Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Nikolas Gejxh, plan minoritarëve për greqizimin e Sarandës

    Nikolas Gejxh, plan minoritarëve për greqizimin e Sarandës
    Lajmi i ores 9:30 AM
    TIRANE (5 Prill) - Vazhdon interesimi i publicistit amerikan me orogjinë greke Nikolas Gejxh për Shqipërinë. Gazeta "Albania" ka publikuar një mbledhje që greku i njohur për tendencat antishqiptare ka zhvilluar një muaj me parë në Sarandë me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri. Gejxh ka dhënë direktiva për grekëzimin e qytetit dhe detyra që të ndiqen nga minoriteti. Një qytetar i Sarandës, sipas gazetës, ka regjistruar mbledhjen dhe së shpejti ajo do të publikohet në media. 6 rekomandimet e dhëna nga Gejxh janëë hapen bankat greke që të stimulojnë në kredi deri në falje të kuadrove minoritarë; të punohet duke blerë vendet e punës në drejtimet kryesore të ekonomisë, si gjykata, dogana, banka e tatime; të krijohet opinioni se Saranda është krijuar nga grekët dhe shqiptarët t'u nënshtrohen minoriteteve edhe nga ana ekonomike; sa më shumë emra e simbole minoritare e të ndërtohen kisha që të krijohet përshtypja se minoritarët janë dëbuar nga Shqipëria; intelektualët minoritarë të organizohen e të zgjedhin drejtuesit e tyre që t'u japin paga e shpërblime për festa, siç ndodhi më 7 e 8 mars, ku mësuesit u paguan me 800 euro; të stimulohen minoritarët të blejnë toka nga shqiptarët. ro/ro (News24/BalkanWeb)
    Dhe shqiptarët rrinë e shikojnë....
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nikolas Gayixh te bej punen e vet te filmave e mos i futet politikes Greke se ketu ne Amerike ku eshte ka per tja pa hajrin mire Shqiptareve po beri brrockulla te tilla. Na u bene 100 banka Greke ne Shqiperi. Turp per faqe te zeze. Rrin e hapin llafe falimentimesh qe te marrin leket e emigranteve e ti fusin ne Bankat e veta aty.
    Si mund te blejn toka minoritaret ku aty trecereku i tokave jane ende te pandara dhe i ka shteti... apo do ja blejn kryeministrit Nano direkt?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo gjë është e ndaluar rreptësisht edhe me konventa ndërkombëtare. Ky është krim dhe ai duhet shpallur persona non grata në tokat shqiptare.
    Edhe unë mendoj se shqiptarët jo vetëm ata në Amerikë por edhe ata në Shqipëri dhe kudo, nuk tolerojnë gjëra të tilla prandaj edhe unë e këshilloj që të rrij urtë atëfarë qelbësire muti sepse përndryshe .....

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    me shum zell te madhe e ka mare ky zoti gejxh kete planin e greqizimit te sarandes apo te jugut ku pretendon se ka minoritare,por nuk i ka fershellyer ndonje tingull afer kokes keti gejxh dhe te shohim a do te kete me kete zell te madhe per jugun apo saranden.Sepse nuk kemi politikane ne por kemi hajduter dhe maskarenje ne krye qe e kan mendjen te fusin miliona dollare neper xhepa dhe jo te shikojne se cfar behet ne veri apo ne jug te shqiperise, se c'far brockollit ky qeni grek.Dikure gejxh ishte person non grata mbas andej u be njeri me i dashur per ate qe e shpalli non grata dhe i kerkuan falje per ate gabim qe kishin ber dikure.E pra keta jane politikanet tane c'far mund te presim me nga politikanet tane.
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Dhe shqiptarët rrinë e shikojnë....
    Shqiptaret kurre s'kane ndjete. Jane qindra Kejxh-a qe jane munduar te bejne pazare me tokat shqiptare per shekuj me rradhe dhe heret a vone kane deshtuar. Nje Ushtri Clirimtare e Camerise do e kthente lojen ne anen tjeter te fushes. Kejxh me shoket si duket meson nga pesimet - heret a vone nje mesimin dhe ky do t'a marre. Sot kerkohet diplomaci nga shqiptaret, diplomaci po bejme, por tek e fundit edhe me luftra jemi mesuar.

    StterollA

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Nano: Geixhi nuk është armik

    Ja edhe reagimi i kryeministrit tonë (që e ka Geixhin mik):

    Nano: Geixhi nuk është armik

    Shekulli

    “Në Shqipëri ka pak informacion për amiqtë e mëdhenj, s’është kaq i madh, s’është armik Geixhi”
    TIRANË – Kryeministri Fatos Nano është shprehur dje, në një emision të hapur me gazetarët në “Top Channel” se nuk e shqetësojnë aspak deklaratat e Nikolas Geixhit, i cili flet për një dominim të Greqisë sidomos në jug të Shqipërisë. Ai pohoi se Geixh nuk “është armik” dhe ai si kryeministër nuk mund ta shpallë person “non grata” siç bëri Berisha në 1996. Ai u bashkua me deklaratën e Berishës, kur tha se edhe ai e kishte pritur Geixhin me të njëjtën arsye se “erdhi me ambasadorin amerikan”. “Nikolas Geixhi është shkrimtar. Nuk është politikan dhe nuk është përfaqësues i ndonjë qeverie apo përfaqësues i ndonjë institucioni që edhe sikur të çmendet fare s’do na bëjë ndonjë dëm. Meqënëse në Shqipëri ka pak informacion për amiqtë e mëdhenj, s’është kaq i madh, s’është armik Geixhi. Nikolas Geixhi e ka çuar Kadarenë dhe e ka paraqitur në Amerikë ku s’po i shitej para se ta njihnin, asnjë sasi si në Evropë e librave të tij të shquar, edhe në Amerikë”, -ka sqaruar Nano. Ai ka pohuar se, “deklaratat e fundit i ka thënë në mbledhjen e fundit të OMONIA-s në Sarandë, gjatë një mbledhje publike, të një organizate jopolitike”. “Edhe mua SHIK-u ndonjëherë më ka patur dërguar disa fotografi që filan deputet minoritar i imi ose i dikujt tjetër ka shkuar në mbledhjen e fshehtë të krerëve të organizatës panepirote ndërkombëtare. Këto janë mbledhje publike. Do njeriu hyn në një sallë, o flet, o dëgjon, o regjistron, edhe boton pastaj. Kemi ikur nga epoka e dhunës verbale”, -tha Nano. Akti i fundit për shpallje minoritarësh apo mbrojtësish amerikanë të minoritetit grek si persona “non grata” ka ndodhur në 1996, në kohën e qeverisë së zotit Berisha dhe ka sjellë dëme tashmë të paguara, shtoi kryeministri. “Pra unë, tha ai më tej, si kryeministër nuk kam asnjë arsye të shqetësohem nga deklarata e cilitdo, sepse në një shtet demokratik duhet ta konsumosh shkeljen e Kushtetutës apo të ligjit dhe dhuna verbale nuk është krim, përndryshe nëse për çdo llaf që hedh cilido kalimtar apo rezident, do të aktivizonim instrumenta penaliteti politik, diplomatik apo ligjor vetë Shqipëria do të kthehej në izolim. Dhe izolimi i Shqipërisë nuk varet nga Nikolas Geixhi”.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Dy gjëra mësojmë nga deklarata e Nanos:

    1. që veprimtaria e Geixhit nuk e shqetëson - këtë e besojmë 100% sepse janë shokë të një ideali
    2. se Giexh nuk është armik të paktën jo dhe kaq i madh

    Me sa duket z. Nano flet për veten e tij, natyrisht që Geixh nuk është armik i Nanos sepse është mik i tij. Ajo që vë në dyshim z. Nano është vetëm intensiteti i kësaj (ar)miqësie.
    Kur z. Nano thotë se Geixh nuk është armik edhe kaq i madh ndoshta e ka fjalën tek fakti që Geixh kërkon t'i marrë Shqipërisë vetëm gjysmën e saj, nga Shkumbini e poshtë. Armik i madh për z. Nano duhet të jetë ai që kërkon ta marrë të tërën.

    Mjerë Shqipëria nga ky Esad Toptan i dytë. Turp e për faqe të zezë!
    Po çfarë them: kot nuk thotë populli:
    Tradhëtarët nuk kanë as turp e as marre!
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jo mor karaburun... armik i madh eshte ai qe kerkon ti marri poltronen ati njeriu te poshter qe e shkaterroi ate vend bashke me shoket e tij qofte te majte te djathte a qendror.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Së pari, Kadare përgënjështroi lajmin se ai e ka ndihmuar bile përkundrazi ai tha se e ka penguar në shitjen e librave të tij në Amerikë. Ai tha se librat e tij janë përkthyer e shitur në Amerikë që prej viteve të 70-ta. Pra, Nano gënjeu në këtë rast apo foli duke u bazuar në gënjeshtrat që Geixh mund t'ia ketë thënë.
    Geixh është një shkrues filmash, dhe kryetar i shoqatës së "Epirasve të Veriut" në Amerikë. Kaq është Geixh.
    Kur një person kushdo qoftë ai viziton një shtet atëherë ai që pa arritur në atë shtet duhet ta dijë se duhet të respektoj ligjet dhe kushtetutën e atij shteti për gjithë kohën që qëndron atje. Pastaj, krimi i Geixh është i dënuar edhe me konventa ndërkombëtare e jo vetëm nga ligjet dhe kushtetuta shqiptare.
    Krimi i Geixh nuk është vetëm verbal, sepse tekefundit egziston e drejta e lirisë së fjalës dhe shprehjes së mendimit por është krim në vepër sepse ka përgaditur planin dhe e ka shprehur këtë në mbledhjen e një shoqate se si të kryhet krimi ndërkombëtar. Pra, Geixh meriton plotësisht penalizimin me persona non grata, të njëjtën gjë edhe Amerika që është vendi më demokratik në botë do ta kishte bërë me qelbësira muti si Geixh.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Marte, 06 Prill 2004


    JA PSE GEIXH ESHTE I RREZIKSHEM PER SHQIPTARET

    Nikolas Geixh eshte nje person qe njihet si antishqiptar dhe drejtues i lobit me ekstremist greko-amerikan me qender ne Uashington. Ne vitet e mbreterimit te tij ish-presidenti Berisha e shpalli (person non grata(, pra i padeshirueshem dhe nuk i lejohej hyrja ne Shqiperi. Me pas, me ardhjen e Nanos ne krye te drejtimit te vendit Nikolas Geixh u fut kudo e kurdo, ne te gjitha skutat e Shqiperise, takoi e ngaterroi politiken shqiptare, thuri e po intrigon gjithcka ne menyre qe Saranden dhe Himaren t'i shpalle toka greke, a thua se jeton ne vitet e para te shekullit tjeter. Faktet e botuara , fillimisht nga gazeta (Albania(, e te vijuara me pas nga e gjithe media shqiptare jane alarmante per veprimtarine e tij antishqiptare.Te habit fakti qe eshte ky Nikolas Geixh qe fut hundet ne politiken shqiptare, merr perdore Nanon dhe e con ne SHBA, i jep urdhera kryeministrit tone qe te emeroje kedo ne postet ekzekutive, shkon pa pyetur njeri ne kete shtet dhe organizon minoritetin kunder Shtetit shqiptar.Nikolas Geixh kryen hapur veprimtari antishqiptare dhe per kete as Sherbimi Sekret Shqiptar nuk e survejon, pasi nje nga detyrat e ketij sherbimi eshte te hetoje e te parandaloje veprimtarine antikombetare, bile pergjigjet me ligj. Por, sic duket, ky sherbim sekret shqiptar i varur dhe i tredhur nga Fatos Nano nuk po merr masa per te parandaluar veprimtarine e ketij personi te rrezikshem per Shqiperine. Nje dite te bukur ai me marionetat e tij ne Ekzekutiv e ne politike do te ngreje Himaren per te shpallur autonomine dhe me pas Saranden per ta ngritur kunder shtetit shqiptar. Mire se kryeministri Nano eshte kryekeput nen varesine e tij dhe ndofta te sherbimeve greke, por pyetja lind per Presidentin e Republikes se pse hesht e nuk kerkon shpjegime zyrtare nga SHISH e nga kryeministri. Nikolas Geixh po punon perdite. Ne rrime ne token tone e ai kerkon te na nxjerre token ne Jug si greke. Edhe tabelat ne rrugen nacionale na i vuri greqisht. Bile nje nga kushtet e tij per Nanon qe te hynte ne Shtepine e Bardhe ishte qe te krijonte edhe nje komision shteteror per minoritetet dhe te vinte atje zv/ministren e Punes, Kostandina Bezhani. A thua se ne Shqiperi paska kaq shume minoritete dhe Shqiperia po i diskriminoka! Vetem PBDNJ, e cila ka dale indirekt pro tij ka kaq shume poste ne Ekzekutiv, aq sa nuk ka shqiptari Skender Gjinushi apo intelektuali Neritan Ceka i PAD.

    Ndaj Nikolas Geixh ka nevoje per nje pergjigje publike e zyrtare: Te rishpallet person i padeshirueshem per Shqiperine dhe t'i ndalohet hyrja ne territorin tone.


    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  2. Kush është greko-amerikani Nikolas Gejxh
    Nga oliinter në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:23
  3. Në kërkim të hebrenjve të vjetër të Sarandës
    Nga Hyllien në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 09:27
  4. Nikolas Gejxh viziton serrisht Tiranen
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 14:30
  5. Nicolas Gage: Nje person i padeshiruar viziton Tiranen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •