Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    CIA: Ja zyrtarët që kanë marrë ryshfet nga Sadami

    Një raport i CIA-s ka nxjerrë një listë emrash politikanësh e biznesmenësh që kanë bërë pazare me qeverinë irakiane

    CIA: Ja zyrtarët që kanë marrë ryshfet nga Sadami



    Një raport amerikan i publikuar dje në media të ndryshme, thotë se biznesmenë dhe politikanë të ndryshëm kanë marrë ryshfet nga Sadam Huseini në mënyrë që ata të bënin përpjekje për të ndryshuar politikën ndërkombëtare ndaj Irakut. Në raportin e vet CIA (Agjencia Qendrore e Zbulimit) ka botuar edhe qindra emra njerëzish, firmash, partish politike dhe zyrtarë qeverish, të cilët Sadami ka dashur “t’i blejë” në mënyrë që Irakut t’i hiqeshin sanksionet e vendosura nga OKB. Në të njëjtën kohë Sadami dhe qeveria e tij kanë arritur të grumbullojnë rreth 11 miliardë dollarë nëpërmjet marrëveshjeve të fshehta që shmangnin sanksionet e vendosura ndaj Irakut që në vitin 1990. Këto sanksione u hoqën vetëm pas pushtimit të Irakut nga trupat e udhëhequra nga SHBA një vit më parë. Raporti është pjesë e një studimi prej 1200 faqesh për CIA-n i përgatitur nga Charles Duelfer, ish -inspektor i armëve të OKB-së, që arriti në përfundimin se Iraku nuk ka patur stoqe të armëve kimike, biologjike e bërthamore para pushtimit amerikan vitin e kaluar. Raporti është i publikuar në faqen e internetit të CIA-s www.cia.gov.. Skema e qeverisë së Sadamit përfshinte disa marrëveshje me firmat në Siri, Jordani, Liban, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemen, të cilët blinin lëndë të ndaluara. Lista e botuar tregon se sa shumë individë të interesuar për naftën, parti politike apo firma nga më shumë se 40 shtete, janë përfshirë. Po kështu jepen edhe emrat e kompanive që kontraktonin shpërndarjen e naftës në interes të tyre.
    Akuzohen anëtarët e KS-së
    Lista citonte emra nga Franca, Rusia dhe Kina- shtete këto që janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që mbikëqyr këtë program. Akuzat sërish nisin kundër Benon Sevan, kreut të programit të OKB-së “Naftë për ushqim” që tashmë nuk ekziston më, por që ka patur në dorë rreth 67 miliardë dollarë. Ai është listuar si një zyrtar i OKB-së i quajtur Sifan, por ai vetë i ka mohuar kategorikisht akuzat. OKB thotë se ia ka kthyer gati gjithë dokumentet një komisioni investigues të drejtuar nga Paul Volcker, ish -kreu i Rezervave Federale të SHBA-ve.
    Emra të tjerë në listë përfshijnë ultranacionalistin rus Vladimir Zhirinovsky dhe partinë e tij ruse liberal demokrate. Po kështu lista përfshin Charles Pasqua, ish -ministër i Brendshëm i Francës; presidentin indonezian Megawati Sukarnoputri, djalin e presidentit libanez, Emile Lahoud dhe Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës. Lista është përgatitur nga 13 dosje sekrete që mbaheshin nga ish -zv/presidenti irakian Taha Yassin Ramadan dhe ish -ministri i Naftës Amir Rashid. Por nuk ka asnjë verifikim të pavarur të këtyre raporteve. “Ne thjesht kemi nxjerrë emrat e këtyre individëve në interes të qartësisë, pastërtisë dhe ndërgjegjes, por ne nuk investigojmë, as i gjykojmë këta individë jo irakianë”. Disa firma amerikane kanë qenë në listë por emrat e tyre nuk janë publikuar për shkak të ligjeve të privacisë.
    Pazaret e Sadamit
    Iraku vuajti pasojat e bllokadës së OKB-së për dhjetë vjet, që nga gushti i 1990 pas pushtimit të Kuvajtit. Në fund të 1996 OKB nisi një program “Naftë për ushqim” që i mundësonte Bagdadit të blinte të mira të nevojshme dhe të shiste naftë për t’i paguar ato nëpërmjet monitorimit të OKB-së. Por që nga viti 1990, Iraku trafikonte hapur naftë për në Jordani dhe Turqi, ndërsa SHBA dhe të tjerët bënin sikur nuk shikonin. Raporti thotë se marrëveshjet e naftës me qeveri të ndryshme arritën deri në 7.5 miliardë dollarë për Sadamin nga fillimi i 1990 deri në fillim të luftës 2003. Iraku vetë ka fituar rreth 3 miliardë dollarë nga ryshfetet apo ngritjet e çmimit të naftës, duke bërë kontradandë. Kompanitë e naftës u detyruan të paguanin çmime shtesë të cilat nga fundi i vitit 2000 u rritën nga 25 deri në 50 cent për fuçi. Britania dhe SHBA e ndalën këtë praktikë duke këmbëngulur që të rivendoseshin çmimet e naftës të OKB-së. Kompanitë amerikane të naftës në fillim e blinin naftën irakiane nga të tjerë shitës në Lindjen e Mesme dhe jo nga Bagdadi. Por nga fillimi i vitit 2003, SHBA konsumonte rreth 67 % të naftës bruto të Irakut, si blerësi më i madh i naftës së këtij vendi.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sigurisht ne listen e CIA-s jane vetem ato shtete qe nuk pranuan te marrin pjese ne lufte! Sa komode! Ata per pak nuk thone qe kane perfituar edhe Geringu, Molotovi, Mao Ce Duni, Fidel Kastroja etj etj.
    Tani dikush do kerceje e do thote se gjysma e figurave te mesiperme nuk jetojne me: puna eshte qe kur njerzit (amerikanet me sakte) besojne se mund te shkaterrohet kutia e zeze ne rrenojat e Kullave Binjake po pasportat prej letre te "terroristeve" mbeten te paprekura, kur nje Jumbo Jet penetron ne murin e Pentagonit dhe ben nje vrime te rrumbullakte me diameter 2.5 m, kur keta terroriste islamiste fondamentaliste nje nate perpara u fryne me wisky e mish derri ne nje klub striptizmi, atehere pse te mos besojme edhe kete?
    Franca do bente mire te hapte ceshtjen penale per mafjozin Dick Cheney per aktivitet te rende korruptivo-financiar ne Afrike (Francezet i kane te gjitha dokumentat), por Europes me shume se kurre per hir te bashkimit dhe krijimit te unitetit i duhet dhe 4 vjet Bushi si president!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  3. #3
    A mendoni vertete se ngelen per leket e Sadamit ata , boh kto jan filma aq shuem i ka hyp frika tyre nejsee edhe po paten marre e ku ka njerez qe nuk korruptohen po sadami po te kishte aq leke per ti kompromentuar ata pse nuk kompromentovi ata te vetet qe mos e kapshin ..
    !!!

  4. #4
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nje pergjigje me spond dha dhe Sekretari i OKB "Nuk me duket e mundeshme te jene blere, keto nuk jane shtete te tipit "Republike Bananash". Dihet se c'jane Republikat e Bananave dhe ku jane sot (ne Irak bashke me Anglo-Amerikanet).
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Pergjigja e merituar e Frances per plehrat Janki pritet te vije shume shpejt ne nivelet me te larta: Informacion i Rojterit:

    ===================================
    France Hits Back Over Iraq Sanctions Claims

    Mon Oct 25, 4:11 PM ET
    World - Reuters
    =========================
    By Jon Boyle

    PARIS (Reuters) - Paris will deliver confidential documents to U.N. investigators to refute charges in a report published on a CIA (news - web sites) Web site that French firms abused the U.N.'s oil-for-food program in Iraq (news - web sites), officials said on Monday.

    The report by a former U.N. weapons inspector implicated leading French companies and politicians in a strategy by Saddam Hussein (news - web sites) to bribe his way clear of U.N. sanctions.

    Officials said Paris protested in vain to Washington over the Oct. 7 report by Charles Duelfer, whose CIA-led Iraq Survey Group (ISG) found Iraq did not possess weapons of mass destruction but was engaged in a scheme to amass funds to help him undermine sanctions and buy equipment to restart such programs.

    Duelfer published a list of companies, individuals and political parties said to have received kickbacks or paid surcharges on oil that was underpriced.

    "It is regrettable that the ISG has made assertions that are not in any way backed up, and the report (itself) recognizes that," Foreign Ministry spokesman Herve Ladsous told a briefing.

    A French diplomatic official said: "(The report makes) very damaging allegations and the important point is that none of these allegations were checked, either with the individuals or the companies or the countries concerned.

    "The very fact that no American citizens or entities are at any point mentioned ... is a reflection of an awareness of the flimsiness of these allegations."

    French officials, making their first response to the report on Monday, said Paris had told Paul Volker, a former U.S. Federal Reserve (news - web sites) chairman heading an independent U.N. investigation, it was "ready to declassify some confidential documents" on the oil-for-food scheme.

    France was not a major trading partner with Iraq either in terms of oil or contracts passed under the oil-for-food scheme, designed to provide relief to Saddam's sanctions-bound Iraq.

    French officials say 20 percent of the $3 billion of "French contracts" flagged in the Duelfer report in fact went to French subsidiaries of U.S. firms, notably General Electric ($445 million) and Halliburton ($127 million).

    A further 20 percent involved French companies buying U.S.-equipment for contracts in Iraq.

    "French contracts" averaged only 8 percent of the total, far behind Russia, Egypt and Jordan and on a par with China, Turkey and Australia.

    Halliburton -- headed by Dick Cheney (news - web sites) before he became U.S. vice president -- is to be the subject of a special audit of some $1.5 billion sole-source Pentagon (news - web sites) contracts placed with the Texas-based firm and paid for with Iraqi oil money.

    France had immediately suspended the contract with one French firm suspected of wrongdoing. But France was unable to pursue the case because British and U.S. customs had failed to respond to French requests for information, they said.

    French-U.S. relations remain at a low ebb as a result of Paris's outspoken opposition to the U.S.-led war in Iraq and splits on the U.N. role in rebuilding Iraq. French officials refused to link the Duelfer report directly to President Bush (news - web sites)'s re-election campaign but hinted it might be a factor.

    Privately one official said it aimed to divert attention from the report's key finding that Iraq had no illegal weapons programs -- the main U.S. justification for the conflict.

    Others saw a more sinister motive. They pointed to strong anti-French feeling in America and campaign jibes by some Republican leaders targeting Democratic presidential challenger John Kerry (news - web sites), who has family ties to France.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Tema të Ngjashme

  1. Zyrtaret, dhurata nen 100 USD
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 07:43
  2. Sadami në gjyq përballet me akuzat
    Nga Tirana në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 09:01
  3. Iraku i pasluftes
    Nga Astriti në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 17:26
  4. Sadami me Bushin
    Nga Drame_Dashurie në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-07-2003, 13:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •