Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34

Tema: E keqja?

  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    E keqja?

    A mund te ekzistoj "e keqja" e shkeputur nga njerezia apo aktet/veprimet?

    A ka njerez te kqinj, apo thjesht vepra te kqija?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Jane veprat ato qe bejne njerezit e keqinj..
    Ne shumicen e rasteve veprat e keqija jane veprimi i nje njeriu te keq.
    Pastaj e keqja jeton brenda nesh,dhe si pasoje vijne veprimet.

    Pak rremuje po ja dola

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Ne pergjithesi jo nuk ka njerez te keqinj. E keqja dhe e mira jan te nderthurura me moralin e njeriut: ndergjegjjen, mentalitetin apo perpektivat e njeriut. Veprat rrjedhojne apo jan produktet e ketyre karakteristikave.

    Gjithashtu mendoj se e keqia vine apo shkaktohet nga shume situacione, ose eshte e fjetur ne shpirtin e njeriut, dhe mbizoteron ose vdes kur ky individ perballohet me ndergjegjjen e tij. E mban mend vrasjen e Anna Marie Faley nga Thomas Capano, (ky ishte nje avokat i famshem, i respektuar e mbajtur si humanist nga gjithe Delaware). Harrin me gjakftohtesine me te madhe ta vrasi, ta hedhi trupin e saj ne oqeanin e Delawarit, e se fundit eshte gati te vrasi edhe vellain, (sepse tha te verteten) edhe nje tjeter te dashure, qe se fundi u lodh duke u genjyer nga ai.

    ...And on and on Veshtruese, lool
    Be yourself and you will always be in fashion.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Une mendoj pak a shume si mendon edhe im ate ne lidhje me kete ceshtje,
    ai njehere me ka thene, dhe une asnjehere nuk e kam harruar, qe ne kete bote e mira dhe e keqja jane pjese te nderlidhura te njera tjetres (pjese te "teorise se te kundertave"), dhe nuk mun te shikohen asnjehere te shkeputura nga njera tjetra. pra nqs e keqja nuk do te egzistonte, nuk do te dinim se cfare eshte e mira, eshte aq e thjeshte...
    por, te gjitheve ju qe keni postuar ketu, dhe qe mendoni se nuk ka njerez te keqinj, mund te shikoni filmin Clockwork Orange ose Portokalli me zemberek ne Shqip, qe mund te them se mund te ndryshoje komplet idene tuaj ne lidhje me ate se c'mund te jete nje njeri i "keq" po i keq fare ama ...
    gjithe te mirat,
    MtrX
    MtrX ubicumque felix

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Nje gje eshte e sigurte...e keqja nuk eshte mekat dhe e mira nuk eshte merite. C'do gje percaktohet nga nje sere rrethanash ne te cilat kryhet.
    Po te shikoni mitologjine dhe njerezimin e hershem, nuk flitej per te keqija dhe te mira, por vec per shkak-pasoje...e mira, e keqja dhe morali, jane koncepte te vona artificiale.
    Vete fakti qe njeriu rreziqet qe i kanosen i quan "te keqija" dhe perfitimet qe ka i quan "te mira"...tregon qe "e mira" dhe "e keqja" ne kuptim universal jane kornizat egoiste te mbijeteses njerezore.
    Por kur fillohen te perdoren me specifikisht ndermjet grupe njerezish ose shtetesh, e keqja dhe e mira, jane koncepte me kuptim te kufizuar brenda ketyre qarqeve...ashtu sic "e mira" e njerezve, esht "e keqja" e kafsheve qe perdoren per ushqim.
    Lufte per mbijetese hesapi dmth...

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E keqja vjen ne mangesi te se mires. Nuk ka forca te keqija dhe forca te mira. Eshte nje peshore, dhe ajo peshore anon nga e keqja kur nuk ekziston e mira.
    Njerezit jane aresyeja e vetme per kete gje, jane ata qe me vullnetin e lire te tyre jane te vetdijeshem dhe koshient per ato akte qe kryejn.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    2 pyetje

    Dmth ti thua qe po te mos duan njerezit nuk bejne te keqija?
    Nje psikopat (i semure, jo metaforikisht) ben vepra te keqija?

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Semundja apo jo semundja eshte nje etikete qe i vihet ketyre personave nga psikologet apo nga ata injorantet(flas per te kaluaren) qe nuk ja kishin haberin dhe i quanin keto njerez jo normal. Mbi cfar standartesh? Sepse ai nuk vepron si une e ti?
    Fakti eshte qe krijimi i shoqerise eshte cfare i ka vendosur ketyre njerezve etiketa.

    Nje tjeter gje qe un nuk kam percaktuar eshte cfare eshte e keqe dhe cfar eshte e mire. Kshu qe pyetja jote nuk e di se nga e merr shkasin!
    Un kam dhene nje pikpamje persa i perket vullnetit te lire qe cdo person nga ne ka. Fakti eshte qe sipas psikologjive(qe un nuk i besoj hic) mund te themi se ata te "semuret" nuk jane te vetedijshem per ato qe kryejn... ndersa un them qe as une e as ti nuk mund ta dime sa te vetedishem jane ata.

    Kur ne nuk dime dot veten tone nuk jemi ne gjendje dot te njohim veten tone ne brendesi, eshte e pamundur te pretendojme se njohim nje akt te nje personi tjeter.
    Rruga per njohuri eshte e gjate dhe e pafund.

    Shkrimi im mbetet ne pergjithesi dhe e prek subjektin(njeri) vetem nga ana e jashtme.
    Vetedijen apo te qenurit koshient un e lidh me vullnetin e lire dhe jo me teorite Freudiane.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Psikopatologjia, skizofrenia etj, jane semundje te definuara me shkaqe, simptoma, menyra kurimi etj...s'ka lidhje vetem me teorite Frojdjane, po me gjith psikiatrine.
    Ti beson ne semundjet e trupit por nuk beson ne semundjet e trurit?

    Ti qe i shpjegon te gjitha me vullnetin e lire, si i shpjegon forcat e tjera qe veprojne te njeriu ne menyre te pa-ndergjegjshme si instinktet, impulset, deshirat seksuale, ndjenjat etj?
    Vullneti i lire eshte vetem nje pjese e vogel e mendjes se njeriut, qe sherben per te drejtuar fluksin e instinkteve dhe ndjenjave te brendshme dhe kur nuk esht ne gjendje ta beje kete gje, atehere njeriu i dorezohet impulseve te brendshme pa kufizime dhe keshtu kalohet ne semundje mendore dhe emocionale.
    Un po flas shkence, jo teori fetare.

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un po flas per vullnet te lire ne kuptimin e njeriut qe eshte qenie qe mund te komandoj cdo gje, pra qe nuk ka ndonje force obskure qe e ben ate te kete deshira seksuale apo ato impulset qe thua ti. Pikerisht keto jane pjese te natyres njerezore dhe asgje me teper.
    Pastaj edhe ata qe nuk kane deshira seksuale apo nuk reagojn ne nje menyre te caktuar... definohen si te SEMURE...nga shkenca.. pse?... qe teoria te jete KONFORME???!!! Shkenca eshte nje subjekt i ardhur nga kurioziteti i njeriut, ndryshe nga matematika qe eshte dicka ekzistuese dhe eshte zbulim i njeriut. Filozofia gjithashtu eshte dhe baza kryesore e cdo njohurie shkencore matematike etj... pasi eshte ajo qe kerkon aresyen.
    Shkenca deri me sot nuk eshte ne gjendje te pergjigjet per PSE-ne?... thjesht pergjigjet... pse ekziston graviteti? cfar eshte drita... eshte valė apo pjese(particle) ? Apo dhe toerite e ndryshme probabilistike te teorise kuantike ... te telave... te 4 forcave kryesore. Shkenca sot e kesaj dite... fiziken flas.. po mundohet te gjej Forcen , piken ku keto 4 forca kryesore konvergjojn.... po pastaj cfar ndodh? Nga erdhi kjo force? ... nesje nuk dua te zgjatem me teper me kete pike pasi jam pak si jasht teme... thjesht me beri pershtypje etiketa ne fund... qe indirekt me nxjerr mua te pallogjikshem dhe ty te llogjikshem.
    Teorite fetare nuk ke pse te mi etiketosh mua, un jam person qe studioj per matematike dhe fizike kryesisht por edhe per filozofi per momentin.
    Apo ke disa debate tek forum i besimtareve me mua dhe menjehere me njohte kaq shpejt... hmm nga i papenetrushem u bera transparent fare... ose je ti qe perdor argumenta me teflon.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •