JonaPostuar më parë nga Jona
Ke hapur një temë shumë delikate , ku dhe shumica janë përgjigjur me filozofinë që duhet të jetohet normalisht jeta dhe jo me kushtet e shqiptarit që jeton jetën.
Kjo gjë është bërë , bëhet dhe do të bëhet deri ditën që pashaporta shqiptare të lejohet të kalojë kufinjtë pa problem.
Do ti një shembull , ja :
- Para dy javësh së bashku me tim bir u nisa për në Milano. Me tren e kam 4 orë larg nga Gjeneva . Kam kaluar me dhjetra herë dhe s'më kanë nxjerrë problem, por ja që kësaj radhe më ndaluan në kufi , dhe edhe pse isha me leje të rregullt qëndrimi në Zvicër , edhe pse isha me kontrat pune fiks , me banesë fiks prej kaq e kaq vitesh etj, etj, më thanë një Më vjen keq italisht dhe nuk na lanë të kalonim. Pra u detyrova së bashku me tim bir të rikthehm në Gjenevë në mes të natës, thjesht sepse kisha pashaportë shqiptare dhe nuk kisha vizë shengen.
Atë natë kur isha në doganën e Domodosolës më vlonte gjaku nga revolta, sepse isha e dënuar të mos kaloja kufirin thjesht se isha Shqiptare , asgjë tjetër. Imagjino ti dikë tjetër që duhet të sigurojë ekzistencën???!!!.
Pra unë po ta them se nëse mua do më binte halli i ekzistencës , ja perëndimi ja Shqipëria , në kushtet e mia për të siguar jetesën time dhe atë të tim biri do bëja një martesë për dokumenta pa mu dridhur qerpiku fare , se ja ky qe fati ynë. Shqipëria ekzistencën fatkeqësisht nuk na e siguron dot. ATËHERË....................?!
Ky është mendimi im.
Me respekt Elna.
Krijoni Kontakt