Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Vetvrasja E Nje Kombi

    Rreth ngjarjeve te vitit 1997.

    Ngjarjet e vitit 1997 e shkatrruan Shqiperine, rrezuan institucionet e shtetit duke krijuar dhe ate vllavrasje midis njerzve qe vazhdon edhe sot...

    Por si cdo tragjedi qe ndodh dhe ajo ka autoret e vet qe nuk i fshihen dot kohes, as historise, sado qe te maskohen, sado qe te fshihen pas pushtetit te tyre provizor, 5 apo 10 vjet...

    Vete titulli i atrtikullit te meposhtem flet shume ne kuptimin e vet...

    A thua Perendimi vazhdon qe ta leje akoma Shqiperine, ate shtet te Ballkanit, pra "te ja leje vetvehtes" sic thuhet ne nentitullin e me poshtem???

    Shpresojme qe Perendimi, te mos vazhdoje te ja leje me "vetvehtes" Shqiperine, as bandave te armatosura qe tashme kane vendosur ne pushtet inspiruesit e tyre, organizatoret e vet...ndersa ata ish bandite jane bere kryetar grupesh mafjoze neper Shqiperi e Ballkan, ku vjedhin, vrasin dhe nxisin e organizojne deri dhe trazira lufte, si ato ne Kosove, direkt pas vizites se shefit te tyre...

    Por Perendimi te investoje drejt per se drejti per ta cliruar Shqiperine nga komunistet, nga familiaret e diktatures komuniste, nga ish punonjesit e sigurimit te diktatures te cilet jane sot ne funksione shtetrore deri dhe si perfaqesues te Shqiperise ne OKB...ku nuk bejne asgje tjeter vec vjedhje e investime ne jetet e tyre private, per te siguruar te ardhurat prrallore ne Shqiperi e neper vende te botes...

    Shqiperia nuk duhet te lehet me ne meshire te ish sherbimeve sekrete te sigurimit komunist te shqiperise qe bashkpunon deri me KGB e fshete ruse dhe me UDB e ish Jugosllavise ...edhe sot ata dirigjojne deri dhe trazira e luftra ne Ballkan vetem me qellim qe te qendrojne sa me gjate ne pushte...


    Revista Gjermane "Der Spiegel" ne numrin 12 te saj te vitit 1997 shkruan nje artikull te nje gazetari Gjerman i cili i ka ndjekur nga afer ne ato dite ato ngjarje ne jug te Shqiperise:

    Komenti nga LLemadeo.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Presidenti i pafuqishem, Qeveria e pa autoritet, Ushtria drejt shkrirjes:
    Ne Shqiperi ne shtepine e varfer te Europes ska me ligje, banda te armatosura terrorizojne vendin.
    Perendimi kete shtet Ballkanik ja la nje here vetvetes.

    Para fluturimit burri i vogel u beri thirrje mvartesve te vet ku u tha:
    Une po shkoj ne Tirane per te rrezuar Presidentin, e kur te vij prap do te festojme fitoren tone.

    Mvartesit e tij brohorisnin, burra dhe mosha te reja djemsh gjuanin nga gezimi ne ajr, dhe grate puthnin heroin e tyre ne faqe...

    Bashkim Fino, 34 vjec, sapo u shpall kryeminister, qiti per here te fundit edhe nje here gishtin tregues dhe gishtin e mesit me shenjen e demokracise...atehere Helikoptori u ngrit nga aeroporti ushtarak i Gjitokastres, ku Fino deri para nje viti kishte qene kryetar bashkiem, ai kaloje pas majeve te maleve te mbuluara me debore.

    Por shume shpejt mbas takimeve te para me presidentin Berisha, u zgjua nga ethet e revolucionit te tije...

    I sapo zgjedhuri kryeministri socialist i Shqiperise e kuptoj se ra ne nje kurth, se ai nuk kishte me se cfare te drejtonte...sepse fuqia e shtetit ishte ne shkrirje e siper; -Shqiperia ra ne anarki.

    Detyra e Finos per te krijuar nje Qeveri kalimtare me perfaqesues nga te gjitha partite e tjera dhe pregatitjen per zgjedhje te reja erdhen me vonese...per te ndale festivalin e kallashnikoveve ne shtetin me te varfer te Europes...
    Vjedhja e armve ne te gjithe vendin ndoqi ligjet e veta...

    Shkrimtari i Ismail Kadarese konstatoj nje "kafsherim te gjithe shoqerise."

    U pa qarte se Shqiperine e kapi e kaluara vrasese e eger e diktatures Staliniste
    Qe ne vitin 1942-43 ishte ndare sheteti ne dy Zona, nje komuniste dhe nje nacionaliste, ne te cilen dy simpatizantet e tyre benin lufte kunder njeri tjeterit...

    Ne rrethin e Finos, u tha sikur Berisha i ka then finos: "Ju te kuqet deshet nje lufte civile, tani ja ku e kini!"

    "Nje popull eshte para vetvrasjes kolektive"... thote Kadare!

    Shume njerz u nisen nga Tirana deri dhe me gomar e karroca drejt jugut...
    Nga jugu ne veri kishte ra cdo qytet ne duar te rrebelve qe ishin bandit edhe pse e deklaronin vehten si clirimtar...

    Ne fillim te trazirave ishte dhe Tirana ne valen e sulmeve kunder depove te ushtrise...

    Asgjekundi nuk dukeshin forcat e rendit apo te ushtrise te ndeshehsin me bandat e rrugve...

    Arta Dada, kshilltare e kryeministrit te sapo vendosur B. Fino deklaron ne radio Tirana se:
    "Ne shqiperi nuk ka me shtet !"
    Ajo shton se: "Te gjithe kane frike nga mungesa e ligjit dhe nga nje situate ku te gjithe jane te armatosur, ku e vret apo e grabit tjetrin pa arsye..."

    Nje shkrirje e strukturave si ketu eshte e njohur deri tani vetem ne shtetet botes se trete si ne Zaire, por jo ne Europe, te nje popull qe ishte ne prapambetje dhe ishte i izoluar, por qe kurre nuk ka treguar agresivitet ndaj shteteve fqinje ne ballkan...

    Kjo revolte rebeluese, nuk eshte ne asnje menyre nje kryengritje e popullit te paknaqur kunder nje rregjimi, por ne keto trazira perzihen komunistet e pandryshueshem te Shqiperise dhe perzihen prap police sekret te ish sigurimit te shettit te diktatures qe kane humbur privilegjet qe kane patur dikur, si dhe mafjoze te cdo lloji...

    Ne ate situate u thyen dhe burgjet ku dolen 600 te burgosur, ku nder ta dolen dhe te burgosurit Ramiz Alia i denuar per krime ndaj popullit shqiptar...si dhe Fatos Nano i denuar per vjedhje...

    Njerzit ne shqiperi i kuptuan ligjet demokratike si nje shanc per te fituar me cdo cmim;-deri edhe me krime e korrupsione.
    Qeveria e Berishes u gjend e pa afte per te mbajtur nje stabilitet ne sherbim te demokracise, ku shpesh dhe u korruptuan me gjendjen e krijuar brennda administrates shtetrore...

    Fundi i artikullit

    Perkthyer nga LLemadeo.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Prill 09, 2004
    Fakt, Fakte, Fakte !
    Shenim:
    Ngjarjet e vitit 1997 qe shkatrruan jo vetem institucionet e shtetit, por dhe shtetin ne tersine e vet, ku u dogjen dhe u vodhen pasurite shekullore te popullit, psurite e shtetit dhe te gjitha rezervat e shtetit ne fushen ekonomike, ushtarake etj. Ngjarje qe u ndezen nga partia social-komuniste e ramiz alise sot fatos nanos, ne bashkpunim dhe aktivitet te drejt per drejte te organeve te sigurimit te diktatures, ku paten si qellim rrezimin e demokracise, prishjen e imazhit demokratik tek populli, shkatrrimin e ushtrise, teknikes dhe lenien e Shqiperise ne dispozicion te nderhyrjeve sllave e greke per tu pushtuar totalish... Ato ngjarje u bene shkak edhe per fillimin e reprezaljeve te serbve ndaj popullit shqiptar ne Kosove ku filluan ekzekutimet masive deri sa sollen luften e madhe te Kosoves ne 1998.
    Duke hedhur drite mbi fakte dhe ngjarje, po publikojme deshmi te nismetarve te pare qe i filluan organizimet per te shembur institucionet e shtetit dhe per te shkatrruar shtetin duke sjedhur ne pushtet organizatoret e atyre shembjeve te cilet jane ne qeverite e Shqiperise qe prej 1997.
    Emra, fakte dhe deshmi per persona qe jane ne karrike ministrash edhe sot, si dhe persona qe kane organizuar ato shembje.
    Per "ZiL" Gasper Traboini

    Sipas origjinalit

    Nuk jam gazetar tė rėndis bukur fjalėt, megjithatė po ju drejtohem me lutjet pėr ta bėrė publike shqetėsimin tim qė mė gėrryen pėrbrėnda prej kaq kohėsh .
    Jam njė pjesmarrės nė demonstratat e para tė shkurtit tė viti 1997. Atėherė edhe unė si shumė tė tjerė bėrtisnin nėpėr rrugėt e Vlorės Duam paratė tona, Poshtė qeveria, Poshtė Berisha. Kam qėnė nė protesta dhe me 26 janar tė vitit tė kaluar. Sot ndjehem tepėr i fyer nga ato qė bėra ato ditė. Tani do tė shprehem si pėr tė lehtėsuar shpirtin tim.

    Me datėn 25 Janar 1997, nė mesditė, mė ka kapur Robert Brokaj nė Skelė duke mė thėnė qė: Nesėr do tė bėhet e madhe nė Sheshin e Flamurit . Nė Lushnje dje i kanė djegur tė tėra. Sot ka plasur Berati dhe Fieri. Nesėr do ta shohin kėlyshėt e Saliut se ēdo tė bėjmė... Do t'u... nėnėn nė vėrė tė tėrėve. Hajdutėt e ***** qė na vodhėn paratė...Pak a shumė edhe unė ashtu shava atė ditė me Bertin, e shumė ditė mė pas deri sa kaluam edhe zgjedhjet. Berti mė tha ato ditė qė udhėheqja tė ka caktuar ty pėrgjegjės pėr lagjen Partizani. Sot do tė merresh me organizimin qė nesėr tė dalim sa mė shumė nė Sheshin e Flamurit. Jevgjitėt do tė na bėjnė shumė punė, ka thėnė Edi, po t'u premtohen paratė. Paratė do t'i jap unė t'ua shpėrndash atyre qė janė mė kapot dhe ata do tė ndihmojnė pėr nxjerrjen e njerėzve nė shesh.

    Po sikur tė mė kapė policia e Beratit, si do t'ia bėj i them ?
    Mos e ēaj kokėn fare pėr policinė mė tha se i kemi marrė masat.
    Mulosmani pėr dy ditė do tė hiqet nga Vlora. E ka marrė kėtė punė nė dorė Edi me ca te PDsė qė janė tanėt.
    Hik tani mė tha se s'duhet ti dish tė tėra. Shko tani, paratė do t'i jap nė orėn 4 tek kinemaja.
    Pasi u ndamė shkova nė lagje dhe fola me shokėt e mi pėr detyrėn qė kisha marrė, dhe se pėr kėtė do tė na shpėrblente Berti. Para njė viti ai mė pati bėrė njė nder me dy veta qė i nisa pėr nė ltali dhe s'mė mori para. Nė fakt edhe unė e kam ndihmuar disa herė me njerėzit deri sa i ndodhi ajo fatkeqėsia nė det me djalin e Fatmir Hanxharės nė skaf.

    Filluam menjėherė duke u ndarė nė drejtime tė ndryshme. nė orėn 4.00 Berti mė solli 2 milion lekė. I thashė qė janė pak o Berti.
    E, e, e se jevgjitėt gėnjehen edhe me njė shishe vaj... Shiko kėtu mė thotė, gjeni disa djem qė tė futen nė Bashki.Duhet ta djegim se, pėrndryshe nuk kemi gjė pėr vijė. Mos kini frikė se jemi bėrė gati shumė djem qė ti vėmė zjarrin bashkė me Gėzim qenin.
    Mos ēani ****ė mė tha se kemi edhe armė me vete.
    Tė nesėrmen, ne filluam qė nė orėn 9. 30 nė Sheshin e Flamurit . Erdhi mė vonė edhe Eduard Alushi me Arben Malajn dhe Medin Xhelilin. Ishin me ta, edhe Platon Arapi, Niko Veizi, Liza Hoxha, e Theodhori Shija. Ne bėrtisnim sė bashku njė grup djemsh: Eja mblidhuni kėtu, kėtu dhe Duam paratė tona . Pėrballė meje ishte Liza Hoxha, dhe sa filloi tė thėrriste Qeveri hajdute dhe Poshtė qeveria ne e shoqėruam tė gjithė me njė. Edi me njė artopolant nė dorė po shante qeverinė Meksi dhe Berishėn, qė i vodhėn paratė e popullit. Paratė u'a vodhi Gėzim Zilja tha Edi prandaj tė gjithė tė protestojmė para Bashkisė. Ata na vodhėn votat, ata na vodhėn edhe paratė, prandaj siē jemi t'i shporrim qė andej hajdutėt. Vlora ėshtė e jona...

    Arben Malaj fliste me njė celular, dhe ne na jepte siguri kjo duke menduar se, nuk ishte pa pėrkrahje.
    Me thirrjen: Vlora ėshtė e jona, Poshtė qeveria, Duam paratė tona, shkuam tek sheshi para Bashkisė. Para ndėrtesės ishin rreshtuar policė dhe Reparti i Ndėrhyrjes sė Shpejtė tė Vlorės. Kur pamė se me policėt ishte oficeri Hasan Hasani mė zuri frika. Kur ai ishte shef rendi mė pati futur njė herė nė birucė dhe ta mbaja mend. Ai nuk tė falte pėr ligjin. Krenar Cekerri mė pati thėnė njė herė nė dhjetor (l996) qė e ka marrė pėrsipėr Qerim Vrioni pėr ta hequr nga Vlora Hasanin dhe Mulosmanin. Qerimi ishte shef i zjarrfikseve nė komisariat, po i shkonte fjala shumė si i persekutuar nė Partinė e Ballit.

    Ai nisej nga pozita qė kishte si i persekutuar Qerimi, dhe nga miqėsitė qė ai mund tė kishte me deputetė tė PDse. Megithatė unė kisha frikė. Thonė se Mulosmani nxirrte njerėz qė filmonin. Thuhej qė njerėzit mė tė besuar tė tij i caktonte me kamera.
    E ku ta shkoja unė po tė mė kapnin kamerat?
    E haja burgun dhe s'kishte njeri qė tė mė nxirrte qė andej. Mulosmani kishte arrestuar tė kunatin e tij e ku pyeste ai pėr njeri tjetėr...
    Rreth gjysėm ore kemi bėrtitur para Bashkisė me thirrjet qė kishim ardhur nga Sheshi i Flamurit . Disa nga djemtė tanė i ēuam tė marrim gurė nė parkimin aty pranė dhe filluam tė qėllonim policinė me gurė. Pashė nė krye tė njerėzve nga ana e pallatit Eduard Alushin qė e ngritėn nė supe njė grup djemsh. Ai fliste me njė autoparlant, por unė nuk dėgjoja se ēfarė thoshte nga thirrjet e shumta tė njerėzve. Dikush pak mė tutje thėrriste: E dėgjuat, futuni nė Bashki mė pas pati shumė qė thėrrisnin: futuni, futuni. Ata ishin afėr Edit dhe unė u binda qė Berti pėr ata qė mė kishte thėnė kishte mbėshtetjen e Edit. Filluam tė shtyjmė njerėzit qė kishim pėrpara pėr tė ēarė rreshtin e policėve qė ishin me skafandra dhe shkopinj gome. Jepnin me kolpo duke bėrtitur ooopooop, dhe nė njė moment i ēamė dhe i futėm brenda. Me zor shpėrthyem portėn e hyrjes qė e kishte mbyllur dikush, dhe kishte vėnė prapa shumė tavolina.

    Kur hymė nė koridor u ndodha afėr njė djali nga Kota, qė e quajnė Halim Hoxha.
    E njoh se kemi patur disa llogari pėr hashashin.
    Ēfarė tė bėjmė i them Halimit.
    Ēfarė tė mendosh, ma ktheu si me tė bėrtitura dhe me vrap ai u ngjit shkallėve nė katin e dytė.
    Se ēfarė bėmė mė pas mė vjen turp nga vetvetja sot. Thyenim karrige, tavolina, dikush hidhte kolltuqe dhe letra nga dritarja. Ishim aq shumė brėnda sa nuk lėviznim dot nga njeritjetri. Tė tėrė bėnim si tė babzitur.
    Dikush mė ra nga mbrapa me njė shkop dhe mė ndau frymėn.
    Kur shikoj ishte njė polic i kriminales qė godiste pa pushim mbarė ē'gjente pėrpara.
    Mė tutje shikoj Sokol Bizhgėn, qė goditi me grusht njė djalė tė lagjes tonė, qė e quajnė Emiliano.
    Kishte dhe policė tė tjerė qė goditnin me shkop si nė derra, po s'i kam fiksuar dot me emra. U shmanga si munda pa marrė goditje tjetėr dhe zbrita nė shkallė. Nga njė zyrė dilte shumė tym. Me sa duket i kishin vėnė zjarrin, mendova tė kthehem edhe njė herė tjetėr, por pata frikė se njerėzit pėrplaseshin me njėritjetrin, duke ikur nga shkopinjt e policisė. Njė djalė ishte gjakosur nė fytyrė dhe po e, zbrisnin nga shkallėt dy veta. Njė natė mė parė atij i kisha dhėnė 10 mijė lek, kur mė tha se do tė mė shohėsh nesėr se kush jam unė ...

    Mė erdhi keq pėr tė por edhe mė hyri inati dhe u ktheva pėr ta ndihmuar ata qė po ndesheshin me policėt nė korridorin e katit tė dytė tė bashkisė. Sa ngjita disa shkallė pashė Ilir Kuēin, qė i kish te marrė pėrpara disa djem. I godiste sa me shqelma, sa edhe me njė kėmbė karrigeje qė kishte nė dorė.
    Kur pashė llirin vendosa tė dal jashtė. Ai ishte shefi i Inspektorėve tė kriminales. E pata provuar nė kurriz se ē'qe ai, kur ishte komandant i fordit kur mė kapėn nė Ujin e Ftohtė me dhjetė bidona me benzol. Benzolin ma patėn sekuestruar dhe mua mė patėn futur 12 orė nė birucat e policisė.
    Duke zbritur shkallėve me turmėn e njerėzve, dikush mė qėlloi me shqelm nga prapa. Pa kthyer kokėn mirė mė ra me grush nė nofull.

    Ishte njė oficer qė e quanin Gjergji. Pėr tė thuhej se ishte nga Tepelena dhe e kishte marrė qė andej Mulosmani si tė besuar. Dikush thoshte se Mulosmani, e kishte marrė nga Tepelena, se e kishte njeriun e tij, ndėrsa tė tjerėt thoshin se e ka marrė pėr oficer tė zotin e tė pakompromentueshėm. Unė di qė ne nė Vlorė kemi patur frikė prej tij. Skafistėt e dinė mirė se sa benzol kanė humbur e sa njerėz janė kapur prej tij dhe policėve tė furgonit.
    Njė herė nė mesnatė thonė se ka kapur pilotin dhe shoqėruesin e skafit tė Rahim Micit. Masi u kishte marrė radion kishte komunikuar me rojet e skafit nė det e se kapi dot.

    Skafin e kishte bllokuar nė pikėn e policisė nė Radhimė.
    Kur kam marrė vesh qė kėtė oficer e kishin djegur nė Sarandė pata folur keq pėr tė, ndėrsa sot ndjej pendesėn...
    Nė njė rast tjetėr thonė se Tozo i pati premtuar 15 milion, qė tė bashkėpunonin me skafin e tij dhe pėr kėtė shkak thonė, se i pati dhėnė Tozos njė mėsim tė mirė me shkop gome nė Skelė.
    Si munda dola pėrjashta pėrmes njerėzve qė shtypnin kush e kush tė dalė mė parė, e tu shpėtonte shkopinjėve tė policisė. Nė oborr njė polic me zorrėn e zjarrfikėses po shuante njė zjarr qė ishte ndezur nė shesh.
    U largova qė aty dhe ndenja afėr ish hetuesinė. Krenar Cakėrri me njė grup djemsh pak mė tutje filluan tė thėrrisnin Drejt Komisariatit, drejt Komisariatit .
    Shumė shpejt u mblodhėn dhe tė tjerė dhe filluam tė lėvizim drejt Kapeles dhe dolėm nė rrugėn e re. Gjatė rrugės me ne u bashkuan shumė tė tjerė qė po iknin po pėr nė shtėpi. Nė kor bėrtitnin Eja mblidhuni kėtu, kėtu , Duam paratė tona , Poshtė qeveria , Qeveri hajdute .

    Kur dolėm nė rrugėn e gjyqit tė vjetėr e shkuam para Komisariatit gjetėm policė me skafandra e shkopinj gome, qė kishin bllokuar rrugėt ndėrmjet pallateve qė tė ēonin nė Komisariat. Prapa murit rrethues tė Komisariatit, afėr zyrės sė patentave dukeshin disa policė qė mbanin helmeta nė kokė. Mbi taracėn e burgut nga dy roje qė bėnin shėrbim zakonisht ishin 6 policė me armė e helmeta qė kishin zėnė pozicione nė distancė nga njeritjetri. Oficerėt qė kishin bllokuar rrugėn me policė, dėgjonin radiot e dorės dhe u flisnin diēka policėve. Njė grup pak mė tutje vendit ku isha unė filloi tė bėrtiste: Lironi tė burgosurit, lironi tė burgosurit , Do tė nxjerrim tė burgosurit . Me kėto thirrje u bashkuan pjesa mė e madhe e njerėzve qė ishin aty. Mund tė ishin 23 mijė veta nė rrugė, nga lokali i Kamberit deri tek Ura. Pjesa mė aktive ishin para lokalit tė Shezos. Nga kurioziteti se ē'farė thuhej nė radio ju afrova njė oficeri tė kufirit, emrin e tė cilit s'dua ta them meqė e kemi nė radhė miqėsie.
    Ēfarė thuhet i thashė, dhe i zgjata dorėn pėr t'i marrė radion.

    Largohu qė kėtu se do tė hash ndonjė **** plumbi mė tha ma vuri nė vesh radion pa e lėshuar nga dora e tij. Dikush po fliste me zė tė lartė dhe munda tė kap kėto shprehje: ...ua bėni tė qartė njerėzve qė Komisariati mbrohet me armė. Vlonjatėt e dinė mirė se kėtu ruhen kriminelė tė rrezikshėm, qė kanė bėrė vrasje dhe grabitje. Kush tė guxojė tė futet nė komisariat do tė qėllohet me armė...
    Ky qė fliste mėsova qė ishte Mulosmani, kur tha qė jam 04 dhe urdhėroi 40tėn, qė tė dilte dhe tė instruktonte rojet pėr pėrdorimin e armėve tė zjarrit pėr mbrojtjen e burgut e tė komisariatit...

    Kaq munda tė dėgjoj, se ma hoqi radion miku im. E more vesh tani. Nė atė kohė turma filloi tė bėrtiste poshtė Mulosmani, poshtė Mulosmani ; Tė burgosurit janė me ne , Policia ėshtė me ne Lėviza qė aty pėr tė qėnė pak mė larg, filluan tė largohen njerėzit. Kish shumė qė iknin, shanin e bėrtisnin hikni se do tė na vrasė ai maloku i qenit . Pėr ndonjė ēerek ore aty sikur nuk kishte patur njeri. Mbetėn vetėm policėt dhe oficerėt me radio qė i mbanin nė vesh.
    Dikush prej tyre ndonjė herė fliste. Mė shpesh fliste Sokol Bizhga qė ishte i krimėve, dhe njė oficer qė e quanin Kristaq, njė jevg i shkurtėr qė kish detyrėn e shefit tė policisė. Atė ditė nė darkė mė vjen miku im, qė kisha oficer me kufirin dhe mė thotė i shqetėsuar, qė tė largohesha nga Vlora, se do tė mė arrestonte policia. Atė pasdite Mulosmani paska mbledhur oficerėt e krimėve dhe disa tė plotfuqishėm nė laboratorin e kriminalistikės, dhe kanė parė dy kaseta tė filmuara tek Sheshi i Flamurit, para Bashkisė dhe para komisariatit.

    Aty ishin pėrgatitur listat me emrat qė do tė arrestoheshin. Mė pas Mulosmani, kish thirrur nė zyrėn e tij Sokol Bizhgen, shefin e policisė Limoz Fallani, Ilir Nuren, Oficerin e Fordit qė e quanin Gjergji, njė oficer qė quhet Enver dhe njė tjetėr qė ishte marrė me objektet me emrin Andrea. Se ē'planė ishin bėrė nė zyrė ky nuk i dinte por tha qė Ai ėshtė egėrsuar fare nga djegia e Bashkisė dhe ka lėshuar urdhėr pėr forcimin e rojeve nė tė gjitha institucionet dhe mbrojtjen e tyre me zjarr .

    Ruani kokat, tė keqen nėna, se ai ndoshta ėshtė ēmendur i thotė mamaja.
    Ēdo tź bėjmė. E ku pyet njeri ai. Mbrėmė i shkuan nė zyrė tė gjithė deputetėt e PDs. Oficeri i rojės, kish dėgjuar nė oborr, kur ky kish ngritur zėrin: Unė jam shef komisariati dhe pėrgjigjen pėr luftėn kundėr krimit dhe sigurimin e objekteve. Ju punoni me njerėz qė tė zbatojnė rregullat e demostratės dhe tė mos sulmojnė institucionet. Unė s'jam vlonjat, por institucionet e Vlorės do t'i mbroj qoftė dhe me armė... . Aty ėshtė debatuar shumė dhe vonė kanė ikur deputetėt me prefektin e disa tė tjerė. Atė natė shkova dhe i strehova nė shtėpinė e tezes, ku ndenja disa ditė. U tmerrova. Pėrditė dėgjoja pėr arrestime. U arrestuan dhe Eduart Alushi e Medin Xhelili. Pas 45 orėsh djali i tezes mė thotė se ėshtė bėrė keq fare... . Thuhej qė atė ditė e kish nxjerrė nga zyra Adhurimin, kur ky i kish kėrkuar lirimin e njė djali tė lagjes tonė qė quhet Edison.

