Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Shqipëria, ndër të parat në Ballkan për viktimat e cunamit

    Shqipëria, ndër të parat në Ballkan për viktimat e cunamit


    Altin Xhikneli

    TIRANË-Shqipëria, nga donatorët më të mëdhenj të vendeve të Ballkanit. Kështu, ndihma e dhënë nga qeveria shqiptare për viktimat e cunamit prej 500 mijë dollarësh, si dhe ndihmat e dhëna nga biznesi privat, e rendisin Shqipërinë në një nga vendet me kontributin më të lartë në rajon. Aktualisht, vendi ynë ka lënë prapa vende të tilla si Bullgaria, Sllovenia, Maqedonia, madje, edhe vende të pasura si Qipro. Ndihmat e deritanishme të Bullgarisë llogariten 140 mijë dollarë, të Sllovenisë 110 mijë dollarë, kështu që vendi ynë, po të llogarisim edhe donacionet e dhëna nga qeveria e Kosovës prej 400 mijë dollarë, renditet në tabelën e donacioneve më të larta në Ballkan, afër Hungarisë e Turqisë. Shqipëria dhe Kosova do të jenë së bashku në ndihmë të të mbijetuarve nga cunami në Azi, ku ekipit të mjekëve shqiptarë do t’i bashkohen edhe 5 mjekë nga Kosova. Deri tani lista e vullnetarëve shqiptarë e ka kaluar numrin 40. Janë më shumë se 40 persona që i kanë plotësuar formularët e që janë shprehur të gatshëm të shkojnë në Banda Aceh, ku do të japë ndihmën e saj “Skuadra Shqipëria”, u shpreh para disa ditësh Erion Veliaj, drejtues i lëvizjes “Mjaft!”. “Deri tani ne numërojmë 25 mjekë të mirëfilltë e me përvojë pune, 7 infermierë e të tjerë njerëz që janë marrë me logjistikën në kampet e refugjatëve”, tha Veliaj, duke shtuar se mbërritja e mjekëve nga Kosova do të dëshmojë se shqiptarët, të gjithë bashkë, shumë herë të ndihmuar, japin ndihmë edhe për të tjerët. Në një deklaratë për median të lëvizjes “Mjaft!” thuhet se “për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë viktimat e tragjedisë së cunamit, që nga dita e sotme është mundësuar dërgimi i një mesazhi sms nga një numër AMC me tekstin “AZIA” në numrin 1516”. Nëpërmjet këtij mesazhi-dhuratë me vlerë prej 100 lekësh qytetarët ftohen të bëhen pjesë e “Skuadrës Shqipëria” e të ndihmojnë për viktimat e rajonit, në asistencën për të plagosurit, të humburit, jetimët dhe shtëpitë e shkatërruara, duke e rreshtuar kështu Shqipërinë në listën e vendeve të botës që iu gjenden pranë kombeve në fatkeqësi. Gjithashtu, sipas deklaratës, kompania ka ofruar edhe 5 bileta për udhëtimin e vullnetarëve, 2 telefona satelitorë për nevojat e komunikimit të ekipit dhe pajisjen me numra roaming të të gjithë vullnetarëve shqiptarë në Azi. Para disa ditësh, presidenti i Republikës Moisiu, i mbështeti iniciativat e ndihmës, duke dhuruar në arkën e ndihmave të ngritur nga “Mjaft!”-i, njëmijë dollarë, pas një takimi me drejtues të kësaj lëvizjeje.

    Dhurimet në dollarë
    Vendi Shteti Privat
    Bullgaria 140 mijë 0
    Sllovenia 110 mijë 0
    Qipro 370 mijë 0
    Shqipëria 500 mijë 0



    10/01/2005

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e REJDI
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Switzerland/Zurich
    Postime
    244
    Shpirti i shqiptarit asht Shqiptaria !

    Rejdi
    |---Lojra ne PC

    Swiss^Boy

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •