Close
Faqja 5 prej 34 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 333
  1. #41
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Keni harruar te permendni vesin e keq te pijes dhe faktin qe ai ka abuzuar se tepermi me alkolin qe e ben ate te alkolizuar.

    Keni harruar te permendni edhe faktin qe ai eshte ndare nga gruaja e tij dhe djali qe e ndoqen gjithe ato vjet ne burgje dhe e ndihmuan me karrieren duke u bere korriere te partise. Dhe tani e ka lene gruan e pare, per te bere publicitet vetjak me nje zocke te re ne krah.

    Ai s'ka dashur njerezit e shtepise se tij, ju prisni te doje camet, apo kosovaret, apo gjithe shqiptaret e tjere brenda Shqiperise. Piiihhhh.....
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #42
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Angeldust

    Kjo eshte permbledhja me e mire qe i behet nje diskutimi ne lidhje me problemin ēam.
    Fatos Nano nuk ka asnje lloj vlere te cmueshme per te respektuar veteveten, dhe analitiket, kete person e quajne "person non grada" per shoqerine dhe kombin.
    Nano fare mire mund te ishte dikushi tjeter, pershembull kundershtari i Nikolas Geixh, neqoftese Nano do te ishte emigrant ne Amerike dhe neqoftese ai do te perfaqesonte lobin shqipetar te atjeshem.
    Nano ka veti te tilla per te tilla veprimtari.
    Por kur behet fjale per postin e kryeministrit te cilin ai e zoteron, pozicioni i tij aktualisht dhe politika e tij, katerciprisht e bejne kete njeri, te jete nje persikop te politikes shoviniste greke.
    Te tille individe si Nano, Shqiperia ka me miliona dhe ekzema e Nanos eshte nje simbol i eksistencializmit te endogameve mesjetare.
    Do hiqet Nano i vjeter, do vije i riu pasi filozofia greke shquhet per endogami.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #43
    Microfone Snipers Maska e mc-igli
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    larisa (greece)
    Postime
    65
    Citim Postuar mė parė nga Zymyli

    POSHTE GREKET, ISHALLA I BJE NAI TERMET NE I ZE TE GJITH MRENA.



    me fal o vlla ..po je shume i trashe ne mendje ti .....

  4. #44
    Microfone Snipers Maska e mc-igli
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    larisa (greece)
    Postime
    65
    Citim Postuar mė parė nga elbasanas
    Greqia nuk i perzen dot 600 000 emigrante sepse eshte anetare e BE-se, Nato-s, eshte afer lojrave olimpike dhe nuk i interesojne trazirat, ka nevoje per puntoret shqiptar, eshte e veshtire te perzesh 600 000 njerez. Pse behet merak Nano? Pastaj rezoluta nuk do te thote shpallje lufte.


    hahaha ..ne ate ane te flesh ti vlla ... sa te mbarojne lojrat olimpike ke per ta pare ti.. greqia ose me mire partia Dmokracia e re (zoti ta beje demokraci) ka shprehur mendimin se greqise i duhen jo me shume se 350.000 mije emigrante ...


    pra mbas lorjave olimpike fillojne fshesa olimpike..

    mblidhni mende se nuk po mendoni qarte per te ardhmen e popullit dhe shtetit shqiptar

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    lis,

    Te tille individe si Nano, Shqiperia ka me miliona..

    Mos do te thuash qe ju jeni vete Nano, se nga arithmetika juaj i bie qe te jem edhe une
    vete.



    mc-igli

    pra mbas lorjave olimpike fillojne fshesa olimpike..

    Perzenia e emigranteve shqiptare per ne Shqiperi pas lojrave Olimpike do te ishte nje
    spektakel i vertete. Per te miren e Grekeve uroj te mos ndodhe.

  6. #46
    Microfone Snipers Maska e mc-igli
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    larisa (greece)
    Postime
    65
    Citim Postuar mė parė nga harmonies



    Perzenia e emigranteve shqiptare per ne Shqiperi pas lojrave Olimpike do te ishte nje
    spektakel i vertete. Per te miren e Grekeve uroj te mos ndodhe.




    spektakel i vertete ose jo ..kjo eshte e verteta .. greqia thote "ne kemi nevoje kaq" te tjeret i kap fshesa ...........

  7. #47
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Premte, 16 Prill 2004


    UDHEHEQESIT ME TE LARTE TE PSSH-SE NGATERROJNE JANINEN ME BRUKSELIN

    Nga Koco Danaj

    Tablloja e analizes.

    E pra ja qe ndodhi. Mjerisht, por edhe tragjikisht. Ne emer te grupit parlamentar te PSSH-se, te forumeve te PSSH-se, Gramos Ruci deklaroi para gjithe mediave elektronike dhe te shkruara se per socialistet problemi cam konsiderohet i mbyllur. Nuk mjaftoi vetem mosmiratimi i Rezolutes, por ai shkoi me tej, ai foli edhe ne emer te se ardhmes. Ruci kete e paraqiti ne emer te integrimit. Por si duket ka ngaterruar Janinen me Brukselin. Por cfare lidhjeje ka ceshtja came me Brukselin e Janinen mund te thote dikush? Dhe cfare lidhjeje ka integrimi me asimilimin?

    Hyrje ne analize

    Shumekush e di se para disa kohesh nje grup deputetesh te se djathtes, ndermoren nje iniciative per hartimin e nje rezolute lidhur me sensibilizimin e ceshtjes came. Kesaj iniciative me vone ju bashkangjiten edhe deputete te Koalicionit qeverises te drejtuar nga PSSH. Me vone udheheqja socialiste pasi e diskutoi ne grupin e saj parlamentar, vendosi te beje nje sere ndryshimesh. Ato u bene dhe ne grupin Parlamentar Socialist dhe u vendos qe Rezoluta te kalohej me konsensus. Por diten qe do kalonte me konsensus, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramos Ruci, ngrihet dhe kerkon ne menyre te papritur shtyrjen e saj. Nga nxitimi apo nga hutimi, Ruci leshoi nje fraze me te cilen do te merremi me poshte se: Ne, "pra socialistet) nuk duam te zevendesojme armiqesite e vjetra me armiqesi te reja.

    Analize

    Analiza e qendrimit te udheheqjes me te larte socialiste ndaj problemit te nje minoriteti shqiptar ne Greqi do te na ndihmoje te kuptojme dhe njohim me mire sa vlerat morale kombetare te udheheqjes socialiste, aq edhe konceptin e saj per integrimin e Shqiperise. Ashtu sic do te na ndihmoje te kuptojme se transferimi i sovranitetit ne Bashkimin Europian nuk eshte i barabarte me transferimin e Sovranitetit ne Greqi sic po ben udheheqja me e larte socialiste apo aq me keq ne Janine ?!!

    Akti i pare i Analizes:

    Sekretari i Pergjithshem Ruci kur kerkoi shtyrjen e miratimit te rezolutes, midis te tjerash u shpreh se: Ne "pra socialistet qe mendojne si Ruci nuk mund te lejojme qe armiqesite e vjetra te zevendesohen me armiqesi te reja). Domethene: Ruci dhe shoket e tij te udheheqjes se larte te PSSH-se jane dakord se ka nje armiqesi te vjeter qe eshte gjenocidi i monarkofashisteve greke te Napolon Zerves ndaj minoritetit cam ne Greqi. Por Ruci dashur apo padashur la te kuptohej se kjo armiqesi e vjeter e shkaktuar nga monarkofashizmi grek nuk mund te zevendesohet me nje armiqesi te re. Parimisht ka te drejte Udheheqja e Larte e PSSH-se. Ne Bruksel nuk mund te shkosh me armiqesi te reja. Por konkretisht; kush eshte kjo armiqesi e re sipas udheheqjes se larte te PSSH-se? As me shume dhe as me pak, por vete Rezolutame pese pika per sensibilizimin e problemit cam. Thua se kishin te benim me ndonje Enciklike te Papes ndaj ndonje herezie qe na paskesh bere Zerva dhe i kishim rene ne qafe!!? Por cila eshte e verteta? E verteta eshte se diskutimi i problemit cam dhe miratimi i nje Rezolute me pese pika nuk eshte zevendesimi i armiqesive te vjetra me te reja si u perpoq ta argumentoje Kryetari i Grupit parlamentar Socialist. Deklarata e Rucit eshte nje fyerje qe i behet jo vetem cameve, por gjithe popullit shqiptar. Ajo eshte nje provokacion i rende qe i behet njeres prej vlerave me te medha morale te popullit shqiptar, antifashizmit gjate luftes se dyte boterore. Te barazosh masakrat dhe gjenocidin e Napolon Zerves mbi popullsine e pafajshme came me pese pikat e nje Rezolute do te thote e pakta te jesh i papergjegjshem ndaj vendit dhe popullit tend.

    Akti i dyte i Analizes

    Procesi i votimit te rezolutes ka sa nota tragjike, aq edhe groteske. Perse? Kryeministri nuk ndodhej ne Shqiperi. Ai vetem e nxiti hapjen e problemit cam ne nje prag vizite per perfitim politik personal dhe vendosi ta mbylle ate gjate vizites per ti thene ultranacionalizmit grek dhe hijeve te tij se sa i forte jam une. Dhe duhet pershendetur se beri si deshi. Ruci dhe deputetet socialiste ju binden. Skleroza dhe kalcifikimi politik ka kohe qe po e shkaterron lidershipin e PSSH-se. Ndersa tre ish-kryeministrat e tjere te PSSH-se nuk folen. Le te urojme qe te flasin me vone. Perfundimisht Rezoluta nuk u miratua. Dhe perfundimisht policia per here te dyte pas 28 Majit 1996 nderhyri duke gjakosur protestuesit shqiptare qe kerkonin nje Rezolute.

    Akti i trete i Analizes

    Perhapet ne media se do rishqyrtohet perseri Rezoluta. Por perseri Sekretari i Pergjithshem i PSSH-se, Ruci deklaron se nuk ka per tu kthyer me ceshtja came ne Parlament. Perseri sipas Rucit: Per socialistet kjo ceshtje eshte e mbyllur. Ka dy momente: Momenti i pare eshte se shumekush duke perfshire edhe autorin e kesaj analize heren e pare e justifikoi Rucin. Por erdhi momenti i dyte kur Ruci pa i thene kush deklaron se kjo ceshtje eshte e mbyllur. I takon Rucit ta sqaroje momentin e dyte ashtu si duhet te sqaroje se per cilet socialiste e kishte fjalen!! Megjithate le te kthehemi tek thelbi: Ku e kemi degjuar valle kete deklarim qe nuk e shpiku por na e rikujtoi Gramozi? Ne forme te moderuar ate e kemi degjuar ne deklaratat e politikaneve te se majtes dhe te se djathtes greke. Ndersa ne forme brutale e kemi degjuar dhe vazhdojme ta degjojme nga ultranacionalizmi grek qysh prej vitit 1945 e deri ne 2004. Edhe monarkofashistet greke te Napolon Zerves, pasi bene masakrat dhe gjenocidin ne vitet 44-45 nxituan te thoshnin se ceshtja came nuk ekziston. Por Partia Socialiste nuk eshte filial i monarkofashisteve greke dhe ora e saj politike nuk ka mbetur ne vitin 1944. Kete ka nevoje ta kuptoje me mire udheheqja e larte e PSSH-se.

    Akti i katert i Analizes

    Problemi cam eshte nje problem qe ekziston dhe qe kerkon zgjidhje. Ai nuk mund te zgjidhej ne epoken e Luftes se Ftohte. Por ajo i ka te gjitha mundesite te zgjidhet ne Epoken e sotme te proceseve demokratike dhe integruese. Sa kohe qe popullsia came ne Greqi ne Europen e civilizuar trajtohet si minoritet ne rinjohje, detyra e politikes shqiptare eshte te jape kontributin sa historik aq edhe politik per tju rikthyer ketij minoriteti te gjitha t- drejtat. Ajo eshte nje ceshtje e veshtire, por jo e pazgjidhshme. Ajo eshte nje problem kompleks, por nuk eshte pa rrugedalje. Rruget i mbyllin vetem ata politikane shqiptare qe kane marre ndonje cope apo presin ta marrin ate nga pasuria morale, politike apo financiare e popullsise came ne Greqi. Rruget i mbyllin vetem ata politikane qe servilizmin dhe peruljen ndaj hijeve te se kaluares ultranacionaliste perpiqen ta kompensojne ose ne kurriz te popullsise came ose ne kurriz te integrimit te cilin e propagandojne si te tille, por e realizojne si dezintegrim.

    Iso per te gjitha aktet

    Alibia e emigranteve nuk qendron, eshte nje alibi e peshtire. Tre muaj para Lojerave Olimpike, ishte momenti me i mire per te paraqitur nje Rezolute, pa asnje pasoje per emigrantet ne Greqi dhe pa asnje pasoje per politiken dhe pozicionin politik te Shqiperise. Transferimi i Sovranitetit ne Bruksel ne kuadrin e integrimeve Europiane nuk eshte i barabarte me transferimin e Sovranitetit ne Greqi apo me keq ne Janine. I pari eshte Integrim europian, i dyti eshte asimilim kombetar. I pari synon integrimin e nje populli, i dyti integrimin e disa banoreve qe synojne te jene vetem statistika ne Bashkimin Europian dhe jo vlera.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #48
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar mė parė nga mc-igli
    spektakel i vertete ose jo ..kjo eshte e verteta .. greqia thote "ne kemi nevoje kaq" te tjeret i kap fshesa ...........
    s'eshte nevoja per fshesa, thjesht zbatohen ligjet e tregut : sa shqiptare punojne ne ndertim, vecanarisht ne athine? cka ngelur tjeter per te ndertuar ne athine pervec tramit,metrose ( tani qe do mbarojne lojrat, pa pression, me shpejt do veme per pushime ne hene sesa te mbaroje metroja e athines) ose ndonje vrime tjeter ne uje? nga do gjejne lek ata njerez qe me pare punesoheshin atje? me cfare do hane buke etc ?? vaya con dios. it's bussiness as usual.
    peace.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  9. #49
    Microfone Snipers Maska e mc-igli
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    larisa (greece)
    Postime
    65
    Citim Postuar mė parė nga Clauss
    s'eshte nevoja per fshesa, thjesht zbatohen ligjet e tregut : sa shqiptare punojne ne ndertim, vecanarisht ne athine? cka ngelur tjeter per te ndertuar ne athine pervec tramit,metrose ( tani qe do mbarojne lojrat, pa pression, me shpejt do veme per pushime ne hene sesa te mbaroje metroja e athines) ose ndonje vrime tjeter ne uje? nga do gjejne lek ata njerez qe me pare punesoheshin atje? me cfare do hane buke etc ?? vaya con dios. it's bussiness as usual.
    peace.

    FSHESA me kuptim qe do na zbojne
    ashtu eshte ..po se kupton njeri akoma :P

  10. #50
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Shtune, 17 Prill 2004


    ZGJIDHNI CESHTJEN CAME

    Tedi Blushi

    Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, rikthen edhe njehere ne qender te vemendjes "Ceshtjen Came". Ne kuader te angazhimit te tij personal por dhe institucional, per te futur drejt rruges se zgjidhjes kete problem, dje kreu i shtetit kerkoi nga klasa politike, nje vullnet te perbashket por dhe nje angazhim serioz per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Presidenti Moisiu shfrytezoi pikerisht Konferencen e 9-te te Shoqates Shqiptare te Atlantikut, ku ishte i ftuar te merrte pjese, per t'i drejtuar rishtazi politikes nje mesazh publik, ku i kerkonte per interes te stabilitetit rajonal zgjidhjen e problemit cam. Duke u ndalur ne rendesine e kesaj ceshtjeje, kreu i shtetit vuri ne dukje se anashkalimi i pretendimeve te drejta, sic i cilesoi, te etnive te ndryshme ne Ballkan, ishin bere gjithmone vatra te nacionalizmit ekstrem. Ne keto rrethana ai i sugjeroi politikes shqiptare nje reflektim me serioz per te gjeneruar sipas tij stabilitetin dhe paqen rajonale. Ne referim te faktit se gadishulli ballkanik ende ka probleme te ketij lloji, sidomos ato qe jane trasheguar nga e kaluara, Moisiu kerkoi zgjidhjen e "Ceshtjes Came". "Rajoni yne trashegon probleme ende te pazgjidhura nga historia e larget dhe ajo me e afert. Ato lipset te perballohen me realizem dhe ne frymen bashkekohore europiane duke respektuar normat dhe te drejten nderkombetare. Ne trajtimin e ceshtjeve te tilla ka vend per reflektim edhe nga politika shqiptare. Ndrojtja e saj nuk flet per realizem dhe koherence", vuri ne dukje kreu i shtetit. Per kete arsye ai propozoi bashkepunimin dhe mirekuptimin me shtetin grek, fqinjin tone jugor, per te mos lene pezull asnje problem etnik pasi sipas tij gjithcka duhet zgjidhur me mirekuptimin e te dyja paleve dhe ne interes te dyanshem.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 5 prej 34 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisė Socialiste
    Nga Username nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  3. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  5. Mediu: Koalicion me deputet e perjashtuar socialiste
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •