Lin Delija, "rikthehet" kaloresi i piktures
Pikturat e Lin Delijes, ne dhjete vjet nga vdekja e tij, shfaqen per here te pare ne nje ekspozite ne Tirane. Testamenti i piktorit, i cili i dhuron vendin te tij 27 piktura.
Jeta e artistit, i mbetur gjithnje pezull me pikturen e tij mes se shkuares dhe bashkekohores. Kryeveprat e nje shqiptari, i cili nuk e mohoi kurre kombesine e tij, madje e theksonte ne cdo cep te telajos, si nje menyre shprehje te shqiptarizmit
Anduela NIKA
Eshte fati i artisteve te medhenj te injorohen sa jane ne jete dhe te adhurohen pas vdekjes. Ketij rregulli te thjeshte jete nuk mundi ti shpetonte as Lin Delija. Rikthimi i tij fizik ne Shqiperi ishte i pamundur, aq sa dhe i pikturave te tij. Ne dhjete vjet nga vdekja e artistit te madh shqiptar, Galeria Kombetare e Arteve, sjell per here te pare 27 punime te Delijes, 12 prej te cilave jane dhurate e vete piktorit. "Te dergohen ne Shqiperi vetem atehere kur ajo te jete republike pluraliste parlamentare dhe demokratike", shkruante piktori me shume se nje dekade me pare. Te 15 veprat e tjera, jane pjese e koleksionit privat te Armando Nicoletti, miku me i afert antrodokan i piktorit. "Ne jemi ne pritje te veprave origjinale, te cilat jane vonuar vetem per shkak te procedurave burokratike, qe po ndjek shteti italian. Une besoj se ne fund te prillit ato do te jene ketu. Jane rreth 27 vepra, 12 prej te cilave jane te dhuruara nga vete Lin Delija me nje deshire te shkruar, qe ia ka lene Erika Shulz, nje prej mikeshave te tija ne Gjermani. Keto pune jane te derguara ne Antrodoco, ne Muzeun "Lin Delija" ne Itali dhe me tutje ato do te vijne ketu", ka pohuar studiuesja e artit, Suzana Varvarica Kuka. Veprat, qe se shpejti do te shfaqen ne Galerine e Arteve, do te perfshijne grafika dhe piktura te mirefillat te Delijes, kryesisht ne vaj. Deri me sot kerkimet dhe studimet rreth piktorit te madh, i cili jetoi dhe vdiq ne Itali, pa mundur te shihte per here te fundit prinderit dhe vendin e tij Shqiperine, jane te konsiderueshme, por aspak te plota. Vepra "Krishti", gjendet ne Punatoteken e Vatikanit. Ky konsiderohet si nje fakt historik shume i rendesishem, sepse dihet qe hyrja e veprave te artit ne kete pinakoteke tregon per cilesine e larte te vepres se artit. Nje tjeter figure e rendesishme, qe eshte formesuar ne telajon e piktorit, eshte ajo e Nene Terezes. Vepra ne gjendet ne Nju Jork, pasi eshte blere me nje cmim shume te larte dhe te padiskutuar nga koleksionisti. Ne Shqiperi, pervec 27 veprave, qe pritet te vijne, ekziston dhe nje koleksion prej 8 pikturash, i cili ruhet ne Kishen e Franceskaneve ne Shkoder.
Kane thene....
Ernest Koliqi 1968
"...Delija, me nje prirje drejt artit te shenjte, dallon per sinqeritetin instiktiv, e bashkuar nga nje temperament i forte shqiptar i embelsuar nga nje tendence e spikatur mistike
Evenimentet biblike dhe evangjeliste, ai di ti inkuadroje ne vizionin e peisazheve, kostumeve e veshjeve te tokes se tij shqiptare, duke perhapur nje force njerezore, e cila nuk fshin kurre ne portretet e dhimbshme te telajove te tij nje shprehi intime te dekorit shqiptar: vuajtja qe ka perjetuar me dinjitet shfaqet ne te gjitha peisazhet e krijuara me penelin e Lin Delise: dhe eshte nje karakteristike tipike shqiptare".
Fosca Colli 1990
"Ne portretet e universit femerore, ne te cilat Lin Delija ka percjelle pasurite krijuese dhe te ndjenave, intutita verbuese dhe meditime te ethshme, entuziazem dhe hidherim, tension fetar dhe ethe ferri. Ata sy....I kujtoni pikturat antike egjiptiane te Fayyłm."
Paola Stefanucci 1994
"Ne universin e mbipopulluar te fytyrave delijane verehet veshtrimi kaustik dhe gervishes i nje gjahtari karakteresh si Honoré Daumier: shenja te gjera dhe esenciale, te ngrohta dhe vibruese, te pershtatshme per te skulpturuar ne menyren me te shpejte dhe elokuente individualitetin e personit qe shfaqet ne te".
--------------------------------------------------------------------------------
10/04/2004
Krijoni Kontakt