    Mė pas ngjarjet e rrokullisėn pėrmbarė siē e mendoja atėherė, ndėrsa tani mė vjen turp nga vetja. Mė vjen turp qė jam vlonjat pėr tė gjķtha ato qė ndodhėn nė Vlorė.
    Unė kam qėnė shumė aktiv jo vetėm vitin e kaluar, por qė nė pranverėn e vitit 1996, qė PS tė vinte né pushtet. Unė kisha fituar shumė, kish fituar edhe Myzaferi nga ne qė na linte tė lirė (Myzafer Zaloshnja, shef policie i komisariatit nė vitet 19941995). Po ato para qė bėra nuk mė hynin nė sy kur mė thonin se po tė fitojė PS, mua do tė mė ēonin nė doganė. Tani unė jam rrugėve si mos mė keq. Dy kushėrinj m'u vranė nė fund tė muajit mars. Ato ditė nė Vlorė thuhej se po vrasin bandat e Saliut. Unė e dija se kush ishin vrasėsit. Ata ishin kapot qė rrinin me Eqerem Osmanin, si mbrojtės tė qytetit. Njėri prej tyre, sot ėshtė nė polici dhe pėr kėtė shkak, pa kaluar shumė kohė do tė shlyej detyrimet qė ka pėr atė qė ka bėrė.

    Mė vjen turp qė jam vlonjat, se shkatėrruam gjithēka pėr tė ēuar nė parlament qorrin me syze tė lagjes tonė, vjedhėsin e veprave tė kulturės sė vjetėr Vladimir Fejzon, revizorin e firmės Cenaj, ku humba 80 mijė dollarė, lajkatarin e Llakatundit Arben Malajn, Liza Hoxhėn mashtruesen, qė miliona lekė ju ka marrė njerėzve nė Vlorė, gjoja pėr tregėti, dhe nuk jua ktheu prej disa vitesh. Ne shkatėrruam jetėn tonė, pėr mandatin e Skėnder Gjinushit, qė vinte nė Ēole dhe hanin e pinin me Zanin e Arben Latifin, tėrė natėn. Pėr turpin tim, unė ato ditė bėja roje nė Ēole. Roje tė Zanit kanė qėnė dhe burra mė tė mirė se unė, qė sot i kemi nė krye tė shtetit. Me ne ishte atėherė Vladimir Fejzo, deputeti i ynė i nderuar .

    Ladit besoj se kujtonte njė ēast kur ne ishim me Zanin e Arbenin nė Skelė afėr Bolonjės, dhe njė grup gazetarėsh italian donin tė filmonin njerėzit e Zanit me kallash nė dorė. Arbeni nuk pranoi tė filmohej, ndėrsa Ladi Fejzo, qe i pari i gatshėm pėr t'u filmuar. Pas tij u afruan dhe tė tjerė nga ata qė ishin me ne. Ladi nė atė kohė ishte njė ushtar i mirė i Zanit, ndėrsa sot i ka ardhur radha tė bėjė ligje nė parlament.

    Mė mirė tė isha unė sot nė parlament se tė paktėn ndjej pendesėn, pėr ato qė kemi bėrė, ndėrsa kėto shėmtira qė janė sot, atėherė na rrinin si pula, kur ne nuk i kishim punėt nė rregull me Gaxhain. Po tė mos ishim ne nuk do tė kishte Vlora sot, kėta deputetė e ndoshta do t'u kishte ardhur disa tė tjerėve pėr tė vjedhur Vlorėn, por kėtyre jo, kėto ditė unė sillem rrugėve dhe mallkoj veten time, qė u shėrbeva si i verbėr kėtyre qė sot janė tė pangopur me mbushjen e xhepave tė tyre.
    Doganėn e ka bllokuar Liza Hoxha, Arben Malaj e Eduart Alushi me njerėzit e tyre.

    Sabit Brokaj ka privatizuar policinė. Ai solli Gjon Abazin, jo pėr tė vendosur rendin por pėr tė siguruar mallrat kontrabandė, qė vijnė me anije si dhe transportimin e hashashit nga lumi i Vlorės nė bregdet dhe hedhjen me motoskaf nė Itali. Kėta janė morrat e Vlorės, qė po e shtupin Vlorėn me njė varfėri ekstreme, pėr mbushjen e valixheve tė tyre me para tė pista. Vlora sot ėshtė katrahurė. Policia as qė ndjehet fare. Ata qė janė tani nė polici, e kanė mendjen tė vjedhin pėr vete. Po nė vitin 1996 u mbush Vlora me pashaporta me ēmime zyrtare. Atėherė thuhej qė zyra e pashaportave kontrollohej me kamera nga Mulosmani. Pati bėrė bujė, atėherė kur nga kamera Mulosmani pati zbuluar mbesėn e Elham Sharrės, qė merrte para mbi ēmimin e shtetit dhe pėr kėtė e pati pushuar nga puna. Kėto histori tani nė Vlorė kujtojnė si njė ėndėrr e largėt, dhe pak shpresa kemi, qė ndonjė herė tė rikthehet ai rregull qė kishim. Tani Gjon Abazi, ka ēuar ēmimin e njė pashaporte nga 15 mijė nė 800 mijė! Gjithė kjo para e madhe kalohet nė tre duar.

    Gjoni me pashaportat ka vėnė polic Lamēen qė e ka nga fshati(Tėrbaēi) dhe Asqeri Alijan, mikun e tij nga Bolena. Para njė viti kėta nuk ndjeheshin tė gjallė, ndėrsa sot tė shtypin me kėmbė! Po nuk tunde 800 mijė, nuk e merr dot pashaportėn. Kjo ndodh edhe kur e takon vetė drejtor Gjonin.

    Gjoni vuri para tė madhe, kėto muaj nė Vlorė. Thonė qė pati humbur 25 milion nė firmėn Gjallica. Tani ato i ka harruar sepse shumė herė ka marrė me njė dorė shumė mė tepėr se kjo vlerė nga transportimi e cigareve kontrabandė. Ky qe shkaku qė ai rrahu me grushta nėn/drejrorin Mejtim Meēe, shefin e kuadrit Vladimir Zanaj dhe shefin e inspektoriatit rrugor. Kur ata i hynė nė pjesė, ky nuk j'ua kurseu dhe pas i nxorri nė lirim. Nė fakt nuk i liroi Gjoni. Por Ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj, me tė cilin i ndajnė paratė. Sabiti nuk e solli drejtor policie nė Vlorė Gjonin, vetėm pse ėshtė miku i Hysni Kapos. Ai e solli sipas garancisė qė i dha Lili (Ilirjan Brokaj) se me Gjonin do tė dilnin mirė. Lili, Pėllumbi, Berti dhe Aljosha, qė shanin e mallkonin Mulosmanin, qė u kishte sekuestruar 20 skafe e gomone, tani hanė e pijnė nė lokale tė shtrejta me Gjonin.

    Nuk jam i sigurtė nėse i japin gjė Gjonit, dhe fitimet e skafėve apo majmen me shpėrblimin e mbajtjės nė atė detyrė. Nė Vlorė tė gjithė e dinė qė kjo ėshtė koha e tyre, jo thjesht pėr t'u pasuruar, se ata tė pasur u bėnė me vitet qė shkuan, por pėr tė siguruar me para edhe ata qė s'kanė lindur akoma. Kur sjell ndėrmend situatėn e njė viti mė parė, sot duhet t'i luteshim zotit, qė tė na rrojė PSja, antarė i sė cilės kam qenė, dhe veēanarisht Frrok Ēupi, Skėnder Gjinushi, Neritan Ceka, Vlajdimir Fejzo, Bashkim Fino, soj e sorollopi i tyre qė ishin me ne gjashtė muaj tė tėrė, me thirrjet kundėr Berishės. Sot tė gjithė kėta dhe Fatos Nano, qė na mashtroi se do tė na jepnin paratė e firmave, kanė harruar ato, qė i thanė popullit tė Vlorės nė Sheshin e Flamurit:

    Tani ne shajmė Berishėn, ndėrsa ata po mbushin valixhet! Njėherė kur mė kishin futur nė dhomat izolimit tė policisė kisha dėgjuar nė korridor njė oficer me mustaqe, qė u thoshte shokėve tė tij: Ju vlonjatėt gjithmonė keni nxjerrė ushtarė tė mirė, ndėrsa ne tepelenasit oficerė tė mirė.
    Kjo shprehje e atij oficeri, mė ka mbetur nė mendje. E kam kujtuar me qindra e mijėra herė, kur bėja shėrbim nė Ēole, pėr tė ruajtur Zanin e ata qė sot i kemi dėputet e ministra. E kam kujtuar me dhjetra herė kur kėta shijonin trupin e vajzave, qė i sillnin forcėrisht aty. E kujtoj dhe sot kur sillem rrugėve, ndėrsa kėta janė bėrė tė mėdhenj e lėvizin me makina luksoze, e ruhen me roje. Vlora sot zjen. Pėrplasen varfėria e jonė me luksin e pasurinė e kėtyre motėrq... (shkurtim i redaksisė).

    Kėta qenėr nuk goxojnė tė vijnė me ne nė Vlorė, po edhe ne duam dru qė i besuam. Para njė viti kėrciste peshku e karkaleci nė tė gjitha lokalet e Vlorės deri nė Llogara. Askush nuk llogariste shpenzimin, ndėrsa sot djathin e blejmė me gram! Para dy ditėsh pritėm qė tė vinte pėr tė festuar, Presidenti e qeveria. Unė nuk dola pėr festė se tani nuk kam me se tė ushqehem nė shtėpi po si kureshtar. Mungonin gjeneralėt tani! Ata qė folėn nuk kursyen furēat pėr popullin e Vlorės qė bėnė histori. Ne vėrtetė bėmė histori: U ngritėm si lugetėr dhe bėmė katrahure gjithēka qė tė hupnin nė poste morrat e Vlorės
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vranicki: Ju rrefej sekretet e 1997


    Ish Kancelari Austriak, Franc Vranicki sapo ka botuar ne Vjene, memuaret e karrieres se tij me titullin: "Kujtime Politike". Nje kapitull i librit prej 500 faqesh, i kushtohet misionit te tij gjate trazirave te mars- qershorit te 7 viteve me pare, kur ai u caktua me mision nga OSBE per te zgjidhur krizen. Sot, po botojme vetem hyrjen, ku ai rrefen si e mori kete detyre

    Nje muaj me pare, ish Kancelari i Austrise, nje personalitet i njohur politik ne Europe, Franc Vranicki, botoi ne Vjene, librin me kujtimet e karrieres se tij te ngjeshur politike, te titulluar: "Kujtime Politike". Ne nje pune voluminoze prej gati 500 faqesh, ai rrefen gjithe angazhimin e tij brilant, si nje nder politikanet me te rendesishem te vendit te tij si dhe nje nder protagonistet e perfshirjes se Austrise ne Bashkimin Europian. Por ne kujtimet e Vranickit, ze nje vend te vecante edhe misioni i tij special gjate krizes se Shqiperise ne pranveren e vitit 1997, kur i ngarkuar nga OSBE ai ndermjetesoi per zgjidhjen e konfliktit te brendshem shqiptar dhe per kalimin sa me normal, nga periudha e anomalise ne zgjidhjen politike te problemit. Ai i kushton misionit te tij shqiptar nje kapitull te plote, prej 21 faqesh, ne te cilin, deshmon jo vetem per ngjarjet, por reflekton edhe impresionet e tij nga vendi, koha dhe personalitetet qe e drejtonin ate. Ai flet per Berishen, Nanon, Kryeministrin e atehershem Fino, tregon detaje nga takimet me ta, sa hedh edhe drite per perceptimin ne Europe te ngjarjeve shqiptare te Marsit 1997. Gazeta "Korrieri", duke filluar qe sot, do te botoje te plote te gjithe kapitullin per Shqiperine, te botuar ne librin "Kujtime Politike" te ish Kancelarit Vranicki.

    "Korrieri"

    Nga Franc Vranicki

    Ish Kancelari i Austrise

    Organizata per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope (OSBE) eshte rezultati i Konferences per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope (KSBE), e cila u hap ne vitin 1975 ne Helsinki. Zhvillimi i konferences, njohur ndryshe edhe nen termin procesi i Helsinkit, u mbyll ne Paris ne vitin 1990 me nenshkrimin ceremonial te dokumentit baze te KSBE-se nga kryetaret e shteteve respektivisht te qeverive. Ideja thelbesore realizuar nepermjet ketij dokumenti konsiston ne veteobligimin e shteteve nenshkruese per te mbrojtur demokracine, te drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor kur ato rrezikohen dhe kete jo vetem ne vendin e tyre por edhe ne shtetet e tjera te KSBE-se. Pra, risia politike revolucionarizuese e saj jane legjitimimi dhe detyra, percaktuar tashme ne nivel nderkombetar, per t'e "futur hundet" ne marredheniet dhe episodet problematike te shteteve te tjera anetare, per sa kohe qe, si pasoje e shkeljes se parimeve te KSBE-se, do te konsiderohej e domosdoshme.

    Konferenca per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope u zhvillua ne menyre te vazhdueshme. Meqenese ajo i kishte kapercyer tashme kufinjte e nje konference te thjeshte, u ra dakord per nje nderrim te emertimit te saj ne "Organizata per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope".

    Menaxhimin politik te ceshtjeve te OSBE-se e merr persiper vendi kryesues nga rrethi i shteteve anetare, ndersa perceptimi konkret i kryesimit, i cili zgjat nje vit, eshte detyre e Ministrit te Jashtem te vendit kryesues. Ne vitin 1997 ne kete rol ndodhej Ministri i Jashtem danez Niels Helveg Petersen. Ne mars te 97-tes, pak kohe pasi kisha lene vendin ne sheshin Ballhaus, ai kerkoi te dinte prej meje, nese do te doja te merrja persiper rolin e perfaqesuesit te tij personal ne lidhje me rastin problematik te Shqiperise. Pasi u mendova disa dite, pranova.

    Ne Shqiperi kishin shperthyer nderkohe trazira te medha, kishte konflikte te armatosura dhe qeveria e Presidentit Sali Berisha, Kryetar i Partise Demokratike, dukej se nuk e kishte me ne dore kontrollin e ketij kaosi. Nje arsye e mjaftuesme kjo per Kryetarin e OSBE-se per te vene ne levizje mekanizmin e parashikuar ne raste situatash te tilla rreziku ne nje vend anetar. Kjo sipas rregullave te OSBE-se do te thote, te sillet ne vemendjen e personave politikisht te pergjegjes te vendit anetar ruajtja e parimeve baze politiko- demokratike dhe ligjore, si dhe, nese shihet e nevojshme te nderhyhet nga jashte, ne funksion te rivendosjes se rendit politik dhe shteteror.

    Ne ate moment Shqiperia ndodhej pikerisht ne nje situate te tille. Ne vitin 1992 mund te kishim qene ende disi optimiste: Ishte pikerisht ky vit, vit kur me fitoren e zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Berishes vendi u shkeput nga kthetrat mbytese te sistemit komunist te nje shteti policor, i cili e kishte mbajtur Shqiperine per dekada rresht ne kafazin e nje izolimi nga me absurdet perkundrejt botes se jashtme, modernizmit dhe zhvillimit. Vendi me plazhet e magjishme te Adriatikut perpara nje peisazhi malor humnerash egersisht te thepisura vuante dhe vazhdon ende te vuaje deficite te hidhura ne infrastrukturen e qarkullimit, te sistemit shendetesor dhe atij arsimor. Ideologjikisht, ekonomikisht si dhe nga pikepamja ushtarake udheheqesit komunists ne krye te shtetit, fillimisht Enver Hoxha, e me pas Ramiz Alia, nuk ishin rimorkuar te vellai i madh ne Moske, por ne Pekin. Keshtu qe cdo lloj nderkombetarizmi mbetej pergjysem. Edhe vite pas fundit te ketij regjimi une kam ndeshur ne disa relikte ngjethese te tij. Keshtu njerezit e Hoxhes e mbuluan vendin me 700 000 strehime per nje person, te bunkerizuara ne toke dhe te pajisura me frengji gjuajtjeje. Ndersa, kunder parashutisteve te huaj- dhe me keta nenkuptoheshin ata te NATO-s- ishte menduar te mbroheshin me shufra te mprehta hekuri, qe shihnin per lart, te betonuara ne muret dhe gardhet e shtepive. Prane plazheve te Adriatikut nuk lejohej te ndertoheshin rruge, ne menyre qe pushtuesve nga deti te mos u hapeshin mundesi hyrjeje ne brendesi te vendit. Pjese te konsiderueshme te popullsise ketu vegjetonin ne gjendje te papershkrueshme.

    Por edhe shume shpresa, qe linden pas hyrjes se Demokracise, mbeten gjithsesi pa u permbushur. Mjeku Sali Berisha, Presidenti i pare i zgjedhur i vendit me 1992, i korrespondonte shablonit te shume politikaneve te dikurshem te Bllokut Lindor, duke qene se, si mjek familjeje i Hoxhes, vinte pikerisht nga mjedisi i pushtetareve te meparshem komuniste. Por ne vitet e para te presidences se tij ai misheroi shpresen, se vendi do te hapej perkundrejt botes se jashtme dhe se gradualisht do te shkohej ne nje shoqeri pluraliste liberale. Ai mori pjese ne takimet e organizatave nderkombetare- mes te tjerash edhe te OSBE-se- dhe me vizitoi ne Kabinetin e Kancelarit ne Vjene. Partia Demokratike Shqiptare u be anetare e Unionit Demokratik Evropian (EDU), organizates permbledhese te konservativeve evropiane. Ishte ne rradhe te pare Berisha ai qe, jo pa sukses dhe jo pa terhequr vemendje promovoi vendin dhe politiken e tij ne Perendim. Dhe ishte Berisha ai, qe u solli me prane bashkevendasve te tij perspektiven shumepremtuese te ekonomise se tregut te Perendimit te lire duke e percaktuar ate si qellimin final, per te arritur keshtu ne menyren sa me te shpejte te mundshme permiresimet e domosdoshme te standartit te tyre te jeteses.

    Ne gjysmen e dyte te viteve '90 popullsia e Shqiperise, e etur per liri dhe mireqenie, per nje periudhe te shkurter kohe vendosi kontaktet me faceten entuziazmuese dhe me ate rrenuese te kapitalizmit primitiv. U krijuan shoqeri investimi, te ashtuquajturat firmat piramidale, te cilat pranonin depozita ne kesh dhe jepnin kredi. Per shumen derrmuese te klienteve te ketyre firmave pagesa e nje shume te caktuar parash do te thoshte ne te njejten kohe edhe humbja e tyre. Ne jo pak raste shuma e depozituar zhdukej se bashku me kredimarresin. Por, problemi kryesor qendronte ne faktin, se ishin premtuar perqindje dyshifrore interesi ne muaj, shifra fitimesh keto, te cilave shoqerite investuese nuk mund t'u permbaheshin. Por, shqiptareve u kishte pelqyer aq shume ideja e parave te fituara shpejt dhe lehte, sa qe ata vinin gjithnje e me teper para menjane per t'i cuar ne "piramiden" e tyre. Por, me pas keto shoqeri rane njera pas tjetres si shtepi letre, sepse nuk kishin mundur te permbushnin premtimet e atyre interesave te ekzagjeruara. Goditja shokuese qe pesuan shqiptaret nuk mund te pershkruhet ne menyre aq drastike sa duhet. Per pesedhjete vjet rresht ata kishin qene te drejtuar dhe te udhehequr nga nje pushtet i siperm i dominuar nga rregullat. Per kete arsye, per ta ishte dicka e huaj marrja persiper e pergjegjesise vetjake. Ndaj faji i humbjeve iu vu me pak shoqerive se sa udheheqjes politike te vendit, pare ne personin e Presidentit Berisha, i cili kishte predikuar bekimin e ekonomise se tregut te lire. Zemerimi drejtohej edhe kunder gazetareve, prej te cileve ishte shpresuar nje paralajmerim ne kohen e duhur, pasi njerezit ishin stervitur per dekada te tera, qe cdo gje te rendesishme ta mesonin nga mediat e intonuara ne nje linje.

