Geron Koēo - 13/04/2004
Citroen C3 Pluriel, modeli mė i dėshiruar nga tė rinjtė
Mjafton ta shikosh dhe do tė kuptosh qė ėshtė prodhuar posaēėrisht pėr ty
Me njė mbulesė tė sipėrme, e cila hapet duke e shndėrruar Plurielin nė versionin kabriole, ajo tė ēorienton, sa mund tė arrish ta zėvendėsosh modelin tėnd tė makinės, e re apo e vjetėr qoftė, me Citroen C3 Pluriel. Ky model ėshtė prodhuar pėr ata tė cilėt pėlqejnė tė udhėtojnė nėpėr rrugė tė cilat kanė njė panoramė tė mrekullueshme. Versioni i saj berlina mund tė kthehet nė kabriole duke ulur sediljet e pasme dhe tė shtrihesh pėr tė shijuar panoramėn qė tė rrethon. Ėshtė njė model qė kohėt e fundit ka pasur njė numėr tė madh kėrkesash nga femrat. Po nuk nuk ngelen mbrapa dhe meshkujt, tė cilėt janė mė tė prirur drejt anės sportive. Nė kėtė rast ajo arrin ti kėnaqė tė dyja palėt, duke ofruar njė gamė tė gjerė opsionesh.
Pėrmasat e Plurielit
Njė provė udhėtimi nė njė model Pluriel ėshtė krejt ndryshe nga tė tjerat. Me pėrmasat e saj prej 3 metrash e 93 centimetra dhe me njė gjerėsi prej 1 metėr e 70, mjafton tė shtypėsh pak mė shumė pedalin e gazit dhe do ta shikosh veten pranė semaforit sa hap e mbyll sytė.
Nė brendėsi tė Plurielit
Pėr tė jetuar njė jetė prej Plureili, duhet tė mėsohesh gradualisht. Brenda kėsaj makine nuk e ke atė ndjenjėn e njė shoferi ēfarėdo, pasi ajo tė jep siguri, tė bėn tė jesh snob, si dhe njė person qė kėrkon gjithmonė tė biesh nė sy tė tė tjerėve, i cili hap dhe mbyll mbulesėn e sipėrme tė makinės edhe kur je nė dimėr. Kjo si rrjedhojė e faktit se ajo ėshtė elektronike dhe nuk bėn zhurmė kur e mbyll, megjithėse mund tė jesh duke ecur. Kur ndodhesh brenda saj tė krijohet ideja sikur je nė makinė tė vogėl, me tė cilėn mund tė udhėtosh vetėm nė rrugė tė ngushta. Nė brendėsi ka vetėm dy mbajtėse gjėrash, tė cilat ndodhen nė krah tė dyerve. Ato janė aq tė mėdha, sa tė krijojnė pėrshtypjen e ēantave prej kashte qė pėrdorin femrat kur shkojnė nė plazh. Ajo ka gjithashtu edhe njė bagazh goxha tė gjerė, ku shumė mirė mund tė vendosėsh ato ēfarė ke blerė nė pazar. Pėr tė hapur bagazhin, mjafton tė shtypėsh njė buton, i cili ėshtė gati i padukshėm.
Kabriole
Nėse udhėton me tė nė opsionin kabriole, ėshtė mirė qė tė ecėsh nė rrugė dytėsore. Duke ulur tė dy xhamat si ato tė pasmet, ashtu dhe ato tė pėrparmet, tė cilat kanė njė mėnyrė tė veēantė uljeje. Ato fillojnė e futen nė brendėsi tė derės nė formė gjysmė rrethi. Kėshtu, pra, modeli Pluriel arrin tė ofrojė njė pamje tė mrekullueshme nėse udhėton me tė nėpėr rrugėt e Llogarasė.
Motori
Ky model mund tė udhėtojė edhe me shpejtėsi deri nė 185 km/h, nė autostradė ėshtė e shpejtė aq sa duhet. Modeli Pluriel, me tė cilėn janė bėrė edhe prova, arrin njė shpejtėsi deri 160km/h. Nuk duhet harruar fakti qė ajo ėshtė njė model me 75 kuaj fuqi me njė motor 1400 kubik. Ndryshe ndodh me versionin prej 110 kuaj fuqi. Ajo arrin tė ecė me shpejtėsi deri nė 170km/h, me njė motor 1500 kubik.
Njė faktor tjetėr tepėr i rėndėsishėm, qė nuk duhet lėnė pas dore, ėshtė edhe sistemi i frenimit. Ato janė aq shumė tė ndryshuara dhe tė forta. Kjo falė asistencės elektronike, e cila nuk kishte se si tė mungonte edhe nė kėtė rast.
Njė sistem amerikan pėr ndėrrimin e marsheve e bėn atė qė tė ketė 5 marshe tė cilat mjafton ti shtysh lehtė, vetėm me majėn e gishtit dhe kėshtu ke ndėrruar dhe shpejtėsinė.
Pėr sa i pėrket konsumit, ajo arrin tė shpenzojė nga 14.7 litra nė versionin me 75 kuaj fuqi dhe 15.32 litra nė atė me 110 kuaj fuqi. Kjo nė lidhje me versionin me benzinė, deri sa tė dal versioni me motor turbodiesel.
Ēmimi
Fillon me njė ēmimi fillestar prej 14500 eurosh. Nėse je i interesuar pėr tipin Pack Techno, mund ta gjesh pėr 15500 euro. Kurse pėr modelin 1.6 me 16 valvola dhe me sistem tė ndėrrimit tė marsheve tė ndjeshėm, do tu duhet tė shpenzoni diēka mė shumė, rreth 17500 euro.
Pėrgatiti: Geron Koēo
Krijoni Kontakt