Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Matrix e lexova me kujdes shkrimin tuaj, dhe vertet ka plot vizione te qarta. Do te desha te ndalem pak tek Fryma e Shenjte dhe besimtari i Krishtere.
    Shpesh here ne bibel hasemi me fjalen , "Njeriu frymor". Cfare do te thote te jesh frymor? Te krishtert duhet me patjeter qe te njohin plotesisht kete fakt ne vete jeten e tyre te krishtere.Te qenit njeri frymor, do te thote, te qenit i rilindur ne Krishtin Jezus. Vetem kjo krijese e re e krijuar simbas karakterit te Krishtit, mund te quhet njeriu frymor. Krijesa e re ne Krisht vjen permes rilindjes qe ben i krishteri. Por si rilindemi ne Krishtin Jezus? Kjo eshte nje peytejte fondamentale per cdo te krishtere. Rilindja tek i Krishteri nuk vjen as nga vajtja jote ne kishe, as nga religjioni apo tradita e krishter te ciles i perket. Po keshtu rilindjen nuk mund te ta japa as kisha dhe askush tjeter, pervecse Krishtit. BESA jone tek Krishti, ben te mundur qe ne te bashkohemi perjete me Krishtin. Por duhet thene se ky BASHKIM vjen vetem pasi ne kemi rilindur ne Krishtin JEzus.
    Si rilinden i krishteri dhe si behet ai nje krijese e re ne karakter te Krishtit?
    Biseda e Jezusit me Nikodemin eshte nje deshmi shume e qarte rreth lindjes se besimtarit te Krishter. Jezusi i tregoi Nikodemit se, nese nuk LIND prej se lartmi, je i pafuqishem qe te shohesh( hysh) mbreterine e Perendise. Me kete fakt JEzusi na tregon se, vetem krijesa e re e krijuar simbas karakterit te Krishtit, do te mund te HYJE ne mbreteri te Perendise. Nikodemi mbeti i shtangur nga ky mesim i Jezusit, pasi llogjika e njeriut e ka te veshtire te kuptoje mendjen e Perendise. Me poshte Jezusi i deshmoi Nikodemit se, dy jane faktoret permes te cilave i krishteri mund te rilinde si nje krijese e re ne Perendine: "UJI" dhe "FRYMA" .
    Perse UJI dhe FRYMA?
    Nder kisha ne shohim shume te krishter qe pagezohen, por thelbi i pagezimit nuk eshte thjesht ceremonia qe kryen i krishteri apo kisha. Thelbi i PAGEZIMIT eshte VDEKJA se bashku me Krishtin dhe ringjallja ne jeten e re. Pali kete fakt e sqaron me se mire tek romak:6:4.
    Une nuk mund te gjykoj askend ne pagezimin e tij apo ne ceremonite e pagezimt qe kryen kisha, pasi vetem syri i Perendise sheh plotesisht nese gjate ketij PAGEZIMI ky apo ai i krishtere, ka VDEKUR plotesisht me Krishtin dhe eshte ringjallur ploteisht me te ne jeten e re. Pyetja eshte: Po i Krishteri si mund te dalloje dhe te njohe plotesisht kete fakt ne vete te tij , nese ka vdekur me Krishtin dhe eshte ringjallur ne jeten e re? Shume te krishter shkojne drejt pagezimit (UJIT per te cilen Jezusi i tha Nikodemit), por a kryejne plotesisht kete akt? Ketu ndahen disa doktrina, ku njera thote se, eshte uji ai qe me shenjterim shejnteron te krishterin, dhe doktrina tjeter thote se uji eshte thjesht nje simbol, permes te cilit simbolizohet varrosja e te krishterit me Krishtin. Une nuk kam qellim qe te merem me faktin se cila e ka drejt dhe cila e ka gabim. Per mua personalisht Pagezimi ne thelb te tij ka, VDKJEN e te krishterit bashke me Krishtin dhe ringjalljen e tij ne jeten e re. Po keshtu pranoj se, e gjitha kjo eshte nje veper e kryer prej Zotit Krisht, ku njeriu me dorezimin e tij plot pendese, gjunjezohet para Krishti duke vdekur se bashku me te ne kryq, dh duke u ringjallur se bashku me te, ne jeten e re.
    Cdo kush do te shohe PAGEZIMIN e tij ( UJIN per te cilin Jezusi i deshmoi Nikodemit) nese eshte apo jo i vertete, vetem me Jeten e tij PASI eshte pagezuar. Jezusi na meson se gjithshka per besimtarin behet e dukshme vetem perems veprave dhe frutave te tij .
    Ne te gjitha ceremonite fetare te pagezimit qe kam pare, nuk jam ndalur thjesht vetem ne ate cfare prifti apo pastori thote, por jam ndalur ne faktin qe e con te krishterin per te kryer kete pagezim, si nje bashkim te perjetshem me Perendine. Me kete dua te them se, Pagezimin nuk e percaktojne si te vertete rregullat e ceremonise apo vjetersia e kishes dhe relogjionit qe pagezon, ate e deshmon si te vertete vetem jeta e paspagezimit qe ben i krishteri me Krishtin.
    -Si mund te njohim nese jemi vertet te lindur ne Krishtin Jezus, dhe jemi nje krijese e re ne Perendine?
    Mendoj se kjo eshte nje peytje fondamentale per te gjithe te krishteret. Eshte shume e lehte te thuash , une jam i krishtere, jam bir i Perendise, jam i shpetuar, jam nje krijese e re ne Krisht, jam frymor e tjera, por si mund te njohim dhe te bindemi se vertet te gjitha keto jane te verteta tek ne?
    Apsotulli Gjon ne letren e tij, na ndihmon plotesisht qe ne te njohim kete te vertete ne vete qenien tone te krishtere.
    1Gjon:2:29.
    " Nese e dini se Ai ( Jezusi) eshte i drejte, dijeni pra se kushdo qe ben DREJTESINE, ka LINDUR prej tij."
    1Gjon:4:7.
    " Te dashur, le ta duam njeritjetrin sepse dashuria eshte nga Perendia, dhe kushdo qe DO , ka LINDUR nga Perendia."
    1Gjon:5:1.
    " Kushdo qe BESON se Jezusi eshte Krishti, ka LINDUR nga Perendia."
    1Gjon:5:4.
    " Sepse cdo gje qe ka LINDUR prej Perendise, e mund boten, dhe kjo eshte fitorja qe mundi boten: BESA jone (ne Krishtin).
    1Gjon:5:18.
    " E dime sepse kushdo qe ka lindur nga Perendia nuk mekaton. Sepse ai qe ka lindur nga Perendia e ruan vetene tij ( permes beses ne Krishti), dhe i ligu nuk e prek."
    1Gjon:3:10.
    " Ne kete shquhen bijte e Perendise, dhe bijte e djallit:kushdo qe nuk ben DREJTESINE, nuk eshte nga Perendia , si dhe ai qe nuk do vellane e tij( nuk eshte nga Perendia)."
    Keto vargje te apsotullit Gjon, flasin fare qarte dhe shkoqur, si dhe na japim mundesine qe te njohim konkretisht nese jemi te rilindur ne Kirsht, nese jemi bij te Perendise, nese kemi hyre kot apo plot ne ujin e pagezimit.
    Fryma dhe krijesa e re ne Krisht.

  2. #12
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Deshmues,

    Te falenderoj per pjesemarrjen tende ne kete teme.


    Sic shihet nga tema, ky liber eshte vetem per ata qe kane ndjere prekjen e Krishtit ne shpirt dhe kane ndjere qe brenda ketij shpirti ka lindur dicka e re. Kjo "dicka" eshte Fryma e ketij njeriu qe eshte zgjuar nga vdekja. Cilesi e perbashket e ketyre njerezve eshte dashuria e pamase per Personin e Krishtit.

    Ketu do ndalem pak tek shembulli i vizites se Marias tek Elizabeta. Kur degjoi pershendetjen e saj, Gjoni kerceu ne barkun e nenes nga gezimi. Kjo sepse ai ishte i mbushur qe para lindjes me kete Fryme.

    Por cfare ndodh gjate jetes pas Prekjes se Krishtit?

    I krishteri kalon shume peripeci, haset me shume njerez qe e nxitin te perdore mendjen per te kuptuar Krishtin, dhe keshtu mendja e ketij te krishteri fillon aktivizohet me shume se Fryma.

    Ky aktivizim sjell Legalizmin ne jeten e krishtere dhe erresimin e Krishtit. Po keshtu ky aktivizim fillon te krijoje nje iluzion te gabuar per Zotin, duke u lutur shpeshhere per "bekime" dhe duke harruar se vetem Nje eshte Bekimi, dhe ky eshte Krishti! Kjo gje e tkurr Krishtin ne jeten e Krishtere duke e bere Ate nje zot te vogel, qe nuk eshte ne kontroll te cdo gjeje, por vetem te "gjerave te mira"

    Shih pra se c'ndodh. Ne fillim ai nuk perdor Mendjen per te pranuar Krishtin, me pas i duhet ta perdore per te jetuar me Krishtin. Kjo vjen si rezultat i drejtimit te gabuar qe mund te marre nga NJEREZ TE PATHYER, te cilet dhe vete mundohen ta kuptojne Krishtin me Mendje.

    Pikerisht prandaj W.Nee i jep kaq shume rendesi ceshtjes se thyerjes. Duke theksuar fort se nqs dikush eshte i pathyer, ai dhe sikur te beje shume besimtare ne Krishtin, cdo gje do shkaterrohet. Sepse vetem Fryma jep jete.

    Do doja te dija mendimin tend Deshmues rreth kesaj ceshtjeje, pra THYERJES dhe a eshte e mundur qe dikush t'i sherbeje Perendise me dhurata natyrale. (te cilat i kane dhe jobesimtaret, psh Mendja, Emocionet, Deklaratat e bukura etj...)?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (vazhdimi)

    Kur Fryma e Zotit vepron, Ajo vepron nepermjet frymes njerezore. Kjo eshte e ngjashme me elektricitetin qe vepron nepermjet therrmijave elektrike. Ai nuk udheton ne ajer, por ne tela elektrike. Sot nuk kemi vetem energji elektrike por dhe tela elektrike. Ne fizike njihet ajo qe quhet ngarkesa elektrike. Te jesh i ngarkuar do te thote te mbash nje ngarkese. Nqs ne duam te kemi elektricitet, duhet te kemi gjithashtu ngarkesa elektrike nepermjet telave elektrike. I njejti parim eshte i vertete per Frymen e Zotit. Ai ka nevoje per frymen njerezore si nje ndermjetes qe te shperndaje Frymen e Tij. Nepermjet frymes njerezore, Fryma e Shenjte shfaqet dhe mbartet tek njerezit.

    Pasi nje njeri shpetohet, Fryma e Shenjte banon ne frymen e tij. Nese nje njeri mund te perdoret ose jo nga Zoti, varet me shume nga njeriu i jashtem se sa nga fryma e tij. Problemi me disa njerez eshte se njeriu i tyre i jashtem nuk eshte thyer kurre. Nuk ka pasur nje rruge te vaditur me gjak, nuk ka pasur plage, nuk ka pasur goditje. Rezulati eshte se Fryma e Zotit eshte kycur brenda frymes se tyre dhe nuk mund te clirohet. Disa here njeriu i jashtem leviz, por njeriu i brendshem nuk pergjigjet. Njeriu i jashtem clirohet, por njeriu i brendshem eshte ende i lidhur.

    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 16-07-2004 më 12:12
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (vazhdimi)

    DISA KONSIDERATA PRAKTIKE

    Le te konsiderojme disa ceshtje praktike. Se pari, ne ceshtjen e lutjes, ne shpeshhere lutemi sinqerisht, drejtesisht dhe me llogjike. Por brenda jemi shume te ftohte. Duam te inkurajojme te tjeret, por nuk inkurajojme dot vetveten. Njeriu i jashtem punon, por i brendshmi nuk bashkohet me te. Njeriu i jashtem dhe i brendshem nuk perputhen, ata nuk jane te bashkuar. Njeriu i jashtem eshte i ekzaltuar, por i brendshmi eshte i ftohte akull.
    Ne u themi te tjereve se sa e madhe eshte dashuria e Zotit, por ne nuk kemi as ndjenjen me te vogel brenda nesh. Ne mund t'u flasim te tjereve per dhimbjen e Kryqit, por kur kthehemi ne dhomen tone, nuk e kemi problem te qeshim. Eshte nje situate e pashprese kur njeriu i brendshem dhe i jashtem nuk jane ne koherence. Njeriu i jashtem mund te jete duke punuar, por njeriu i brendshem nuk leviz fare. Ky eshte ambjenti fillestar: Mendja dhe emocionet punojne, por fryma jo. Njeriu i jashtem punon, por njeriu i brendshem nuk pergjigjet. Eshte njesoj sikur njeriu i brendshem te ishte spektator i veprimeve te njeriut te jashtem. Njeriu i jashtem ngelet i jashtem dhe njeriu i brendshem ngelet i brendshem. Te dy keta nuk jane ne harmoni.

    Ne raste te tjera, njeriu i brendshem mund te jete shume i deshperuar, ai do qe te bertase, por ai nuk eshte ne gjendje qe te thote asgje. Cdo gje qe thote vetem sa humbet rreth e qark. Sa me i deshperuar te behet njeriu i brendshem, aq me i ftohte behet njeriu i jashtem. Personi ndoshta deshiron te flase, por asgje nuk i vjen per te thene. Ai sheh nje mekatar dhe deshiron te qaje, por asnje lot nuk i vjen. Ai ka dicka te sinqerte per te thene me te madhe, por njeriu i jashtem nuk eshte ne gjendje ta beje. Kjo eshte nje dhimbje e madhe. Kjo shtypje eshte si rezultat i njeriut te jashtem te pathyer. Si rezultat, njeriu i brendshem nuk eshte i cliruar. Kur guacka e jashtme ngelet, njeriu i jashtem nuk merr urdhra nga njeriu i brendshem. Kur njeriu i brendshem qan, njeriu i jashtem nuk qan. Kur njeriu i brendshem vajton, i jashtmi nuk vajton. Njeriu i brendshem ka shume per te thene, por i jashtmi nuk i drejton mendimet ne menyre qe te perputhet me ato qe i brendshmi deshiron te thote. Njeriu i brendshem mund te kete shume ndjenja por ato nuk mund te shprehen. Fryma nuk mund ta thyeje guacken e jashtme.

    Pershkrimet e mesiperme pershtaten me kushtet e atyre qe njeriu i jashtem nuk u eshte thyer. Ose fryma e tyre nuk leviz dhe njeriu i jashtem vepron i vetmuar, ose fryma e tyre leviz por njeriu i jashtem i bllokon levizjet e saj. Keshtu pra, thyerja e njeriut te jashtem eshte mesimi i pare qe ndesh cdokend qe do te hyje ne sherbim ndaj Zotit. Trajnimi themelor i cdo sherbetori te Zotit eshte te lejoje njeriun e vet te brendshem te dale jashte njeriut te jashtem. Cdo sherbetor i vertete i Zotit nuk i lejon mendimet e tij te jashtme dhe emocionet te veprojne ne menyre te pavarur. Kur njeriu i tij i brendshem ka nevoje te clirohet, njeriu i jashtem hap nje kanal; fryma mund te dale jashte njeriut te jashtem qe te arrije te tjeret. Nqs ne nuk e kemi mesuar kete leksion, efektiviteti yne ne pune eshte shume i kufizuar. Dhente Zoti te na sjelle ne ne vendin ku njeriu yne i jashtem te thyhet. Dhente Zoti te na tregoje rrugen e thyerjes para Tij.

    Kur ne te thyhemi, gjithe veprimet dhe aktet tona do te ndalin. Ne nuk do te jemi me te ekzaltuar se jashtmi dhe indiferente se brendshmi. Kur ne kemi ndjenjat e duhura dhe fjalet e duhura se brendshmi, ne do te veprojme drejt se jashtmi. Nuk do ta provojme bezdine qe kur njeriu i brendshem te perpiqet te qaje, njeriu i jashtem te mos jete ne gjendje te derdhe asnje lot. Ne nuk do te shqetesohemi per faktin se kemi gjera per te thene se brendshmi, por thjesht vertitemi neper cikle dhe nuk jemi ne gjendje t'i themi ato se jashtmi. Varferia e mendimeve nuk do te ndodhe dhe ne nuk do kemi nevoje te perdorim njezet fjale per te thene ate cka mund te thuhet me dy fjale. Mendja jone do ta ndihmoje frymen ne vend qe ta shtype. Emocionet tona mund te jene nje guacke e forte gjithashtu. Shume njerez duan te gezohen por nuk mund te gezohen. Ata duan te qajne por nuk mund te qajne. Njeriu i jashtem nuk pergjigjet. Por nese Zoti shkakton nje goditje te rende ndaj njeriut te jashtem nepermjet disiplines ose ndricimit te Frymes se Shenjte, ata do jene ne gjendje te gezohen kur kane nevoje te gezohen dhe te vajtojne kur kane nevoje te vajtojne. Fryma e tyre do te dale e lire dhe me shumice.

    Thyerja e njeriut te jashtem drejton ne clirimin e lire te frymes. Clirimi i lire i frymes nuk eshte i nevojshem vetem ne punen tone; eshte i nevojshem dhe per ecjen tone personale gjithashtu. Nqs fryma clirohet, ne mund te qendrojme vazhdimisht ne pranine e Zotit. Nqs fryma eshte cliruar, ne ne menyre spontane prekim frymen e frymezimit qe shtrihet pertej Bibles. Ne ne menyre spontane marrim zbulesa permes ushtrimit te frymes sone. Nqs fryma eshte cliruar ne ne menyre spontane do te kemi fuqi ne deshmine tone, kur ne marrim fjalen e Zotit ne frymen tone. Ne gjithashtu do ta provojme kete ne predikimin e fjales se Zotit, qe eshte dhenia e fjales se Zotit te tjereve si nje shperndares i fjales. Per me teper, nqs fryma do jete e cliruar, ne do te prekim frymerat e te tjereve me frymen tone. Kur nje person vjen dhe flet me ne, ne do jemi ne gjendje "ta masim ate" me frymen tone. Ne do te dime cfare lloj personi eshte, cfare sjellje ka, cfare jete kristiane jeton dhe cfare nevoja ka ai. Fryma jone do jete ne gjendje te preke frymen e tij. Nqs fryma jone do jete e lire dhe e cliruar, do te jete e lehte per te tjeret ta prekin ate, fryma jone do te jete shume e prekshme. Me disa njerez ne jemi ne gjendje te prekim vetem mendimet e tyre, emocionet ose vullnetin; ne nuk mund te prekim frymen e tyre. Ata jane te krishtere dhe ne jemi te krishtere, por pasi ulemi dhe flasim per dy ose tre ore, ne serisht nuk mund t'i prekim ata. Guacka e tyre e jashtme eshte shume e rende dhe askush nuk mund te preke gjendjen e tyre te brendshme. Kur njeriu i jashtem eshte thyer, fryma e do te jete e hapur dhe e lire qe te rrjedhe tek te tjeret dhe kur fryma eshte e hapur dhe e lire, te tjeret mund ta prekin ate me lehtesi.

    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 20-07-2004 më 01:44
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (vazhdimi)

    LARGIMI DHE KTHIMI

    Nqs njeriu i jashtem eshte thyer, fryma do qendroje ne Zotin sponisht gjithe kohen. Nje vella lexoi librin e vella Lawrence: " Praktikimi i prezences se Zotit" ne vitin e dyte pasi ai ishte shpetuar. Ai luftoi shume sepse nuk ishte ne gjendje te shijonte pranine e Zotit vazhdimisht si vella Lawrence. Ai beri nje pakt me nje vella tjeter qe te lutej njehere ne cdo ore. Ai donte te ndiqte mesimin biblik te lutjes papushim. Sa here qe ora e tij kalonte me nje, ai gjunjezohej dhe lutej. Por pa sukses, ata ndiheshin sikur nuk mundeshin dot ta mbanin pranine e Zotit, dhe ata luftonin te ktheheshin tek Zoti gjate gjithe kohes. U dukej sikur ata largoheshin nga Zoti sa here qe ata shkonin ne punen e tyre ose ziheshin me studimet e veta, keshtu qe do u duhej te ktheheshin prapa me nxitim tek Zoti. Nqs ata nuk ktheheshin, u dukej sikur ata do largoheshin pergjithnje. Ata luteshin gjithe kohen. Te dielave luteshin gjithe diten, te shtunave gjysmen e dites. Ata e bene kete per 2-3 vjet. Por edhe pas kesaj ata e ndjenin prezencen e Zotit kur ata ktheheshin tek Ai dhe e humbnin menjehere porsa ktheheshin pas. Problemi i mbajtjes se prezences se Zotit ne kujtesen njerezore eshte nje sforcim shume i madh per shume te krishtere, jo vetem per keta vellezer. Per keta, "prezenca" e Zotit mund te mbahet kur kujtesa eshte e fresket, kur kjo kujtese deshton, "prezenca" largohet. Perpjekje te tilla per ta mbajtur prezencen hyjnore ne kujtesen njerezore jane budalleqe. Prezenca e Zotit eshte ne fryme, jo ne kujtese.

    Ne menyre qe te mund te kemi te bejme me prezencen e Zotit, duhet te kemi te bejme fillimisht me ceshtjen e thyerjes se njeriut te jashtem . Natyra e emocioneve tona eshte e ndryshme nga natyra e Zotit. E njejta gje mund te thuhet dhe per mendjen tone. Gjoni 4 na thote se natyra e Zotit eshte fryme. Vetem fryma jone ka natyre te njejte me te Zotit dhe vetem fryma jone mund te jete ne harmoni me Zotin gjithmone. Nqs ne mundohemi te mbajme prezencen e Zotit ne mendjen tone, kjo presence humb sapo ne nuk e kemi plotesisht menjden nen kontroll. Nqs ne mundohemi ta mbajme prezencen e Zotit ne emocionet tona, e njejta gje do ndodhe; kjo presence humbet sapo te mos i kemi emocionet plotesisht nen kontroll. Disa here ne jemi te gezuar dhe mendojme se kemi prezencen e Zotit. Por ky gezim nuk qendron. Kur ai largohet dhe ndjenja e presences se Tij largohet gjithashtu. Ne mund te mendojme qe e kemi prezencen e eZotit kur vajtojme, por ne nuk mund te vajtojme gjithe kohen. Heret a vone, lotet do ndalin, dhe kur ato te ndalin, prezenca e Zotit do duket sikur nderpritet gjithashtu. Funksioni i mendjes dhe funksioni i emocioneve eshte Aktiviteti. Dhe asnje aktivitet nuk vazhdon pergjithnje. Nqs ne do mundohemi ta mbajme prezencen e Zotit me aktivitete, kjo presence do largohet, sapo aktiviteti ndalon. Dy substanca do te bashkohen vetem kur jane te se njejtes natyre, se uji me ujin apo ajri me ajrin. Gjerat me te njejten natyre mund ta gezojne pranine e njera – tjetres. Njeriu i brendshem ka natyre te njejte me Zotin, keshtu qe ai mund ta shijoje prezencen e Zotit permes Frymes se Tij. Njeriu i jashtem eshte vazhdimisht ne realitetin e aktiviteteve, prandaj ai eshte nje shtypje per njeriun e brendshem. Njeriu i jashtem nuk eshte ndihmese, por ngarkese. Njeriu i brendshem do te jete i lire nga shqetesimet vetem kur njeriu i jashtem te thyhet.

    Zoti ka instaluar nje fryme brenda nesh qe t’i pergjigjet Atij. Njeriu i jashtem, sidoqofte, pergjigjet vetem ndaj sinjaleve te jashtme. Nje njeri e humb prezencen e Zotit dhe shijimin e saj sepse njeriu i tij i jashtem perjgijet ndaj aktiviteteve te jashtme. Ne nuk mund t’i eleminojme gjithe sinjalet e jashtme, por njeriu i jashtem mund te thyhet. Ne nuk mund ta ndalojme gjithe aktivitetin e jashtem. Miliona dhe miliarda gjera ne kete bote ndodhin jashte nesh. Nqs njeriu i jashtem nuk thyhet, ne do te reagojme sa here qe dicka ndodh jashte nesh. Ne nuk mund ta shijojme prezencen e Zotit qetesisht dhe vazhdimisht sepse njeriu i jashtem vazhdimisht reagon. Prezenca e Zotit eshte e bazuar ne thyerjen e njeriut te jashtem.

    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    I dashur vella,

    E vetmja gje qe mund te thoja pasi lexova kete shkrim eshte nje AMEN i madh per te gjithe shkrimin pa perjashtim. Jane fjale qe dalin vetem nga dikush qe e ka perjetuar Krishtin thelle, shume thelle, nga dikush qe me te vertete njeriu i jashtem eshte thyer.

    Ndersa lexoja shkrimin, shihja vazhdimisht veten time, veten time duke u perpjekur vazhdimisht te qendroj ne prezencen e Tij, por duke deshtuar vazhdimisht, pikerisht pershkak te njeriut te jashtem qe ka mbetur i pathyer.

    O Zot, u befte qe te gjithe ne qe lexojme kete liber, te prekemi thelle ne fryme dhe te te kerkojme Ty qe te na thyesh me te vertete. O Zot, mos ngelnin keto gjera qe lexojme vetem ne mendjen tone. O Zot, be qe ne me te vertete te thyhemi, ne menyre qe te mbushemi me aromen Tende dhe jo vetem ne, por te mbushim edhe te tjeret rreth nesh, me kete arome qe do dale vetem pasi te jete thyer ena prej balte. O Perendi, te lutem beje realitet kete gje ne jeten time.

    Faleminderit vella per kohen qe po kushton per perkthimin e ketij libri. Mendoj se ky liber duhet lexuar nga e gjithe kisha ne te cilen ben pjese ti.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #17
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje te gjitheve!

    Uroj te jeni mire dhe t'ja keni kaluar mire me pushime.

    Po lexoja pak me lart dhe me pelqeu shtjellimi dhe analiza qe ke bere rreth fjales dogme apo doktrine liveint... pak a shume kam te njejtin mendim me ty megjithese matrix e ka kapur kete teme ne nje dimension tjeter.

    Besoj se eshte nje teme mjaft e njohur dhe per veten time e kam hasur kudo dhe besoj se edhe dikujt tjeter prej jush mund ti kete ndodhur kjo gje. Sa here qe flas per besimin tim dhe per kishen ku shkoj te gjithe me pyesin se cila eshte dogma apo doktrina qe ka kisha juaj? Me pak fjale, cili eshte mesimi qe meson kisha juaj. Dhe besoj se cdo kishe ka doktrinene e saj duke e mbeshtetur ose jo ne Bibel, ashtu sic e sqaroi liveint pak me lart.

    Zoti me ju!

    (p.s liveint dasma jone eshte ne 9 Tetor. Te fala. )
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  8. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Te falenderoj vella per inkurajimin.
    Me behet shume qejfi qe ky liber po lexohet.
    Ne gjuhen shqipe ka shume pak libra frymore te perkthyer dhe brezit tone i del detyra e veshtire dhe e bukur qe t'i beje shkrimtare te tille si:
    Jeanne Guyon, Fenelon, Lawrence, Watchman Nee, Gene Edwards, etj...
    te flasin shqip.

    Kjo eshte faza e pare. Megjithate une besoj se libra te tille shume shpejt do fillojne te shkruhen dhe nga autore shqiptare. Zoti punon, punon dhe ketu ne Shqiperi!

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Po vazhdoj me postimin:

    (vazhdimi)

    Nqs Zoti na jep meshiren e Tij dhe thyen njeriun tone te jashtem, ne do shfaqim sjelljen qe vijon: Kurioziteti yne i vjeter do te vdese, ne nuk do jemi me kurioze. Me pare ne ishim shume te forte ne emocionet tona; ne stimuloheshim shume lehte ne ndjenjen emocionale te dashurise, ose ne ndjenjen e eger te inatit sa here qe ndodhte dicka. Ne reagonim menjehere sa here qe dicka ndodhte rreth nesh, dhe kapeshim ne keto gjera. Si rezultat e humbisnim prezencen e Zotit. Por nqs Zoti eshte i meshirshem me ne, Ai do e thyeje njeriun tone te jashtem, dhe njeriu yne i brendshem nuk do te preket kur shume gjera ndodhin tek ne. Ne do te qendrojme te qete dhe prezenca e Zotit do qendroje me ne.
    Ne duhet te shohim qe gezimi i prezences se Zotit eshte i bazuar ne thyerjen e njeriut te jashtem. Nje njeri mund te gezoje prezencen e panderprere te Zotit vetem kur njeriu i tij i jashtem eshte thyer. Vella Lawrence punonte ne nje kuzhine. Shume njerez vinin dhe kerkonin sherbim prej tij. Kishte zhurme kudo perreth tij; pjatat perplaseshin para e mbrapa. Por Vella Lawrence nuk ndikohej nga gjithe keto gjera. Ai kishte prezencen e Zotit kur lutej, dhe ai kishte po ashtu prezencen e Zotit kur ishte i zene me pune. Si mund te mbante ai prezencen e Zotit ne mes te punes se tij kaotike? Sekreti eshte se asnje zhurme e jashtme nuk mund ta ndikonte qenien e tij te brendshme. Disa njerez e humbin prezencen e Zotit sepse ata ndikohen se brendshmi sapo degjojne ndonje zhurme rreth tyre.
    Disa qe nuk e njohin Zotin perpiqen te mbajne prezencen e Tij. Cfare bejne ata? Ata kerkojne nje ambjent ku nuk ka “perplasje pjatash”. Ata mendojne se sa me larg te jene prej njerezve dhe aktiviteteve, aq me afer do jene me prezencen e Zotit. Ata gabohen. Ata mendojne se problemi eshte me “pjatat”, me shqetesimet nga njerezit. Jo, problemi eshte me ta. Zoti nuk na cliron ne nga “pjatat”; Ai na cliron ne nga te qenit i influencuar prej tyre. Cdo gje rreth nesh mund te jete ne kaos, por se brenshmi ne mund te ngelemi te paprekur. Cdo gje rreth nesh mund te jete e zhurmshme, por se brenshmi ne mund te jemi perfekte. Kur Zoti te thyeje njeriun e jashtem, njeriu yne i brendshem nuk do u pergjigjet gjerave te tilla; ne do kemi nje vesh te shurdhet ndaj ketyre zhurmave. Faleminderit Zotit qe ne mund te kemi veshe shume te ndjeshem. Sidoqofte veprimi i hirit dhe operimi i punes se Tij do ta thyeje njeriun tone te jashtem, dhe asgje qe vjen prej njeriut te jashtem nuk do te na ndikoje ne me. Kur zhurma e “pjatave” shperthen, ne mund ta fshehim vetveten ne prezencen e Zotit po aq sa mund ta fshihnim kur te ishim duke u lutur ne vetmi.
    Kur njeriu i jashtem te thyhet, nuk do jemi te detyruar te kthehemi tek Zoti sepse do jemi me Te gjithe kohen. Nuk do jete me e nevojshme te kthehemi. Nje njeri i pathyer ka nevoje te kthehet tek Zoti sa here qe shkon ne punen e tij, sepse ai njeri largohet. Ky largim pra eshte shkaku qe ai te kthehet serisht. Nje njeri i thyer nuk largohet asnjehere, ndaj nuk ka nevoje qe te kthehet. Shume njerez largohen gjithe kohen, madje dhe atehere kur jane duke punuar per Zotin. Kjo sepse njeriu i tyre i jashtem nuk eshte thyer asnjehere. Eshte me mire qe ata te mos bejne asgje gjithe kohen. Sapo ata bejne dicka, ata largohen. Por ata qe e njohin Zotin ne nje menyre reale, nuk largohen anjehere. Prandaj ata nuk kane nevoje te kthehen. Nqs ata e shpenzojne gjithe diten duke iu lutur Zotit, ata e shijojne prezencen e Tij. Nqs ata e shpenzojne gjithe diten duke lare dyshemene, ata serisht e shijojne prezencen e Tij. Sapo njeriu i jashtem te thyhet, ne do jetojme para Zotit. Ne nuk do kemi nevoje te kthehemi. Nuk do kemi as ndjenjen, as nevojen per t’u kthyer.


    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 03-09-2004 më 02:37
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #19
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (vazhdimi)


    Ne zakonisht e ndjejme prezencen e Zotit vetem kur vijme tek Ai. Cfaredo qe te bejme., madje dhe kur ushtrojme kujdesin me te madh, ne ndjejme qe jemi larguar nga Zoti per pak. Kam frike se kjo eshte shumica e experiences sone. Megjithate, ne me ndergjegje perpiqemi te drejtojme vetet tone brenda, ne largohemi sapo merremi me nje aktivitet. Shume vellezer dhe motra ndjejne qe te flakin gjerat qe kane ne duar para se ata te mund te luten. Ka diference midis te qenit ne Zotin dhe te berit nje lloj pune. Psh ne mund te te ndihmojme nje person, duke i predikuar ungjillin atij, ose duke i dhene sqarime. Keshtu pergjate rruges ne mund te ndihemi se duhet te lutemi dhe kthehemi tek Zoti. Ne ndiejme qe ne nje fare menyre ne jemi larguar prej Zotit, duke folur me te tjeret dhe duhet te kthehemi tek Ai duke u lutur perseri. Duket pra sikur jemi larguar dhe duhet te kthehemi serisht. Sikur ne e kemi humbur prezencen e Tij dhe tani do na duhet ta riftojme. Ne mund te jemi duke bere punet e perditeshme si pastrim dyshemeje, apo pune ne profesionin tone. Pasi kemi mbaruar me keto pune, ne ndjehemi sikur duhet te kthehemi prapa para se te lutemi. Ne ndjehemi qe ka diference shume te madhe permes asaj c’ka jemi dhe asaj c’ka duam te jemi. Cdo ndjenje qe ne duhet te kthehemi eshte nje shenje qe kemi levizur. Thyerja e njeriut te jashtem do na sjelle ne piken ku ne nuk do kemi perse te kthehemi me. Ne ndjejme aq shume nga prezenca e Zotit kur jemi duke folur me te tjeret, sa c’mund te ndjejme kur jemi gjunjezuar duke u lutur bashke me ta. Ne do ndjejme aq shume nga prezenca e Zotit duke pastruar dyshemene dhe duke bere pune zanati, sa c’ndjejme kur jemi duke u lutur. Keto gjera nuk do na e largojne prezencen e Zotit me. Si rezultat, ne nuk do kemi me nevoje te kthemi prapa.

    Me lejoni te jap nje shembull me ekstrem. Ndjenja me e ashper qe njeriu mund te kete eshte inati. Bibla nuk thote qe ne nuk duhet te inatosemi; disa forma inati nuk jane te lidhura me mekatin. Bibla thote qe mund "te inatosemi, dhe te mos mekatojme" (Efesianeve. 4:26). Kjo tregon qe nje person mund te inatoset pa mekatuar. Po keshtu, inati eshte nje ndjenje shume e ashper. Ne fakt eshte shume afer mekatit. Fjala e Zotit nuk thote kurre qe ne mund te duam dhe nga ana tjeter te mos mekatojme, sepse dashuria eshte larg prej mekatit. Po keshtu fjala e Zotit nuk thote qe ne mund te jemi te duruar dhe te mos mekatojme, sepse durimi eshte po ashtu larg prej mekatit. Por fjala e Zotit thote: "Inatosuni, por mos mekatoni" Kjo tregon qe inati eshte shume afer mekatit. Ndonjehere nje vella ben nje gabim te madh, dhe ne duhet ta qortojme. Por kjo eshte shume e veshtire per t’u bere. Eshte e lehte te ushtrosh miresi, por shume e veshtire te ushtrosh inat. Nqs nuk tregohemi te kujdesshem, mund te biem ne nje gjendje te ndryshme. Nuk eshte e lehte te jesh i inatisur sipas vullnetit te Zotit. Nqs ne kemi hasur thyerjen e njeriut te jashtem, ne mund te shijojme prezencen e vazhdueshme te Zotit pa nderprerje nga njeriu i jashtem, kur ne te jemi duke qortuar nje vella rende, njesoj sikur te jemi duke u lutur ne prezencen e Zotit. Duke e pare nga nje pikepamje tjeter, ne nuk do kemi ndjenjen qe jemi kthyer tek Zoti kur lutemi pasi kemi qortuar rende nje vella. Cdo ndjenje e kthimit prapa tek Zoti eshte prove qe ne e kemi braktisur Zotin. Une e pranoj se qortimi i vellait eshte i veshtire per t’u bere, por nqs njeriu i jashtem eshte thyer, ne do mund ta qortojme nje vella, pa pasur nevoje te kthehemi tek Zoti, sepse prezenca e Zotit do jete me ne gjithe kohen.


    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #20
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    NDARJA E NJERIUT TE JASHTEM NGA NJERIU I BRENDSHEM

    Kur njeriu i jashtem eshte thyer, cdo veprimtari e jashtme varroset ne realitetin e jashtem nderkohe qe njeriu i brendshem vazhdon te shijoje prezencen e Zotit. Problemi me shume njerez eshte se njeriu i tyre jashtem dhe ai i brendshem jane te lidhur se bashku. Cfaredo qe ndikon njeriun e jashtem ndikon dhe ate te brendshem. Ose me mire, gjerat e jashtme mund te prekin vetem njeriun e jashtem; por njeriu i jashtem nga ana tjeter ndikon njeriun e brendshem. Me ata qe nuk jane akoma te thyer, njeriu i tyre i jashtem, mund te ndikoje njeriun e tyre te brendshem. Nqs Zoti eshte i meshirshem me ne dhe thyen njeriun e jashtem, ai do ndahet nga njeriu i brendshem, dhe gjerat e jashtme do prekin vetem njeriun e jashtem; ato nuk do prekin njeriun e brendshem. Kur njeriu i jashtem te ndahet nga njeriu i brendshem, te gjitha ndikimet jane varrosur ne realitetin e jashtem; ato nuk mund te prekin realitetin e brendshem. Dikush mund te bisedoje me te tjeret me njeriun e tij te jashtem, nderkohe qe njeriu i tij i brendshem eshte akoma ne miqesi me Zotin. Njeriu i jashtem mund te jete i ndergjegjshem per “perplasjet e pjatave”, nderkohe qe njeriu i brendshem vazhdon te jetoje vazhdimisht para Zotit. Ai mund te punoje me njeriun e jashtem, te kete marredhenie me miliarda gjera ne boten e jashtme, por akoma ai mund t’i varrose te gjitha aktivitetetet ne ate realitet. Njeriu i tij i brendshem nuk ndikohet dhe ai mund te vazhdoje te jetoje para Zotit. Ai nuk largohet kurre, prandaj nuk ka nevoje per t’u kthyer. Supozoni sikur nje vella po nderton nje rruge. Nqs njeriu i tij i jashtem eshte i ndare nga njeriu i tij i brendshem, gjerat e jashtme nuk do ta ndikojne qenien e tij te brendshme. Ai mund te punoje me njeriun e tij te jashtem nderkohe qe njeriu i tij i brendshem kthehet nga Zoti vazhdimisht. Disa prinder mund te qeshin dhe te luajne me femijet e tyre, sipas njeriut te tyre te jashtem, por kur rasti i therret qe ata te fillojne punen e tyre frymore, ata mund te aktivizojne njeriun e tyre te brendshem menjehere. Njeriu i tyre i brendshem kurre nuk e le Zotin. Ndarja e njeriut te brendshem nga njeriu i jashtem, eshte shume e lidhur me punen tone dhe jeten tone. Kjo eshte menyra e vetme qe ne mund te vazhdojme me punen tone pa pasur nevoje qe te kthehemi tek Zoti gjithe kohen.

    Disa njerez jetojne si nje person, nje entitet. Disa jetojne si dy persona. Me disa njerez, njeriu i jashtem dhe njeriu i brendshem jane nje person, nje entitet. Me disa, keta te dy jane te ndare. Cfare ndodh me ata qe jane nje person? Kur ata merren me punet e tyre, gjithe qenia e tyre perfshihet ne ate pune, dhe ata largohen prej Zotit. Kur ata luten, ata duhet te nderpresin ate c’ka po bejne dhe te kthejne gjithe qenien e tyre tek Zoti. Ata duhet te aktivizojne gjithe qenien e tyre ne pune dhe me pas duhet te kthejne gjithe qenien e tyre per t’u lutur tek Zoti. Keta largohen gjithe kohen dhe kane nevoje te kthehen gjithe kohen. Njeriu i jashtem i tyre nuk eshte thyer akoma. Ata qe jane te thyer nga Zoti do ta kuptojne qe njeriu i jashtem i tyre nuk influencon me njeriun e tyre te brendshem. Ata mund te kujdesen per gjerat e jashtme me njeriun e tyre te jashtem, dhe ne te njejten kohe te vazhdojne te baojne ne Zotin dhe prezencen e Tij. Kur shfaqet nevoja qe ata te demonstrojne njeriun e tyre te brendshem para njerezve, ata mund ta bejne kete me lehtesi; ata nuk jane nderprere nga prezenca e Zotit. Ceshtja pra eshte nese ne jemi nje person apo dy. Me fjale te tjera, a eshte ndare njeriu i jashtem nga njeriu i brendshem? Kjo diference eshte shume e madhe.

    Nqs Zoti eshte i meshirshem me ne dhe ne kemi nje eksperience te tille ndarjeje, ne do punojme dhe levizim rreth e rrotull me njeriun e jashtem, por njeriu yne i brendshem do jete i palevizshem. Nje person leviz rreth e rrotull nderkohe qe tjetri eshte akoma para Zotit. Njeriu i jashtem do te merret vetem me gjera te jashtme, dhe gjerat e jashtme do te ndalojne tek njeriu i jashtem; ato nuk do kalojne tek njeriu i brendshem. Ata qe e njohin Zotin e perfshijne njeriun e jashtem me pune te jashtme, nderkohe qe njeriu i brendshem mbetet ne Zotin. Dy njerezit nuk perzjehen. Ata jane si vella Lawrence, i cili ishte i zene me pune te jashtme, por kishte nje person brenda vetes qe jetonte para Zotit. Prezenca e Zotit asnjehere nuk largohej prej tij. Kjo mund te na kurseje shume kohe ne punen tone. Shume njerez nuk e kane kete ndarje te njeriut te tyre te jashtem nga njeriu i brendshem . Si rezultat, gjithe qenia e tyre largohet ne nje kohe, dhe me pas ata e risjellin gjithe qenien e tyre prapa me vone. Shume njerez hasin veshtiresi me punen e tyre sepse njeriu i tyre i brendshem qendron i ngjitur me njeriun e tyre te brendshem. Nqs njeriu i brendshem ndahet nga njeriu i jashtem dhe ngelet i paprekur nderkohe qe njeriu i jashtem perfshihet ne pune, shume gjera te jashtme do te kontrollohen ne menyre perfekte. Ky lloj ushtrimi do te na izoloje nga influenca e mishit permes gjerave te jashtme; ato nuk do te prekin me qenien tone te brendshme.

    Pra, nese fryma e njeriut mundet ose jo te jete e perdorshme nga Zoti varet ne dy llojet e puneve te Zotit. Njera pune eshte thyerja e njeriut te jashtem. Puna tjeter eshte ndarja e frymes nga shpirti ose ndarja e njeriut te jashtem nga njeriu i brendshem. Zoti duhet te plotesoje keto dy gjera perpara se te filloje te perdore frymen tone. Thyerja e njeriut te jashtem realizohet nepermjet displines se Frymes se Shenjte dhe ndarja e njeriut te jashtem nga njeriu i brendshem eshte nga zbulesa e Frymes se Shenjte.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------


    Fundi i kapitullit II.

    Do ju ftoja te gjitheve te jepnit komentet mbi kete liber dhe te diskutonim mbi ato qe jane perkthyer deri tani
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 06-09-2004 më 13:55
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Clirimi I potencialit Shqiptar!
    Nga DOR në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 03:44
  2. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  3. Roli i Frymes se Shenjte tek kristjani.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2003, 16:46
  4. Tri pyetje per Klodin...
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 13-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •