Duke lexuar kte shkrim te gazetes PANORAMA kuptojme qarte se cfar eshte FRESH-i.
Metodat staliniste enveriste jane baza e veprimtarise se kesaj agjenture te PS-se.
Kundermon aty brenda era e ndyre e plenumeve te PPSH-se..

Suksese Freshit.. ne pergatitjen e spiuneve e demagogeve qe do cojne perpara stafeten e gjysherve te tyre kriminele..


---------------
Panorama:


Elvis Mataj, ish-nėnkryetar i FRESH-it, shpjegon arsyet e shkarkimit tė tij


Mataj: Mė larguan se kritikova PS
“Pas akuzave m’u la pak kohė qė unė tė reflektoja”




Tiranė

“Arsyet e disa prej anėtarėve tė kryesisė sė FRESH-it pėr shkarkimin tim janė tepėr bajate dhe tė kujtojnė vitet kur PS-ja ishte Partia e Punės.

Pas akuzave qė m`u bėnė mua mė lanė shumė pak hapėsirė kohore qė tė reflektoja”. Kėshtu e ka komentuar shkarkimin e tij tė djeshėm nga posti i nėnkryetarit tė FRESSH, Elvis Mataj.

Cili ėshtė komenti juaj mbi shkarkimin nga posti i nėnkryetarit tė FRESSH?
Nė mbledhjen e kryesisė, e cila i parapriu mbledhjes sė KD-sė sė kėtij forumi, u trajtuan dy ēėshtje qė lidhen me organizimin e FRESH-it nė prag tė fushatės sė zgjedhjeve tė brendshme partiake dhe, pika e dytė, qė lidhet me votimet e reja nė KPD-nė e FRESH-it. Nė mbledhje, pas diskutimit tė kėtyre dy pikave, tė cilat nuk patėn ndonjė debat tė ashpėr, anėtari i kryesisė sė FRESH-it z.Gjergj Prifti, propozoi qė unė tė shkarkohesha nga detyra e nėnkryetarit pėr disa arsye qė lidheshin me aktivitetin tim politik si nėnkryetar i FRESH-it. Arsyeja e parė lidhet me pjesėmarrjen time nė disa protesta tė lėvizjes “Mjaft“, tė cilat nėn kėndvėshtrimin e disa anėtarėve tė tjerė tė FRESH-it u panė si tepėr tė rrezikshme dhe qė shkonin nė drejtim tė kundėrt me politikėn e FRESH-it dhe tė PS-sė. Madje ata deklaruan se lėvizja “Mjaft” ėshtė njė lėvizje politike qė inspirohet nga Partia Demokratike dhe ėshtė kundėr qeverisė. Sipas tyre, unė si nėnkryetar i FRESH-it nuk kisha tė drejtė tė shkoja nė tė tilla tubime. Arsyeja e dytė lidhet me disa deklarata tė miat nė publik dhe me disa shkrime nė shtypin e pėrditshėm, ku unė shumė tė qartė dhe shumė objektive kamė bėrė njė analizė tė qeverisjes socialiste dhe tė gjendjes nė tė cilėn ndodhet PS-ja me fakte dhe me shifra. Nė kėto shkrime theksoja se forca politike qeverisėse nuk kishte pėrmbushur objektivat qė kishte vėnė qė nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Mendoni se ka ndonjė arsye tjetėr?
Arsyeja e tretė lidhet me disa seminare tė organizuara nga Partia Laburiste angleze nėpėrmjet njė fondacioni pėr tė rinjtė, pėr gruan dhe pėr aktivitetin partiak tė tė rinjve. Por, nė kėto seminare unė dhe disa kolegė tė mij nuk ishim tė ftuar, megjithėse ishim anėtarė tė kryesisė tė FRESH-it dhe shokėt tanė tė kryesisė, tė pėrfaqėsuar edhe nga zoti Koja, e justifkuan mospjesėmarrjen tonė me disa angazhimet tona private jashtė shtetit. Kėto ishin kryekėput genjeshtra para pėrfaqėsuesve tė fondacionit anglez Ėensminster. E gjithė ideja ishte qė ne tė mos merrnim pjesė nė kėto seminare, duke qenė se ne pėrfaqėsonim njė mendim ndryshe brenda FRESH-it, brenda rinisė dhe forumit dhe kėtoi gjėra nuk duhej t’u ishin bėrė tė ditura pėrfaqėsuesve laburistė. Ėshtė tepėr evidente, fakti qė Partia Angleze Laburiste ka ndėrprerė ēdo projekt trajnimi pėr Partinė Socialiste tė Shqipėrisė, por nuk mendoj se kjo lidhet me prezencėn time politike, pasi ajo ėshtė njė forcė politike tepėr e konsoliduar dhe informacionet mbi gjendjen nė PS i marrin nga burime tė tjera tė mirėkonfimuara. Arsyet e disa prej anėtarėve tė kryesisė sė FRESH-it pėr shkarkimin tim janė tepėr bajate dhe tė kujtojnė vitet kur PS-ja ishte Partia e Punės. Pas kėtyre akuzave m’u la pak hapėsirė kohore qė unė tė reflektoja pėr akuzat qė mė bėnin shokėt.



Koja: Ja arsyet e shkarkimit tė Mataj

“Mataj ka ofenduar anėtarėt e Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė FRESSH, si dhe shpeshherė ka tejkaluar hierarkinė e kėtij forumi, duke u pėrpjekur tė krijojė struktura paralele”. Kėto kanė qenė disa nga arsyet dhe argumentat e pėrdorura nga kryetari i Forumit tė Rinisė Eurosocialiste tė Shqipėrisė(FRESSH), Gjergj Koja pėr shkarkimin e nėnkryetarit tė kėtij forumi Elvis Mataj. Sipas kreut tė FRESSH, pavarėsisht se shpeshherė nė adresė tė nėnkryetarit Mataj ka pasur kritika, ai nuk ka bėrė reflektimin e duhur. “Prandaj unė nuk mund tė vazhdoj mė tė punoj me njė person qė nuk ka pėrgjegjėsinė e duhur pėr respektimin e hierarkisė sė forumit”, u shpreh Koja.



Gazeta Panorama