Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Një shqiptar "çmend" Oksfordin

    DEMI I BASHKISE 14 MILIONE LEKE

    Një shqiptar "çmend" Oksfordin
    18-vjeçari vidhte makinat elektronike të parkimit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamed Veliu


    ANGLI

    Një 18-vjeçar shqiptar është kthyer në tmerr për Bashkinë e Oksfordit në Britaninë e Madhe. Emigranti Vasil Bondo kishte zgjedhur si mënyrë jetese vjedhjen e makinave elektronike, ku paguhet për parkimin e makinave. Ndërsa para dy ditësh ai është dënuar me 42 ditë burg. Gjatë një periudhe 2-vjeçare hajduti emigrant është marrë me shkatërrimin e këtyre makinave, duke ua marrë paratë. Kjo gjë i ka kushtuar bashkisë së Oksfordit 70 mijë e 372 stërlina (rreth 14 milionë lekë), për t'i ndërruar makinat ekzistuese me të tjera të reja, si dhe humbje e taksës së parkimit. Siç është bërë e ditur, çdo ditë Bondo së bashku me bandën e tij të hajdutëve, ku në përbërje të saj kishte edhe rumunë, udhëtonte me tren nga lagjja "Tottenham" në veri të Londrës për në Oksford, ku kryenin vjedhjen. Sipas të dhënave të Bashkisë, në dy vjet ata kanë arritur të vjedhin 11 mijë e 148 stërlina. Të "armatosur" me leva dhe trapanë që punojnë me bateri, ata, pasi gërrynin çelësin e makinave, ku futen lekët për të marrë bileten e parkimin, me anë të levave hapnin kutinë ku depozitoheshin monedhat. Bashkisë së Oxfordshire County Council i është dashur të paguajë 22 mijë e 400 stërlina (rreth 4.4 milionë lekë) për vendosjen e 92 makinave të reja, të siguruara me kasaforta metali.

    Zbulimi i bandës
    Nuk do të vononte shumë që "epidemia" e vjedhjes së këryre makinave nëpër parkingje të shndërrohej në objekt investigimi për policinë e Oksfordit, qytet ku jetojnë më shumë se 60 studentë shqiptarë, të cilët kryejnë studimet pranë Brooks Oxford Universtity. Policia ka arrestuar para disa kohësh 18-vjeçarin Vasil Bondo, të fshehur pas një peme zbukurimi në cep të rrugës në "Wellington Square", pasi një qytetar i ka telefonuar policinë, kur pa dy të rinj që po hapnin një makinë biletash pranë parkingut. Pas disa seancash gjyqësore, kur Bondo ka pranuar vjedhjen, është dënuar nga Gjykata e Eksfordit me 42 ditë heqje lirie. Ndërsa një shoku i tij rumun, 17 vjeç, është dënuar me 4 muaj burg.

    Policia
    Zëdhënësja e policisë së Oksfordit është shprehur për Gazetën Shqiptare se "vjedhja e këtyre makinave ka qenë një operacion në shkallë të gjërë i ndërrmarrë nga hajdutë me origjinë nga Europa Lindore, që udhëtonin nga Londra për në Oksford, me një mision të qartë, grabitjen e tyre. Problemi ka nisur të rritet në vitin 2002, kur për herë të parë janë vjedhur 5 mijë e 400 stërlina. Ndërsa në vitin 2003, ky problem ka pësuar rritje, duke shkuar në shifrat e 31 mijë e 424 stërlinave.


    Bondo, i dënuar dhe 2 herë për këtë vjedhje

    Gjatë procesit të fundit gjyqësor, kur adoleshenti u dënua me 42 ditë burg, është mësuar se ai ishte ishte dënuar edhe herë të tjera për të njëjtën vepër penale. Trupi gjykues, gjatë procesit në ngarkim të emigrantit Bondo, ka mësuar nga prokurori i çështjes se Bondo ishte dënuar më parë edhe dy herë të tjera, po për të njëjtën vepër penale.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja pra jane kta Bondo banditet qe dh-jesin cdo dite hymnin e flamurin e Shqiptarise e jo ajo artistja humoriste ne biBiSi..

    E kunder Bondo hajdut-tutoreve nuk guxojme te ngrihemi ne Shqipo-kosovaret e Londres.. e Botes se "do rujt b-itha" kurse aty ku "nuk te bejne gje" ama cbehemi trima ne brek-karakter dhjeret e Trojeve arbenore..

    qashtu..

    E Kombit i duhet Miqesia me Britanine e Madhe.. per sot e per neser e per hir te kesaj le ti shtypin Tutor-kriminelo-hajdutet.. si krimba..

    qashtu..

    Pershendetje zotni Veliu..
    Pergezime per punen e palodhur ..

  3. #3
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Ja pra jane kta Bondo banditet qe dh-jesin cdo dite hymnin e flamurin e Shqiptarise e jo ajo artistja humoriste ne biBiSi..

    E kunder Bondo hajdut-tutoreve nuk guxojme te ngrihemi ne Shqipo-kosovaret e Londres.. e Botes se "do rujt b-itha" kurse aty ku "nuk te bejne gje" ama cbehemi trima ne brek-karakter dhjeret e Trojeve arbenore..

    qashtu..

    E Kombit i duhet Miqesia me Britanine e Madhe.. per sot e per neser e per hir te kesaj le ti shtypin Tutor-kriminelo-hajdutet.. si krimba..

    qashtu..

    Pershendetje zotni Veliu..
    Pergezime per punen e palodhur ..

    Brari.
    Ti mire e ke, po ne te tjeret cti bejme ketyre tipave. Nese pyet te gjithe shqiptaret ne angli te gjithe jane kundra, por askushi nuk mund te beje rrolin e policit e te merret me ta.

  4. #4
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    S`na ka pare syri njeher nje lajme te mire. Puuuu c`behet keshtu mire qe na ndjek media angleze kemba kembes po dhe ti mer shijaks.

    Se ke mire vella..
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  5. #5
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    po kjo eshte e verteta dhe dihet qe te vret kur e merr vesh
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •