Ne te gjithe Europen buje beri lajmi se Franca nuk e miratoi Kushtetuten e BE, dicka qe sipas shume analisteve nuk do lejoje te bej disa hapa qe ishin programatizuar te beheshin. Frika me e madhe e Europianeve eshte se kushtetuten do e kundershtojne edhe Hollanda por edhe ndonje shtet tjeter. Nese kjo ndodh do te thote qe Kushtetuta nuk do hyje kurre ne fuqi dhe nese Kushtetuta nuk do hyje kurre ne fuqi mbase dhe disa vende te Ballkanit nuk do hyjne kurre ne BE. "Mbase", por kjo "mbase" sigurisht qe duhet te kishte vrare njecik mendjen e nje politikani shqiptar. Sidomos kur nje nga shkaqet qe Francezet, por edhe ato qe do votojne me pas, ishin kundra me Kushtetuten ishte kjo hapja e shpejte e BE ( me vendet balltike, Polonine etj.) dhe hyrja e mundeshme e Turqise. Nuk i shqeteson kjo gje politikanet Shqiptare? Ne Turqi sapo dolen rezultatet ministri i jashtem z. A. Jul doli me vrap te bej deklarata se Kushtetuta nuk lidhet me te ardhmen e Turqise ne BE. Keta te tonet as kete nuk e bene! Z. Jul sic duket i njeh mire shpresat qe populli turk ka hedhur mbi BE dhe e ndjehu detyren qe t'i thote dicka. Per keta te tonet nuk ka rendesi qe ne cdo miting ketu e 15 vjet vetem hyrjen ne BE po na premtojne, asgje tjeter. Dhe tani qe hyrja ne BE "mbase" nuk eshte aq e sigurte........ HESHTJE, KEMI VOTIME