Faleminderit vella Deshmues per inkurajimin.
Po keshtu me behet shume qejfi qe shoh se ky liber eshte i vlefshem per jeten e besimtareve te krishtere.
Faleminderit vella Deshmues per inkurajimin.
Po keshtu me behet shume qejfi qe shoh se ky liber eshte i vlefshem per jeten e besimtareve te krishtere.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Sherbesa e Fjales
Ne njeren ane, Zoti deshiron nga ne te kuptojme Fjalen e Tij – ky eshte fillimi i punes se Tij. Ne anen tjeter, Ai deshiron te vendose nje ose dy fjale ne frymen tone. Keto fjale behen nje ngarkese per ne, dhe Ai deshiron qe ne t’i cojme keto nje ose dy fjale ne Kishe. Veprat 6:4 thone: "Por ne do te vazhdojme pa pushim ne lutje dhe ne sherbesen e fjales”. Ofrimi i Fjales eshte sherbim, dhe ky sherbim u ofron njerezve fjalen e Zotit.
Cili eshte problemi yne? Problemi yne eshte se ne e kemi fjalen brenda nesh por nuk mundemi ta clirojme ate. Disa njerez kane nje fjale dhe nje ngarkese shume te rende ne frymerat e tyre. Ata duan ta shprehin kete fjale tek vellezerit dhe motrat. Por dhe nqs keta flasin ne platforme, kjo ngarkese eshte e lidhur brenda tyre. Pasi thone nje ose dy fjali, nje minute ose madje dhe nje ore, kjo ngarkese nuk eshte cliruar. Fjala nuk mund te clirohet, dhe njeriu i jashtem nuk mundet ta shprehe ngarkesen e brendshme. Ata duan ta shngarkojne ngarkesen dhe mesazhin qe eshte brenda tyre, por njeriu i tyre i jashtem nuk mundet t’u ofroje atyre asnje shprehje. Nuk ka rendesi se sa shume flasin ata, ata e ndjejne se ngarkesa e tyre mbetet e pandryshuar. Ata vijne me nje ngarkese dhe largohen me te njejten ngarkese. Shpjegimi i vetem i kesaj eshte se njeriu i jashtem nuk eshte thyer. Njeriu i tyre i jashtem nuk mundet t’i ofroje asnje ndihme njeriut te tyre te brendshem. Ne te kunderten, ai behet nje pengese per njeriun e brendshem.
Nqs njeriu i jashtem eshte thyer, eshte e lehte te thuhet ajo c’ka ne duam te themi. Kur ne kemi nje ngarkese ose nje fjale brenda nesh, njeriu yne i jashtem do te vije me nje fjale te pershatshme qe te shprehe ne menyre te duhur mendimet tona te brendshme. Sa me shpejt qe fjala brenda nesh te clirohet, ngarkesa brenda nesh clirohet gjithashtu. Sa me shume qe ne flasim, aq me te lehtesuar ndjehemi. Ne do ta kuptojme qe puna jone eshte t’i sherbejme Kishes me fjalen e Zotit. Prandaj ngarkesa brenda duhet te perputhet me fjale te pershatshme nga mendimet tona jashte. Nqs njeriu i jashtem nuk eshte thyer, ai nuk do t’i hape rruge vullnetit te njeriut te brendshem. Ai nuk do i bindet ndjenjave te brendshme, ose frymes brenda nesh. Kur njeriu i jashtem provon te investigoje ndjenjat e njeriut te brendshem, ai nuk do gjeje asgje. Ai nuk do gjeje fjalen e nevojshme dhe te pershatshme, dhe Zoti nuk do te clirohet. Zoti do te jete i kycur dhe i bllokuar, dhe Kisha nuk do marre asnje ndihme.
Ne duhet te kujtojme se njeriu i jashtem perben ngarkesen me te madhe ndaj shrbeses se fjales. Shume njerez mendojne se zgjuarsia eshte ne njefare menyre e dobishme. Kjo eshte e gabuar. Nuk ka rendesi sa i zgjuar eshte nje person, njeriu i jashtem nuk mundet kurre ta zevendesoje njeriun e brendshem. Njeriu i brendshem do te vije me medimet e duhura dhe do nxjerre fjalet e duhura jashte vetem kur njeriu i jashtem eshte thyer dhe derrmuar. Guacka e jashtme duhet te thyhet nga Zoti. Sa me shume qe kjo guacke eshte thyer, as me shume jete fryme do clirohet. Nqs guacka mbetet, ngarkesa ne fryme do mbetet dhe jeta dhe fuqia nuk do derdhet ne Kishe. Nje person i tille nuk do jete i afte te sherbeje si nje predikues i fjales. Fuqia dhe jeta e Zotit fillimisht clirohen nga sherbesa e fjales. Nqs njeriu i jashtem nuk eshte goditur dhe nuk ka ndonje plage te hapur, njeriu i brendshmem nuk do kete asnje rruge. Ata qe vijne per mesazhin, do degjojne vetem tinguj, ata nuk do te prekin jete. Folesi mund te jete entuziast per te sjelle dicka, por degjuesit nuk do te marrin asgje. Ai do te kete fjale brenda vetes, por ai nuk do te jete ne gjendje qe ta percjelle jashte, sepse njeriu i jashtem po e bllokon rrugen.
Ne gjejme nje histori te vlefshme ne jeten e Zotit Jezus. Nje person preku vetem cepin e mantelit te Tij, dhe ky person mori fuqine e Tij. Cepi i mantelit ishte pjesa me e jashtme e qenies se Tij. Ky person mund ta ndjente fuqine e Tij edhe ne pjesen me te jashtme. Problemi me ne eshte se ne e kemi jeten e Zotit brenda nesh, por kjo jete nuk mund te derdhet jashte. Ne kemi fjalen brenda nesh, por ne nuk mundemi ta clirojme kete fjale. Ne kemi fjalen e Zotit brenda nesh, por kemi bllokesa perreth nesh. Si rezultat, kjo fjale nuk mund te clirohet. Kur Zoti nuk ka asnje liri ne ne, Ai nuk mundet dot te derdhet lirisht jashte nesh
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
I dashur vella MAtrix, te inkurajoj per besen tende ne Krishti. Zoti te bekofte. Ndjehem i gezuar per kete mesazh qe ti ke sjelle, per faktin se ka te beje konkretisht me Fjalen Perendi dhe besimtarin e krishtere. Une pranoj ne menyre te poadiskutueshme se, Fjala( Krishti) ben banese tek ne, dhe Ai jeton duke u darkuar se bashku me ne. Ai flet ne jeten tone gjate cdo dite duke na udhehequr dhe fuqizuar per veprat e Perendise. Gjithmone Jezusi na jep mesazhe te qarta dhe te zbuluara, nen zbulesen dhe mesimdhenien e Fymes se Shenjte. Pikerisht Shkrimi profetik eshte fjala e shkrojtur e Krishtit, permes se ciles ne edukohemi , mesohemi, disiplinohemi, dhe jemi te gatshem te kuptojme ate qe Krishti i flet krijeses se re, njeriut te brendshem.
Gjithsesi te inkurajoj dhe gezohem sepse, je nga te paktit orthodhokse (qe une njoh), te cilet kane bese te tille te gjalle.
Deshmuesi
Predikimi i Ungjillit
Shume njerez kane nje koncept te gabuar se nje person beson tek ungjilli sepse ai ka degjuar mesimet e drejta apo sepse eshte prekur dhe emocionuar. Por kjo eshte larg prej se vertetes. Ata qe e bazojne pranimin e Zotit ne impulset emocionale nuk do vazhdojne gjate, po ashtu dhe ata qe binden nga argumentat mendore. Nuk ka gje te keqe ne perdorimin e mendjes dhe emocioneve, por keto nuk mjaftojne. Nje njeri nuk shpetohet nepermjet emocioneve dhe mendimeve. Nje mekatar bie ne kembet e Zotit sepse fryma e folesit ka cliruar drite permes fjaleve te tij. Menjehere sapo fryma jone derdhet jashte, te tjeret goditen. Ky eshte shkaku qe ne na nevojitet nje fryme e cliruar per te predikuar ungjillin.
Nje minator qymyrguri eshte perdorur shume nga Zotit per predikimin e ungjillit. Ai shkroi nje liber te titulluar: “Pare dhe Degjuar” ne te cilin ai pershkruan eksperiencen e tij me ungjillin. Ne u prekem thelle nga ky liber. Ky vella nuk ishte nje njeri i shkolluar apo i talentuar; ishte vetem nje vella i zakonshem. Por perkushtimi i tij absolut ndaj Zotit, i mundesoi Zotit qe ta perdortte ate shume. A e dini se cfare kishte kaq te vecante ky vella? Ishte nje njeri i thyer. Fryma e tij mundej te clirohej lehte. Ai filloi te predikonte ne moshen 23 vjecare, kur ai provoi per here te pare shpetimin. Ne nje takim, fjalet e nje predikuesi i zgjuan nje deshire te zjarrte qe te shpetonte shpirtra. Ai kerkoi qe te lejohej te fliste. Pasi u ngrit ne kembe, ai nuk ishte ne gjendje te thoshte asgje, ndonese zemra e tij po digjej flake per shpirtrat e humbur. Lotet e tij rrodhen rreke. Ne fund ai mundi te thoshte nje ose dy fjali. Fryma e Zotit e mbushi takimin, dhe cdokush ishte i bindur per mekatin e vet dhe per mosbindjen. Ja pra ku ishte nje njeri, i cili pavaresisht nga mosha e tij e re, ishte i thyer ne njeriun e tij te jashtem. Ai nuk kishte shume per te thene, por fryma e tij u clirua dhe njerez u shpetuan. Ai drejtoi shume njerez ne shpetim gjate jetes se tij. Kur ne lexojme biografine e tij, e kuptojme se ai ishte nje njeri me fryme te cliruar.
Kjo eshte menyra e predikimit te ungjillit. Menyra e predikimit te ungjillit eshte te clirosh frymen. Kur ngurtesia e njeriut te jashtem eshte larguar dhe njeriu i jashtem eshte thyer, fryma clirohet. Nqs prania e nje njeriu te pashpetuar na detyron te bejme dicka per ta shpetuar, kjo nenkupton se fryma jone clirohet. Kjo eshte ceshtja themelore. Predikimi i ungjillit ka te beje ne cdo gje me thyerjen e njeriut te jashtem. Kur njeriu i jashtem thyhet, fryma jone do te clirohet dhe do t’i preke te tjeret. Eshte fryma jone ajo qe i arrin frymerat e te tjereve. Eshte Fryma e Zotit, Ajo qe prek frymen e erresuar te njeriut. Kur kjo ndodh, nje njeri shpetohet, dhe asnje shkak nuk mund te shpjegoje kete ndryshim. Sidoqofte kur njeriu i jashtem e pengon frymen, Zoti nuk gjen rruge permes nesh dhe ungjilli nuk clirohet. Ne duhet qe vazhdimisht te tregojme kujdes ne ceshtjen e thyerjes se njeriut te jashtem, sepse gjithe problemet tona ndodhen ne njeriun e jashtem. Nqs mbi ne, mbi personin tone, nuk eshte punuar, eshte e padobishme per ne te memorizojme me shume mesime. Gjeja e vetme qe do i sjelle njerezve shpetimin, eshte prekja qe fryma jone do i beje frymerave te tyre. Nqs frymerat tona prekin frymerat e tyre, ata do bien me fytyre pertoke para Zotit. Nqs fryma shkarkohet ne menyre te forte, ata nuk do kene zgjidhje tjeter vecse te perkulin vetvetet para Zotit.
Gjate ketyre viteve Zoti ka filluar rrugen e restaurimit. Zoti nuk deshiron te shohe nje person te shpetuar te prese shume vjet para se te merret me mekatet e tij. Ai nuk deshiron ta shohe ate te prese per shume vjet para se ai ta perkushtoje veten tek Zoti ose t’i pergjigjet thirrjes se Zotit per ta pasuar. Zoti ka filluar rrugen e restaurimit. Ungjilli duhet te restaurohet dhe frutat e ungjillit duhet te restaurohen po ashtu. Sapo nje njeri shpetohet, ai duhet te clirohet nga mekati dhe ta perkushtoje veten absolutisht tek Zoti. Sapo ai shpetohet, ai duhet ta thyeje fuqine e Mammonit (Demonit te Parase) tek ai. Ai duhet te jete si ata qe u shpetuan prej Zotit ne Ungjij dhe ne Veprat e Apostujve. Nqs ungjilli me te vertete duhet te restaurohet, predikuesit e ungjillit duhet ta lejojne Zotin te hape nje rruge te lire permes tyre.
Ne besojme se kur Zoti te ndermarre rrugen e restaurimit, ungjilli i hirit do behet nje me ungjillin e mbreterise. Ne ungjij ne nuk shohim ndarje midis ungjillit te mbreterise dhe ungjillit te hirit. Me vone, duket sikur ata qe degjuan ungjillin e hirit nuk e kishin shansin te degjonin ungjillin e mbreterise. Ungjilli i hirit duket sikur eshte ndare nga ungjilli i mbreterise. Por do te vije koha kur ungjilli i hirit do behet nje me ungjillin e mbreterise perseri. Ata qe do pranojne Zotin do te braktisin te gjitha gjerat per hit te Tij. Ata qe do e pranojne Ate do te perkushtojne cdo gje tek Ai. Njerezit nuk do te shpetohen me ne nje menyre te varfer, por ne nje menyre te forte dhe komplete.
Ne duhet te perkulim vetvetet para Zotit dhe te themi: “Ungjilli ka nevoje te restaurohet dhe ata qe predikojne ungjillin duhet gjithashtu te restaurohen”. Ne menyre qe ungjilli te arrije njerezit, ne duhet te lejojme Zotin qe te punoje permes nesh. Nje fuqi me e madhe eshte e nevojshme per predikimin e ungjillit. Keshtu pra qe nje cmim me i larte duhet te paguhet. Nqs ne presim qe ungjilli dhe ata qe predikojne ungjillin te restaurohen, ne duhet te japim cdo gje tek Zoti dhe te themi: “Zot, une jap cdo gje tek Ty. Une lutem qe Ti te gjesh nje rruge permes meje. Une lutem qe Kisha te gjeje nje rruge permes meje. Une nuk dua te te pengoj Ty ose Kishen."
Zoti Jezus nuk ishte kurre nje pengese per Zotin. Ai kurre nuk e kufizoi Zotin ne ndonje fare menyre. Pergjate dy mije vjeteve te fundit, Zoti ka qene duke punuar ne Kishe. Qellimi eshte qe Kisha te mos jete pengese per Te, po ashtu. Ashtu si Krishti ishte manifestimi i Zotit dhe jo kufizimi i Tij, Kisha duhet te jete manifestimi dhe jo kufizimi i Tij. Zoti ka qene duke i mesuar, rrahur, fshikulluar, goditur femijet e Tij vazhdimisht. Kjo eshte menyra se si Ai merret me Kishen. Ai do e vazhdoje kete pune me Kishen derisa Kisha te mos jete me nje kufizim per Te, por nje manifestim i Tij. Sot ne mundemi vetem te ulim kokat tona dhe te themi: "Zot! Ne jemi te turperuar qe e kemi penguar punen Tende. Ne e kemi shtypur jeten Tende, ungjillin Tend dhe fuqine Tende." Secili prej nesh duhet t’i thote Zotit, “Une jap gjithcka timen tek Ty. Une lutem qe Ti te kesh nje rruge permes meje." Nqs ne duam te shohim nje restaurim absolut te ungjillit, ne duhet te kemi nje perkushtim absolut. Eshte budallek qe ne vetem te vajtojme per faktin qe ungjilli yne nuk eshte aq i fuqishem sa ai i Kishes se hershme. Ne duhet te dime se perkushtimi yne nuk eshte aq abslout sa ai i Kishes se hershme. Ne menyre qe te restaurohet ungjilli, ne duhet te restaurojme perkushtimin; te dyja keto duhet te jene absolute dhe komplete. Zoti gjette nje rruge permes nesh.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
KAPITULLI VI
THYERJA DHE DISIPLINA
DEDIKIMI DHE DISIPLINA
Ne menyre qe njeriu yne i jashtem te thyhet, ne duhet t’ia dedikojme vetvetet Zotit. Dedikimi, sidoqofte, nuk ka te beje me gjithe problemet. Ai eshte vetem nje shprehje e deshires sone qe vullnetarisht te japim vetvetet pa kushte, pa rezerva dhe qartesisht tek Zoti. Ne mund te dedikojme vetet tek Zoti vetem ne pak minuta. Kjo deshire qe te ofrojme vetet pa rezerva tek Ai perben vetem hapin e pare ne udhetimin tone frymor. Ajo nuk do te thote qe Zoti e ka mbaruar gjithe punen e Tij brenda ketij hapi. Ne rast se nje njeri do perdoret ose jo nga Zoti nuk varet vetem ne dedikimin. Pas dedikimit, ekziston akoma nevoja e disiplines nga Fryma e Shenjte. Kjo eshte shume e rendesishme, dhe nqs ne do behemi ose jo te perdorshem nga Zoti varet shume nga kjo. Disiplina e Frymes se Shenjte duhet t’i shtohet dedikimit tone para se ne te behemi nje ene e perdorshme e Zotit. Pa dedikim, do jete shpeshhere e veshtire te vazhdohet me disiplinen e Frymes se Shenjte. Sidoqofte, dedikimi vetem nuk mund ta zevendesoje disiplinen e Frymes. Prandaj duhet ta kthejme vemendjen tone tek ceshtja e disiplines se Frymes.
Ne dedikim ne i ofrojme vetvetet tek Zoti, sipas drites qe ne kemi marre. Ne disiplinimin tone, Fryma e Shenjte, merret me ne sipas drites qe Ai shperndan ne ne. Ne vetem mund te dedikojme sipas asaj qe njohim. Ne vetem mund te dedikojme sipas asaj qe shohim me syte tane frymore. Ne realitet, madje ne nuk e dime sa shume eshte perfshire ne dedikimin tone. Sasia e drites qe ne kemi marre nuk eshte pa kufij; drita jone eshte shume e kufizuar. Madje dhe kur mendojme se ne kemi driten me te madhe, syte e Zotit akoma mund te na gjejne ne ne erresire. Ajo cka ne i dedikojme Zotit sipas drites qe perceptojme ne, nuk do ta kenaqe kurre kerkesen e Tij. Me fjale te tjera, kerkesa e Zotit eshte gjithmone me e larte nga ajo cfare ofrojme ne. Dedikimi yne nuk mund ta kenaqe zemren e Zotit, sepse njohuria jone eshte e kufizuar dhe drita jone eshte e kufizuar. Por disiplina e Frymes se Shenjte eshte krejtesisht e ndryshme; ajo e vlereson nevojen tone nen driten e vete Zotit. Nuk eshte ajo cka ne shohim, por ajo cka Zoti shikon. Ai e di se ne kemi nevoja te caktuara, dhe Ai vepron nepermjet Frymes se Tij qe te krijoje kushtet per ne qe t’i shohim keto gjera, qellimi i te cilave eshte te thyeje njeriun tone te jashtem. Prandaj, puna disiplinuese e Frymes se Shenjte shkon pertej dedikimit tone. Eshte shume here me e larte se dedikimi yne. Ka nje diference shume te madhe ketu.
Puna e Frymes se Shenjte eshte bazuar ne driten e Zotit. Fryma vepron sipas asaj qe Zoti sheh. Prandaj, vetem disiplina e Frymes se Shenjte eshte e plote dhe komplete. Ne shpeshhere jemi injorante ne vetet tona; ne nuk e dime se permes kujt kemi nevoje te shkojme. Madje dhe zgjedhjet tona me te zgjuara jane plot me gabime. Ajo cfare ne mendojme se kemi nevoje nuk eshte ajo cfare kemi nevoje sipas Zotit. Ajo cfare ne shohim nga ana jone mund te jete vetem nje fraksion i vogel i piktures se plote. Fryma e Shenjte, sidoqofte, ben gjera per ne sipas drites se Zotit. Disiplina e Frymes se Shenjte qendron shume larg nga ajo cfare kupton mendja jone. Ne shpeshhere nuk jemi te pergatitur per nje disipline te caktuar, dhe mendojme se nuk kemi nevoje per te. Kur disiplina e Frymes vjen tek ne, ne suprizohemi. Ajo cfare Fryma ka sjelle tek ne, nuk ajo cfare ne prisnim. Shume disipline nga Fryma e Shenjte vjen pa asnje paralajmerim nga Zoti. Papritur ne goditemi me nje thyerje te rende. Ne mund te mendojme se jemi duke jetuar nen driten e Zotit, por tek Zoti kjo mund te jete thjesht nje drite e zbehte. Ai madje mund te mos e marre parasysh fare kete si drite. Fryma e Shenjte, sidoqofte, punon ne ne sipas drites se Zotit. Ne mendojme se i njohim kushtet tona, por ne te vertete nuk i njohim. Vetem Zoti na njeh. Qe nga koha qe ne e pranuam Ate, Ai pergatit rrethanat tona. Cdo gje qe Ai ka pergatitur, eshte per perfitimin tone me te madh sepse Ai na njeh dhe i di nevojat tona.
Vepra e Frymes se Shenjte ne ne ka nje aspekt pozitiv dhe nje aspekt negativ. Ky eshte nje apekt ndertues, por edhe vajtues. Pasi ne jemi rigjeneruar, Fryma e Shenjte jeton ne ne, por njeriu i jashtem e kufizon lirine e kesaj Fryme. Eshte njesoj sikur nje njeri te veshe nje pale kepuce; kepuce te cilat jane shume te ngushta dhe ai e ka shume te veshtire te ece me to. Njeriu i jashtem i shkakton njeriut te brendshem nje periudhe te veshtire. Njeriu i brendshem nuk mund te kontrolloje njeriun e jashtem. Kjo eshte arsyeja qe Zoti meret me njeriun e jashtem duke e thyer ate qe prej dites qe ne jemi shpetuar. Zoti nuk merret me njeriun tone te jashtem sipas nevojes qe ne perceptojme, por sipas nevojes sone ashtu sic e sheh Ai. Ai e sheh se cfare eshte penguese tek ne dhe cfare eshte jashte kontrollit te njeriut te brendshem dhe vepron sipas asaj qe Ai njeh.
Fryme e Shenjte nuk vepron me njeriun e jashtem duke fuqizuar njeriun e brendshem. Ai nuk vepron me te duke e furnizuar njeriun e brendshem me me shume hir. Kjo nuk do te thote se njeriu i brendshem nuk ka nevoje te fuqizohet. Kjo do te thote qe Zoti ka nje menyre tjeter per te vepruar me njeriun e jashtem. Fryma e Shenjte e zvogelon njeriun tone te jashtem me gjera te jashtme. Nuk eshte shume e lehte te konfrontosh njeriun e jashtem me njeriun e brendshem, sepse ata jane te natyrave te ndryshme. Eshte e veshtire per njeriun e brendshem qe te godase dhe rrezoje njeriun e jashtem; njeriu i jashtem terhiqet lehte nga gjera te jashtme. Gjerat e jashtme mund ta mposhtin, t’i shkaktojne dhimbje, dhe ta rrezojne njeriun e jashtem shume me mire se njeriu i brendshem. Prandaj Zoti vepron mbi njeriun e jashtem me gjera te jashtme.
Mateu 10:29 thote: "A nuk shiten dy harabela per nje asper?" Luka 12:6 thote, "A nuk shiten pese harabela per dy aspra?". Nje asper ble dy harabela dhe dy aspra blejne pese. Shihni sa lire. Harabeli i peste eshte dhurate, eshte falas. Por: "asnje prej tyre nuk bie pertoke pa lejen e Atit tuaj" (Mateu. 10:29). Bibla gjithashtu thote, "Madje dhe fijet e flokeve tuaj jane te numeruar." (vargu. 30). Nuk jane thjesht te llogaritur, jane te numeruar. Kjo na jep te kuptojme se cdo gje qe ndosh ne jeten e te krishtereve, eshte nen kontrollin e Zotit. Asnje rrethane nuk vjen tek ne aksidentalisht. Zoti deshiron qe ne te shohim se cdo gje eshte nen kontrollin e Tij sovran.
Zoti i rregullon te gjitha keto gjera sipas nevojave tona, ashtu sic i sheh Ai. Ai e di se cfare eshte me e mira per njeriun tone te brendshem dhe cila eshte me e mira qe njeriu yne i jashtem te thyhet dhe te cmontohet. Ai e di se nje gje e caktuar do ta thyeje njeriun tone te jashtem, dhe Ai urdheron ate gje qe te vije mbi ne nje here, dy here dhe here pas here. Ne duhet te shohim te shohim se te gjitha gjerat qe kemi hasur gjate pese apo dhjete viteve te fundit kane qene te gjitha nen urdhrin e Zotit dhe jane per edukimin tone. Nqs ne murmurism kunder ndonje personi, ne jemi me te vertete injorante per doren e Zotit. Nqs ne mendojme se ajo ishte nje periudhe e nje fati te keq, ne nuk kemi asnje ide se cfare eshte disiplina e Frymes se Shenjte. Ne duhet te kujtojme se te gjitha gjerat qe vijne mbi ne jane matur nga dora e Zotit tone. Te gjitha keto jane per te miren tone. Ne ndoshta mund te mos dime t’i zgjedhim ato, por Zoti e di qe ato jane per te miren tone. Une nuk jam i sigurt se ne cfare gjendje te tmerrshme do kishim rene, nqs keto gjera nuk do ishin per disiplinim nga ana e Zotit. Keto rregullime na mbajne te paster; ato na ruajne ne rrugen e Zotit. Ato jane me e mira per ne. Zoti nuk mund te na jape dicka me te mire. Shume njerez nuk mund t’i perkulin vetet. Ata murmurisin me gojet e tyre dhe urrejne me zemrat e tyre. Ky eshte me te vertete budallek. Ne duhet te kujtojme qe cdo gje eshte matur per ne nga Fryma e Shenjte dhe eshte me mira qe mund te jete.
Sapo nje person shpetohet, Fryma e Shenjte e nis kete pune. Por nje periudhe kohe mund te vazhdoje para se Ai te fitoje liri te plote permes kesaj pune. Kur e ka lirine e plote Fryma e Shenjte? E ka atehere kur ne i dedikojme vetvetet. Dita kur njeriu shpetohet eshte dita kur Fryma e Shenjte fillon punen dhe dita kur njeriu dedikon vetveten eshte dita kur Fryma e Shenjte ka lirine e plote per te realizuar nje pune te tille. Pasi nje njeri shpetohet dhe para se ai te dedikohet, ai akoma e do vetveten shume dhe ka pak dashuri per Zotin. Dikush nuk mund te thote se Fryma nuk po e disiplinon; Fryma urdheron gjera qe e sjellin ate tek Zoti dhe qe e thyejne njeriun e jashtem. Por me nje njeri te padedikuar, Ai nuk ka lirine e plote te beje punen e Tij. Pasi nje njeri ndricohet nga Zoti dhe ia dedikon veten Zotit, Fryma e Shenjte ka lirine per te punuar. Ne nje pike te caktuar, nje njeri do ndjehet qe ai nuk mund te jetoje me nga vetja ose per veten. Nen nje drite te dobet qe ai merr, ai do vije tek Zoti dhe do thote: "Une e dedikoj veten time tek Ty. Nese rrjedhoja eshte vdekje ose jete, une perseri e dedikoj veten tek Ty". Kur kjo ndodh, puna e Frymes se Shenjte ne te do te intensifikohet.
Dedikimi eshte i rendesishem. Permes dedikimit ne lejojme Frymen e Shenjte te kete liri te plote te pakushtezuar per te bere punen e Tij. Ne nuk duhet te habitemi kur shume gjera vijne mbi ne papritur pasi kemi dedikuar vetvetet. Shkaku i vetem qe keto gjera vijne mbi ne eshte se ne kemi dorezuar vetet pa kushte tek Zoti. Ne kemi thene: “Zot, bej tek une ate cfare eshte me perfituese sipas kendveshtrimit Tend!” Per shakun se ne dedikuam vetet ne kete menyre, Fryma e Shenjte eshte i lire qe te beje punen e Tij ne ne pa u shqetesuar nga rezistenca jone. Pra ose te mos e marrim rrugen e Zotit fare, ose nese e marrim, ne duhet t’i kushtojme rendesine maksimale punes disiplinuese te Frymes se Shenjte.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
MJETI ME I MIRE I MARRJES SE HIRIT
Qe nga dita qe nje person shpetohet, Zoti e edukon ate permes pjesemarrjes ne hir. Nje njeri mund te marre hir nga Zoti ne shume menyra. Ne po i quajme keto menyra, mjetet e marrjes se hirit. Per shembull, lutja eshte nje mjet i marrjes se hirit, sepse ne mund te shkojme tek Zoti dhe te marrim hir permes lutjes. Degjimi i nje mesazhi mund te jete po ashtu nje mjet i marrjes se hirit dhe ne marrim hir permes degjimit. Manifestimi i mjetit te marrjes se hirit, ose thjesht i mjetit te hirit, eshte nje manifestim i mire. Kisha i ka perdorur keto per qindra vjet. Ne marrim hir permes mjeteve te hirit. Qe nga dita qe behemi te krishtere, jeta jone e perditeshme behet nje jete ne te cilen ne marrim mjete hiri njeri pas tjetrit. Takimet tona, degjimet e mesazheve, lutja jone dhe shume gjera te tjera qe ne bejme jane mjete me ane te se cilave ne marrim hir. Ketu duam te theksojme nje pike: Mjeti me i mire i marrjes se hirit, ai mjet te cilin nuk duhet ta neglizhojme kurre, eshte disiplina e Frymes se Shenjte. Mjeti kryesor i marrjes se hirit ne jeten e krishtere, eshte disiplina e Frymes se Shenjte. Asnje mjet tjeter i marrjes se hirit, si lutja, studimi i Bibles, degjimi i mesazheve, takimet se bashku, pritja, meditimi, lavderimi, nuk mund ta arrijne kete mjet te hirit – disiplinen e Frymes se Shenjte. Nga te gjitha mjetet e hirit qe ne marrim nga Zoti, asnje nuk eshte me i rendesishem se ky. Disiplina e Frymes se Shenjte eshte mjeti me i mire i marrjes se hirit.
Kur ne shohim ne te shkuaren dhe ekzaminojme eksperiencat tona te ndryshme te mjeteve te ndryshme te hirit, ne do kemi nje ide se sa kemi ecur ne Zotin. Nqs progresi yne frymor ka qene permes lutjes, degjimit te mesazheve apo leximit te Bibles vetem, ne kemi harruar mjetin kryesor te marrjes se hirit. Te gjitha gjerat qe vijne mbi ne cdo dite ne familje, ne shkolle, ne pune, apo madje dhe ne rruge, jane rregulluar nga Fryma e Shenjte ne menyre qe te jene shkolla dhe perfitimi yne me i larte. Nqs ne nuk kemi perfituar prej tyre dhe kemi ngelur injorante ndaj ketij mjetit me te mire te marrjes se hirit, ne do perjetojme humbjen me te madhe. Disiplina e Frymes se Shenjte eshte shume themelore; eshte mjeti kryesor i marrjes se hirit permes jetes se tij. Leximi yne i Bibles nuk mund ta zevendesoje disiplinen e Frymes se Shenjte. Takimet tona nuk mund ta zevendesojne disiplinen e Frymes se Shenjte. Ne kemi nevoje te lutemi, te lexojme Biblen, te degjojme mesazhet dhe te kemi gjithe mjetet e marrjes se hirit, ato te gjitha jane te vlefshme, por asnjera nga ato nuk mund ta zevendesoje disiplinen e Frymes se Shenjte. Nqs ne nuk kemi mesuar mesimet e duhura ne disiplinen e Frymes se Shenjte, ne nuk mund te jemi te krishteret e duhur dhe nuk mundemi kurre t’i sherbejme Zotit. Degjimi i mesazheve mund ta mund ta ushqeje qenien tone te brendshme. Lutja mund te na gjalleroje se brendshmi. Leximi i fjales se Zotit mund te na freskoje se brendshmi. Ndihmesa e te tjereve mund ta cliroje frymen tone. Sidoqofte, nqs njeriu yne i jashtem mbetet i forte, te tjeret do hasin perzierje kur te na takojne ne, ata do ta kuptojne se ne nuk jemi te paster. Ne njeren ane ata do ndjejne zellin tone; ne anen tjeter do ndjejne perzierjen tone. Ne njeren ane ata do shohin se ne duam Zotin; ne anen tjeter ata do kuptojne se ne duam vetvetet. Ne njeren ane ata mund te thone se ketu eshte nje vella i cmuar; ne anen tjeter mund te thone se ketu eshte nje vella i ngurte. Njeriu i jashtem nuk eshte thyer akoma. Ne edukohemi jo vetem kur lutemi, degjojme mesazhet dhe lexojme Biblen. Edukimi yne me i madh vjen kur ne jemi nen disiplinen e Frymes se Shenjte.
Ne kemi nevoje per nje dedikim absolut nga ana jone. Por ne kurre nuk duhet te mendojme se ai dedikim mund te zevendesoje disiplinen e Frymes se Shenjte. Dedikimi i ofron Frymes se Shenjte nje shans qe te punoje ne ne lirisht. Ne duhet te themi. “Zot, une e dorezoj veten ne doren Tende. Une te lejoj Ty te punosh lirisht. Zot, me jep ate cfare Ti mendon se une kam nevoje.” Nqs ne dorezohemi nen disiplinimin e Frymes se Shenjte, ne do te korrim frutat. Vete akti i dorezimit do na sjelle perfitim. Por nqs ne nuk dorezohemi, ne vend te kesaj debatojme me Zotin dhe ecim sipas vullnetit tone vetjak, ne do perfundojme duke zgjedhur rrugen e turpit, pavaresisht se cfare rruge ndjekim. Ceshtja themelore eshte nese ne mund t’i japim vetet tona tek Zoti pa kushte, pa rezerva dhe dhe qartesisht per Ate qe te punoje me ne lirisht. Nqs ne e kuptojme qe punet e Zotit jane per te miren tone me te larte, duke perfshire dhe ato gjera qe na sjellin turp, dhe nqs ne deshirojme te japim vetvetet tek Zoti ne kete menyre, ne do te gjejme Frymen e Shenjte duke punuar me ne ne shume menyra.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
TE GJITHA MENYRAT E PUNES
Disa njerez jane vecanerisht te lidhur nga disa gjera. Zoti merret me ta pikerisht ne ato gjera. Ai merret me ta element pas elementi, duke perfshire dhe detaje si ushqimi dhe veshja. Zoti nuk do i lere ata te ikin. Sa i mire eshte Fryma e Shenjte! Ai nuk neglizhon asgje. Ne mund ta duam dicka edhe pa e kuptuar ate. Por Zoti e di kete, dhe Ai do merret me ne ne nje menyre te detajuar. Kur te gjitha keto gjera jane larguar, ne do jemi plotesisht te lire. Fryma e Shenjte vepron me shume njerez duke prekur gjera te caktuara. Ai shkon pertej elementeve te respektuar, pa kompromis. Permes veprimeve te tilla, ne fillojme te vleresojme rrugen qe Fryma i kushton vemendje me te gjitha detajet. Madje dhe gjera qe ne i kemi humbur apo harruar, kapen nga Zoti. Ai kurre nuk harron asgje. Vepra e Zotit eshte perfekte. Ai nuk do te ndaloje deri sa te arrije perfeksionin. Ai nuk do jete i kenaqur derisa te arrihet ajo pike. Disa here Zoti vepron me ne permes njerezve. Ai vendos njerez perreth nesh, te cilet ne i urrejme, i kemi smire apo nuk i durojme dot, dhe vepron me ne permes tyre. Ai vendos gjithashtu njerez te dashur rreth nesh, qe te veproje me ne. Perpara se te kalojme permes thyerjes, ne nuk e kemi idene se sa te papaster dhe te felliqur jemi. Pasi ne kalojme permes thyerjeve te Tij, ne do shohim se sa te papaster jemi. Ne mendojme se i jemi dorezuar totalisht Zotit. Por pasi kalojme permes disiplines se Frymes se Shenjte, ne do te kuptojme se sa terheqje kemi nga gjerat e jashtme.
Disa here Zoti prek mendimet tona. Mendimet tona jane konfuze, te egra, me synimin drejt vetes, dhe te padisiplinuara. Ne mendojme se jemi te zgjuar, se dime gjithcka dhe qe mund te medojme per gjera qe te tjeret nuk mund te mendojne. Per shak te kesaj, Zoti lejon qe ne te bejme gabime dhe te biem here pas here keshtu qe te jemi te kujdesshem per ato qe mendojme. Nqs ne gjejme hir tek Zoti, ne do te largohemi nga mendimet tona ashtu si largohemi nga zjarri. Sapo dora prek zjarrin, ajo largohet. Ne te njejten menyre, sapo ne prekim mendimet tona, ne kthehemi dhe i themi vetes: “Kjo nuk eshte ajo cfare duhet te mendoj. Une kam frike nga mendimet e mia”. Disa here Zoti vepron me emocinonet tona, duke sajuar rrethana te ndryshme per ne. Disa njerez jane shume te forte ne emocionet e tyre. Kur ata jane te gezuar, ata nuk pushojne se ekzaltuari. Kur ata jane te deshperuar, ata nuk mund te ngushellohen. Jeta e tyre rrotullohet teresisht rreth emocioneve te tyre. Nqs ata jane te deshperuar, asnje nuk mund t’i beje ata te kendojne. Nqs jane te gezuar, asnje nuk mund t’i beje ata serioze. Gezimi i tyre e largon seriozitetin, dhe deshperimi i con ne pasivitet. Ata manipulohen plotesisht nga emocionet e tyre. Per shkak se ata jetojne ne emocionet e tyre kesijoj, ata madje i justifikojne emocionet e tyre. Per kete arsye Zoti duhet te veproje me emocionet e tyre permes ta gjitha llojeve te rrethanave. Mbi ta duhet te punohet aq shume sa ata te mos guxojne me te jene te deshperuar ose te gezuar; ata mund te jetojne vetem nga hiri dhe meshira e Zotit, jo nga emocionet e tyre...
Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 28-12-2004 më 04:02
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
a i keni marre nga ndonje liber keto shkrime ju hapesi i temes ?
u hodha nje sy dhe me bene pershtypje mjaft te mira ;
kam kohe pa lexuar rreth besimit dhe jetes se perendishme ;
me lejo te shkruaj dicka nga pervoja ime shpirterore ,te lutem ;
ndoshta nuk ka lidhje me temen tuaj ,popr perderisa flitet per jete shpirterore dhe besim ne zot e pashe te arsyeshme te shkruaj dhe une dicka ;
jo te kopjuar nga libra qe shpesh here kane per qellim [shpelarje truri ] por i nisur direkt nga pervoja dhe eksperienca ime ne jeten time shpirterore qe mundohem tia parashtroj zotit dhe vetevetes ;
dua te theksoj qe une jam nje KRISTIAN ;
kohat e fundit kam kuptuar dhe ndiere qe ka dy lloje kristianesh ;
nje kristian ne mendje , i cili e sheh mekatin dhe thote ;
mekati eshte i mire dhe i embel por nuk duhet ta bej ;
eshtwe dhe kristiani ne mrendje dhe ne zemer i cili thote ;
mekati eshte i keq i ndyre dhe i uryer per jeten dhe shpirtin tim dhe nuk duhet ta bej dhe ta heq prej vetvetes si nje rrobe e ndyre qe ndyreson mua ;
gjithashtu pashe te vetvetja ime qe brenda meje ne boten time shpirterore jane dy [fronte ] ose [qenie] a qellime;
mund ti quaj dy qen ;
i mire dhe i keq ; te dy keta qen liuftojne kunder njeri tjketrit dhe mendoj qe do fitoje vec ai [qen ] qe ushqej me mire ;
por une mendoj ndryshe ; une mendoj qe kjo luifte ne mua nuk i sjell fitore apo hum,bje njeres apo tjetres pale por thjesht me ben kaq te semure shpirterisht saqe nuk shoh as fillim e as fund ashtu si filozofia ;
nje tjeter gje te ngjashme pashe te vetvetja ;
duke perdorur si shembelltyre telat e kitares une mar shkas dhe krahasoj jeten time shpirterore ;
telat e kitares nese jane shume te tendosura do keputen kur te perdoren nga nje kitarist ;
po ashtu edhe nese jane te lira nuk do jene ne gjendje te ncjerin tinguj ;
por nese jane as te lira dhe as shume te tendosura atere ato tela dop japin tingujt e duhur nga kitarja ;
tani kuptoni qellimin e shembelltyres ;
nuk jam asnjehere i tendosur dhe i lire aq sa duhet ne menyre te atiile qe me perdorim tim si veoper e zotit te mund ti jap kenaqesi me jeten time te perendishme ;
duke pyetur vetveten se perse besoj dhe pse jetoj ne zot vura re se arsyeja per keto ishte se nuk i beja keto sepse E DOJA PERENDINE por se i beja per arsye frike dhe sigurie per shpetim te shpirtiut ne diten e GHYQIT ;
kjo eshte e gabuar , pasi shume iu afruan mbreterise se perendise por jo te gjithe e pervetesuan ,
per kete mund tju jap plot shembuj nga bibla por jo ;
ne fakt eshte ca e cuditshme se sa kam ashkruar nuk kam permdur asnje citat nga bibla dhe eshte mese e qarte qe kushdo qe nuk udhehiqet nga bibla nuk eshte gje tjeter se filozofi njerezore ;
por filozofia teologjike ka fillim e mbarim sepse eshte filozofi qiellore dhe e perendisme ; ZOTI FLET DHE ZOTI ESHTE FJALADHE FJALEN E FUNDIT E KA VEC AI ZOTI ;
SI PERFUNDIM dhurata e cmuar e CLIRIMIT TE FRYMES NUK ARRIHET POR DHUROHET PASI CDO KRISTIAN FEMIJE I ZOTIT ESHTE I THIRRUR DHE I PARAPRIRE PER LAVDI QIELLORE DHE KJO THIRJE NUK BEHET PREJ PERPJEKJEVE TONA POR ESHTE DHURRATE ;
Perendia eshte Dashuri!
Kjo eshte permbledhja e gjithe "filozofise" kristiane.
Gjithe ky liber qe po sjell te perkthyer trajton temen e THYERJES. Eshte perkthim i librit "Release of the spirit" i Watchman Nee.
Apostulli Gjon thote:
"Ai qe nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Perendine, sepse Perendia eshte dashuri!"
(Lexo Letra I e Gjonit, kapitulli 4)
Apostulli Pal thote:
"Edhe sikur te kisha besim sa te leviz malet, pa dashuri nuk do me vlente asgje!"
(Lexo Korintasve I, kapitulli 13)
Po keshtu apostulli Pal thote tek Filipianet:
"Kini po ate ndjenje qe ishte ne Jezus Krishtin, i cili dhe pse ishte ne trajte Perendie, nuk e cmoi si nje gje ku te mbahej fort per te qene barabar me Perendine, por e zbrazi veten dhe mori trajte sherbetori udke u bere i ngjashem me njerezit, dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e peruli veten duke u bere deri ne vdekje, deri ne vdekje te kryqit..."
(Lexo Filipianet, kapitulli 2)
Keto fjale i konfirmon vete Krishti duke shpallur:
"Ejani tek une, o ju te gjithe te munduar dhe te renduar, dhe une do t`ju jap clodhje.
Merrni mbi vete zgjedhen time dhe mesoni nga une, sepse une jam zemerbute dhe i perulur nga zemra; dhe ju do te gjeni prehje per shpirtrat tuaj.
Sepse zgjedha ime eshte e embel dhe barra ime eshte e lehte!"
(Lexo Mateu 11)
Parimi kryesor eshte PERENDIA ESHTE DASHURI!
Me kete dashuri mbushen te gjithe ata qe e dashurojne Perendine, dhe behen te ngjashem me Te. Kjo dashuri i ben bijte te quhen sherbetore dhe te shkojne ne kryq, si te mallkuar, me gezim!
Tema e Kryqit (ose e Thyerjes) eshte shume e gjere dhe nuk mund te trajtohet neper libra. Ajo para se gjithash duhet perjetuar. Kete e kane perjetuar shenjtoret pergjate shekujve, duke imituar secili Krishtin, duke u bere "te marre ne Krishtin" dhe duke perqafuar dhimbjet dhe kryqin me gezim.
Por Kryqi nuk mund te perjetohet lehte nga i krishteri. Shume mburren se jane gati per te shkuar ne Kryq, por kur kjo ndodh realisht, ata largohen te trembur nga ky kryq. Per te duruar kryqin, ka vetem nje menyre: Te jetuarit me Krishtin cdo dite. Vetem atehere ne mund te behemi te afte qe thyerja te jete efektive ne ne. Ndryshe, kryqet do i shohim se denime nga Zoti, dhe do mundohemi t'u bejme bisht.
Keshtu pra, le te kemi ate ndjenje qe ishte ne Krishtin, i cili ndonese ishte bir, u perul dhe u be sherbetor i Atit, duke e dhene veten e Tij si ushqim per njerezit. Nqs Ai do kishte qendruar krenar, dhe do mbahej fort pas birnise se Tij, Ai do ngelej i vetem, por kur Ai e peruli Veten, Ai u be ushqimi yne, me ane te se Cilit ne marrim jete!
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Maratonomak me terhoqi shkrimi juaj, jo per faktin se kishte dicka te panjohur per mua, por sepse eshte nje realitet ne te cilin ti jeton. Pikerisht ketu fillon edhe momenti me fondamental i jetes se cdo njeriu. Djali palngprishes mori vendimin per kthim tek Ati i tij, vetem pasi ai njohu realitetin ne te cilin jetonte.
Shkrimi qe ka sjelle Matrix, natyrisht eshte nje mesim dhe eksperience e nje te krishteri te pjekur, por ky fakt nuk na ben qe cdo i krishtere do te mund te gjeje pershtatshmerine e tij ne kete shkrim. Kjo pasi jo te gjithe jane ne te njejtin pjekuri dhe njohuri te beses ne Krishtin. Dikush eshte femije i saploindur i cili ka nevoje per qumesht, dhe nje tjeter i pjekur, i cili do ushqim te forte. Pra ne kete shkrim te Matrix, perpiqu te maresh ato qe ti i kupton dhe qe aktualisht te jep nje ndihmese ne te kuptuarit e fjales dhe mesimit profetik ne biblen e Zotit. Zoti te bekofte.
Faleminderit dhe Matrix per shkrimin dhe punen e tij ne kete sherbese te Krishtit, dhe mbi te gjitha qe ai eshte ne gjende qe te vleresoje sherbesen ne Krishtin.
Deshmuesi
Krijoni Kontakt