    Berisha ndodhej ne nje situate te rrezikshme. Institucione te tilla si ato te kontrollit te tregut financiar nuk ekzistonin fare; por edhe nje kthim prapa i sistemit tashme te integruar te ekonomise se tregut nuk mund te diskutohej si alternative. Sipas kendveshtrimit te shume personave sistemi politik i kishte vrare ata ekonomikisht dhe sipas rregullave tradicionale duhej marre hak ose duhej kerkuar shperblim ndaj keqberesve. Dhe perfaqesuesi i pare i keqberesve ishte pikerisht Berisha. Por, kesaj problematike faktikisht jo te vogel, iu shtua edhe nje problematike tjeter ne kendveshtrimin ne aspektin politik, edhe kjo tejet eksplozive. Berisha u vu nen nje presion politik ne rritje te partive opozitare, vecanerisht te socialisteve. Reagimi i sistemit te tij dergoi pas hekurave disa opozitare, mes te cileve edhe politikanin kryesor te socialisteve Fatos Nanon. Per shkak te veprimeve brutale dhe antiligjore te policise dhe te sherbimit sekret trazirat vinin gjithnje duke u rritur. Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 1996 u shkelen rregullat e Keshillit te Evropes dhe te OSBE-se, sikurse bente te ditur nje raport i vendit kryesues te OSBE-se, Zvicres. Qytetare me te drejte vote u privuan dhunshem nga pjesemarrja e tyre ne zgjedhje, te tjere u shoqeruan ne qeli nga police te armatosur, qe gjate zgjedhjeve kishin pare "mbi supet e tyre".

    - vijon -

    Neser do te lexoni: I derguari special i OSBE per krizen e 1997 ne Shqiperi, Franc Vranicki: Udhetimi ne Tirane, si i njoha une Presidentin Sali Berisha, Kryeministrin e Qeverise se "Pajtimit Kombetar" Bashkim Fino dhe liderin e PS, Fatos Nano
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Kikoni ketu per te mesuar historine me te cilen Shiperia paraqitet ne bote (?!).

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kujtimet e Vranickit i shkojne pas fijes Shefave te gazetes Korrieri..prandaj dhe i botojne me urgjence..
    Korrieri mbeshtet PS-ne dhe llumin e Kombit si ne Tirane e Prishtine..

    Interesante jane ato cka thote Ai ish pjesmarresi ne Rebelim..

    Mjafton keto fraza per te kuptuar se cfar qe ai revolucion..



    ---
    Jevgjitėt do tė na bėjnė shumė punė, ka thėnė Edi, (ed allushi kapo i socialisteve te Vlores..shenim i imi) ..po t'u premtohen paratė. Paratė do t'i jap unė t'ua shpėrndash atyre qė janė mė kapot dhe ata do tė ndihmojnė pėr nxjerrjen e njerėzve nė shesh.
    ---

    ---
    Me datėn 25 Janar 1997, nė mesditė, mė ka kapur Robert Brokaj (Brokajt e Doktorit Vlonjat e spiunit te vjeter te Kapo Myfti Ramizave ..ishin shtylla e Rebelizmit...shenim i imi) ..) e nė Skelė duke mė thėnė qė: Nesėr do tė bėhet e madhe nė Sheshin e Flamurit . Nė Lushnje dje i kanė djegur tė tėra. Sot ka plasur Berati dhe Fieri. Nesėr do ta shohin kėlyshėt e Saliut se ēdo tė bėjmė... Do t'u... nėnėn nė vėrė tė tėrėve.
    ---

    ---
    Mos e ēaj kokėn fare pėr policinė mė tha se i kemi marrė masat.
    Mulosmani pėr dy ditė do tė hiqet nga Vlora. E ka marrė kėtė punė nė dorė Edi me ca te PDsė qė janė tanėt (kuptohet "tanet" jane ata qe e braktisen Saliun e sot rrojne me lemoshat milionshe te Nard Kokes..shenim i imi) .
    Hik tani mė tha se s'duhet ti dish tė tėra. Shko tani, paratė (parate qe i vodhi PS-ja me an te Malajve ..shenim i imi) do t'i jap nė orėn 4 tek kinemaja.
    ----

    --

    Filluam menjėherė duke u ndarė nė drejtime tė ndryshme. nė orėn 4.00 Berti mė solli 2 milion lekė. I thashė qė janė pak o Berti.
    E, e, e se jevgjitėt ( ja shoket e Qoses ..akademikut te Kosoves..kush jane..shenim i im..Brarit) gėnjehen edhe me njė shishe vaj... Shiko kėtu mė thotė, gjeni disa djem qė tė futen nė Bashki.Duhet ta djegim se, pėrndryshe nuk kemi gjė pėr vijė. Mos kini frikė se jemi bėrė gati shumė djem qė ti vėmė zjarrin bashkė me Gėzim qenin.
    Mos ēani b-.. ė mė tha se kemi edhe armė me vete.
    ---


    ---
    Tė nesėrmen, ne filluam qė nė orėn 9. 30 nė Sheshin e Flamurit . Erdhi mė vonė edhe Eduard Alushi me Arben Malajn dhe Medin Xhelilin (Xhelilet..mafia e Ndertimit qe nderton grataciela nga Tirana e Durresi e deri ne Sarande..e qe i lepiheshin Sander Meksit me ane te ca sahanlepiresve te PD-se.. shenim i imi) . Ishin me ta, edhe Platon Arapi, Niko Veizi, Liza Hoxha, e Theodhori Shija.
    ---
    ---
    Ne bėrtisnim sė bashku njė grup djemsh: Eja mblidhuni kėtu, kėtu dhe Duam paratė tona . Pėrballė meje ishte Liza Hoxha,(luiza .. Kanibalja e famshme..deri dje prefekte e Beratit) dhe sa filloi tė thėrriste Qeveri hajdute dhe Poshtė qeveria ne e shoqėruam tė gjithė me njė. Edi me njė artopolant nė dorė po shante qeverinė Meksi dhe Berishėn, qė i vodhėn paratė e popullit. Paratė u'a vodhi Gėzim Zilja tha Edi prandaj tė gjithė tė protestojmė para Bashkisė. Ata na vodhėn votat, ata na vodhėn edhe paratė, prandaj siē jemi t'i shporrim qė andej hajdutėt. Vlora ėshtė e jona...

    ---

    Pra Vlora e jona..e hysni Dushan Mugosh Kapo Hoxhave e Dokle Zabitave..)
    (Parate ju ndane jevgjve e gangove te Vlores nga Ps qe i vodhi e thone ..na i voddhi Berisha..shenim i im..)

    Deshmite e kti Vlonjatit te Penduar jane HISTORIA E VERTETE...

    Rrofsh Alba qe i solle..

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... o Brari, mos i merr per kapital fjalet e nje plehre qe e ka treguar veten qe ka qene nje legen, ndoshta keto fjale i ka dhene nga deshira e madhe per ndonje 100 € se parate do i kete lene me k..vat ose duke luajtur bixhoz me Gjinushin e kompani ... plehra si ky per 100 € shesin dhe plaken qe kane te shpia ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    Shqiperine e bejne Shqiptaret e jo te tjeret
    !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  2. Vetvrasja
    Nga DINA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 09:03
  3. Nocioni pėr jetėn dhe vetvrasja
    Nga Klevis2000 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 16-10-2003, 11:13
  4. Vetvrasja nje rrugezgjidhje per shqiptaret
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 12:00
  5. Vetvrasja
    Nga Satanisti nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-05-2002, 05:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •