Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 57
  1. #11
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Me argumenta te bindshme si keto me lart cuditem si e kam dyshuar ndonjehere luften ne Irak.
    "USA s'kishte nevoje per nafte se kishte nafte plot, plus qe asnje krize s'po dukej ne horizont." (qe ketu mu kthye mendja)
    "USA nuk e vjedh naften ne vendet arabe"...me kete thenje mu hoqen paragjykimet dhe urrejtja e thelle qe kam per Ameriken si fondamentalist islamik qe jam (lol)...tani ja merr naften me gjysme cmimi dhe i korrupton sheiket saudite qe jetojne te zhytur ne flori me popullin nen thunder...po kjo eshte ceshtje tjeter ke parasysh?

    (Ky qe ndjek ishte argumenti qe s'me la me fjale per te kundershtuar politiken amerikane)
    "Israeli, s'ka nevoje per ndihme sepse eshte shteti me i fuqishem ushtarak ne Lindjen e Mesme"....sic thash, mbeta pa fjale...

  2. #12
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Pervec kesaj para se te me kthehej mendja 360 grade, nga argumentat e siperm kisha ardhur te thoja dicka qe po e them sa per t'ja hequr vetes sikletin.

    Pavaresisht nga arsyet e pushtimit te Irakut (nafta, Israeli etj, si i radhiti Deus me lart), rendesi duhet ti kushtohet arbitrarizmit te Amerikes ne vet-legjitimizimin e ketyre arsyeve si te denja dhe te arsyeshme per te shkuar ne lufte.

    Sic dihet UN-i votoi kunder luftes, shume nga arsyet/justifikimet per lufte si armet e shkaterrimit ne mase, ose financimit te terrorizmit nga Iraku u rrezuan, inkompetenca e inteligjences se MI6 dhe CIA-s u shpall nga vete Tony Blair dhe Colin Powell...opinioni publik pavaresisht nga tonelatat e propagandes qe j'u leshuan mbi koke, gjate gjithe kohes qendroi ne shumice kunder luftes, dhe sic thash gjese qe i duhet vene rendesi (edhe per ngjarje te ardhshme) eshte arbitrarizmi i administrates amerikane per te injoruar gjithe keta elementa dhe per te marre nje qendrim fashist ndaj kesaj lufte.

    Kjo thote shum per te sotmen...por thote edhe me shum per te nesermen...se sic e thane edhe pro-Bushet ketu, po vazhdoi Amerika mos te kete parasysh pjesen tjeter te botes me shprehje hitleriane si "me ne ose kunder nesh"...fundi do matet vetem me lufte nukleare, viktima do jete njerezimi, dhe pergjegjesi akoma s'do dije se si shqiptohet "nuclear"

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Per mendimin tim vetem heqja e nje dikatatori si Sadam vlen presencen e Amerikes ne rajon.Nje njeri qe nuk ka meshire per popullin e vet dhe financion terrorismin nderkombetar nuk meriton te rroje.
    Lufta kunder terrorismit nuk njeh kufij dhe keshtu duhet te jete per te gjithe vendet demokratike qe kerkojne te jetojne ne paqe.
    Mos flisni per nafte sepse jeni shume larg nga e verteta.
    Me lart thane qe sulmi pati si qellim mbrojtjen e Israelit nga vendet fqinje!!!
    Mjafton pak dituri mbi shtetin e Israelit dhe kuptohet qe fjale te tilla nuk kane kuptim.
    Sa per armet kimike mendoj qe Iraku pati te gjithe kohen qe i nevojitej per ti largur jasht vendit.
    Nje Irak demokrat eshte nje event positiv per te gjithe rajonin.
    Po kush do ta ēonte demokracine ne Irak?Irakenet nuk ishin ne gjendje te perballonin nje veprim te tille.
    Mund te diskutojme sa te duam mbi Ameriken dhe metodat e saj per te perhapur ne bote demokracine Made in Amerika.
    Irakenet me kohe do ta kuptojne.Imagjinoni sikur te kishin bere te njejten gje ne vitet 90' ne Shqiperi.
    Do te kishim dhene jeten per katilin Enver,dhe me vone do kuptonim ku kishim jetuar.
    Dhe per mendimin tim modest leni jasht fete nga keto diskutime.
    Ka persona qe te verbuar nga fanatizmi duan te shohin ne kete kontest vetem spektret e luftes midis Islamit dhe Krishterimit.

    Te mijat jane fjale te thjeshta,pa frasa abstrakte,pasoje e jetimit ne nje vend demokrat dhe te lire.
    Nje jete me paqe dhe demokraci i uroj popullit iraken sepse ka nevoje.

    leci

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Si e nxoren Shqiptaret qimen nga qulli...

    Ne nje atmosfere lojrash te shumta politike, intrigash, prapaskenash, politike te niveleve te larta, levizjen e biljona dollareve, dhenie jetesh te mijra ushtareve, ne nje atmosfere ku pergjigja e kesaj pyetjeje dihet vetem nga nje numer jashtezakonisht i vogel njerezish....une jam kaq i lumtur qe pata mundesine te vij mes jush tek forumi Shqiptar e ti gjej pergjigjen kaq te sakte ketij problemi. Nuk do harroj te informoj shtypin mbarebotreor, qeverite ekstremiste, dhe ndonje organizate terroriste ti hedhi nje sy ketij forumit tone kaq te nderuar e ta kuptoje pse behet lufta...

    Lum si ne per kete popull truthare qe kemi....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 13-04-2004 mė 13:40
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    R2T
    Nuk e kuptoj pse duhet te nderhysh ne kete forum dhe t'i quash njerezit truthare se po diskutojne pushtimin e Irakut. Ne qofte se nuk te pelqen kjo teme nuk ka pse hyn dhe ofendon te tjeret. Gjithashtu pergjigjjen e ketij problemi duhet ta kerkojne te gjithe ata qe kane njefare ndergjegjje politike, apo nje sens drejtesie. Pushtimi i Irakut do te kete nje efekt te konsiderushem mbi brezat e ardhshem (sidomos per ata qe jane ne Amerike si puna ime dhe e jote).

    Diskutim te mbare per te tjeret

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Shume te drejte ke nursezi, diskutojeni se mbase edhe zgjidhet ai problem. Ne fakt te drejte ke, nuk mund ti thuash truthate njerit qe i bie 2bekut ne hava, ka njerez qe e kane si qellim jete zgjidhjen e halleve ne forum. Ka njerez qe kujtojne akoma se djelli shkelqen nga vrima e prapanices se Sadamit dhe na e shenderisin diten me rrezatimin e brockullave te tyre tip "peshty aty ku lepi/ dhe qeros dhe fodull" ketu ne forum.

    Posi dhe ndergjegje politike te kesh, dhe ndjenje drejtesie dhe ndonje "te drejte tjeter" qe me plot gojen e kerkon ne "token e premtuar" ku ta dhane te drejten ta kerkosh. Mirnjohja, eshte ndjenje e huaj per Shqiptarin, ku cuditerisht harron "brekegrisjen" e vete dhe sa i detyrohet Amerikes per "buken e perditshme qe i jep" apo mundesine e pafund, harron te zinjte e ullirit qe hoqi per te ardhur ne kete vend kaq "maskara" e te "pashpirt" qe po i ben kaq "dem" Irakut. Atij Iraku qe na ka qene krah historikisht si me luften ne Kosove, ndihmat e vazhdushme ne ekonomi dhe ushtri, por edhe qe na mban mijra (ne mos miljona) me pune, buke e mbi te gjitha Shprese.

    Te rrime shtrember e te flasim drejt, boll brockollitet per drejtesine e pafajsine e Irakut, me lodhen keto shume-fytyrat tuaja. Nese rini ketu, jini mirnjohes per cka u jepet e mbeshtetni ate qe u rri prane kur keni nevoje, mos u lodhni te me tregoni drejtesine mua qe e pashe rradhrave te vajgurit e te qumshtit, skafeve per ne Itali e dallavereve te shumta per te qene ku jam. Po qe se jeni kaq te dhene pas drejtesise boll peshtyte aty ku lepini cdo dite. Mblidhni leckat tuaja, hypini avjonit te pare, e gjejeni drejtesine nga Iraku. te jesh i sigurt se nuk do te ta ndjeje njeri mungesen.

    Vetem nje Enver i ben derman ketij populli, te dikton "drejtesine" dhe hape guxhumanin ti te nxjeresh ze po pate zemer. Liria e tepert ju mori mendjen, e ju qorroi syte...dhe e them perseri me akoma me teper bindje Lum si ne per kete popull truthate.

    Dhe po qe se u ofendove perseri lexo "disclaimerin" e meposhtem e me ler te qete ne "drejtesine" time.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Leri o R2T keta analistat te flasin se me keta po hecen kjo bote, ne vendmumero me i fjale.Tani kan hall te madh se po i goditen vllezerit e tyre ne Irak, dhe me pas do kene hall tjeter me kushurinjte e tyre ne Kore.

    Edhe ne Kore per ata qe flasin si analista Amerika ka te drejte te nderhy. Ai shtet nuk i lejohet te kete Arme Nukleare, dhe aq me teper te bej kerkime te tila. Keshilli i botes eshte i vendosur tashme, keta shtete qe hudhin gurin e mcefin doren(si tipi i 11 Shtatorit) nuk meritojn demokraci, po cti besh qe eshte per detyre me i nxjerre nga shpellat se ndryshe rrezikon gjith njerezimi te futet ne shpelle.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 13-04-2004 mė 14:42
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #18
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ardo ,
    kam vene re qe e thua shume shpesh kete shprehje :

    Po qe se jeni kaq te dhene pas drejtesise boll peshtyte aty ku lepini cdo dite. Mblidhni leckat tuaja, hypini avjonit te pare, e gjejeni drejtesine nga Iraku. te jesh i sigurt se nuk do te ta ndjeje njeri mungesen.

    Sa qytetare amerikane , guvernatore , etj etj u ngriten ne demostrada kundra vendimit te Bushit per lufte ?!

    Sa qytetare angleze , member te parlamentit , lorde , baronesa , etj etj rrebeluan kunder Blairit dhe vazhdojne sot e kesaj dite ?!

    Nuk po zgjatem duke permendur pjesen tjeter te popullsise se botes ( ku futem edhe vete ) te cilet me ankth , proteste dhe shprese , uruan qe ky njerezim i cili jeton ne shekullin 21 te mos shohe me lufte me sy!
    Te permenda vetem vellezerit , bashkombasit dhe familjet e pushtuesve ( clirimtareve ) sepse besoj ato jane te paret qe "peshtyjne aty ku lepijne".
    Sqarime shume nuk vlen te jap se jam i sigurte qe ti e kupton cfare dua te them.

    Sot kemi nje fat te madh , te cilin deri dje ai Enveri qe permend ti me te drejte na e pati mohuar ...Kemi te drejten e mendimit te LIRE !

    Ketu nuk po flasim per interesat tona , por per interesin e kesaj bote e cila po shkon drejt fundit. Po flasim per interesat e njerezve te pafajshem te cilet po vdesin cdo dite. Po flasim per interesin e drejtesise , e cila ka vdekur me kohe. Kuptome qarte!

    Ti dhe ju te tjeret e dini fare mire qendrimin tim ndaj terroristave islamike , diktatoreve , etj etj . Une nuk mbaj mend te kem shprehur sikur edhe nje here ndonje fjale qe tingellon pro Sadam Hyseinit , pro fondametalistave , kundra interesave te kombit Shqiptar etj etj.
    Ama kam qene gjithnje i bindur qe USA dhe ANGLIA kete lufte e ndermoren per interesa vetjake dhe e amballazhuan me nje leter qe shkruante " Lufte per drejtesi , paqe dhe demokraci "

    Me ju eshte e kote te flasesh sepse nuk ndryshoni mendje!

    Te tjeret qe keni postuar duke dhene sqarime , ju falenderoj per kohen e humbur dhe mundimin e marre! Une cuditerisht jam pak NAIV dhe kete punen e luftes e marr ashtu sic interpretohet nga te gjithe.Prandaj nuk me mbushet mendja kollaj. Ndoshta amerikanet dhe anglezet paskan qene seriozisht shume "engjellor" per ti hyre ketij qorrsokaku. Ndoshta !


    PS : R2T , hiq dore nga ajo shprehje , nese ke kuptuar se cfare thashe me lart.

    ----------------------------------------
    Cyklo , dje pashe nje film vizatimor ( humoristik , sarkazmik ) ku personazhet kryesore ishin "BUSH , BLAIR , SADAMI , BIN LADEN etj". Kam vdek tu qesh kur shikoja sesi e paraqisnin BLARIN gjithmone. Duhet ta kesh kuptuar ! ...si qeni i BUSHIT , i cili qendronte prane tij ne tavoline dhe tundte koken dhe bishtin sa here qe BUSH fliste per luften.

    Faktikisht me erdhi keq per BLAIR kur e pashe ta paraqisnin ashtu. Ndjej keqardhje edhe kur shoh sesi mediat dhe masmediat angleze e trajtojne si kelysh te BUSHIT .
    Ate personalitet e pelqej jashtemase dhe mendoj qe eshte figura me inteligjente , politikani me i rrafinuar dhe truri i vertete i Anglise.

    Epo te kesh tere keto cilesi dhe ne fund te karrieres tende te trajtohesh si leshko , dordolec dhe qen i BUSHIT ... eshte sinqerisht per te ndjere keqardhje!

    Besoj se e ben vete lidhjen tani...BUSHI--->BLARI ( ham , ham hum ) ...sepse je inteligjent goxha si djale dhe inteligjentet si BLAIR i sipatizoj fort
    -------------------------------------------

    Kete ta tashe duke iu referuar edhe postimeve tuaja te meparshme Cyklo. Ne pergjithesi e simpatizoj mprehtesine qe ke . Vecse nganjehere me krijon nje humor te pashpjegueshem. Uroj te mos me urresh fort , se sapo kaluan edhe Pashket lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeuS : 13-04-2004 mė 17:11

  9. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un e kam thene qe si person bindjet politike i kam te shpallura ne forum si nje pjese e madhe te njerezve ketu.
    Problemi qendron qe kur ju thoni ndrroni mendje per te gjithe ata qe perkrahin luften ne Irak nuk di si ta marr, dmth te jem pa bindje valle? te ndryshoj drejtim si te me interesoj .... ? apo te jem 100% objektiv sic jeni ju ? lol

    Vazhdo DeuS qesh dhe shif cartoon network apo cfar do lloj emisioni po shikoje, degjo dhe cfar thuhet lart e poshte nga analistat per CIA-n, se me sa duket qenka bere si Kafene kur hyn e dalin te gjithe.

    Toro ka hapur nje teme per te ashtuquajturat Shtete qe ishin kunder luftes... si nuk shkon njeri atje te flasi valle ???? ehhh keta analistat, flasin per car i intereson sot e kesaj dite.

    Un nuk flas me me ju sepse nuk keni fakte. Edhe kunderfaktet qe nuk ka patur bomba ne Irak akoma duhet vertetuar, duke qene qe territori i Irakut akoma nuk zoterohet e jo mo ti futen kerkimeve. Duhet te dini si njerez te squt qe jeni dhe qe nuk ndiqni Bushin si qen nga mbrapa, se politika Amerikane e tashme pa kaluar nja 40 vjet nuk do merret vesh mire ne brendesi. Edhe nqs Iraku behet Majlazia e re dhe del nga shpella dhe erresira, edhe nqs shenderrohet ne nje Vietnam te dyte per Amerikanet, sido qe te jete dokumentat e faktet do dalin shume me vone. Un nuk flas pa dalur ato fakte. Ju nderkohe shifni Cartoon Network, apo lexoni gazetat te tipit Daily News(NY).

    Mund te hapesh teme per Hiroshimen dhe Nagasakin dhe te te sjelle informacione te tmerrshme per politiken e Truman-it, mirepo ka dhe plot argumenta bindes qe i kundervihen, gjithmone ama duke u marre parasysh fakte dhe dokumenta nga arkivat e shtetit. Puna se cfar une zgjedh dhe se si e argumentoj eshte puna ime, por gjithmone ama i referohem dokumentave dhe jo brrockullave qe pacifistet me flamura shumengjyreshe apo realistet pa flamur flasin. Faktet jane ato cfar kane thene keto shtete qe vendosen te marrin persiper sulmin ne Irak. Ato te ashtuquajturat "kundra" i dolen te palarat me programet e tyre ne Irak. Deri kur ti dalin te palarat Amerikes po i dolen atehere mund te flasin me kembe ne toke dhe te lehim apo mos lehim.

    Nessje DeuS spo e humb kohen se e ke shpallur vete indirekt se cfar opinionesh ke, ose nuk ke, ose nuk do qe te kesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 13-04-2004 mė 17:45
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    ne lidhje me temen dy fjale: hetimet e fundit ne lidhje me administraten e presidentit bush dhe rice si keshilletare e larte (a ca eshte ajo), nxorren ne pah disa gjera ne lidhje me situaten ne amerike pas 11 shtatorit, dhe detyrimisht edhe luften ne Irak...
    hetimet tregojne qe bush ka GENJYER publikun e gjere amerikan me deklarimet e tij, pasi ka qene i njoftuar bile edhe per sulmet e mundshme ne 11 shtator, dhe dihet fare hapur se si reagoi ai kur mori vesh per sulmin e pare te njeres prej kullave, (bile nuk levizi fare nga kopshti i femijeve ku ishte ne ate kohe). tani nqs ke te besh me nje president qe faktet po tregojne se eshte genjeshtar ndaj popullit te tij, c'pret me teper per sulmin ne kundershtim me UN qe i beri Irakut, dhe akoma po shihen pasojat e rrezikshme per irakenet, ku gjendja po degradon ne lufte civile...
    bush nuk genjeu vetem per 11 shtatorin, genjeu dhe per Irakun (qe ishte i bindur se kishte arme te shkaterrimit ne mase), dhe vazhdon te genjeje per qellimet e verteta te hyrjes ne Irak... kjo eshte politika sidoqofte...

    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Nessje DeuS spo e humb kohen se e ke shpallur vete indirekt se cfar opinionesh ke, ose nuk ke, ose nuk do qe te kesh.
    Kjo fjali ishte shume e qarte... loool
    MtrX ubicumque felix

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hipoteza pseudoshkencore e "Prejardhjes se shqiptarėve nga Azerbajxhani"
    Nga glaukus 001 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 17-05-2013, 19:12
  2. Historia e Shkodrės
    Nga addam nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 09-08-2012, 14:36
  3. Historia e Shkodres
    Nga shigjeta nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-12-2010, 07:05
  4. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  5. Si u pushtua Kosova nga Serbia?
    Nga babygirl12345 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-04-2006, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •