Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Venezuele: Protesta kundër presidentit të Venezuelës

    Më shumë se 100 mijë vetë kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit të Venezuelës, Karakas, në mbështetje të një fushate të opozitës për një referendum për të ardhmen e presidentit Hugo Çavez.


    Rreth 100 mijë vetë protestojnë kundër Çavezit
    Demostruesit me flamuj nëpër duar dhe që hidhin parulla kundër presidentit, marshuan drejt qëndrës së kryeqytetit nga gjashtë drejtime të ndryshme.

    Kundërshtarët e z.Çavez janë të irrituar nga një vendim i Këshillit të Zgjedhjeve për të verifikuar një të tretën e firmave të grumbulluara në mbështetje të një referendumi për presidentin.

    Presidenti Bush ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me fqinjët e Venezuelës për të garantuar siç tha ai integritetin e proçesit të referendumit.

  2. #2
    ...larg, diellit Maska e AsgjeSikurHena
    Anëtarësuar
    03-03-2004
    Vendndodhja
    On the way to My Sun
    Postime
    94
    Ne Venezuele situita vazhdon te mbetet e tensionuar. Prej pese ditesh vendi eshte perfshire nga protesta masive. Protestuesit kerkojne zhvillimin e nje referendumi per te rrezuar nga pushteti presidentin e vendit Hugo Chavez. Gjate ketye perleshjeve te dhunshme kane gjetur vdekjen 6 persona dhe dhjetra te tjere kane mbetur te plagosur. Per te shperndare turmen e irrituar forcat ushtarake kane perdorur bomba me gaz lotesjelles dhe plumba plastik, Presidenti i Keshillit Kombetar Zgjedhor deklaroi se ne baze te rezultateve te para opozita ka mbledhur vetem 1.83 milion firma te vlefshme per te kryer referendumin kunder Chavez. Sipas tij numri i firmave nuk eshte i vlefshem, pasi per te zhvilluar referendumin nevojiteshin 2.4 milion firma. Ne fakt Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe kane mbeshtetur referendumin, i ka bere thirrje Keshillit Zgjedhor te degjoje zerin e popullit dhe te respektoje te drejten e tij per te votuar.
    ...Tintarella Di Luna !!!

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ne prill te 2001 qendrova pereth tre javesh ne kryeqytetin e bukur te Venezueles Caracas.
    Edhe ne ato vite indinjata e popullit kunder regjimit CHavez ishte e madhe ,me demostrata dhe thirje per rrezimin e tij.
    Nje nga figurat me te zeza te qeverisjes se Amerikes Latine shpresoj ti vij fundi shpejt.
    Chaves eshte nga miqte me te ngushte te komunistit proletar ose komandantit te cetes sic e quajne ne LA Havana Fidel Castro.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Truket e CIA-s nuk ecen kete rradhe ne Venezuele! Derrat e ngopur qe jetojne ne lluks te cfrenuar kur vendi me rezerva gjigande nafte vuante tentuan te dilnin ne "rruge" por populli perkrahu presidentin e zgjedhur Hugo.
    Dokrrat e Luftes se Ftohte me Komuniste Socialiste dhe demokraci (me bomba) nuk po genjejne me njeri!
    Ndoshta Venzuela do futet ne listen e shteteve qe rrezikojne jo vetem Sistemin Diellor (si Sadami) po kesaj here gjithe Galaktiken.
    Nuk do ishte keq qe Venezuela te pushkatonte publikisht ca spiune te tille te CIA-s..........
    Ne fund te fundit tentativa e Grushtit te Shtetit denohet me vdekje apo jo......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    po keni harruar edhe nigerine se edhe ne nigeri eshte situata shume e keqe , edhe nigeria bashke me venezuelen eshte nje vend qe prodhon shume nafte cfare po behet me kete vend afrikan per te rregulluar gjendjen katastrofike ne te cilen ndodhet ky vend afrikan , gjynah i madh , sepse fucia e naftes shkoi 55 dollare

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •