Ndryshimi ne gjykim midis meje dhe jush ne lidhje me kete teme eshte se ju po "gjykoni" mbi shkrimet e nje gazete qe ka nje histori histerie karshi nje presidenti te ri qe akoma nuk eshte betuar ne parlament per postin e tij. Pra sulmet kane filluar ende pa u zgjedhur president dhe une pyes veten se sa thelle do te vazhdojne sulmet.
Besoj se ne te ardhmen Mojsiun do ta akuzojne se ka veshur kostum gri dhe jo te zi, se eshte me floke te rene, plak ose se nuk e pi kafen tek "klubi x" por tek ai Y.
Me shume se "gafa" te Mojsiut keto tregojne qarte rrugacerine dhe provincialitetin e atyre qe i hedhin ne qarkullim te tilla lajme. Presidentet nuk gjykohen mbi jeten personale, por mbi jeten publike dhe qendrimet qe mbajne. Ne Shqiperi ka gazetare me shkolle te mesme, ashtu sic ka edhe njerez qe ato qe lexojne neper gazeta i marrin si "Fjalet e te Madhit Zot".
Perdorni me shume llogjiken tuaj dhe mos i gelltisni pa pertypur ato qe lexoni se do te mbyteni nje dite.
Krijoni Kontakt