, ai perdori nje melodi te ngjashme me kenget masive revolucionare, shfrytezoi tekstin e odes se Shilerit, vendosi korin, qe ishte nje gje e papare ne simfoni, saqe Simfonia 9 u quajt dhe Simfonia me kor. Suksesi I saj qe aq I madh saqe mbeti si nje nga modelet me te shquara te muzikes simfonike boterore.
    […Me 26 Mars te vitit 1827, gjate nje tufani me debore dhe kur qielli I nxire gjemonte nga shkreptimat, dha shpirt “miku me I madh dhe me I mire I atyre qe vuajne dhe luftojne”. Nje dore e huaj ia mbylli syte. Te nesermen, kur u hap lajmi I vdekjes, te gjithe e kuptuan humbjen e madhe dhe nje kortezh funeber prej me se 20 mije vetesh e shoqeroi per ne banesen e fundit, Bethoveni, fatkeq, I varfer. I gjymtuar, I vetmuar- personifikimi I dhembjes, te cilit bota ia ka mohuar gezimin…

    Ai krijoi GEZIMIN per tia dhuruar botes”…


    mendoj se per secilin prej tyre duhet te flitej me vete..gjithsesi per mua Beethoveni mbetet me i miri, i kam dashuruar t`gjitha veprat e tij qe femije kur studjoja piano, jane komplet bote dhe ndjesi me vete..mrekulli, paqe
    Love our planet,hug a tree.

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar underwater.love pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #19
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga i_pakapshem Lexo Postimin
    Shiko edhe njehere postimin e shigjetes dhe pastaj mendohu prap. Tjetri kompozoi 626 pjese muzikore te ditura plus shume qe kane humbur!!! I binte pianos me mire se pianistet e shquar kur ishte 5 vjec (kta te tjeret ne ate moshen qanin e ulurin), kompozoi simfoni kur ishte 8 (kta te tjeret loznin me llastiqe)!!

    Bach ishte thjesht Baroque, dhe Beethoven thjesht Romantik. Mozarti ishte klasik dhe me veprat e tij te fundit dhe sidomos Rekuijemin hapi eren Romantike te muzikes klasike.

    Ju pershendes me Lacrimosa nga Requiem (vepra e fundit e Mozart).

    Babai i muzikes klasike eshte bach o babuc dhe kete se luan as topi.
    Por me i talentuar ka qene beethoveni. Per vet arsyen dhe erdhi me vone se keta dy te fundit dhe u frymezua po nga keta dy , vecanerisht mozarti.

    Kur beethoveni u shurdhua komplet , thone qe kur i luante pjeset te cilat kompozonte , e kthente pianon diagonal duke e vene koken ne dysheme , per arsyen qe te ndiente dridhjet qe shkaktonin tingujt. Ne kete menyre gjeti prehje sesi ta ''degjonte'' muziken e tij famoze. Te tre jane unike ne menyrat e tyre , bach smooth,mozart sweet and beethoven dark.
    Por kurre se harroj nje koment te puccinit rreth moonlight te beethovenit.

    ''its such a dark piece of music. almost a song without words'' .

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Smth_Poetic pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #20
    Nga muzika serioze , te vetmin qe mund ta kuptoj eshte Mozarti. Mozarti eshte me popullori. Kur permendi Mozartin me kujtohet filmi " Amadeus " me regji te Milos Foreman ku rolin kryesor (Mozartin)e luan me shume sukses nje artist pak i njohur Tom Hulc. nuk e di se a ju kujtohet se sa realisht paraqitet jeta e Mozartit.
    Per mua kryevepra eshte requiemi dhe marshi turk sidomos te interpretuer (remix) nga transiberian orchestra.
    Ndrysho Firmėn

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Explorer pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzika klasike, 101 pjesėt mė tė bukura
    Nga Tannhauser nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 21-10-2023, 16:25
  2. A i ka ikur koha muzikes klasike?
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 17-03-2014, 05:44
  3. Lajme nga mjekesia
    Nga Asteroid nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 01:02
  4. Ndalesa e muzikės nė islamizėm
    Nga Engelchen nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 21:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •