Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 60
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi
    Maratonomak me terhoqi shkrimi juaj, jo per faktin se kishte dicka te panjohur per mua, por sepse eshte nje realitet ne te cilin ti jeton. Pikerisht ketu fillon edhe momenti me fondamental i jetes se cdo njeriu. Djali palngprishes mori vendimin per kthim tek Ati i tij, vetem pasi ai njohu realitetin ne te cilin jetonte.
    Shkrimi qe ka sjelle Matrix, natyrisht eshte nje mesim dhe eksperience e nje te krishteri te pjekur, por ky fakt nuk na ben qe cdo i krishtere do te mund te gjeje pershtatshmerine e tij ne kete shkrim. Kjo pasi jo te gjithe jane ne te njejtin pjekuri dhe njohuri te beses ne Krishtin. Dikush eshte femije i saploindur i cili ka nevoje per qumesht, dhe nje tjeter i pjekur, i cili do ushqim te forte. Pra ne kete shkrim te Matrix, perpiqu te maresh ato qe ti i kupton dhe qe aktualisht te jep nje ndihmese ne te kuptuarit e fjales dhe mesimit profetik ne biblen e Zotit. Zoti te bekofte.
    Faleminderit dhe Matrix per shkrimin dhe punen e tij ne kete sherbese te Krishtit, dhe mbi te gjitha qe ai eshte ne gjende qe te vleresoje sherbesen ne Krishtin.
    Deshmuesi
    me lejoni tju bej nje pyetje '

    cila eshte dobia e te shkruarit te nje libri te tille ketu ?

    a lexohen mjaft dhe kane efektin e duhur te lexuesit ?

    edhe une kam plot literature bibilke por nuk shkruaj ;


    preferoj te shkruaj nga pervoja ime pasi e kam me qarte dhe me te vertete ;

    do shtoj edhe dicka ;
    pjekuria kristiane nuk arihet nese je i hershem apo i ri ne besim por arihet vecse nese jeton ate qe beson ;


    une kam plot 9 vjet qe besoj ,pranoj zotin por nuk jetoj me zotin dhe nuk jam serioz ne shoqerine me zotin keshtu dhe nuk kam pjekurin e duhur kristiane ;

    matrix , nuk dua te me keqkuptosh por te pranosh qe dua thjesht te diskutoj ;

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Maratonomak.
    Mendoj se, dicka teper serioze ndodh ne besimin tend. Perpiqu te kuptosh shembelltyren e 10virgjereshave, si dhe cili eshte qellimi i kesaj shembelltyre ne lidhje me personin tend. Si gjithmone, nuk kam per qellim tju gjykoj, por tju inkurajoj dhe tju ndihmoj qe te ecni ne te Verteten.
    Cdo i krishtere pergjate leximit te bibles, mer gjithmone ate cka Fryma e Shenjte i zbulon. Pra Fjala profetike e Perendise, kthehet ne nje ushqim per shpritrat tane, vetem nese ne vazhdimisht i perkushtohemi me besim leximit te saj nen zbulesen e Frymes se Shenjte. Shpeshher te krishter te shumte e anashkalojne kete fakt, dhe vertet ne besimin dhe njohuri te tyre ka probleme. Une dua te te them se vete Zoti Krisht i porositi apsotujt qe te QENDROJNE ne fjalen e Tij, sepse vetem keshtu ka siguri dhe fitore ne jete te perjetshme. Pra nese une vetem them: une besoj tek Krishti, dhe nga ana tjeter e menjanoj kete porosi te tij, besimit tim i mungon njohuria dhe e verteta, dhe ky fakt na con me pas ne nje mardhenie jo te plote me Krishtin. Kjo eshte arsyeja se perse shume te krishtere nuk mund te jetojne dot me Perendine, dhe nuk mund te bejne vullnetin e Tij. Kjo, jo sepse ata nuk besojne se Krishti eshte Zot e Shpetimitar, se Krishti vdiq ne kryq per te gjitha mekatet e njeriut dhe u ringjall per drejtesimin tone, por sepse Fjala Perendi nuk banon ne zemer te tyre, dhe keshtu ata kane mencurine e botes e cila te con kunder Perendise. Kete fakt Jezusi e deshmon qarte tek shembelltyra e 10virgjereshave. Te dhjeta virgjereshat mbanin te njejtin emer, ashtu si sot te gjithe ata qe besojne tek Krishtit quhen te Krishtere. Por Jezusi na tregon se vetem 5 prej virgjereshave munden te hyjne ne jete te perejtshme. Perse? Sepse ne krahsim me te tjerat, ato ishin te ZGJUARA.Te pranosh Krishtin ne zemren tende , do te thote te pranosh Fjalen dhe Diturine e Perendise. Pra Fjala Person hyn ne jeten tone duke u bere Zot i jetes dhe qenies sone. Qe nga ky cast qe ne e pranojme Fjalen Perendi, nuk jemi me vetem, nuk e drejtojme me ne veten tone, nuk e mesojme me ne veten tone. Pra perfudnimisht nuk jemi me ne zoter te vete sone. Fjala Perendi fillon te ndryshoje rjedhen e jetes sone, fillon te ndryshoje karakterin tone duke e kthyer nga te vdekshem ne te perjetshem. Ne nuk i perkasim me gjerave te perkoheshme, por permes krijimt ne Krishtin Jezus, i perkasim gjerave te PERJETSHME. Pra me pak fjale, njeriu i perkohshem ai mishori, nuk perben thelbin e qendies sone te perejtshme. Mishori shkon drejt shkatrimit duke perfunduar ne vdekje te perjetshme, ndersa krijesa e re ne Krisht, shkjon drejt rritjes dhe hyrejs ne mbreteri te perjetshme te Perendise. Virgjereshat e mencura, pergjate gjithe kohes qe jetuan ne toke, ecen me MENCURI. Te ecesh ne MENCURI per nje te krishtere do te thote, se pari: Te kesh mendjen e Krishtit, dhe se dyti: te udhehiqesh prej mendimit dhe mesimit te Perendise.
    Fjala Perendi cdo dite na jep mesazhe te qarta dhe mesime te qarte , ne menyre qe ne si te krishter te kemi njohuri, dhe keshtu te bejme vullnetin e Atit tone . Mesimin dhe mendimin e Perendise, Fryma e Shenjte na e zbulon permes mesimit te fjales profetike ne biblen e Perendise. Pikerisht bibla eshte liberi i cili eshte i frymezuar prej Perendise, dhe keshtu ai permban ne thelb te vet, mendimin dhe mesimin e Perendise.
    A permban bibla mesimin dhe zbulesen e plote, per ta cuar te krishterin drejt njohjes dhe paqes me Perendine? Ketu ndahen doktrinat brenda krishterizmit. Une pranoj ne menyre apsolute dhe deshmoj se, bibla eshte e plote ne mesazh, ne mendim dhe ne mesim te Perendise, per cdo te krishtere qe kerkon te vije ne paqe me Krijuesin, permes beses ne KRishtin Jezus. Shpeshher te krishteret pranojne se brenda tyre eshte Fjala Perendi, te pohosh nje gje te tille do te thote, qe Fjala e Perendise te te flase dhe te te zbuloje mendimin dhe mesimin e Perendise. Nisur nga ky fakt une deshmoj se, bibla e kryen me se miri kete misoin tek besimtari i krishtere, pasi ky liber profetik permban mesazhin, mesimin dhe mendimin e Perendise, pa te cilat ne nuk mund te njohim, te ecim dhe te bejem vullnetin e Perendise.
    Maratonomak, nese deshiron me teper te diskutojme rreth kesaj ceshtjeje, jam gati, por duke ju perembajtur temes qe Matrix ka hapur.
    Deshmuesi

  3. #43
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    I dashur maratonomak,

    Varet se c'kupton ti me jo te qenit serioz ne Zotin. Mos harro se Zoti te sheh sic sheh nje At femijen e tij qe sapo ka filluar te ece me kembet e tij. Ai te sheh dhe gezohet. Ti ndoshta deshperohesh se nuk e arrin dot Ate, por me Te nuk ndodh keshtu. Ai gezohet ne cdo gje qe ti ben.Une jo me kot te solla ato vargje ku tregohej se Perendia eshte Dashuri. Cdo gje fillon dhe mbaron ketu. Dhe Thyerja duhet te shihet brenda ketij aspekti.

    Persa i perket librit, une kam filluar ta perkthej kete liber sepse mendoj se tema e kryqit njihet pak nga te krishteret e nivelit tone (qe jane te zote vetem per fjale te bukura, por qe nuk njohin pothuajse asgje nga Krishti). Mendoj se nje perkthim do vlente me shume se shume teorira nga ana jone.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #44
    Nuk ka 2 lloje te krishteresh dhe as 100 lloje te krishteresh. Ose e ndjek, ose nuk e ndjek Prendine. I sherben ose Krishtit ose mekatit, rruge te mesme nuk ka.
    Deshmuesi flet per te krishterin qe eshte si nje foshnje, foshnjat jane me te bindura se cdo qenie njerezore, sepse e njohin me mire se kushdo dobesine dhe vartesine e tyre. Foshnjat kane ate dashurine e pare, te persosur te cilen Perendia na urdheron ta mbajme me vete gjate gjithe jetes sone.
    Clirimi qe jep Perendia vjen i plote per cdo njeri, nuk vjen nje cike per kete, pak me shume per kete. Kujtoni shembullin e punetoreve te vreshtit. Te gjithe u paguan njelloj, si ata qe filluan te punonin heret, si ata qe erdhen ne fund te dites.
    Hiri i Prendise eshte i plote dhe i njejte per te gjithe, clirimi i tij eshte i plote per te gjithe. Ai jo vetem qe hap deren e burgut, por te cliron dhe nga prangat, dhe ben qe rojet e burgut te coroditen dhe te te hapin rrugen drejt lirise. Ky eshte hiri shpetues i Perendise, nuk eshte gjysmak keshtu per keta te krishtere, ashtu per keta te tjeret.
    Pershendetje
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  5. #45
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (vazhdim)

    Dobesia e disa njerezve lidhet me mendimet e tyre, nderkohe qe tek te tjeret lidhet me emocionet e tyre. Mendime dhe emocione jo normale, sidoqofte, nuk jane te zakonshme per cdo njeri (ndonese jo pak njerez i kane ato). Dobesia me e madhe dhe me e zakonshme lidhet me vullnetin. Per arsye se vullneti yne eshte i paprekur, emocioni yne behet problem per ne. Rrenja eshte tek vullneti. Eshte e lehte per ne qe te themi, “Jo sipas vullnetit tim, por sipas vullnetit Tend”. Por kur shkojme permes eksperiencave tona, sa here e konsiderojme Ate si Zot? Sa me pak qe nje njeri e njeh veten, aq me e lehte eshte per ate qe te flase keshtu. Sa me pak qe eshte ndricuar nga Zoti, aq me shume mendon qe ai nuk e ka problem qe t’i bindet Zotit. Sa me shpejt qe nje njeri pretendon me ze te larte, aq me shume provohet se ai kurre nuk ka paguar ndonje cmim. Fjalet e atyre qe pretendojne intimitet me Zotin, jane ndoshta fjalet me te largeta prej Tij. Kur dikush nuk ka driten, eshte e lehte per te te pretendoje per intimitet me Zotin. Faktikisht njerez te tille jane larg prej Zotit. Nje njeri duhet te shkoje permes thyerjeve nga Zoti, para se ai te kuptoje se sa i palevizshem dhe sa paragjykues qe eshte. Ai gjithmone beson tek vetvetja dhe i konsideron opinionet, ndjenjat, metodat dhe pikepamjet e tij si te verteta. Pali gjeti hir nga Zoti ne shume menyra, kryesorja e te cilave, une mendoj se eshte tek fjalet e tij, tek Filipianet 3:3 “Mos kini besim tek mishi”. Kjo nenkupton se ai nuk i besonte me mishit te tij. Ne gjithashtu duhet te udhehiqemi nga Zoti per te kuptuar qe ne nuk duhet te guxojme te besojme tek gjykimi yne. Zoti na lejon qe te gabojme vazhdimisht, derisa te detyrohemi te rrefejme se ne e kemi pasur gabim ne te shkuaren dhe do ta kemi perseri gabim ne te ardhmen. Ne do te njohim se ne kemi nevoje per hirin e Zotit. Zoti shpeshhere e lejon gjykimin tone te na sjelle pasoja serioze. Ne bejme gjykime te caktuara dhe ato dalin te gabuara. Ne bejme gjykime te tjera dhe ato dalin te gabuara perseri, kaq te tmerrshme sa ne nuk mundemi madje as t’i shpetojme humbjes. Kohe pas kohe, Zoti na godet, derisa arrihet nje pike kur sapo ne na duhet te bejme nje gjykim, ne do te themi: “Une kam frike nga gjykimi im po aq sa i frikesohem zjarrit te ferrit. Une kam frike se gjykimi im eshte i gabuar. Une kam frike se pikepamjet dhe metodat e mia jane te gabuara. Zot, une jam para gabimeve. Une jam thjesht nje njeri i gabimeve! Zot, nqs Ti nuk me jep meshire dhe nuk me mban per dore dhe nuk me mbron me doren Tende, une do te bie ne gabime!” Kur ne lutemi ne kete menyre, njeriu yne i jashtem do filloje te therrmohet. Ne nuk do guxojme me te besojme tek vetvetja. Ne shpesh bejme gjykime te menjehershme; pikepamjet tona jane shume naive. Por pasi mbi nje njeri punohet dhe ai thyhet nga Zoti kohe pas kohe, dhe pasi ai ka kaluar permes gjithe llojeve te deshtimeve, ai do ta perule veten dhe do te thote: “Zot, une nuk guxoj te mendoj dhe nuk guxoj te vendos.” Zoti punon me ne ne shume menyra permes gjithe llojeve te gjerave dhe njerezve. Kjo eshte disiplina e Frymes se Shenjte
    Disiplina e Frymes se Shenjte eshte nje mesim qe asnjhere nuk do pushoje ne ne. Disa here ne mund te na mungoje sherbesa e fjales ose mjete te tjera te hirit. Por ky mjet i marrjes se hirit – disiplina e Frymes se Shenjte – nuk mungon asnjehere. Furnizimi me fjalen mund te ndryshoje ne varesi te kufizimeve apo rrethanave. Por disiplina e Frymes se Shenjte nuk kufizohet nga asnje rrethane. Ne fakt, ajo behet me e dukshme permes kufizimeve neper rrethana. Disa here, ne mund te themi se ne nuk e kemi mundesine per te degjuar nje mesazh, por ne nuk mund te themi kurre se nuk e kemi mundesine per t’ju bindur disiplines se Frymes se Shenjte. Ne mund te themi se nuk kemi mundesi qe te marrim sherbesen e fjales, por nuk mund te themi se ne nuk mundesi qe te mesojme mesimet e Frymes se Shenjte. Fryma e Shenjte rregullon cdo dite gjerat, duke na furnizuar me shume mundesi per te mesuar mesimet tona.
    Nqs ne i dorezohemi Zotit, disiplina e Frymes se Shenjte do te jete nje mjet shume i vlefshem per ne, me shume se sa sherbesa e fjales. Ne duhet te jemi te qarte rreth kesaj rruge. Ne kurre nuk duhet te gabojme duke menduar se furnizimi me fjalen eshte mjeti i vetem i marrjes se hirit. Mos harroni qe mjeti kryesor i marrjes se hirit eshte displina e Frymes se Shenjte. Eshte mjeti kryesor midis gjithe mjeteve te marrjes se hirit. Nuk eshte i vlefshem vetem per ata qe jane te edukuar, te zgjuar, dhe te talentuar por gjithashtu dhe per ata qe jane te paedukuar, te trashe dhe pa talente. Disiplina e Frymes se Shenjte nuk i ofron favore speciale askujt. Perderisa nje njeri eshte femije i Zotit, ai mund ta dorezoje veten pa kushte tek Zoti pavaresisht se kush eshte ai, dhe ai mund te deshmoje disiplinen e Frymes se Shenjte. Permes disiplines se Frymes se Shenjte, njeriu meson shume mesime praktike. Disa mendojne se eshte e mjaftueshme per ta qe te kene sherbesen e fjales, hirin e lutjes, miqesine e besimtareve te tjere dhe shume mjete te tjera te hirit. Por ata duhet te kuptojne qe asnje mjet i hirit nuk mund te zevendesoje disiplinen e Frymes se Shenjte. Lutja nuk mund te zevendesoje disiplinen e Frymes se Shenjte dhe as sherbesa e fjales, studimi i Shkrimeve apo meditimi. Kjo sepse ne nuk na nevojitet vetem ndertimi por dhe shkaterrimi. Ka shume gjera ne ne qe nuk mund te shkojne ne perjetesi dhe keto duhet te shkaterrohen te gjitha.

    KRYQI NE PRAKTIKE

    Kryqi nuk eshte thjesht nje doktrine. Ai duhet te mbarttet ne praktike. Kryqi duhet te behet real tek ne; te gjitha gjerat qe na perkasin ne duhet te shkaterrohen. Si te jemi goditur nje here, dy here, shume here, do te vije nje kohe qe ne do te behemi spontanisht te disiplinuar; ne nuk do jemi me arrogante. Rruga nuk eshte permes mohimit te arrogances sone kur kujtesa jone na rikujton per te. Ai lloj mohimi do te zhduket ne pese minuta. Vetem pasi njeriu kalon permes fshikullimit te Zotit, do te zhvishet pergjithmone krenaria e tij. Nje njeri do te jete krenar ne fillim, por pasi ai te goditet nga Zoti nje here, dy here, shume here, ai do te filloje ta perule veten, dhe arroganca e tij do te gerryhet. Asnje mesim, doktrine apo memorizim nuk do ta shkaterroje njeriun e jashtem. Vetem fshikullimi i Zotit dhe disiplina e Frymes do ta shkaterroje. Kur mbi nje person punohet nga Zoti, ai spontanisht nuk do guxoje te jete krenar. Ai nuk do duhet ta sforcoje veten qe te rikujtoje kete mesim. Ai nuk vepron keshtu sepse ai ka degjuar nje mesazh para pak ditesh rreth kesaj. Ai nuk vepron sipas mesimit. Krenaria e tij eshte rrezuar, hequr. Ai i urren metodat e veta dhe i sheh ato si zjarr; ai ka frike se mos digjet. Ne jetojme nga hiri i Zotit, jo nga kujtesa jone. Zoti duhet te na godase deri ne piken qe te jemi te njejte nese e kujtojme ose jo qe te veprojme ne ate menyre. Nje pune e tille eshte e sigurt dhe e qendrueshme. Kur Zoti e mbaron nje pune te tille me ne, ne jo vetem qe do te marrim hir dhe do te jemi te forte ne qenien tone te brendshme, por njeriu i jashtem i cili ishte nje here nje ngarkese dhe shtypje per fjalen, qellimin dhe prezencen e Zotit, tani do te jete i thyer. Me pare, njeriu i jashtem dhe njeriu i brendshem nuk mund te takoheshin bashke. Tani njeriu i jashtem e perkul veten ne frike dhe ne te dridhura; ai e ka dorezuar veten tek Zoti dhe nuk eshte me pengese per njeriun e brendshem.
    Cdo njeri prej nesh ka nevoje qe te shkoje permes thyerjeve nga Zoti. Duke pare prapa, ne e gjejme Zotin duke u marre me ne hap pas hapi. Ai eshte duke thyer vazhdimisht guacken tone te jashtme dhe duke rrezuar pavaresine tone te jashtme, krenarine dhe egozimin. Kur ne shohim prapa tek te gjitha ato qe kane ndodhur ne te shkuaren, ne duhet te kuptojme se cdo gje qe ka bere Zoti ka qene kuptimplote. Une shpresoj qe femijet e Zotit do te shohin domethenien e disiplines se Frymes se Shenjte. Zoti deshiron qe te shohim qe ne jemi te varfer, qe ne kemi shkuar vazhdimisht kunder Tij, qe ne kemi deshtuar, qe ne kemi jetuar ne erresire, qe kemi ecur nga vetja jone dhe kemi qene krenare dhe arrogante per nje kohe te gjate. Tani ne e dime se dora e Zotit eshte mbi ne qe te na thyeje. Le t’i vendosim vetet ne doren e Tij pa rezerva dhe pa kushte, duke u lutur qe kjo veper thyerese te realizohet ne ne. Vellezer dhe motra, njeriu i jashtem duhet te thyhet! Mos u perpiqni te shpetoni njeriun e jashtem nga shkaterrimi nderohe qe perpiqeni te ndertoni njeriun e brendshem. Nqs ne i kushtojme rendesi vepres se thyerjes, ne spontanisht do deshmojme vepren e ndertimit.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Vellezer dhe motra, njeriu i jashtem duhet te thyhet! Mos u perpiqni te shpetoni njeriun e jashtem nga shkaterrimi nderohe qe perpiqeni te ndertoni njeriun e brendshem. Nqs ne i kushtojme rendesi vepres se thyerjes, ne spontanisht do deshmojme vepren e ndertimit.
    Ameeeeeeeeeeeeeeeeen!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #47
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI VII

