Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (vazhdim)

    Drita do te na tregoje se cfare lloji personash jemi dhe cfare gjerash kemi bere me pare. Qe nga ajo dite e ne vazhdim, ne do te njohim se cfare eshte nga fryma dhe cfare nga shpirti. Ne do te njohim se shume gjera ishin nga vetja jone. Nje njeri mund te njohe pasi ai eshte gjykuar nga drita. Nqs ai nuk eshte gjykuar nga drita, ai nuk do te jete ajo cfare ai pretendon dhe nqs do te mundohet te imitoje. Vetem nqs Zoti ndricon nje drite te madhe mbi ne, ne mund te themi, “Ky eshte shpirti im”. Gjykimi qe vjen me driten do te dalloje njeriun e brendshem nga njeriu i jashtem. Kur njeriu i brendshem dhe njeriu i jashtem te jene dalluar nga njeri-tjetri, atehere shpirti dhe fryma do te ndahen. Zoti ben nje lloj ndricimi ne fillim me driten e Tij te pakrahasueshme dhe madheshtore. Kjo mund te ndodhe kur ne degjojme nje mesazh. Kjo mund te ndodhe kur ne te jemi duke u lutur, duke pasur miqesi me vellezer te tjere, ose duke ecur ne rruge. Drita e pakrahasueshme shkelqen dhe ne zbulojme vetet. Sapo te jemi vendosur nen driten e madhe, ne do te zbulojme se sa pak nga ajo qe kemi gjate jetes sone, ka qene per Zotin. Ajo ka qene gjithmone per veten. Ne kemi qene ata qe kemi vepruar, qe kemi punuar shume dhe me zell te madh duke folur, duke ndihmuar vellezerit dhe motrat dhe duke predikuar ungjillin. Kur drita ndricon mbi ne, ne do te kuptojme se sa e rrezikshme eshte prezenca jone, se sa i kemi zgjeruar vetet ne cdo gje dhe se cfare kane mbuluar vetet tona.
    Vetja qe ishte me pare e fshehur, tani do te ekspozohet. Vetja, per te cilen nuk ishim te ndergjegjshem me pare, tani do ndjehet qartesisht. Cdo gje do jete e qarte, dhe ne do ta kuptojme se vetja perfshin shume gjera, duke futur ketu aktivitete te panumerta. Ne mendonim se shume gjera ishin bere ne emrin e Zotit. Tani do te shohim qe ne esence, ato jane te gjitha per vete. Sapo ta shohim kete, ne do ta denojme njeriun e jashtem spontanisht. Gjerat qe shohim nen drite do te denohen nga ne kur te hasen serisht. Cfare kemi pare nen drite, do te na bente te hidhnin poshte gjera, fjale ose qellime te nje natyre te ngjashme, kur te shfaqen per here te dyte; ne menjehere do te shohim se ajo me cfare po perballemi eshte e njejta gje me te cilen u perballem here e pare. Cdo gje qe ka kaluar nen gjykimin e drites njehere, do te gjykohet perseri sapo nje fare e vogel e saj te mbije. Pasi te kemi marre kete ndricim, ne do te jemi ne gjendje te ndajme shpirtin prej frymes. Para ketij ndricimi, gjithcka qe kishim ishin doktrina, dhe ne flisnim si nje mekatar qe flet i gezuar per mekatin e tij. Nqs nuk e kemi driten, madje dhe perpjekja per te ndrequr veten, eshte e padosbishme. E vetmja perjpjekje e dobishme eshte ajo qe behet nen driten. Kur ne jetojme para Zotit ne kete menyre, fryma jone do te clirohet. Ne do te behemi te paster dhe Zoti nuk do kete asnje problem per te na perdorur.
    Ndarja e shpirtit dhe e frymes vjen nga ndricimi. Cfare eshte ndricimi? Zoti qofte i meshirshem me ne qe te na tregoje se cfare eshte ndricimi. Ndricimi eshte te shohesh se cfare sheh Zoti. Cfare sheh Zoti? Ai sheh cfare ne nuk shohim. Cfare nuk shohim ne? Ne nuk shohim gjerat qe jane nga vetja jone, gjerat qe ne mendojme se jane nga Zoti, por qe ne fakt nuk jane. Drita na tregon se sa nga ajo qe mendonim se ishte nga Zoti, eshte ne fakt nga vetja jone. Ajo na tregon se sa nga ajo qe ne mendonim se ishte e mire, ne fakt nuk eshte e mire, se sa nga ajo qe ne mendonim se ishte e drejte, ne fakt eshte e gabuar, se sa nga ajo qe mendonim se ishte frymore, eshte ne fakt shpirterore, dhe se sa nga ajo qe mendonim se ishte nga Zoti, eshte ne fakt nga vetja jone. Atehere ne do te themi, “Zot! Tani une e njoh veten. Une jam i verber. Une kam qene i verber per njezet apo tridhjete vjet dhe akoma nuk e kam kuptuar kete. Une nuk shihja ate cfare ke pare Ti."
    Ky shikim do te largoje ate qe kemi. Shikimi eshte thyerja jone. Mos mendoni se shikimi eshte nje gje dhe thyerja nje gje tjeter. Fjala e Zotit eshte vepruese. Sapo fjala e Tij ndricon ne ne, njeriu yne i jashtem largohet. Ne nuk e degjojme fjalen e Zotit ne fillim me pas te provojme thyerjen. Ne nuk e shohim dicka permes drites se Zotit dhe me pas te thyhemi me ate qe kemi pare. Ne nuk e kemi shikimin si hapin a pare dhe thyerjen si te dytin. Ndricimi eshte heqja; te dyja ndodhin ne te njejten kohe. Sapo drita ndricon, mishi vdes. Asnje mish nuk mbijeton kur ekspozohet ne drite. Kur nje njeri sheh driten, ai nuk ka me nevoje ta perule veten; ai do bjere me fytyren e tij pertoke menjehere. Nen driten, mishi i tij do te venitet. Vellezer dhe motra, kjo eshte ajo cfare do te thote vepruese. Fjala e Zotit eshte e gjalle dhe vepruese. Kjo nuk do te thote se Zoti flet dhe ne e bejme vepruese kete te folur. Fjala vete eshte vepruese ne ne.
    Zoti hapte syte tane qe t’i shohim keto dy gjera. Ne njeren ane, ne kemi disiplinen e Frymes se Shenjte. Ne anen tjeter kemi zbulesen. Keto dy gjera te kombinuara se bashku do te thyejne njeriun tone te jashtem. Qofte i meshirshem Zoti me ne, qe ne t’i vendosim vetet tona nen driten e Tij, dhe ndricofte drita e Tij mbi ne ne menyre qe ne t’i perkulim vetet tona dhe t’i themi Zotit: "Une jam vertet i marre dhe i verber. Une kam qene kaq i marre dhe i verber per vite me rradhe, qe i kam konsideruar gjerat e vetes sime sikur te ishin prej Teje. Zot, ji i meshirshem me mua!"

    FUND I KAPITULLIT SHTATE
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #52
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI TETE

    PERSHTYPJA DHE KUSHTET E FRYMES

    THYERJA DHE PERSHTYPJA

    Nese ne do jemi ose jo punetore te Zotit , nuk varet nga ajo qe themi ose bejme, por nga ajo qe del jashte nesh. Nqs ne themi dhe bejme nje gje, por ajo qe del jashte nesh eshte nje gje tjeter, te tjeret nuk do marrin ndihme. Cfare del jashte nesh ka rendesi jetesore.
    Disa here ne themi se kemi pershtypje te mire per nje person te caktuar, ose qe kemi pershtypje te keqe per nje person tjeter. Qe nga vjen kjo pershtypje? Pershtypja nuk vjen nga fjalet e personit. Nqs do vinte, atehere do thoshnim se nje person eshte i mire nqs fjalet e tij jane te mira dhe eshte i keq nqs fjalet e tij jane te keqija; atehere nuk do kishte nevoje te flisnim per pershtypje fare. Ne fakt, ne realitet ka dicka misterioze qe na jep pershtypje te caktuara. Pershtypjet qe ne marrim per nje person, jane dicka e ndryshme nga fjalet dhe veprat e tij. Kur ai flet, ose vepron, dicka tjeter del jashte qenies se tij, e cila na jep ne nje pershtypje.
    Ajo qe gjeneron nje pershtypje tek te tjeret, eshte pika me e forte qe ne kemi ne vetet tona. Nqs mendimet tona nuk jane thyer kurre dhe jane te egra dhe te keqija, atehere kur te takojme vellezerit dhe motrat, ata spontanisht do te prekin mendimet tona. Ato do te jene gjithcka qe u ben atyre pershtypje. Ne mund te kemi nje emocion jonormal; ai mund te jete shume i ngrohte ose i ftohte. Nqs emocioni yne nuk eshte thyer kurre nga Zoti, ai do dale spontanisht jashte kur ne te kontaktojme te tjeret. Pershtypja qe te tjeret do marrin, do jete emocioni yne. Pika jone e forte do jete ajo cfare del jashte nesh, dhe kjo do te jete pershtypja qe te tjeret do te marrin. Ne mund t’i kontrollojme fjalet dhe veprat tona, por nuk mund te kontrollojme ate qe del jashte nesh. Cfaredo qe ne kemi, do te dale jashte nesh spontanisht.
    II Mbreterve 4 na jep nje tregim per pritjen qe gruaja Shunamite i beri Elishahut. Bibla thote qe “nje dite Elishahu po kalonte permes Shunamit; dhe ishte nje grua e pasur aty, e cila ju lut atij t’i jepte nje dreke. Keshtu qe, sa here qe ai te kalonte andej, ai te kthehej aty dhe te hante. Dhe ajo i tha burrit te vet: Tani e di qe ky njeri qe kalon vazhdimisht nga ne, eshte nje njeri i shenjte i Zotit” (vargjet. 8-9). Elishahu kalonte permes Shunamit. Ai nuk dha asnje mesazh dhe nuk beri asnje mrekulli. Sa here qe kalonte, ai kthehej dhe hante nje vaft. Gruaja e identifikoi ate si njeri te Zotit nga menyra se si ai hante ushqimin. Kja eshte pershtypja qe Elishahu u jepte te tjereve.
    Sot ne duhet te pyesim veten, “Cila eshte pershtypja qe ne u japim te tjereve? Cila eshte gjeja qe del jashte nesh?”. Ne kemi folur vazhdimisht qe njeriu i jashtem duhet te thyhet. Nqs ai nuk eshte thyer, pershtypja qe te tjeret do marrin nga ne, s’do jete tjeter vecse njeriu i jashtem. Cdo here qe kontaktojme te tjeret, ne mund t’u shkaktojme atyre nje ndjenje te papelqyeshme qe ne jemi te dashuruar me veten, te ngurte dhe krenare. Ose mund t’u japim pershtypjen se jemi te zgjuar dhe ekstremisht shprehes. Ndoshta mund t’u japim te tjereve nje te ashtuquajtur pershtypje te mire. Por a e kenaq kjo pershtypje Zotin? A i permbush kjo nevojat e kishes? Zoti nuk kenaqet dhe kisha nuk ka nevoje per te ashtuquajturat pershtypje te mira.
    Vellezer, Zoti deshiron frymen tone qe te clirohet, dhe kisha gjithashtu kerkon qe fryma jone te clirohet. Ne kemi nje nevoje shume jetesore: Njeriu yne i jashtem duhet te thyhet. Nqs njeriu yne i jashtem nuk thyhet, fryma jone nuk do te clirohet, dhe pershtypja qe ne do u japim te tjereve, nuk do te jete pershtypje e frymes.
    Nje vella njehere po fliste per temen e Frymes se Shenjte, por gjithe fjalet, sjellja dhe historite, e ekspozuan ate si nje njeri te mbushur me vetveten. Nderkohe qe te tjeret po degjonin, ata nuk ishin rehat. Fryma e Shenjte ishte ne gojen e tij, por vetja e tij ishte ne qenien e tij. Fjalet e tij ishin per Frymen e Shenjte, por pershtypja qe u la te tjereve ishte e vetes se tij. Kujt qellimi i sherben kjo? Ne nuk duhet t’u kushtojme rendesi vetem doktrinave. Gjeja e rendesishme eshte ajo qe del jashte nesh. Nqs ajo qe del jashte nesh eshte vetja, te tjeret do te prekin vetem veten. Madje dhe nqs subjekti yne do te jete i mrekullueshem dhe mesazhi yne i shkelqyeshem, cfare te mire do sjelle kjo? Zoti nuk ka qellim per ne qe te ecim perpara vetem ne doktrine. Ai duhet te merret me personin. Nqs personi yne nuk eshte thyer, ne do jemi shume pak te vlefshem per punen e Zotit. Ne vetem do te jemi ne gjendje t’i japim te tjereve mesime frymore; ne nuk do te jemi ne gjendje t’u japim te tjereve pershtypje frymore. Eshte fatkeqesi e madhe nqs mesimet tona jane frymore por pershtypjet qe u leme te tjereve jane te vetes! Ky eshte shkaku qe ne kemi folur vazhdimisht per nevojen qe Zoti te thyeje njeriun tone te jashtem.
    Kohe pas kohe, Zoti ka qene duke rregulluar rrethanat tona qe te thyeje piken tone te forte. Kjo pike mund te jete aq e forte sa qe nje goditje e vetme mund te mos jete e mjaftueshme per ta hequr ate. Keshtu qe nje goditje e dyte vjen. Nqs pika jone e forte eshte perseri e patundur, nje goditje e trete do te vije. Zoti nuk do te na lere te largohemi. Ai duhet te thyeje piken tone te forte. Ai nuk do ta nderprese kurre punen e Tij.
    Ajo cfare Fryma e Shenjte realizon tek ne permes punes se Tij displinuese, eshte e ndryshme nga ajo cfare ne marrim nga predikimi i zakonshem. Ne marrjen e nje mesazhi, ne pergjithesisht kuptojme doktrinen ne mendjen tone dhe pastaj presim per muaj, madje vite, qe Zoti te na drejtoje ne te verteten subjektivisht. Ne marrim mesazhin, dhe me pas ne hyjme ne te verteten. Ndersa disiplina e Frymes se Shenjte punon ndryshe. Ajo karakterizohet nga fakti se ne ne cast e shohim te verteten, ne marrim vete permbajtjen e se vertetes. Keto dy gjera ndodhin ne te njejten kohe. Ne nuk e shohim doktrinen dhe pastaj te marrim permbajtjen me vone. Ne jemi njerez budallenj; ne i kuptojme doktrinat shume shpejt, por mesojme nga displina ngadale. Ne mund te kujtojme shume mesime pasi t’i kemi degjuar ato njehere. Por disiplina mund te vije tek ne dhjete here, dhe ne akoma te jemi konfuze dhe te habitur se perse jemi duke u disiplinuar. Nqs Zoti nuk do mundet te na thyeje me nje goditje, Ai do ta beje kete perseri dhe perseri. Kur ne shijojme disiplinimin nga Fryma e Shenjte njehere, dy here, dhjete here, ose madje dhe njeqind here, Zoti do t’i jape forme dickaje tek ne, dhe ne ate moment ne do te shohim te verteten. Momenti qe ne shohim te verteten eshte momenti kur ne e marrim kete te vertete. Prandaj, disiplina e Frymes se Shenjte i barazon te dyja, thyerjen shkaterruese dhe ndertimin nepermjet Frymes se Shenjte. Kjo eshte puna e Frymes se Shenjte. Pasi nje njeri kalon nen displinen e Frymes se Shenjte, ai do te ndricohet aq sa te shohe te verteten; ai do te ndertohet ashtu sic eshte rrezuar. Kur ai te kete shijuar kaq shume disipline nga Fryma e Shenjte, ai do te shohe dhe preke dicka reale para Zotit, dhe do te thote: “Faleminderit Zotit. Tani e di se Zoti ka perdorur pese apo dhjete vjetet e shkuara qe te merret me mua vetem per qellimin qe ta heq qafe kete gje.” Faleminderit Zotit qe Ai i heq pengesat tona permes thyerjeve te perseritura.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #53
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    NDRICIM DHE VRASJE

    Ndricimi eshte nje pune tjeter e Frymes se Shenjte. Fryma merret me njeriun tone te jashtem nepermejt dy mjeteve: disiplinimit dhe ndricimit. Disa here, Ai punon me te dyja njekohesisht dhe disa here te tjera njera pas tjetres. Disa here Fryma e Shenjte na disiplinon permes mjedisit, qe te godase pikat tona te forta. Heret e tjera, Ai na jep hir te vecante duke na ndricuar ne menyre te vecante. Ne duhet te jemi te qarte se mishi mund te mbrohet vetem ne erresire. Kur erresira shkon, mishi nuk ka vend per t’u fshehur. Shume vepra te mishit ngelen sepse ne nuk i njohim ato si vepra te mishit. Sapo drita vjen, ne i shohim ato si mish, dhe ne frikesohemi qe te veprojme ashtu sic vepronim me pare.
    Kur kisha eshte e pasur, kur fjala e Zotit eshte cliruar, kur sherbesa e fjales eshte e forte dhe kur te profetizosh eshte e zakonshme, drita eshte e shpeshte dhe mbizoteruese. Sapo drita shkelqen, ne e kuptojme se cfare eshte krenaria. Ne fillojme te njohim ate gje per te cilen ne kemi folur ne te shkuaren. Kur ne flisnim per krenarine me pare, ishte dicka qe ne imagjinonim. Por kur e shohim krenarine nen driten, ne vetem mund te therresim: “Zoti im! Kjo eshte krenaria. Tani une e di qe krenaria eshte kaq e keqe dhe e felliqur!". Krenaria qe ne shohim nen driten e zbuleses eshte komplet e ndryshme nga krenaria qe ne flasim me goje. Krenaria per te cilen flasim kaq shpesh, nuk na duket e urryeshme dhe e felliqur. Madje dhe kur flasim per te, ne ndjejme shume pak. Por kur jemi nen drite, cdo gje ndryshon. Drita ekspozon gjendjen tone reale. Vetja qe ne shohim sot eshte mijera here me e keqe dhe e felliqur se vetja per te cilen flisnim ne te shkuaren. Nen rrethana te tilla, krenaria jone, vetja, mishi, do te veniten. Ato do te hiqen dhe nuk do te mbijetojne me.
    Gjeja e mrekullueshme eshte se cdo gje qe ne shohim nen drite, vritet nga drita. Shikimi dhe vrasja nuk ndodhin njera pas tjetres. Ne nuk i shohim te metat tona dhe pastaj t’i heqim gradualisht vite me vone, te metat mbarojne menjehere, ato vriten menjehere. Drita vret; kjo eshte gjeja me e mrekullueshme e eksperineces se krishtere. Ashtu si Fryma e Shenjta na ndricon, ne thyhemi. Keshtu qe zbulesa perfshin shikimin po ashtu dhe vrasjen. Permes shikimit, mishi venitet. Zbulesa eshte menyra se si Zoti vepron. Ne fakt zbulesa eshte vete vepra e Zotit. Sapo drita zbulon, ajo vret. Kur drita ndricon, ne shohim, dhe shikimi yne vret cdo gje. Sapo ne shohim se sa e felliqur e te keqe eshte dicka dhe shohim denim qe Zoti i ben asaj, ajo nuk mund te mbijetoje me.

    Gjeja me madheshtore ne eksperinecen e krishtere eshte vrasja qe vjen nga drita. Pali nuk mori nje ndricim dhe me pas shpejtoi te pergjunjej anash rruges; por ne momentin qe u ndricua, ai ra. Para kesaj, ai ishte ne gjendje te planifikonte per gjithcka, dhe ishte i sigurt per cdo gje. Sidoqofte, vepra e pare qe ai beri kur erdhi drita, ishte rrezimi. Ai u be budalla dhe injorant, drita e zbriti ate poshte. Duhet te veme re se keto dy gjera ndodhen ne te njejtin hap, jo ne dy hapa. Ajo nuk ndodh ne menyren qe ne mendojme. Zoti nuk na ndricon dhe na ben te kuptojme, dhe me pas ne te transmetojme ate qe Ai na tregoi. Zoti nuk na ndricon ne rreth te metave tona dhe pastaj ne fillojme te ndreqim keto te meta. Jo, Zoti nuk punon ne kete menyre. Ai na tregon se sa te keqinj, te felliqur dhe me te meta jemi, dhe sapo ne e shohim kete, ne bertasim: “Zoti im! Sa i felliqur dhe njeri i poshter jam!”. Sapo Zoti na tregon gjendjen tone te vertete, ne rrezohemi. Ne venitemi dhe nuk jemi ne gjendje te qendrojme me. Sapo nje njeri krenar ndricohet, ai nuk eshte me ne gjendje te jete krenar dhe sikur te perpiqet per kete. Sapo ne te kemi pare gjendjen tone reale nen driten e Zotit dhe sapo te kemi pare se cfare eshte krenaria jone, ajo pershtypje nuk do te na largohet kurre. Dicka do te ngelet tek ne qe do te na jape dhimbje, qe do te na jape ndjenjen qe ne jemi te padobishem, dhe nuk do te jemi me ne gjendje qe te jemi krenare.
    Kur Zoti ndricon mbi ne, eshte nje kohe per te besuar dhe per te perkulur vetet, jo nje kohe per te kerkuar. Shume vellezer dhe motra e zene veten e tyre me lutje kur Zoti eshte duke u folur. Si rezultat, ata nuk shohin asnje drite. Principi qe na solli shpetimin fillestar ngelet i vertete per te gjitha punet ne vazhdim te Zotit. Ne kohen qe ne u ndricuam per shpetimin tone, ne beme vetem nje gje: U gjunjezuam dhe u lutem: “Zot te pranoj Ty si Shpetimtarin tim”. Ne vazhdim, dicka ndodhi. Nqs nje njeri lutet pasi te degjoje ungjillin: “Zot te lutem qe Ti te behesh Shpetimtari im,” ai mund te lutet per disa dite pa pasur ndjenjen qe Zoti e ka shpetuar ate. Sapo Zoti ndricon mbi ne, ne duhet te biem nen driten e Tij dhe te themi: “Zot, une e pranoj gjykimin Tend. Une e pranoj ate qe sheh Ti”. Nqs ne bejme kete, Zoti do te na jape me shume drite dhe do te na tregoje se sa te felliqur jemi.
    Diten qe Zoti do te ndricoje driten e Tij mbi ne, shume gjera do te ndryshojne para syve tane. Ne mendonim se ne kemi bere shume gjera ne emrin e Zotit dhe per hir te dashurise se Zotit. Tani piktura ndryshon. Ne zbulojme se ato qe fshihen pertej qellimeve tona me fisnike, jane motive te ulta dhe te shemtuara. Ne mendonim se ishim absolutisht per Zotin, tani zbulojme se jemi plot me plane per veten. Ne fakt ne jemi aq te mbushur me keto gjera sa vetem mund te biem me fytyre pertoke. Vetja e njeriut deperton neper cdo cep dhe detaj; ajo madje synon te pushtoje lavdine e Zotit: “A ka gje qe nuk mund te mos beje njeriu?”. Nen ndricimin e Zotit ne gjejme se cfare lloj personi jemi. Sapo qe zbulesa e Zotit vjen, gjendja jone ekspozohet dhe shtrihet e zhveshur. Ai na ekspozon dhe ne shohim vetet. Para kesaj vetem Zoti na njihte ne. Ne ishin te zhveshur dhe te pambuluar para Tij, por jo para vetes sone, ne akoma nuk i njihnim vetet tona. Por kur Zoti na ekspozon gjithe mendimet dhe qellimet e zemres, ne behemi te zhveshur jo vetem para Tij, por gjithashtu para vetes. Kur ne jemi te zhveshur dhe te pambuluar para vetes, ne nuk guxojme qe t’i ngrejme kryet lart. Para se ne te ekspozohemi, ne nuk i njohim vetet, dhe me lehtesi mund te mburremi. Por kur ne e shohim veten nen driten e Zotit, ne jemi aq te turperuar sa asnje vend nuk eshte aq i mire per ne sa te fshihemi. Tani ne e dime se cfare lloji personi jemi! Ne tani e dime se cfare lloj vete-lavderimesh benim! Ne mendonim se jemi me te mire se te tjeret. Tani ne e dime se cfare lloj personash jemi! Ne nuk mund te gjejme dot fjalet e duhura para Zotit per pershkruar vetet; ne vetem mund te themi se jemi te poshter dhe te felliqur. Ne pranojme qe syte tane kane qene te verber per vite me rradhe, ata nuk kane pare asgje. Sa me shume qe te shohim ndyresine tone, aq me te turperuar behemi. Duket sikur gjithe turpi, i gjithe botes eshte mbi ne. Ne perulemi para Zotit dhe pendohemi duke thene, “Une pendohem per veten time. Une e urrej veten time. Une e pranoj qe jam i pandreqshem."
    Ky ndricim, pendim, turperim, urrejtje dhe perkulje do te tunde nga themelet ate qe ne nuk kemi qene ne gjendje te tundim gjate ketyre viteve. Shpetimi i njeriut vjen prej ketij ndricimi te momentit. Shikimi dhe heqja jane e njejta pune; te dyja jane te lidhura me njera-tjetren. Sapo Zori ndricon, Ai shpeton. Ndricimi eshte shpetimi dhe shpetimi eshte clirimi. Ne kemi nevoje per kete lloj te shikuari para Zotit. Vetem ky lloj ndricimi do te rrezoje krenarine tone, dhe vetem kjo drite do te ndaloje aktivitetet e mishit dhe do te thyeje guacken tone te jashtme.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #54
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    NJE KRAHASIM MIDIS
    DISIPLINES DHE ZBULESES


    Ne kemi keto dy gjera kryesore para nesh – disiplinen e Frymes dhe ndricimin e Zotit, ose , ndryshe, ndricimin e Frymes. Le te bejme nje krahasim midis ketyre dy gjerave. Disiplina e Frymes se Shenjte eshte ne pergjithesi nje proces i ngadalte. Ajo vjen tek ne ngadale, pak nga pak. Disa here, Atij i duhen disa vjet qe te merret me ne në nje ceshtje te caktuar. Per me teper, kjo disipline nuk vjen tek ne permes sherbeses se fjales. Shume here nuk ka sherbese te fjales, dhe akoma Fryma e ushtron disiplinen e Tij. Por zbulesa e Frymes se Shenjte eshte e ndryshme. Shpesh ajo vjen shpejt, ndoshta ne dite ose minuta. Drita e Zotit mund te ndricoje tek nje njeri per disa minuta ose dite. Nen kete drite, ai e sheh se ai eshte i mbaruar, se eshte absolutisht i padobishem, dhe qe te gjitha vete-lavderimet e tij te meparshme, tani jane turpi i tij. Nje zbulese e tille e Frymes se Shenjte, shpesh vjen permes sherbeses se fjales. Ky eshte shkaku qe zbulesa e Frymes se Shenjte ndodh me shpesh kur kisha eshte e forte dhe sherbesa e fjales eshte me bollek. Por, madje dhe kur nuk ka sherbese te fjales, dhe detyrimisht, ka pak zbulese te Frymes, askush nuk mund te mbetet ne prezencen e Zotit, duke ruajtur akoma njeriun e tij te jashtem. Fjala dhe zbulesa mund te mungojne, por disiplina e Frymes se Shenjte, eshte akoma aty. Madje dhe nqs nje person nuk ka ardhur ne kontakt me asnje besimtar tjeter per vite me rradhe, Fryma e Shenjte akoma kryen punen e Tij disiplinuese tek ai, dhe ky njeri akoma mund te mesoje dhe te preke dicka te larte para Zotit. Disa nuk e kane sherbesen e fjales sepse kisha eshte e dobet. Disa madje mendojne se ata e kane humbur disiplinen e Frymes se Shenjte nga budalleku i tyre. Kjo nuk do te thote aspak se nuk ka disipline nga Fryma e Shenjte. Perkundrazi, do te thote se Fryma e Shenjte ka qene duke disiplinuar per disa vjet, pa prodhuar ose pa arritur asnje rezultat. Zoti mund te godase njehere, dhe ne mund te mos e dime se cfare po ndodh. Ai mund te godase perseri dhe ne akoma te mos e dime se cfare po ndodh. Ai mund te godase dhe per dhjete vjet, dhe ne akoma mund te sillemi si mushke e paarsyeshme, komplet injorante per qellimet e Tij. Kjo eshte fatkeqesi. Disiplina asnjehere nuk deshton tek ne; ai qe deshton eshte vizioni yne per doren e Zotit.
    Zoti shpeshhere na kamzhikon, por ne i kushtojme vemendje njerezve dhe marrin rrugen e gabuar. Sjellja jone para Zotit duhet te jete ashtu si dhe psalmisti thote: “Une nuk e hapa gojen time; sepse ishe Ti qe po e beje kete” (Psa. 39:9). Ne duhet te kuptojme se nuk eshte vellai yne, motra jone, miqte apo kusherinjte, apo kushdo tjeter qe po merret me ne. Eshte Zoti qe po merret me ne. Ne duhet ta shohim kete. Ne duhet te kuptojme qe Zoti ka qene duke na disiplinuar dhe duke u marre me ne per gjithe keta vjet. Per shkak te injorances sone, ne ua kemi vene fajin te tjereve madje dhe fatit. Kjo eshte nje injorance totale per doren e Zotit. Eshte e gabuar. Ne duhet te kuptojme se cdo gje eshte matur tek ne nga Zoti. Sasia, gjatesia, intesiteti i asaj qe na ndodh jane matur te gjitha nga Ai. Ai rregullon gjithcka perreth nesh, qellimi i vetem i kesaj eshte te thyeje piken me te forte, me te dukshme tonen. Zoti qofte i meshirshem me ne dhe na tregofte kuptimin e punes se Tij tek ne. Na dhente Ai aq drite sa te ekzpozohemi dhe te perulemi. Nqs Zoti e thyen njeriun tone te jashtem, ne nuk do t’u prezantohemi te tjereve me veten tone te forte kur t’i prekim ata. Perkundrazi, fryma jone do te derdhet jashte sa here ne te prekim njerez.
    Ne lutemi qe kisha ta njohe Zotin ne nje menyre si kurre me pare. Ne lutemi gjithashtu qe femijet e Zotit te marrin bekime prej Tij, qe nuk i kane marre me pare. Zoti do duhet ta rregulloje qenien tone derisa ne te behemi ashtu si duhet. Jo vetem ungjilli duhet te jete si duhet; predikuesi i ungjillit duhet te jete po ashtu si duhet. Jo vetem mesimi duhet te jete i sakte, mesuesi duhet te jete po ashtu i sakte. Pyetja eshte nese Zoti do te clirohet ose jo permes frymes sone. Kur fryma te clirohet, ajo do te preke shume ne kete bote, te cilet jane ne nevoje per fryme. Asnje pune nuk eshte me e rendesishme ose me themelore se kjo, dhe asnje veper nuk mundet ta zevendesoje kete. Vemendja e Zotit nuk eshte ne doktrinen tone, ne mesimin tone apo ne mesazhin tone. Ai po pyet se cfare pershtypje ne u japim te tjereve. Cfare del prej nesh? A po i afrojme te tjeret tek vetja apo tek Zoti? A po prekin ata doktrina, apo po prekin Zotin permes nesh? Kjo eshte nje pyetje shume serioze. Nqs kjo pyetje nuk zgjidhet, gjithe puna dhe vepra jone nuk do te vleje shume.
    Vellezer, Zoti kujdeset me shume per ate qe del nga ne, se sa per ate qe ne themi me gojen tone. Sa here qe ne takojme dike, pandryshueshmerisht dicka del jashte nesh. Ose vetja jone del jashte, ose Zoti del jashte. Vellezer, me lejoni qe ta perseris pyetjen: “Kur ne qendrojme para njerezve, cfare del jashte nesh?”. Kjo eshte nje pyetje themelore qe duhet te zgjidhet. Zoti na bekofte dhe mundshim qe te shohim driten.

    (Fund i Kapitullit VIII)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #55
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI NENTE

    ELASTICITETI PAS THYERJES

    ELASTICITETI DHE THYERJA E VULLNETIT


    Zoti perdor shume menyra per te thyer njeriun tone te jashtem, dhe keto menyra ndryshojne nga personi ne person. Ky eshte shkaku se perse Fryma e Shenjte drejton lloje te ndryshme disiplinimi ne persona te ndryshem. Me disa njerez, Zoti merret vecanarisht me dashurine e tyre per vetveten. Vazhdimisht, Zoti rregullon rrethana te tilla qe e thyejne dashurine e tyre per veten. Me njerez te tjere, Zoti merret me krenarine e tyre. Vazhdimisht Zoti rregullon rrethana te tilla qe thyejne krenarine e tyre. Me te tjere, Zoti merret me diturine e tyre. Ai derrmon besimin e tyre ne llojin e ecjes se tyre qe e ka origjinen ne diturine e tyre vetjake. Ai i lejon ata te gabojne dhe te deshtojne ne cdo gje qe nderrmarin perreth tyre. Zoti i lejon ata qe te deshtojne vazhdimisht ne menyre qe te mesojne qe te mos mbeshteten ne diturine e tyre vetjake, derisa te thone: “Une nuk jetoj me ane te diturise njerezore por me ane te meshires se Zotit”. Me disa njerez, Fryma e Shenjte mund te regulloje nje lloj tjeter disipline; Ai mund te perdore rrethanat qe te shkaterroje subjektivizmin e tyre. Shume njerez ecin sipas paragjykimeve te tyre. Ata jane plot me ide dhe metoda. Bibla thote: “Une jam Jehovah.. a ka gje te veshtire per Mua?” (Jeremia 32:27). Me disa vellezer, duket sikur asgje nuk eshte e veshtire per ta. Ata nuk shohin asgje qe t’i beje te perkulen dhe te rrefejne injorancen dhe paaftesine e tyre. Fryma e Zotit duhet te merret me ta permes te gjitha llojeve te rrethanave; Atij i duhet te godase vazhdimisht. Keta do ta kuptojne qe, pavaresisht nga pretendimet e tyre per cdo gje, ata nuk mund te arrijne asgje. Gjerat qe ata i konsiderojne te lehta, shnderrohen ne shkaqe deshtimi dhe deshperimi. Fryma e Shenjte zgjedh qe t’i perule ata permes rruges se Tij. E thene thjesht, Fryma godet njerez te ndryshem ne pika te ndryshme.

    Fryma gjithashtu vepron me secilin me shpejtesi te ndryshme. Disa, dalta e Zotit i godet ne menyre te shpejte, te menjehershme. Disa te tjere, Zoti i thyen per ca kohe dhe me pas u jep nje periudhe qetesie. Por nje gje eshte e pandryshueshme: Ai gjithmone i fshikullon ata qe i do. Ne mund te gjejme shume vula te mavjosura midis femijve te Zotit. Keto jane rezultati i punes se Frymes se Shenjte. Kur kamzhikimi vjen, ai mund te godase pika te ndryshme, por qellimi eshte i njejte. Cfaredo forme te jashtme qe te marre kamzhikimi, se brendshmi kamzhiku do te plagose vete personin. Zoti mund te zgjedhe qe te merret me dashurine tone per veten. Ai mund te zgjedhe qe te merret me krenarine tone, me diturine tone, me subjektivizmin tone. Cfaredo qe te preke Ai, rezultati i cdo pune eshte qe ne do te jemi me te dobet se me pare. Ai punon me ne vazhdimisht deri sa vetja jone te plagoset dhe ne te dobesohemi. Disa preken ne menyre te vecante ne emocionin e tyre. Te tjere preken ne menyre te vecante ne mendjen e tyre. Ne cfaredo zone qe te preket dikush se brendshmi, rezultati perfundimtar eshte thyerja e vullnetit. Ai mund te goditet ne nje zone te caktuar, por thyerja aplikohet gjithmone tek vetja dhe vullneti. Ne jemi te gjithe te palevizshem. Vullneti yne eshte i palevizshem. Vullneti yne i palevizshem shkaktohet nga mendja jone, propozimet tona, dashuria per veten, emocioni yne dhe dituria jone. Gjerat qe e ruajne palevizshmerine tone mund te jene te ndryshme, por ne secilin rast eshte nje ngurtesim i vullnetit. Goditja, perplasja dhe puna thyerese e Frymes se Shenjte mund te jene te ndryshme, por puna plagosese finale dhe themelore eshte e njejta – ajo merret me veten dhe godet tek vullneti.
    Prandaj, cdokush qe eshte prekur, qofte nga zbulesa qofte nga disiplina, tregon nje karakteristike- elasticitetin. Elasticiteti eshte shenja e nje njeriu te thyer. Ata qe jane thyer nga Zoti, jane elastike para Tij. Guacka jone e jashtme eshte e forte dhe e mbyllur sepse jane shume gjera qe i ruajne keto gjera te forta tek ne. Ne jemi si nje shtepi qe mbahet nga shume shtylla. Keto shtylla e ruajne shtepine nga shembja. Kur Zoti i heq shtyllat nje nga nje, shtepia shembet. Kur struktura e jashtme mbrojtese eshte cmontuar, vetja e brendshme shembet. Ne nuk duhet te mendojme se ata qe flasin me butesi jane te lire nga cdo lloj ngurtesie ne vullnet. Ne nuk duhet te mendojme se ata qe kane nje ze te bute jane elastike ne vullnetin e tyre. Shume njerez qe flasin butesisht jane shume te forte perbrenda. Fortesia ka te beje me natyren tone, jo me zerin tone. Shume njerez duken se jashtmi me te bute se te tjeret; ata duken sikur nuk jane te shpejte ose zhurmues. Por para Zotit ata jane shume te ngurte, te forte, egoiste dhe njerez qe mbeshteten tek vetja. Elementet qe e ruajne strukturen tone te brendshme mund te jene te ndryshme, por struktura e brendshme eshte e njejte. Vetja, vullneti eshte shume i forte. Zotit i duhet t’i heqe keta elemente mbeshtetes nje nga nje. Ky eshte shkaku qe Ai merret me ne njehere, dy here dhe vazhdimisht. Me ane te hirit te Zotit, dicka do te rrezohet permes ketyre goditjeve te perseritura. Nje kamzhikim kaq i ashper do te shkaktoje nje frike tek ne kur te tentojme te bejme te njejten gje perseri. Ne do ta dime se nqs e bejme te njejten gje perseri, Zoti do te na godase perseri. Nqs e themi te njejten gje perseri, Zoti do te na kamzhikoje perseri. Ne nuk do te jemi me aq te lire per te vepruar. Duket sikur Zoti vetem ka prekur dicka se jashtmi. Por aktualisht, vete qenia jone eshte bere e bute; ne nuk mund te qendrojme me ne zonen ku jemi prekur. Te pakten ne are zone te vecante ne nuk do te guxojme qe te mos i bindemi Zotit ose qe te insistojme ne idene tone me. Per shkak te frikes se kamzhikimit te Zotit, ne nuk do te guxojme me te levizim. Ne do ta kemi frike Zotin, dhe do te piqemi ne ate zone te vecante. Sa me shume te shijojme punen e Zotit, aq me elastike do te behemi. Sa me shume qe Zoti ta coje perpara punen e Tij thyese tek ne dhe sa me shume te zgjerohet fusha e thyerjes, aq me shpejt do te piqemi. Elasticiteti eshte rezultat i thyerjes.
    Kur ne kontaktojme vellezer te ndryshem, ne mund te themi se ata jane te talentuar, por ne kemi ndjenjen se ata nuk jane akoma te thyer. Kjo eshte gjendja e shume njerezve: Ata jane te talentuar, por nuk jane te thyer. Te tjeret mund ta ndjejne kete. Sapo ata i prekin keta, ata shijojne fortesine tek ata. Sapo ata te thyhen, ata behen te bute. Nqs nje njeri nuk eshte kurre i thyer, ai me siguri do te ngelet i forte. Ne cfaredo zone qe nje njeri ta shijoje kamzhikimin e Zotit, ai do te pastrohet nga pretendimet, krenaria, pakujdesia dhe kaosi ne ate zone. Ai do ta kete frike Zotin ne ate zone dhe do te behet elastik ne ate zone.
    Bibla perdor shume simbole per Frymen e Shenjte. Fryma simbolizohet me zjarrin si dhe me ujin. Zjarri flet per fuqine e Frymes dhe uji flet per pastertine e Tij. Per te simbolizuar natyren e Frymes perdoret pellumbi. Natyra e Frymes eshte natyra e pellumbit – elastike, plot me paqe dhe i bute. Ai nuk eshte i forte. Kur Fryma e Shenjte punon natyren e Tij tek ne hap pas hapi, ne perftojme nje natyre pellumbi. Elasticiteti qe vjen si rezultat i frikes se Zotit eshte nje shenje e punes thyese te Frymes.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #56
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    MANIFESTIME TE NDRYSHME TE ELASTICITETIT

    Kur nje njeri eshte thyer nga Fryma e Shenjte, ai do te manifestoje nje elasticitet qe vjen nga nje frike e Zotit. Kur te tjeret e kontaktojne ate, ata nuk e gjejne me ate aq te forte, te dhunshem dhe te ashper si me pare. Si te jete punuar nga Zoti, zeri i tij behet i embel dhe sjellja e tij zbutet. Ai fillon ta kete frike Zotin se brendshmi dhe kjo frike spontanisht derdhet jashte permes sjelljes se tij dhe fjaleve. Spontanisht, ai behet nje njeri elastik.

    Lehtesisht i thyeshem

    Cfare eshte nje njeri elastik? Nje njeri elastik eshte nje njeri qe eshte lehtesisht i thyeshem. Eshte e lehte per te qe t’u flase te tjereve dhe e lehte qe te kerkoje nga te tjeret. Kur nje njeri eshte thyer para Zotit, behet e lehte per te qe te rrefeje dhe te qaje. Eshte e veshtire per disa njerez qe te qajne. Kjo nuk do te thote se e qara ka ndonje merite ne vetvete. Por ajo do te thote se nje njeri ka kaluar permes thyerjeve te Zotit, natyra e tij e jashtme, mendimet, emocionet dhe vullneti jane derrmuar dhe eshte e lehte per te qe te shohe gabimet e veta dhe te beje rrefime. Nuk do te jete e veshtire per te tjeret qe t’i flasin atij. Guacka ne te eshte thyer, dhe emocionet dhe mendimet e tij do te kene kapacitetin te pranojne opinionet e te tjereve dhe t’i lejojne te tjeret qe t’i flasin atij dhe ta mesojne ate. Ai do te sillet ne nje realitet te ri dhe ai do te jete ne gjendje te marre ndihme kurdo dhe kudo.

    Lehtesisht i ndjeshem

    Nje njeri elastik eshte dikush qe ka ndjenja te prekshme. Per arsye se njeriu i tij i jashtem eshte thyer, eshte e lehte per frymen e tij te clirohet, dhe eshte e lehte per te qe te preke frymerat e vellezerve dhe motrave. Sapo frymerat e tyre levizin, ai do ta ndjeje kete. Ndjenjat e tij behen shume aktive. Ai menjehere e di nese dicka eshte e drejte apo e gabuar. Sapo frymerat e te tjereve levizn, ai pergjigjet. Ai nuk do te beje asnje gje te kote ose te pandjeshme, dhe nuk do te beje asgje qe ofendon ndjenjat e te tjereve. Ne shpesh vazhdojme me gjera qe frymerat e te tjereve nuk i aprovojne. Ne veprojme keshtu sepse njeriu yne i jashtem nuk eshte thyer. Frymerat e te tjereve jane te ndjeshme per ate qe po bejme ne, por ne nuk e ndjejme kete. Disa vellezer dhe motra shpeshhere ofrojne disa lutje aq irrituese neper takime, saqe te tjeret deshirojne qe ata te pushojne, por ata akoma vazhdojne. Frymerat e te tjereve bertasin dhe ju luten qe te pushojne, por ata nuk kane asnje ndjeshmeri te kesaj. Ndjenjat e te tjereve nuk shkaktojne ndonje pergjigje tek ta. Kjo eshte per shkak se njeriu i tyre i jashtem nuk eshte thyer. Nqs nje njeri eshte thyer, eshte e lehte per frymen e tij te ndjeje ate se cfare ndjejne te tjeret. Ai nuk vepron si nje njeri i pandjeshem qe eshte injorant per gjera qe te tjeret jane te qarte. Vetem ata, njeriu i jashtem i te cileve eshte thyer, do ta dine kuptimin e Trupit te Krishtit. Vetem ata mund ta ndjejne frymen e Trupit, ndjenjat e anetareve te tjere. Ata nuk do te ndjejne ose veprojne ne menyre te pavarur. Nqs nje njeri eshte bosh nga ndjenjat, ai do te jete si nje gjymtyr artificial, si nje krah mekanik ne trup. Nje krah mekanik mund te levize me trupin, por i mungon dicka - ndjenja. Disa njerez jane anetare pa ndjenja. I gjithe Trupi ndjen dicka, akoma ata nuk ndjejne asgje. Kur njeriu i jashtem te thyhet, njeriu do te preke ndergjegjen dhe ndjenjat e kishes. Fryma e tij do te jete e hapur dhe kisha do ta preke lehtesisht frymen e tij dhe do te komunikoje ndjenjat e saj ne frymen e tij. Kjo eshte nje gje e cmuar. Sa here qe ne jemi ne gabim, ne do ta dime se jemi ne gabim. Sidoqofte, thyerja e njeriu te jashtem nuk na garanton se ne nuk do te jemi me ne gabim. Ajo thjesht na jep mundesine qe ta dime kur jemi ne gabim. Vellezerit dhe motrat mund ta kuptojne se jemi ne gabim pa e hapur gojen e tyre per ta treguar kete. Akoma, sapo ne i prekim ata, ne e kuptojme se jemi ne gabim. Sapo ne prekim frymen e tyre, ne e dime nese ata jane pro ose kunder asaj qe po diskutohet. Kjo eshte nje kerkese themelore e jetes se Trupit. Pa kete, nuk ka asnje mundesi qe te kete jete Trupi. Trupi i Krishtit nuk arrin ne nje konsensus permes diskutimeve dhe debateve, ashtu sic nuk ka nevoje per dikutime brenda trupave tane vetjake. Cdo anetar, ne menyre spontane ndjen te njejten gje. Kjo ndjenje e pergjitheshme, eshte vullneti i Trupit, eshte gjithashtu vullneti i Kokes. Vullneti i Kokes shprehet permes vullentit te Trupit. Si te thyhet njeriu yne i jashtem, do te jete e lehte per ne qe te pershtatemi dhe do te jete e lehte per ne qe te kemi ndjenjen e Trupit.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #57
    Citim Postuar më parë nga liveintwoplaces
    .........

    Një herë më ndodhi të kisha një bisedë me një ishdrogist që po përpiqej të çlirohej nga droga, por që ishte ateist. Ai filloi të vidhte vrer kundër fesë dhe prifërinjve dhe kundër vetë Perëndisë. Dhe kur më kërkoi të thoja mendimin tim, unë i thashë: "Lëre, lëre, ne kemi mendime krejtësisht të kundërta, kështu që nuk ja vlen të diskutojmë." Sa turp! Unë kuptova se do i jepja atij thjeshtë njohuri dhe jo Krishtin dhe kështu preferova të mos futemi në debate të pafund.

    ....
    Vella Livein.
    Dua te te them se nuk ke bere gabim qe ke heshtur. Ky ishdrogist, nuk mendoj se ka zgjedhur te jete ateist pa ditur per Krishtin dhe hirin e Ti shpetues. Nese ti do te kembengulje dhe te jepje njohurine tende, atehere do te ishe gabim.
    Mos ndoshta Krishti kembenguli me farisenjte dhe saducenjte? Aspak. Perkunderazi ai tha: "Mos ua hidhni perlat derrave!"
    Te pershendes, vella!
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  8. #58
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Lehtesisht te mesueshem

    Ndihma me e madhe qe ne mund te marrim nuk vjen thjesht nga korrigjimi i gabimeve tona. Ndihma me e madhe vjen kur njeriu yne i jashtem thyhet dhe fryma jone behet e lire dhe e hapur. Kur kjo ndodh, ne do marrim ndihme nga frymerat e te tjereve. Fryma jone jo vetem qe do te clirohet; ajo do te marre ndihme frymore kudo qe ne te shkojme. Nqs njeriu yne i jashtem nuk eshte thyer, do te jete e veshtire per ne qe te marrim ndihme prej ndokujt. Supozoni nje vella qe nuk eshte thyer ne njeriun e jashtem sepse mendja e tij eshte shume e forte. Kur ky vella te vije ne takim, do te jete e veshtire per te qe te marre ndonje mesim. Derisa nje njeri koke-forte te perplaset me nje tjeter qe e ka po keshtu mendjen te forte, ai nuk do te marre ndihme nga askush. Kur vellezerit e tjere te jene duke folur, atij do i vijne mendime te ndryshme, duke i menduar keta vellezer si njerez te trashe dhe te merzitshem. Te tjeret nuk do i japin atij asnje ndihme. Ai mund te vazhdoje ne kete menyre nje muaj, dy muaj, nje vit, dy vjet pa marre asnje ndihme. Ai ka nje guacke ne mentalitetin e tij, dhe ai mund te marre ndihme vetem ne realitetin mendor; ai nuk mund te marre asnje mesim frymor. Por nqs Zoti nderhyn ne kete situate dhe punon me te ne menyre te perseritur per nje, dy ose disa vjet, guacka e mentalitetit te tij do te thyhet. Ai do ta kuptoje pavlefshmerine e mentalitetit te tij. Ai do te behet si femije, dhe do te jete shume e lehte per te qe te degjoje te tjeret. Ai nuk do te guxoje me qe te injoroje te tjeret. Kur ai te degjoje nje vella tjeter, ai nuk do te perpiqet me qe te gjeje lapsuse ne shqiptim, gabime ne mesim ose paqartesi ne kuptim. Ai ne te vertete do te preke fyrmen e folesit me frymen e tij. Sapo Zoti te levize pak tek folesi dhe fryma e tij te aktivizohet, fryma e vellait do te gjallerohet, dhe ai do ta marre mesimin. Nqs nje person eshte thyer, kur te tjeret e shfaqin frymen e tyre, ai do te marre mesim. Ai nuk merr mesim vetem ne doktrine – kjo eshte nje ceshtje tjeter. Sa me shume thyerje qe te marre dikush nga Zoti, aq me shume do te derrmohet njeriu i jashtem dhe aq me shume ndihme ai do te marre. Sa here qe Fryma e Zotit leviz ne nje vella ose moter, ai do te marre ndihmen. Ai nuk do te kritikoje te tjeret sipas doktrinave dhe nuk do te mase te tjeret sipas shkronjes. Ai nuk i vere shume rendesi elokuences se predikimit, tingullit te ligjerates. Gjithe vemendja e tij do te ndryshoje. Grada se sa dikush mund te ndihmohet prej te tjereve varet ne gjendjen e frymes sone. Njerezit shpesh kalojne prane nesh, por ne nuk mund ta prekim frymen e tyre dhe nuk mund te marrim asnje mesim prej tyre sepse guacka jone eshte shume e forte.
    Cfare eshte mesimi? Nuk eshte rritje e mendimeve, ideve, doktrinave. Mesimi vjen atehere kur fryma jone prek fymen e Zotit. Fryma e Zotit mund te dale nga cdo njeri. Qofte kjo neper takime apo shoqeri private, ne do ta shijojme ushqimin dhe gjallerimin sapo Fryma e Zotit te aktivizohet tek te tjeret. Fryma jone eshte si nje pasqyre. Sa here qe ne marrim mesim, eshte njesoj sikur dikush ta kete lemuar frymen tone dhe ta kete bere ate qe te shkelqeje me shume. Kuptimi i te mesuarit nuk eshte gje tjeter vecse prekja e frymerave tona nga frymerat e te tjereve ose nga Fryma e Shenjte. Kur Fryma e Shenjte prek frymerat tona permes frymerave te te tjereve, ne marrim mesim. Ajo cfare del jashte nga fryma, na flakeron sapo ta prekim. Ne jemi si nje llambe elektrike qe ndricon sapo elekticiteti kalon neper te, pa marre parasysh nese ana e jashtme eshte e kuqe ose jeshile apo nese telat jane te bardhe apo te zinj. Ne nuk shohim “anen e jashtme” se cfare ngjyre ka; ne fokusohemi tek “elektriciteti” dhe ne faktin se ne jemi ushqyer dhe gjalleruar prej Zotit. Faleminderit Zotit! Nqs ne mund ta bejme kete, ne do jemi persona qe marrin ndihme shpejt. Eshte shume e veshtire per shume njerez qe te marrin ndihme. Nqs ne duam qe t’i ndihmojme ate, do na duhet qe te harxhojme shume pune dhe energji per t’u lutur dhe per te punuar tek ta perpara se ata te na lejojne qe te bejme dicka. Nje njeri i forte nuk merr ndihme lehtesisht. Vetem ata qe jane elastike mund te marrin ndihme lehtesisht.

    Ka dy lloj te ndryshem te mesuari. Njeri eshte i jashtem, qe perfshin mendimet, doktrinat dhe ekspozimet e shkrimeve. Disa pretendojne se ata kane marre ndihme ne kete drejtim. Lloji tjeter eshte krejt i ndryshem dhe perfshin te prekurit e frymes me fryme. Kur fryma preket, merret ndihme frymore. Ne e prekim krishterimin vetem atehere kur ne prekim sipas ketij lloji te dyte. Ky eshte te mesuarit e vertete. Nqs gjithcka qe do dime eshte te degjojme predikime, ne ndoshta do degjojme nje mesim te kendshem sot. Por, nqs do e degjojme serisht te njejtin vella me te njejtin mesazh te dielen tjeter, kjo do te jete e merzitshme dhe ne do deshirojme te largohemi. Ne mendojme se ne duhet ta degjojme nje mesazh vetem nje here. Persa e njohim krishterimin ne kete menyre, krishterimi eshte thjesht doktrine. Ne i ruajme doktrinat ne mendjen tone. Per, ne duhet te dime se te mesuarit nuk ka te beje asgje me doktrinat; ai ka te beje me frymen. Nqs nje vella predikon heren e pare dhe cliron fryme, ai do te preke dhe do te ndryshoje gjithe qenien tone; ne do te pastrohemi dhe gjallerohemi. Nqs e degjojme ate per here te dyte dhe ai serisht cliron fryme, ne do marrim ndihme serisht. Ndoshta subjekti do jete i vjeter dhe doktrinat te njejtat, por ne do marrim pastrim dhe shkelqim sa here qe fryma e tij clirohet. Ne duhet te kujtojme se te mesuarit eshte kontakti fryme me fryme, nuk eshte rritja e mendimeve. Te mesuarit eshte shkembim fryme. Nuk ka te beje fare me marrjen e disa doktrinave apo mesimeve nga njeriu i jashtem. Ajo qe mund te thuhet per doktrinat dhe mesimet eshte se nqs ato nuk jane te lidhura ne menyre jetesore me frymen, ato jane te vdekura.
    Pasi njeriu yne i jashtem te thyhet, do te jete e lehte per ne qe te marrim mesim; ne fakt ne do te marrim shume mesim. Kur dikush te na beje nje pyetje, ne do marrim mesim nga kjo pyetje. Kur nje mekatar te vije tek ne per te kerkuar Zotin, do te marrim mesim kur te lutemi bashke me te. Nje vella mund te jete ne gabime te renda, dhe ndoshta Zoti do te na kerkoje qe t’i flasim ashper atij. Por kur ne te prekim frymen e tij, ne do te marrim serisht mesim. Ne do te mund te marrim mesim dhe furnizim nga shume drejtime. Ne do ta ndjejme se i gjithe Trupi na furnizon ne. Cdo anetar, kushdo qofte, na jep furnizim. Ne do te marrim gjithmone ndihme dhe do te behemi njerez qe ndihmohemi lehte. Gjithe Kisha do te behet furnizimi yne. Cfare pasurish qe do te gjejme! Ne ne te vertete do te jemi ne gjendje te themi se pasurite e Zotit jane bere tani pasuri te Trupit, dhe pasurite e Trupit jane bere tani pasurite tona. Sa e ndryshme eshte kjo nga rritja e njohurive dhe doktrinave! Diferenca eshte shume e madhe.
    Sa me shume ndihme qe te marre nje njeri dhe sa me i madh te jete diapazoni i ndihmes qe ai merr, aq me shume mund te themi se ai eshte nje njeri i thyer. Ata qe marrin ndihme me veshtiresi nga te tjeret nuk jane me te zgjuar se te tjeret. Kjo thjesht provon se guacka e tyre eshte me e forte se e te tjereve dhe asgje nuk i stimulon ata. Nqs Zoti u jep atyre meshire dhe punon me ta ne menyra te forta dhe te shumellojta, ata do te marrin ndihme nga e gjithe kisha. Ne duhet te kontrollojme vetet tona: A marrim ndihme nga te tjeret? Nqs ne kemi nje guacke te forte perreth nesh, ne nuk do ta ndjejme frymen dhe atehere kur Fryma e Shenjte del nga vellezerit e tjere. Perkundrazi, nqs ne jemi thyer nga Zoti, ne do te marrim ndihme kur frymerat e te tjereve levizin, dhe nqs levizja do te jete shume e vogel. Nuk ka rendesi nese levizja eshte e vogel apo a madhe, por nese ne e kemi prekur ose jo frymen. Sa here qe ne prekim frymen ne gjallerohemi dhe marrim mesim. Vellezer dhe motra, duhet te kuptojme se thyerja e njeriut te jashtem ka te beje shume me marrjen e ndihmes dhe mesimit nga Zoti. Eshte kulifikimi themelor per te punuar me Zotin.

    Shoqeria ne Fryme

    Shoqeria nuk eshte komunikim i mendjes me mendjen apo shkembim opinionesh; eshte kontakti i frymes me frymen. Kur fryma jone prek frymen e nje vellai tjeter, ai kontakt frymor eshte shoqeria. Kjo ndodh vetem atehere kur ne gjejme meshire nga Zoti dhe Ai thyen guacken tone te jashtme dhe shkaterron njeriun tone te jashtem dhe fryma jone clirohet. Vetem atehere ne mund te prekim frymerat e vellezerve dhe motrave dhe vetem atehere ne do te kuptojme se c’do te thote shoqeri me shenjtoret. Duke filluar qe atehere ne do e kuptojme se cfare nenkupton Bibla me shoqerine e frymes. Ne do e kuptojme se shoqeria eshte nje menyre sjelljeje frymore, nuk eshte shoqeri opinionesh. Aty ku ka shoqeri ne fryme, ka lutje te akorduara. Shume njerez luten me mendjet e tyre. Eshte e veshtire per ta qe te gjejne shoke me mendje te njejte, sepse ata nuk mund te gjejne nje mendje qe te perputhet me te tyren dhe sikur te kekojne ne te gjithe boten. Aktualisht, shoqeria mbartet ne fryme. Cdokush qe eshte i rilindur dhe ka Frymen e Shenjte brenda tij, mund te jete ne shoqeri me ne. Nqs Zoti i heq barrierat tona dhe njeriu yne i jashtem cmontohet, fryma jone do te jete e hapur per te gjithe njerezit. Fryma jone do te jete e hapur qe te pranoje frymerat e te gjithe vellezerve; ajo do te preke dhe do te preket nga frymerat e te gjithe vellezerve. Ne do te prekim Trupin e Krishtit. Psalmi 42:7 thote: “Thellesia i therret thellesise”. “Thellesia” ne te vertete i therret thellesise. “Thellesia” brenda nesh ne te vertete therret dhe ka mall qe te preke “thellesine” e te gjithe kishes. Kjo eshte shoqeria e thellesise me thellesine. Kjo eshte thirrja dhe pergjigjia e thellesise ndaj thellesise. Nqs njeriu yne i jashtem thyhet dhe njeriu yne i brendshem clirohet, ne do te prekim frymen e kishes, dhe do te jemi me te perdorshem nga Zoti.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #59
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    ASNJE IMITIM

    Thyerja e njeriut te jashtem, te ciles ne i referohemi, mund te behet vetem nga Fryma e Shenjte. Njeriu nuk mund ta imitoje kete. Asnje imitim nuk mund te funksionoje. Kur ne themi se nje njeri duhet te jete i perulur, ne nuk po i themi cdo njeriu qe te perpiqet duke filluar nga neser qe te jete i perulur. Nqs dikush do te perpiqet ta beje kete, ai do te kuptoje se edhe kjo perulesi e bere nga njeriu, duhet te shkaterrohet. Perulesia e bere nga njeriu eshte e pavlefshme. E vetmja perulesi qe funksionon vjen nga Fryma e Shenjte. Eksperienca jone na tregon se asnje arritje nuk vjen nga ne por nga Fryma e Shenjte. Vetem Fryma e Shenjte e njeh nevojen tone. Ai rregullon eksperiencat tona ne ambjentin qe na rrethon. Ai ben punen thyese.

    Pergjegjesia jone eshte qe te kerkojme drite nga Zoti qe te mund ta dallojme dhe ta njohim doren e Tij. Ne deshirojme te jemi te perulur nen doren e fuqishme te Zotit dhe te pranojme se cdo gje qe Ai ben, eshte e drejte. Ne nuk duhet te jemi nje mushke e pandjeshme. Perkundrazi, duhet ta dorezojme veten tone nen thyerjen e Tij. Ne duhet ta pranojme punen e Tij. Kur ne e dorezojme veten tone ne doren e Tij te fuqishme, ne do ta kuptojme se kjo pune duhej te kishte filluar para pese ose dhjete vjetesh. Por, asgje nuk ka ndodhur keto pese apo dhjete vitet e fundit. Sot, ne duhet ta dorezojme veten tone nen doren e Tij dhe te themi: “Zot, une kam qene nje njeri i verber. Une nuk e kam ditur se nga dhe ku po me coje Ti. Por, tani une e kuptoj se Ti deshiron te me thyesh dhe e ofroj veten time tek Ty.” Ndoshta pafrytshmeria e pese apo dhjete vjeteve te shkuara do te mbaroje sot dhe ne do te behemi te frytshem. Zoti do te shkaterroje shume gjera tek ne, per te cilat ne nuk ishim ne dijeni. Kur keto gjera te jene shkaterruar ne nuk do te jemi me krenare, te dashuruar me veten apo vete-ekzaltues. Ky shkaterrim do ta cliroje dhe do ta beje te lire frymen dhe do ta beje ate te perdorshme nga Zoti. Atehere ne do te jemi ne gjendje qe te perdorim frymen tone.

    Ketu kemi per te ngritur dy ceshtje. Se pari, duhet te dime se thyerja e njeriut te jashtem eshte nje veper e Frymes se Shenjte. Nuk ka nevoje per imitim nga vetvetja. Por, nqs ne e dime se nje aktivitet eshte i mishit, a duhet ta nderpresim vete, apo duhet te presim qe Fryma e Shenjte ta thyeje ate? A duhet te presim per nje drite te fuqishme qe te vije dhe te mos vendosim nje kontroll mbi ate aspak? Pergjigjia jone per pyetjen e mesiperme eshte: Ne duhet te nderpresim te gjitha aktivitetet e mishit. Kjo eshte e ndryshme nga krenaria. Nqs une kam tendence per t’u bere krenar, une duhet ta mohoj krenarine time. Por, nga ana tjeter, nuk duhet te shtirem si i perulur. Nqs une inatosem shpejt me dike, une duhet ta mohoj inatin tim. Por, nuk duhet te shtirem si i bute. Te nderpresesh dicka eshte nje levizje negativiste, nderkohe qe shtirja eshte nje levizje pozitiviste.. Krenaria eshte dicka negative, dhe une duhet te merrem me te. Perulesia eshte dicka pozitive dhe nuk duhet te imitoj ate. Le te supozojme se ne jemi shume te eger, qe flasim ashper dhe asnjehere nuk hapim rruge. Ne duhet ta mohojme kete egersi, por nuk duhet te shtiremi si te bute. Ne duhet te nderpresim te gjitha aktivitetet e mishit per te cilat jemi ne dijeni. Por, nuk duhet te imitojme asnje virtyt pozitiv. Ne duhet t’ja ofrojme vetvetet Zotit dhe te themi: “Zot, une nuk do te perpiqem qe te imitoj asgje. Une do te shoh tek Ti, per punen Tende.” Nqs e bejme kete, ne do e shohim Zotin duke na thyer dhe duke na ndertuar.
    Te gjitha imitimet e jashtme nuk jane veper e Zotit; ato jane vepra te njeriut. Keshtu qe cdo njeri qe kerkon, duhet te mesoje mesimet e brendshme, jo imitimet e jashtme. Ai duhet te lejoje Zotin qe te shkaktoje dicka tek ai. Nepermjet kesaj pune do te rrjedhojne shpehjet e jashtme. Cdo gje qe nje person ben ne menyre te jashtme, nuk eshte reale. Te gjitha strukturat njerezore duhet te derrmohen. Kur nje njeri ben dicka false, ai jo vetem qe do te mashtroje te tjeret, por do te mashtroje dhe veten. Nqs ne e dorezojme vetveten ne shtirje dhe gjera artificiale, me kalimin e kohes do te fillojme te besojme se ne jemi ata qe shtiremi. Dhe madje, dhe nqs te tjeret na thone se ne nuk kemi asgje qe duhet ta largojme, ne duhet ta veme kete ne dyshim. Ne nuk duhet kurre te imitojme dicka nga ana e jashtme. Eshte me mire te jemi sa me natyrale ne sjelljen tone dhe ta lejojme Zotin qe te ndertoje dicka tek ne. Ne duhet te jetojme nje jete te thjeshte dhe pa shtirje. Ne nuk duhet te perzihemi ne asnje imitim te jashtem, apo kopjim; ne vend te kesaj duhet te shohim tek Zoti, i Cili na i shton virytet qe na nevojiten.

    Ceshtja e dyte eshte se disa njerez kane disa virtyte ne realitetin natyral. Per shembull, disa jane te bute ne menyre te natyrshme. Cili eshte ndryshimi midis butesise natyrale dhe butesise qe vjen si rezultat i disiplines?
    Duhet te theksojme dy gjera ne kete pyetje. E para, cdo gje natyrale eshte e pavarur; ajo nuk ka nevoje qe te jete e lidhur me frymen. Cdo gje qe vjen nga disiplina e Frymes se Shenjte, ka nevoje qe te kontrollohet nga fryma. Kur fryma leviz, ajo leviz. Kur fryma nuk leviz, ajo nuk leviz. Butesia natyrale disa here eshte ngarkese per frymen, dhe cdo gje qe e ngarkon frymen, eshte e ngurte ne natyre. Me fjale te tjera, dhe butesia jone natyrale mund te behet dicka shtypese. Nqs njeriu eshte ne menyre natyrale i bute, butesia e tij eshte e pavarur; ai eshte i bute ne vetvete. Nqs Zoti deshiron qe ai te ngrihet dhe te flase me fjale te ashpra, butesia e tij natyrale do te behet pengese per te. Ai do te thote: “Oh, une nuk e kam thene kurre me pare kete. Kurre nuk kam thene dicka te tille ne jeten time. Duhet t’ua le te tjereve t’i thone keto fjale. Une nuk mund t’i them.” Ne kete moment, butesia e tij natyrale nuk eshte objekt kontrolli i frymes. Cdo gje nga realiteti natyral, kontrollohet nga vullneti vetjak, eshte penguese dhe ka deshirat e veta. Fryma nuk mund ta perdore kete ne asnje lloj menyre. Ndersa, butesia qe vjen nga thyerja eshte totalisht e kundert; eshte e perdorshme nga fryma. Ajo nuk ofron rezistence, opozite ose opinion te kundert, por eshte totalisht nen kontrollin e frymes.

    Se dyti, nje njeri qe eshte i bute nga natyra, ai do jete i tille kur vullneti i vet e udheheq. Por, kur atij i kerkohet te beje dicka qe ai nuk do, ose kur dicka e sfidon entuziazmin e tij, ai nuk eshte me i bute. Keshtu pra, te gjitha virtytet natyrale nuk te cojne ne mohimin e vetes. Te gjitha virtytet njerezore, natyrale, thjesht mund te perdoren nga njeriu qe ai te ndertoje veten e vet. Jo vetem butesia, por cdo virtyt tjeter natyral, perdoret nga njeriu per te ndertuar vetveten. Per kete arsye, kur ai eshte shume i kercenuar, te gjitha virtytet e tij zhduken. Sapo ne prekim pjesen me te thelle te vetes se nje njeriu qe eshte nga natyra i bute, butesia e tij zhduket. Sapo ai te kaloje permes dickaje qe ai deshiron fort qe te beje, perulesia dhe butesia e tij zhduken; cdo gje qe ai ka, zhduket. Virtytet qe rezultojne nga disiplina jane te ndryshme. Keto virtyte jane prodhuar deri ne ate shkalle qe vetvetja eshte thyer. Kurdohere qe Zoti shkaterron veten tone, keto virtytet shfaqen. Sa me shume qe vetja eshte plagosur, aq me shume njeriu behet i bute. Ka dallim themelor midis virtyteve natyrale dhe fryteve te Frymes.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #60
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jini te forte

    Njeriu i jashtem duhet te thyhet. Ne nuk mund te shtiremi, dhe nuk mund ta zevendesojme kete me asgje tjeter. Ne duhet ta perkulim veten tone nen doren e fuqishme te Zotit dhe te pranojme punen e Tij. Sapo njeriu i jashtem thyhet, njeriu i brendshem forcohet. Por, disa njerez nuk jane te forte ne njeriun e tyre te brendshem, pavaresisht se njeriu i tyre i jashtem eshte thyer tashme. Por njeriu i brendshem duhet te jete i forte. Nqs njeriu i brendshem nuk eshte i forte pas thyerjes, ne nuk duhet te lutemi per fuqi, por ne vend te kesaj duhet te themi: “Ji i forte”. Bibla na urdheron te jemi te forte. Gjeja e mrekullueshme eshte se kur njeriu yne i jashtem eshte thyer, atehere ne mund te jemi te forte atehere kur duam te jemi te forte. Ne mund te jemi te forte atehere kur duhet te jemi te forte dhe kur jemi te vendosur te jemi te forte. Provojeni kete. Kur ne ta themi se do ta bejme kete, ajo do te behet. Menjehere sapo problemi i njeriu te jashtem te zgjidhet, ceshtja e te qenit te forte zgjidhet po ashtu. Ne mund dhe do te jemi te forte sa here qe do ta deshirojme kete. Qe nga ajo dite e ne vazhdim, askush nuk mund te na ndaloje me. Ne thjesht do te na duhet te themi se do te bejme dicka ose se jemi te vendosur te bejme dicka. Vetem pak deshire dhe vendosmeri do te na sjelle gjera te mrekullueshme. Zoti thote: “Jini te forte”. Kur ne te themi se duhet te jemi te forte ne Zotin, ne do te behemi te forte.
    Njeriu i jashtem duhet te thyhet perpara se njeriu i brendshem te gjeje liri. Kjo eshte rruga themelore qe nje sherbetor i Zotit duhet te mesoje te ndermarre.




    ************************ FUND I LIBRIT ****************************
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 12-08-2005 më 13:08
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Clirimi I potencialit Shqiptar!
    Nga DOR në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 03:44
  2. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  3. Roli i Frymes se Shenjte tek kristjani.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2003, 16:46
  4. Tri pyetje per Klodin...
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 13-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •