4 faqe diskutim per nje qen!
Te nderuar ka tema te tjera per te diskutuar Shqiperia.
Nga faqja qe ka vendosur Kosovar ketu, po sjell me te emblen e fotografive. Me kete rast i jepni temes edhe nje fund.
4 faqe diskutim per nje qen!
Te nderuar ka tema te tjera per te diskutuar Shqiperia.
Nga faqja qe ka vendosur Kosovar ketu, po sjell me te emblen e fotografive. Me kete rast i jepni temes edhe nje fund.
Alfred Moisiu ka 50 vjet komunist dhe ne kohen e Enver Hoxhes jo gjeneral po dhe brigadier ste bente njeri po mos ishe komunist.
Po keshtu eshte kur u jepet ne dore Shqiperia komunistave per te na shpetuar nga komunizmi!! Nje njeri qe eshte rrit e brymosur me komunizem, qe ka ngrene komunizem mengjes dreke e darke , biles dhe naten sma do mendja se mund te behet demokrat. Po dhe si me lart me duket se keni pak miopi mbi gjendjen e vertete dhe problemet, dhe per ti kapur nuk merrenin me thelbin e problemit po mundoheni te gjeni gjera anesore me jystifiku dhe te pajystifikushmen!
Sa per francezin po jua perseris qe eshte biznesmen dhe e ka pas mire me te gjitha partite ne fuqi e si bije ne mendje per politiken. Kur qeveriatet shqiptare kane qen qesharake dhe su hapte deren asnje qeveritar ne evrope (perveē grekeve dhe italianeve dhe ata e benin nga halli i klandestineve qe u zinin deren) francezi ka organizuar ne shtetin e tij takime me presidentin francez si dhe me kryeministrin, ne te njeten kohe ambasadorit tone ne France i eshte dhene pergjigje negative.
Keshtu qe boll me nacionalizmat tuaja idjote dhe me paranoikaun tuaj me keq se Enver Hoxha se nga do qe shkojme na ndjek nga pas! Na duket sikur te gjithe nuk na duan( hajde merre vesh ēa kane me ne !!) te gjithe duan te na vjedhin ( ne 5 vjet banka boterore ka dhene rreth 500 milione $ per shqiperine dhe KE me shume dhe kur dihet qe 25 % jepen nga Franca....)ēfare te vjedhin ne nje vend ku dhe gure nuk ka me vjedh?! Per te vjedhur vjedhim veten te gjithe se te gjithe marrim pjese ne ate sistem te korruptuar, te gjithe preferojme tu japim policeve 500 lek ne dore ne vend qe te paguajme si duhet nje gjobe 2000 lekeshe!! Pastaj te gjithe qajme ketu se eshte shtet i koruptuar! Mjaft me hipokrizira dhe jini realist. Ai qe ben nje xhest te jashteligjshem te denohet e pike, e jo te justifikohet pambarim nje xhest qe eshte i pafalshem.
Thelbi eshte nje president kur shkel ligjin per diēka kaq te vogel e te thjeshte per tu zgjidhur nepermjet ligjit, imagjino seē mund te bej me gjera qe populli si kontrollon dot!
Just God Can Judge Me
U themelua Shoqata "Karvani lehė, qent ecin pėrpara" me kryetar
shokun Tosi llapangjosi!
Agimi
Qentė e Zhyljenit
Vizitė tek vila e Zhyljen Roshit nė Durrės. Kush ėshtė kavajsi qė kujdeset pėr vilėn e Zhyljenit dhe si e njohin banorėt e rastėsishėm tė bllokut atė. A i kanė vrarė vėrtet qentė rojet e Mosiut? Tė gjitha detajet nga njė vizitė nė rezidencat e qeveritarėve
Altin Xhaferi
Qeni i bardhė leshator nuk gjendej. As sa pėr tė na bindur pėr tė kundėrtėn e asaj qė ėshtė thėnė kėto ditė se ėshtė ende gjallė. I vetmi simbol i vilės sė biznesmenit tė vjetėr francez nė Shqipėri, Zhyljen Rosh, i kthyer nė personazh nga gazetat shqiptare, ishte shėndoshė e mirė. Roja i vilės, njė kavajas rrumbullak, tė cilit Zhyljeni i ka besuar ēelėsat e vilės sė tij, na siguroi se qeni ėshtė mirė dhe ka dalė diku aty rrotull. Kavajsi banon nė katin e sipėrm, ku janė nderur aq shumė tė brendshme, sa thua nė atė vilė bėjnė dush gjithė burrat e bllokut tė vilave. Por pėr kėtė, hėpėrhė askush nuk mund tė tė japė njė pėrgjigje tė besueshme. Sė bashku me kolegun tim fotoreporter, sillemi rreth vilės me shpresė se do tė ndeshim qenin e famshėm tė bardhė. Tė endesh nė kėrkim tė qenit nuk ėshtė njė gjė e lehtė. As e bukur, natyrisht, nė kėtė kohė kur qentė janė shtuar kaq shumė. Rrugica e vetmuar e bllokut tė vilave, megjithėse ėshtė mes korriku, tė cingėris nervat me qetėsinė e shtirur tė saj. Duket njė lloj qetėsie e pėrjetshme qė nuk dihet kur ka filluar, ashtu siē nuk dihet kur do tė mbarojė. Njė qetėsi me misterin brenda. Dhe me pak ankth. Kėshtu ka qenė pėrjetėsisht. Qetėsinė mund ta prishin vetėm qentė. Disa gra tė inatosura me dikė qė u ka dhėnė njė urdhėr tė pakėndshėm, po sillen dy vila mė tutje vilės sė Zhyljenit dhe po mallkojnė. Duken tė trimėruara. Shkak ėshtė bėrė djali i presidentit Meidani, i cili paska ardhur befas nė vilė dhe ato nuk e paskan bėrė gati. Gratė shajnė nėn zė ashtu siē shahen njerėzit nė prag tė ikjes. Gjithė mllefin e ditėve me pėrulje, sikur duan ta derdhin brenda njė dite, madje brenda njė ēasti.
-Ku dinim gjo ne or ēun, se do vije ti. Ne bėjmė ēna thonė. Na gjeni ne ju dhe bėrtisni. Shkoni pra, ua thoni shefave. Ne 100 mijė lekė marrim. Sna dalin as pėr bukė. . .
Por djali duket se e ka tjetėr kund inatin. Atij cdo pakujdesi nė kėto ditė tė fundit i duket se bėhet enkas pėr ta poshtėruar.
Gratė mė shumė se tė shqetėsuara, ngjanin tė trimėruara. Djali i ish- presidentit i paska fyer, duke u thėnė se ju tani kujdeseni vetėm pė presidentin Moisiu, por ta dini mirė se kjo vilė pėr pesė vjet do jetė e jona. A thua se po nuk qe vilė e Meidanėve, do tė jetė e grave qė shėrbejnė aty. Sikur ska qėnė e tyre mė parė. Gratė e nxehura, janė zhurmueset e vetme tė rrugicės sė qetė qė bashkon vilėn e presidentit me vilėn e Zhyljen Roshit. Vila pėrballė ka njė kotec tė vogėl pulash, ku njė biznesmen i rrit ato pėr qejf, se mishi i pulės qė importon nga jashtė njė mik i tij, ėshtė i skaduar. Nė kėto kohėra, shėndeti ėshtė bėrė gjė e ēmuar. Ushtarėt e gardės qė rrinė para vilės sė Meidanit, janė tė heshtur. Thua se po bėjnė roje nderi para njė varri dhe jo shėrbimin e zakonshėm. Janė tė rinj dhe ende sia kanė marrė dorėn hileve tė shėrbimit. I pyesim pėr qenin e Zhyljenit. Nuk flasin. As qerpiku nuk u lėviz. A thua se skanė pasur tė bėjnė me qenė tėrė kėto kohė. Kolegu im mė bie me bėrryl, duke mė kujtuar se po e teprojmė me ushtarin. Sa bėjmė tė largohemi, ai flet. Kaloi kėtej, tha duke na treguar njė ndėrtesė qė po ngrihet nė mes tė vilave.
-Andej? - iu ktheva, duke i treguar skelėn me punėtorė nė fund tė rrugicės.
-Andej, - pohoi ushtari.
Tė shkujdesur, por dhe gjithė kureshtje pėr qenin e Zhyljenit, ua ndėrpresim pėr pak minuta punėn punėtorėve tė vilės nė ndėrtim, qė tregohen tė gatshėm tė na sqarojnė pėr gjithēka.
-Qenin e Zhyljenit kėrkojmė, - i them.
-Qenin e Zhyljenit? Po Zhyljeni ka shumė qenė, - foli njėri. Vetėm njė rri jashtė, ai i bardhi. Tė tjerėt i mban me vete dhe i sjell tė shtunave kur vjen me miq natėn. Qentė e Zhyljenit kėtu duket se i njohin tė gjithė, si tė jenė personalitete dhe jo qenė. Njė gazetar nė Tiranė ka thėnė se kanė dhe pasaportė franceze.
-Ku ėshtė i bardhi? pyes punėtorin.
Ustai qė rri sipėr skelės na njeh dhe i bėn shenjė punėtorit tė mos flasė.
-Gazetarė jeni ju? - tha.
-Po, - iu pėrgjigja.
-Ikni, se ju pėr sherr jeni. E futėt nė telashe Zhyljenin me ata qentė. Askush nuk ia ka vrarė qentė. Ju doni tė talleni me Zhyljenin dhe shpikni qenė tė vrarė. Kush guxon tė shtjerė me armė kėtu? Dhe kjo, me ēduket, ėshtė njė e vėrtetė e hershme prej mė shumė se dy dekadash. Kėtu askush nuk i ka vrarė ndonjėherė qentė. Edhe kur ėshtė dashur tė bėhet njė gjė e tillė, ata janė marrė prej kėtu dhe janė pushkatuar diku larg, kushedi nė ērrėzė mali.
-Ska problem. Ne nuk kemi shkruar kėshtu, - i them, - por duam ta gjemė atė qenin e bardhė qė thoni ju.
-Vallahi, me pyt Gėzimin, se ai do e di. Unė vetė nuk ngatėrrohem nė kėto punė. Por dėgjova atė Marsel Skėndon qė i tha Gėzimit njė dite se duan tė na armiqėsojnė me presidentin, ndaj na e nxjerrin kėtė punėn e qenve.
-Kė Gėzim? - e pyes.
-Po shefin tonė, - tha ustai, - nuk e njeh. - Hajt se e njihni ju, se keni shkruar nė gazeta.
-Kush Gėzim ėshtė? - e pyes sėrish me seriozitet.
-Hajt mo, ju Gėzim Kashta i thoni, po ai ka mbiemėr tjetėr.
-E Gėzim Kashtės ėshtė kjo qė ndėrtohet? - i them.
-Po, - ma ktheu punėtori.
E fotografuam dhe ikėm. Qeni, kurrkund. Gėzim Kashta jo qė jo, tė na tregonte sė paku, ku fshihej qeni i Zhyljenit nė vapė. Gėzimi po ndėrtonte njė godinė gjigande nė vendin ku mė parė ka qenė stabilimenti. Kohė e ndryshuar tėrėsisht. Kėtu ku pinte kafen Enver Hoxha tani pi Gėzimi dhe Zhyljeni. Kulmi i lavdisė sė tij ka qenė fushata e Nanos kundėr korrupsionit, ku ai u bė simbol i biznesmenit tė favorizuar nga Skrapari. Por nuk mbetej mbrapa as Zhyljeni. Lajmet e TV Klan, televizionit qė kontrollon Zhyljeni, hapeshin me kronika bombastike pro Ilir Metės dhe me fletėrrufe kundėr Fatos Nanos.
Nė tavolinėn para godinės qė ndėrton Gėzim Kashta, ulemi tė pijmė nga njė ēaj. Dikush na merr leje tė ulet nė tavolinė. Njė burrė barkmadh, qė duket se do tė plasė nga shėndeti dhe qė pa e zgjatur fillon tė flasė me ne sikur njihemi prej njė viti.
Mė drejtohet direkt nė emėr dhe unė nuk di si ti flas.
-E njeh atė kryetarin e bashkisė sė Kavajės? ia nis. Ėshtė djalė i mirė. E ke mik ti.
-Jo, - i them.
-A se ke mik? Po juaji ėshtė, mor dreq, si se ke mik? Me demokratiken ėshtė ai.
-Unė nuk jam me demokratiken, - i thashė.
-Hajt mo se me ta je ti, me ta.
-Ēfarė bėhet kėtu? - i them.
-Mirė mo, mirė. Qetėsi ėshtė tani. Vjet nė kėtė kohė vlonte kėtu. Ja, tė gjithė tek vila e Zhyljenit mblidheshin. Iliri, Monika, Zhyljeni, ata tė Klanit. Tė gjithė hynin e dilnin. Kėtu ishte shtabi. Ah, ēbėhej atėherė, ēbėhej! Dhe Gėzimi paguante atėherė. Ishte koha qė po e merrte kėtė stabilimentin. Tani ska njeri fare, ėshtė shkretė. Duket se lufta ka mbaruar tashmė dhe palėt nė konflikt po mbyllin plagėt. Nuk dihet kush fitoi e kush humbi.
-Po kryetarin e Bashkisė sė Kavajės, ēe do? - i thashė.
-Jo, kot thashė, mos e ke mik. Mė duhet njė leje nė njė vend aty afėr. I gjej mik tjetėr unė, ska rėndėsi. Po kanė frikė kėta tė bėjnė punė, mor burrė. Por nuk kanė dhe krahėt e ngrohta, skanė faj. Aaa, kėta socialistėt janė tė rrezikshėm. As e ēajnė kokėn fare. Po tė duan tė tė ndihmojnė, tė gjitha ti japin. Po deshėn kėta tė bėjnė me pare, or mik!...
Burri qė dukej se mund ti kėrcente barku nga ēasti nė ēast, po bezdisej nga mungesa jonė e vėmendjes ndaj fjalėve tė tij pėr ndonjė pazar dhe kureshtja jonė pėr qenin e Zhyljenit.
-Kush ėshtė kavajsi qė rri tek vila e Zhyljenit? - i them.
-Vallahi, nuk e di. Ka gjetur njė kavajs qė kujdeset pėr vilėn dhe aq. Hajt se i del mirė, rri aty nė vilė rehat. I paguan diēka Zhyljeni.
-Po cilin qen i kanė vrarė Zhyljenit?
-Jo mor burrė, kot. Kush i ka varė qentė atij?! Asnjė nuk gjun kėtu. Lene mo ēthonė gazetat, se i shtojnė ata nga Tirana. Nuk e dun kėtė Mosiun mor burrė, nuk di ēfarė kanė me te. Se ene ky hakun u bėn. As u flet me gojė fare. Erdhi ai Marseli pardje kėtu, pasi kishin shkruar gazetat pėr qenin. Ishte dhi nbrek nė fakt. A e di ētha a jo? Ky Moisiu mor burrė, nuk paska prit Blendi Fevziun nė zyrė. Po pse bėhet kjo? Ndaj qenkan mėrzitė kėta. Ai Marseli tha qė Blendin e presin tė gjithė, si nuk e priti ky Mosiu? O kavajs ai, nuk e rrun fare pėr kėta.
-Domethenė, ky nuk i paska vrarė qentė?
-Jo mor burrė, ēa qensh thu ti? E bėn si Fatos Nano, qė erdhi para ca ditėsh e tha: Ai duhet tė vrasė Zhyljenin, jo qentė e tij. Po jo mor burrė, ēa qensh ka vrarė ai. Asnjė qen. Ai shkon e rri aty tek vila e vet me gocėn. Nuk flet me njeri. Kanė tangėrllėk shumė kėta. Ja ēuni i Meidanit. Ka ardh qė nė mėngjes e shan ato gratė e shkreta pse si kanė rregullu vilėn. Po pse eee, punė ėshtė kjo? Goca e Mosiut as qė del tek rruga. Dhe thonė ato gratė qė i shėrbejnė tek vila qė shumicėn e punėve tė grave i bėn ajo. Bile dhe gatuan e pastron.
Profesioni i kėtij burri ėshtė e vėshtirė tė merret vesh. Ky i njeh thuajse gjithė personalitetet qė hyjnė kėtu, madje dhe ne qė hyjmė rrallė. Njihte dhe Arbėr Xhaferin. Dhe atė po kėshtu si ne, e kishte takuar nė tavolinė. Dhe natyrisht, ia kishte treguar tė gjitha. Ndoshta dhe qentė.
-Mė bėj njė nder, - i thashė. - Dua ta fotografoj kėtė vilėn e Zhyljenit dhe njė qen tė tij. Si tia bėjmė?
-Hajt o burrė se e rregullojmė, - tha. - Kemi njė qen tė sertė qė e mban Zhyljeni pas vilės dhe ta nxjerr unė tek shkallėt. E mbajnė lidhur atė, mos ki frikė. Qentė qė tė hanė dhe kėtu mbahen lidhur dhe zgjidhen vetėm me raste. Ata qė vetėm lehin, por nuk tė hanė kurrė, lėshohen nė rrugėn e bukur me pisha. Rreziku ėshtė mos tė kafshojnė tinėz. Se qentė e zgjidhur tė hanė pas shpine, skanė besė.
Burri i shėndoshė u largua si njė somnambul pas vilės. U shfaq dhe njėherė para saj pa qenė, kaloi nga koteci i pulave para vilės sė Zhyljenit dhe pastaj na thirri ti shkojmė afėr.
-Ejani, e gjeta. Mė nė fund njėri prej qenve tė tij ėshtė gjetur. Vetėm njėri, natyrisht.
Para shkallėve tė vilės sė Zhyljenit u shfaq nė qen i egėr i zi qė turfullonte nė zinxhirrė. Burri shėndetmadh e mbante me zor dhe qeshte.
-Hajt se kanė me tė qit nė gazetė. Pusho tani.
Ne shkrepim aparatin dhe ikim.
-Kur vjen Zhyljeni, - e pyesim mikun tonė tė rastėsishėm, - tek Gėzim Kashta?
-Tė shtunave vallahi, vjen. Po tani spara vjen. Kur ka ndonjė hall qeveria, mblidhen kėtu. Tani nuk vjen. Se dhe qeveria duket sikur ska mė halle. Se ku ka ai Marseli ca vila tė tjera andej nga Mali i Robit. Oooo, kanė bėrė pare kėta. Po ky Zhyljeni ėshtė ujk i vjetėr. Ka qenė mik me djemtė e Enver Hoxhės ai. Kanė ndarė pare bashkė. Nuk ėshtė kot kėtu ai. Ohuuuu, sa ka parė ai! Po me kėtė punėn e qenve ia kanė fut atij, se vallahi, ky Moisiu nuk pjerdh fare pėr kėta. Ka me i pėrzėnė fare mė duket. Kastile ia kanė ba Zhyljenit kėtė. Po hajt ta marrėsh vesh kush ia ka ba.
-Fatos Klosi, - i them unė.
-Klosi... jo mor burrė. Ku ia mba Klosit nga Zhyljeni! Zhyjleni o agjent francez. Ndonjė tjetėr ia ka ba. Kushedi. Hajt mo. Kėshtu shkoi kjo punė. Po ju, ēe doni fotografinė e qenit ju?
-Ja pra, tė tregojmė qė nuk e kanė vra.
Burri i tejshėndoshur na shikon me dyshim.
-Keni me ia fut mė duket, - tha. - Hajt mo, kėshtu ėshtė kjo punė, me radhė. Sna ka mbetur veē me ia fut njoni-tjetrit. Nga Kavajsit ka me i ardh Zhyljenit mė duket...
Nė vilė dhe nė rrugėn para saj ka rėnė qetėsia. Ajo qetėsia e pėrhershme, me pak ankth dhe mister brenda vetes. Tek-tuk dėgjohet njė e lehur qeni qė nuk besoj se ėshtė i Zhyljenit. Por edhe nė qoftė i tij, ai ėshtė dėshmia e vetme se gazetat ia kanė futur kot njė jave tė tėrė, siē bėjnė zakonisht, por dhe pėr tė na thėnė se qentė kėtu ende janė tė gjallė dhe si ka pushkatuar askush. Qentė ende janė gjallė, ndonėse mund tė kenė lehur mė shumė se ēduhet, aq sa pėr tė prishur qetėsinė mortore tė asaj qė ka mbetur nga rezidencat e dikurshme tė frikshme qeveritare.
Une hapa kete teme per te sjelle pak drite tek e verteta me ane te ketij shkrimi qe gjeta sot.
Anton
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Gazeta Kuqe eshte po aq e qelbur sa Zeri, por me rrena nuk i dilet. Me vjen keq qe u "zhgenjyen" ca miq te forumit, qe per arsye qe nuk i kuptoj mire, i mbajne ison cdo gjeje qe flet kunder Moisiut.
Sot Gazetes Kuqe do ti bie pika, i hiku perfaqesuesi i klanit Kapo.
Po merren me bresherite e topave , shume po shqetesohen nga
Moisiu, te shohim ku do dale dhe pse e kan kaq problem.
Pershendetje per artikullin e gjetur Anton.
Pershendetje
Breshka e dashur
Tė pėrqafoj fort e fort!
Qent e Zhyljeni u shpallėn nga tė Kuqtė FAMILJE DĖSHMORĖSH SOCIALISTĖ! Qanė nė varrim me ham-ham dhe me hum-hum!
Agimi
Me duket se u mbyyl si teme kjo nga administratoret, e paskan hapur perseri?!! Problemi eshte se nuk ka ndonje fakt te ri qe te rihapet, perveē se nje reportazhi te nje gazete qe nuk ja di emrin. Meqenese eshte artikull nga nje gazete shqiptare dhe deshmitaret qe japin argumenta e fakte qe thone te gunderten e artikullit ne gazeten tjeter, jane anonime ashtu si dhe barkderri qe qeka shok me qenet lol sme duket me kredibel se sa artikulli i meparshem .
Pershendetje
Just God Can Judge Me
Ke shume te drejte.
Nga Tema e kam marre, por me fal ku e di ti se dha urdher Presidenti per te vrare qente.
Dhe ti nga gazetat e more vesh.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Anton..thx.. artikulli ishte fantastik..rrofsh.
C'eshte ki mo Marseli i Skendajve???
Nga na duall ki miliarder?
E mo redi kjo eshte kapitalizma??
Marseli me 100 pallate e grate e elbasanit hidhen ne rrota te trenit nga fukaralleku..?
Jo shok kapitalista Mekso-kelmendo-Cacista-Metista.. duhet qe Marseli te kete 50 pallate por dhe asnji gruaje ne Shqiperi mos ti dhembi koka nga fundi pesmdhetditcit..
Kjo eshte..zotesia e nji qeverisjeje..
Ky marseli ka shume kohe ne RSH, pronar i ADA shoqerise ajrore deh ne mos gaboj dhe e revistes e televizionit klan dhe pjestar i klanit Kapo.
Ja do mundohem te gjej dicka me shume per te.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Krijoni Kontakt