PRISHTINË
Shefi i administratës së UNMIK-ut Harri Holkeri sot e ka shkarkuar drejtoreshën e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit Marie Fucci.
"Ky vendim është marrë për ta vazhduar procesin e privatizimit në mënyrë më të vendosur, kurse drejtori i ri i AKM-së do të emërohet së shpejti", thuhet në kumtesën e UNMIK-ut.
Holkeri e ka falënderuar Fuccin për kontributin e saj si drejtuese e procesit të privatizimit në një kohë dhe rrethana tejet të vështira.
Kërkesa për largimin e Marie Fuccit u inicua nga Qeveria dhe kryeministri i Kosovës në fillim të vitit, meqë qeveria kishte vlerësuar se Fucci ishte pengesa kryesore e bllokimit të privatizimit në Kosovë.
Më në fund, larguan edhe bllokuesen e procesit të privatizimit pas gati një viti kërkesash nga qeveria, sindikatat e tani së fundi edhe Kadare në Le Mond.
Krijoni Kontakt