    NDARJA DHE ZBULESA

    Zoti jo vetem qe deshiron ta thyeje njeriun tone te jashtem, por gjithashtu ta ndaje ate nga njeriu i brendshem. Ai deshiron ta cmontoje njeriun tone te jashtem, keshtu qe njeriu yne i jashtem te mos behet nje ngarkese per njeriun e brendshem. Ai deshiron qe fryma dhe shpirti yne te jene te ndare nga njeri-tjetri.

    NJE FRYME E PERZJERE

    Nje problem me femijet e Perendise eshte perzjerja e frymes me shpirtin. Kur fryma clirohet, shpirti clirohet gjithashtu. Eshte e veshtire qe te gjesh nje person, fryma e te cilit eshte e paster. Ne shume njerez, kjo pasterti mungon. Eshte perzjerja qe i ben ata te jene te pakualifikuar qe te perdoren nga Zoti. Kualifikimi i pare ne pune eshte pastertia e frymes, jo masa e fuqise. Shume njerez shpresojne te kene fuqi te madhe, por nuk i kushtojne rendesi pastertise se frymes. Megjithese ata kane fuqi te ndertojne, ata jane te manget ne pasterti. Si rezultat, puna e tyre eshte e destinuar te shkaterrohet. Ne njeren ane, ata ndertojne me fuqi, ne anen tjeter, ata shkaterrojne me papasterti. Ata demostrojne fuqine e Zotit, por ne te njejten kohe, fryma e tyre eshte nje fryme e perzjere.
    Disa njerez mendojne qe nqs ata marrin fuqi nga Zoti, cdo gje qe bejne do te pranohet dhe do te perdoret nga Zoti per sherbimin e Tij. Por kjo nuk do te ndodhe kurre. Cfaredo qe i perket njeriut te jashtem, do i perkase perjetesisht njeriut te jashtem. Sa me shume ta njohim Zotin, aq me shume do te cmojme pastertine mbi fuqine. Ne e cmojme kete pasterti. Kjo pasterti eshte e ndryshme nga fuqia frymore, dhe eshte e lire nga cdo lloj ndotje e njeriut te jashtem. Nqs nje njeri nuk ka provuar kurre thyerje ne njeriun e tij te jashtem, eshte e pamundur te pritet qe fuqia qe del prej tij te jete e paster. Ai nuk mund te presupozoje se, meqense ai ka fuqi frymore dhe ka prodhuar disa rezultate ne punen e tij, ai duhet te jete i lire dhe per te perzjere veten e tij me frymen e tij. Nqs ai e ben kete, ai do behet nje problem. Ne fakt, kjo eshte nje mekat.
    Shume vellezer te rinj dhe motra te reja, e dine se Ungjilli eshte fuqia e Perendise. Por kur ata predikojne Ungjillin, ata shtojne aty zgjuarsine e tyre, shakate, lojrat dhe ndjenjat personale. Te tjeret mund te ndjejne fuqine e Zotit me ta, por, ne te njejten kohe, ata ndjejne gjithashtu dhe veten. Predikuesit vete mund te mos ndjejne asgje, por ata qe jane te paster do te ndjejne menjehere pranine e perzjerjes. Ne shpeshhere jemi te zellshem per punen e Zotit se jashtmi, por ne te vertete, ne e perzjejme kete me preferencat tona. Ne shpeshhere jemi duke bere punen e Zotit se jashtmi, por, ne fakt, eshte thjesht nje rastesi qe vullneti i Zotit perputhet me vullnetin tone. Shume te ashtuquajtura “vullnete te Zotit”, jane te perzjera me preferencat njerezore! Shume zell eshte i perzjere me ndjenjat njerezore! Shume deshmi te medha per Zotin, jane te perzjera me prirje te ngurta njerezore!
    Problemi yne me i madh eshte perzjerja jone. Keshtu qe Zoti duhet te punoje ne ne qe ta thyeje njeriun e jashtem, po ashtu si dhe te largoje perzjerjen tone. Zoti po na thyen ne hap pas hapi, keshtu qe njeriu yne i jashtem nuk do jete me i plote. Pasi njeriu yne i jashtem te jete goditur nje here, dhjete here, njezet here, ne do jemi thyer dhe guacka jone e jashtme, e forte para Zotit, do te kete shkuar. Por cfare do bejme me perzjerjen e njeriut te jashtem ne frymen tone? Kjo kerkon nje pune tjeter – punen e pastrimit. Kjo pune nuk mbartet vetem nga disiplina e Frymes, por gjithashtu dhe nga zbulesa e Frymes. Rruga per te pastruar perzjerjet eshte e ndryshme nga rruga e thyerjes se njeriut te jashtem. Rruga e pastrimit te perzjerjeve eshte shpesh permes zbuleses. Prandaj, ne e gjejme Zotin duke punuar me ne ne dy menyra. Njera eshte thyerja e njeriut te jashtem, dhe tjetra eshte ndarja e njeriut te jashtem nga fryma. Njera vjen permes disiplines se Frymes se Shenjte, dhe tjetra eshte rezultat i zbuleses se Frymes se Shenjte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 22-01-2005 më 09:00
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #48
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    NEVOJA PER THYERJE DHE NDARJE

    Thyerja dhe ndarja jane dy gjera te ndryshme. Por ekziston nje lidhje e forte midis tyre, dhe eshte e pamundur qe t’i ndash nga njera - tjetra. Njeriu i jashtem ka nevoje te thyhet para se fryma te clirohet. Por kur fryma clirohet, ajo nuk duhet te jete e perzjere me mbetje dhe karakteristika te njeriut te jashtem. Ajo nuk duhet te mbarte ndonje element qe vjen prej njeriut. Kjo nuk eshte thjesht nje ceshtje e clirimit te frymes, por nje ceshtje e pastertise dhe cilesise se frymes. Shume here, kur nje vella ngrihet per te folur, ne njeren ane ne ndjejme frymen dhe pranine e Zotit, nga ana tjeter, ne prekim veten e tij ne fjalet e tij; ne prekim piken e tij me te dukshme. Fryma e tij nuk eshte e paster. Ai mund te na jape nje arsye per lavderuar, por ne te njejten kohe, kjo arsye do jete nje burim dhimbjeje. Ceshtja nuk eshte nese fryma eshte cliruar por nese fryma eshte e paster.
    Nqs dikush nuk eshte ndricuar nga Zoti ose gjykuar prej Tij ne nje menyre te thelle, keshtu qe te kete njohuri per njeriun e tij te jashtem, dalja e frymes se tij do te jete e shoqeruar ne menyre te natyrshme me personin e tij. Ata shfaqin Zotin, por shfaqja e frymes se tyre shoqerohet me veten e tyre te padenuar, sepse shume gjera nga ata nuk kane kaluar kurre nen gjykim. Kur ne kontaktojme te tjeret, ata fillimisht prekin elementet tane me te dukshem dhe me te qarte te njeriut tone te jashtem. Nqs njeriu yne i jashtem nuk eshte denuar, ajo cfare do ekspozohet kur ne te biem ne kontakt me te tjeret, do jete elementi me i dukshem i njeriut tone te jashtem. Askush nuk mund ta fshehe kete. Shume njerez qe nuk jane frymore ne dhomat e tyre, mundohen te duken frymore kur qendrojne ne platforme. Kjo eshte e pamundur. Shume njerez e humbasin gjendjen frymore, sapo kujtesa deshton t’i kujtoje. Vazhdimesia e gjendjes se tyre frymore varet nga kujtesa. Por kjo eshte nje dispozite e pamundur. Ne nuk duhet te mendojme: “Une duhet te kujtohem te rri pak ne qetesi sot, sepse do me duhet te jap nje mesazh. Une duhet te punoj”. Kujtesa jone nuk eshte shpetimi yne. Ne nuk mund te shpetohemi nepermjet kujteses sone. Cfaredo lloj personi qe te jemi, ne do te ekspozohemi sapo te hapim gojen. Sado qe nje person te mundohet qe te shtiret, qe te sillet, qe te mbuloje veten, fryma e tij del jashte sapo ai hap gojen. Cfaredo lloj fryme qe ne kemi dhe cfaredo perzjerjesh ka ne frymen tone, do te jete e dukshme sapo ne te hapim gojen. Ne ceshtjet frymore nuk ka menyre per t’u shtirur.
    Nqs ne deshirojme clirimin prej Zotit, atehere ky clirim duhet te jete themelor, jo fragmental. Zoti duhet te punoje me ne ne piken tone me te forte, dhe duhet ta thyeje ate. Vetem atehere fryma jone do te clirohet pa asnje perzjerje kur komunikon me te tjeret. Nqs ne nuk jemi prekur kurre nga Zoti ne nje menyre themelore, ne mund te sillemi ne menyre disi frymore kur ne perpiqemi qe ta kujtojme kete, por do ta shfaqim veten tone sapo buzet tona te hapen. Aktualisht, ne te dyja rastet, kur ne kujtohemi, apo kur harrojme, fryma qe ne nxjerrim jashte eshte e njejta, dhe gjerat qe mbarten nga kjo fryme, jane te njejtat.
    Problemi i perzjerjes eshte problemi me i madh midis punetoreve. Ne shpeshhere prekim jete tek vellezerit, por gjithashtu prekim vdekje. Ne prekim Zotin ne vellezerit, por gjithashtu prekim veten e tyre. Ne prekim nje fryme perulesie, por gjithashtu nje vetvete te ngurte. Ne gjejme Frymen e Shenjte tek ta, por gjithashtu gjejme mishin tek ta. Kur ata ngrihen per te folur, te tjeret ndjejne nje fryme te perzjere, nje fryme te papaster. Nqs Zoti ka per qellim per ne qe t’i sherbejme Atij ne sherbesen e fjales, ne do duhet te kerkojme hir. Ne duhet te themi. “Zot, puno ne mua. Thyej njeriun tim te jashtem dhe ndaje ate nga njeriu im i brendshem”. Nqs ne nuk e kemi provuar kete eksperience te clirimit, ne do te shfaqim njeriun tone te jashtem ne menyre te pandergjegjshme sa here qe te hapim gojen. Nuk ka menyre per ta fshehur kete. Sapo fjala te dale jashte, fryma del jashte po ashtu. Ne jemi ai lloj personi qe jemi; ne nuk mund te shtiremi. Nqs ne duam te perdoremi nga Zoti, fryma jone duhet te clirohet, dhe kjo fryme duhet te jete e paster. Ne menyre qe ne te jemi te paster, njeriu yne i jashtem duhet te shkaterrohet. Nqs njeriu yne i jashtem nuk eshte shkaterruar, ne do ta mbartim ngarkesen tone me vete kur ne sherbejme si punetore te fjales. Emri i Zotit do te pesoje humbje, jo per shkak te mungeses se jetes tek ne, por per shkak te perzjerjes. Emri i Zotit do te vuaje dhe Kisha po ashtu do te vuaje.
    Ne kemi folur per disiplinen e Frymes se Shenjte. Tani do doja te flisnim per zbulesen e Frymes se Shenjte. Eshte e mundur qe disiplina e Frymes se Shenjte te vija perpara zbuleses se Frymes, por eshte e mundur qe ky rregull te ndodhe ne te kunderten. Ne mund te bejme nje dallim ne rradhen e punes, por kur Fryma e Shenjte punon, Ai nuk ben patjeter dicka ne fillim dhe pastaj tjetren pas kesaj. Ne eksperiencen tone nuk ka rregull ne keto ngjarje. Disa njerez e provojne disiplinen ne fillim. Te tjere provojne zbulesen ne fillim. Eksperienca e gjithesecilit eshte e ndryshme. Disa marrin disiplinen e Frymes te paren, dhe me pas zbulesen e Frymes, dhe me pas me shume disipline. Te tjere marrin zbulesen e Frymes te paren, pastaj disiplinen, dhe me pas me shume zbulese. Sidoqofte, midis femijve te Zotit, ka gjithmone me shume disipline te Frymes se Shenjte se sa zbulese nga Fryma e Shenjte. Ketu ne po flasim nga eksperienca, jo nga doktrina. Tek shume njerez, disiplina ndodh me shpesh se sa zbulesa. Shkurt, shpirti dhe fryma duhet te ndahen. Njeriu i brendshem duhet te ndahet nga njeriu i jashtem. Njeriu i jashtem duhet te thyhet, te therrmohet dhe te ndahet plotesisht nga njeriu i brendshem. Vetem atehere fryma jone do te jete e lire dhe e paster.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #49
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    SI TE JEMI TE NDARE

    Tek Hebrenjve 4:12-13 thuhet, "Sepse fjala e Zotit eshte e gjalle dhe vepruese dhe me e mprehte se nje shpate me dy tehe, qe deperton deri ne ndarjen e shpirtit nga fryma, e nyjeve dhe palces, e afte per te dalluar mendimet dhe qellimet e zemres. Dhe nuk ka krijesa qe nuk jane shfaqur para Tij, por gjithe gjerat jane te zhveshura ne syte e Atij, te cilit ne do i japim llogari.". “Fjala” ne vargun 12 eshte “Logos” ne greqisht. “Llogari” eshte po ashtu “logos” ne greqisht. Kjo mbart kuptimin e gjykimit. Pjesa e fundit e vargut 13 mund te perkthehet: “gjithe gjerat jane te zhveshura para syve te Atij qe na gjykon” ose “gjithe gjerat jane te zhveshura para syve te Zotit, Gjykatesit tone”. Gjeja e pare qe duhet te kuptojme eshte se Bibla na thote se fjala e Zotit eshte e gjalle. Nqs ne e prekim fjalen e Zotit, ajo do jete e gjalle ne ne. Nqs ne nuk e ndjejme kete gjalleri te fjales se Zotit, kjo provon se ne nuk e kemi prekur fjalen e Zotit. Disa njerez kane lexuar permes gjithe fjaleve te Bibles. Por ata nuk e kane prekur fjalen e Zotit. Vetem ne graden e te prekurit dicka te gjalle mund te pretendohet se kemi prekur fjalen e Zotit.
    Gjoni 3:16 thote, "Sepse Zoti aq shume e deshi boten saqe dha Birin e Tij te Vetemlindur, keshtu qe ai qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jeten e perjeteshme." Nje person qe e degjon kete dhe gjunjezohet duke u lutur: “Zot, te falenderoj dhe te lavderoj Ty sepse me do dhe me shpeton”, eshte nje person qe e ka prekur fjalen e Zotit, sepse kjo fjale eshte bere e gjalle tek ai. Nje njeri i ulur afer tij, mund ta degjoje te njejten fjale. Tingulli mund te jete i njejte, por ai degjon vetem tingullin; Ai nuk degjon fjalen e Zotit. Nuk ka nje pergjigjie te gjalle nga ai kur e degjon kete fjale. Fjala e Zotit eshte e gjalle. Nqs nje njeri degjon fjalen dhe nuk gjallerohet, ai nuk e ka degjuar fjalen. Zoti perdor fjalen e Tij, dhe kjo fjale eshte e gjalle.
    Fjala e Zotit nuk eshte vetem e gjalle, por dhe vepruese. E gjalle, i referohet natyres se saj, dhe Vepruese, i referohet punes qe ajo kryen tek njeriu sipas vullnetit te Zotit. Fjala e Zotit nuk kalon lehte. Ajo gjithmone rezulton ne dicka. Ajo prodhon rezultate. Fjala e Zotit nuk vjen tek ne bosh. Ajo vepron qe te prodhoje rezultate tek njeriu.
    Fjala e Zotit eshte e gjalle dhe vepruese. Cfare ben kjo fjale tek njeriu? Ajo shpon dhe ndan. Fjala e Zotit eshte e mprehte, madje “me e mprehte se nje shpate me dy tehe” . Ajo deperton “deri ne ndarjen e shpirtit nga fryma, te nyjave dhe palces”. Ketu ka nje kontrast. Ne njeren ane, ne kemi nje shpate me dy tehe drejt nyjave dhe palces. Ne anen tjeter kemi fjalen e Zotit drejt shpirtit dhe frymes. Nyjat dhe palca jane pjeset me te thella te njeriut. Te ndash nyjat do te thote te ndash kockat nga jashte. Te ndash palcen do te thote te ndash kockat nga brenda. Nje shpate me dy tehe mund t’i ndjaje kockat nga brenda dhe jashte. Fizikisht, nje shpate me dy tehe mund ta beje kete ne trupin tone. Por ka dy gjera qe jane me te veshtira per t’u ndare: shpirti dhe fryma. Nje shpate e mprehte me dy tehe mund te ndaje nyjat dhe palcen, por nuk mund te ndaje shpirtin dhe frymen. Ajo nuk mund te na thote se cfare eshte shpirti dhe fryma. Por Bibla thote se dicka tjeter, qe eshte me e mprehte se shpata me dy tehe, mund te ndaje shpirtin dhe frymen. Eshte fjala e Zotit. Fjala e Zotit eshte e gjalle dhe vepruese. Ajo mund te shpoje dhe ndaje. Ajo cka shpon nuk jane nyjet dhe ajo qe ndan nuk eshte palca. Ajo shpon per te ndare shpirtin nga fryma. Ajo mund te vecoje shpirtin nga fryma. Disa mund te thone: “Une nuk e ndjej se fjala e Zotit mund te beje ndonje gje. Une kam degjuar fjalen e Zotit per nje kohe te gjate, dhe e kam pranuar zbulesen e Tij. Por nuk kam marre asgje te vecante. Une nuk e di se c’do te thote te sposh dhe te ndash. Une e di qe fjala e Zotit deperton deri ne ndarjen e shpirtit dhe frymes. Por, ne eksperiencen time, une nuk e di se c’do te thote te depertosh dhe te ndash.."
    Bibla i pergjigjet ketij shqetesimi. Ne pjesen e pare te vargut thuhet: "Depertuese deri ne ndarjen e shpirtit dhe frymes, nyjave dhe palces.” Cfare do te thote te ndash shpirtin nga fryma? Pjesa tjeter e vargut thote, “E afte te dalloje mendimet dhe qellimet e zemres”. Mendimet jane se cfare ne mendojme ne zemren tone, qellimet jane motivet. Fjala e Zotit mund te dalloje se cfare ne mendojme ne zemren tone, po ashtu si motivet tona.
    Ne shpesh e pranojme se dicka eshte nga njeriu yne i jashtem, qe eshte nga shpirti, nga mishi dhe eshte mishore. Ne e pranojme si dicka qe vjen nga vetja jone. Por, ndonese e themi kete, ne nuk e shohim kete aktualisht. Kur Zoti na jep meshire dhe na ndricon, Ai do na flase ne nje menyre serioze dhe te rende, sikur te thoshte: “Ky eshte! Kjo eshte vetja jote per te cilen ti ke folur gjithe kohes. Kjo eshte vetja jote! Ti ke qene duke folur kaq me bindje dhe kaq me gezim per mishin. Ky eshte! Kjo eshte ajo cfare Une urrej. Kjo eshte ajo nga cfare Mua me vjen ndot." Kur ne nuk e shohim mishin, ne flasim per te me shaka. Kur ne jemi nen drite, ne do biem me fytyre pertoke dhe do rrefejme: “Ky eshte! Mishi qe une po flisja, eshte pikerisht ky!". Ndarja e shpirtit nga fryma nuk eshte nje ndarje ne njohuri. Ajo ndodh kur fjala e Zotit vjen tek ne dhe na zbulon mendimet dhe qellimet e zemres sone. Ndarja e shpirtit nga fryma ndodh kur, nen shkelqimin e Zotit, ne shohim qe mendimet tona, mendja jone, dhe veprimet tona jane te gjitha te mishit tone dhe motivet tona jane te gjitha per veten.
    Supozoni se dy mekatare jane para nesh. Te dy jane mekatare, por nuk jane njelloj. Njeri eshte mekatar me njohuri. Ai vjen ne takim dhe degjon shume mesime. Ai e di se nje njeri eshte mekatar dhe ai eshte mekatar per shkak te kesaj. Predikuesi eshte i qarte ne predikimet e tij dhe ky miku yne ka marre shume njohuri. Ai rrefen se eshte mekatar. Por, kur e quan veten e tij mekatar, ai eshte shume i gezuar dhe indiferent. Njeriu tjeter degjon te njejten gje, por drita e Zotit eshte mbi te, dhe ai bie me fytyre pertoke dhe thote: "Sa tmerr! Ky jam une! Une jam nje mekatar!" Ai e degjon fjalen e Zotit qe i thote atij se ai eshte nje mekatar dhe ai e sheh se ai eshte nje mekatar. Ai e denon veten dhe bie me fytyre pertoke. Ky njeri i ndricuar shtrihet pertoke ne dysheme dhe rrefen mekatet e tij; ai merr shpetimin e Zotit. Tjetri qe ben shaka me te qenin mekatar nuk sheh asgje dhe nuk eshte i shpetuar.
    Sot ne kemi degjuar se njeriu i jashtem eshte nje problem serioz dhe qe njeriu mishor duhet te thyhet. Nqs ne flasim per kete subjekt lehtesisht sikur te ishte thjesht nje teme bisede, ajo nuk do na sillte asnje te mire. Nqs ne marrim meshiren e Zotit per te pare driten, ne do themi: "Zot! Sot e njoh veten time. Une e di tani se cfare eshte njeriu i jashtem.” Kur drita e Zotit te shkelqeje mbi ne, ne do shohim se cfare eshte njeriu i jashtem, dhe do biem pertoke pa qene te afte per t’u ngritur serisht. Ne pernjehere do shohim se ne jemi ai njeri. Ne themi se ne e duam Zotin, por kur drita e Zotit ndricon mbi ne, ne do shohim se ne nuk e kemi dashur Zotin fare, por kemi dashur vetem vetet tona. Kur drita vjen, ajo ndan. Mendja nuk na ndan dot. Doktrinat nuk na ndajne dot. Drita e Zotit na ndan. Ne pretendojme per zellin tone, por drita e Zotit do te zbuloje se ky zell nuk eshte gje tjeter vecse aktivitet i mishit tone. Ne predikojme ungjillin dhe mendojme se i duam mekataret, por kur drita vjen, ne do te shohim se predikimi i yne i ungjillit ishte rezultat i gojetarise dhe aftesise sone shprehese; ishte vetem prirja jone natyrale. Kur drita vjen, motivet dhe mendimet e zemres ekspozohen. Ne mendojme se mendimet dhe qellimet tona jane qellime te Zotit, por kur drita vjen, cdo gje ekspozohet dhe ne do gjejme se ato ishin te gjitha te vetes sone dhe aspak te Zotit. Sapo vjen drita, ne do te shohim, dhe kur te shohim, ne do biem ne kembet e Zotit. Shume gjera qe ne mendojme se jane te Zotit, do gjenden se kane qene te vetes. Ne me budallek pretendojme se kjo dhe ajo eshte per Zotin, por kur vjen drita, ne do te kuptojme se sa pak nga ajo qe kemi bere, ishte per Zotin. Shumicen e gjerave e kemi bere per veten tone. Ne mendojme se shume vepra jane bere nga Zoti. Aktualisht ato jane bere nga ne. Ne pretendojme se shume mesazhe qe ne predikojme, jane nga Zoti. Por kur drita e Zotit na ndricon, ne do te gjejme se shume pak nga cfare ne kemi thene, ishin fjale te dhena nga Zoti. Ndoshta nuk ka pasur fare fjale te tilla. Ne mendojme se shume vepra jane rregulluar nga Zoti, por kur drita zbret prej qiellit, ne do te shohim se gjithe veprat qe kemi bere ishin thjesht aktivitete te mishit. Kjo zbulese e gjendjes se vertete se veprave tona dhe konfrontimi me realitetin, behet drite per ne. Atehere ne do te kuptojme se sa shume nga ajo qe kemi eshte nga vetja, nga shpirti, dhe sa eshte e Zotit dhe e frymes. Sapo drita ndricon, shpirti ndahet nga fryma dhe atehere behet dallimi i mendimeve dhe qellimeve te zemres.
    Ne nuk mund ta bejme kete ceshtje te qarte me doktrina. Nqs ne do te perpiqemi ta dallojme doktrinisht ate cfare eshte e vetes nga ate cfare eshte e Zotit, ate cfare eshte nga Fryma e Shenjte apo nga hiri i Zotit, apo cfare eshte njeriu i jashtem dhe cfare eshte njeriu i brendshem, ne do te shqiptojme nje liste te gjate dhe ndoshta dhe mund ta memorizojme kete liste, por akoma ne do jemi ne erresire. Ne perseri do bejme te njejtat gjera. Ne perseri nuk do jemi ne gjendje ta heqim qafe njeriun e jashtem. Gjerat perseri do ngelen me ne dhe ne perseri nuk do jemi ne gjendje te clirojme vetet tona prej tyre. Ne mund te themi qe mishi eshte i keq. Ne mund te tregojme me shaka se kjo apo ajo eshte nga mishi, por kjo nuk do na shpetoje ne. Clirimi nuk vjen ne kete menyre; ai vjen nga drita e Zotit. Sapo drita e Zotit te ndricoje mbi ne, ne do te kuptojme se madje dhe refuzimi i mishit eshte nje akt i mishit. Madje dhe kritikimi i mishit eshte nje fjale e mishit. Zoti do te dalloje mendimet dhe qellimet e zemres. Ne do te shohim gjendjen reale te mendimeve dhe qellimeve te zemres sone, dhe do te perkulemi dhe do te themi, “Zot! Tani e di se keto gjera i perkasin njeriut te jashtem." Vellezer dhe motra, vetem drita do ta ndaje njeriun tone te jashtem nga njeriu yne i brendshem. Ndarja e njeriut tone te jashtem nuk vjen nga mohimi. Ne nuk mund te shterngojme dhembet tane dhe te themi se e hedhim poshte ate. Kjo hedhje poshte nuk eshte e besueshme. Rrefimi yne eshte i papaster. Madje dhe lotet e rrefimit tone duhet te lahen nga gjaku. Ne me budallek mendojme se ne posedojme ate cfare njohim ne mendjen tone. Por Zoti nuk i sheh gjerat ne kete menyre.
    Zoti thote qe fjala e Tij eshte e gjalle dhe vepruese. Fjala e Tij eshte me e mprehte se cdo gje tjeter. Kur kjo fjale vjen tek ne, shpirti dhe fryma ndahen, ashtu si nje shpate me dy tehe ndan nyjat dhe palcen. Ajo ndan duke ekspozuar mendimet dhe qellimet e zemres. Jo shume nga ne e njohim zemren tone! Vellezer dhe motra, vetem ata qe jane nen drite e njohin zemren e tyre. Ata qe nuk jane nen drite nuk e njohin kurre zemren e tyre. Nuk ka perjashtime ketu! Ne nuk e njohim zemren tone fare. Vetem kur fjala e Zotit vjen tek ne, do te shohim se ne kemi qene vetem per veten tone. Ne jetojme per kenaqesine tone, per lavdine tone, per pasionet tona, per poziten tone dhe per edukimin tone. Vellezer dhe motra, kur vetja ekspozohet dhe shfaqet ne drite, ne do te biem me fytyre ne toke para Zotit.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #50
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    CFARE ESHTE ZBULESA?

    Hebrenjte 4:13 vazhdojne: "Dhe nuk ka asnje krijese qe nuk shfaqet para Tij, por te gjitha gjerat jane te zhveshura para syve te Atij te Cilit ne i japim llogari." Ketu Zoti na tregon standartin me ane te se cilit Ai na ndricon dhe dallon mendimet dhe qellimet tona. Cfare e perben nje zbulese te Frymes se Shenjte? Deri ne cfare grade duhet te hapen syte tane para se ne te mund te themi qe kemi nje zbulese? Kjo eshte ajo cfare vargu 13 na tregon. Duke e vene kete ne nje fjali, standarti i drites eshte standarti i Zotit. Te gjitha gjerat jane te zhveshura para Tij dhe asgje nuk eshte e fshehur nga Ai. Fshehja e dickaje vetem e fsheh ate nga syte tane. Asgje nuk mund te fshihet nga syte e Zotit. Zbulesa eshte hapja e syve tane prej Zotit qe te shohim qellimet tona dhe mendimet me te thella te qenies sone, ashtu si i sheh ato Zoti. Ashtu sic jemi te zhveshur dhe te zbuluar para Tij, ne jemi te zhveshur dhe te zbuluar para vetes pasi marrim shpetimin. Ashtu si shfaqemi para Zotit, shfaqemi para vetes pasi marrim shpetimin. Kjo eshte zbulesa. Zbulese eshte te shohesh ato cfare sheh Zoti.
    Nqs se Zoti eshte i meshirshem me ne dhe na jep pak zbulese, nqs ne shohim pak nga vetja jone ashtu sic na sheh Zoti dhe nqs Ai na zbulon pak nga ajo si jemi, ne menjehere do biem me fytyre pertoke para Zotit. Ne nuk do na duhet te sforcojme vetet tona qe te jemi te perulur; ne do te biem vete. Ata qe jane ne drite nuk mund te jene krenare dhe sikur te duan. Vetem ata qe jane ne erresire jane krenare. Nje njeri eshte arrogant sepse ai nuk e ka driten e Zotit. Te gjithe ata qe jane ne drite dhe ne zbulese, me siguri do te bien me fytyre pertoke.
    Nga e dime se cfare eshte frymore dhe cfare shpirterore, cfare eshte nga njeriu i brendshem dhe cfare nga njeriu i jashtem? Eshte e veshtire te qartesohen keto ceshtje nga doktrina. Por nqs kemi zbulese, ne do e kemi kete pyetje shume te thjeshte per t’u pergjigjur. Sapo Zoti ekspozon mendimet tona dhe na tregon qellimet e zemres sone, shpirti yne do jete i ndare nga fryma jone. Kurdohere qe jemi te afte per te dalluar mendimet dhe qellimet e zemres sone, ne jemi ne gjendje te ndajme shpirtin nga fryma.
    Nqs ne do duam te jemi te dobishem, heret ose vone ne do te na duhet ta lejojme kete drite te ndricoje mbi ne. Vetem kur drita vjen mbi ne, ne do jemi nen gjykimin e Zotit. Kur ne te jemi gjykuar, ne do jemi te afte te ngreme koken dhe te themi: "Zot, Une jam totalisht i pabesueshem. Edhe kur une akuzoj veten time, une nuk jam i besueshem. Edhe kur rrefej mekatet e mia, une jam akoma injorant per ato qe rrefej. Une mund te njoh vetem nepermjet drites." Para se te marrim driten, ne mund te themi se jemi mekatare, por nuk kemi ndjenjen e te qenit mekatar. Ne themi se i urrejme vetet tona, por nuk e kemi ndjesine se ne po i urrejme vertet vetet tona. Ne themi se po i mohojme vetet, por nuk e kemi ndjesine se po mohojme vertet vetet. Kjo do te vije vetem nepermjet ndricimit te Zotit. Sapo drita ndricon, vetja jone e vertete do ekspozohet. Ne do te gjejme se me jetet tona ne kemi dashur vetvetet, jo Zotin. Ne kemi qene duke mashtruar veten dhe duke mashtruar Zotin. Ne nuk e donim Zotin fare...

    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Clirimi I potencialit Shqiptar!
    Nga DOR në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 03:44
  2. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  3. Roli i Frymes se Shenjte tek kristjani.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2003, 16:46
  4. Tri pyetje per Klodin...
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 13-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •