Po sjell dy artikuj me kendveshtrime te ndryshme per rezoluten....
Pėrse rezoluta e PDIU-sė nuk duhet tė vijė nė Kuvend
KOSTA BARKA
Ka disa kohė qė nė vendin tonė janė shfaqur disa re nacionaliste. Menjėherė pas tyre, nė horizontin politik u shfaq njė rezolutė, e cila po trazon jo thjesht ndėrgjegjen tonė politike, por vetėdijen dhe emocionet e qytetarėve shqiptarė.
Hartimi dhe prezantimi nė mjediset politike i kėsaj rezolute, e cila pėr fat tė mirė nuk ka gjetur akoma shtegun pėr nė Kuvendin e Shqipėrisė, shkon ndesh me strategjinė kombėtare tė vendit, si edhe me vizionin kombėtar pėr t’u bėrė pjesė e familjes sė kombeve dhe qytetarėve europianė.
Shqipėria, mjediset politike, institucionale, diplomatike dhe qytetare, po gjenden para njė retorike nacionaliste, nė mėnyrė jo krejt tė papritur. Kjo retorikė, rrėnjėt dhe motivet e sė cilės nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatohen, nuk cenon vetėm objektivin tė cilit i drejtohet, por parimin e Europės sė Bashkuar pėr fqinjėsi tė mirė. Me kėtė retorikė, mė vjen shumė keq qė e them publikisht, nuk mund tė shkojmė nė Europė. Dhe nė vend qė ta lehtėsonim pozitėn tonė para institucioneve europiane, e rėndojmė atė mė keq, duke hapur plagė tė vjetra, tė cilat mė mirė do tė ishte t’ia linim kohės dhe historisė. Nė Europė nuk shkohet me kujtesėn dhe fiksimet e sė kaluarės, me shenja tė rrezikshme etnocentriste, por me aspiratat e sė ardhmes.
Fakti qė disa dhjetėra apo edhe qindra qytetarė shqiptarė kanė probleme individuale pronėsore me Greqinė, nuk do tė thotė se problemet e tyre individuale tė shndėrrohen nė njė ēėshtje politike e shtetėrore. Ky episod, i krijuar prej grindavecėsh nacionalistė, apo tė kauzave tė tjera jashtė kohe, mund tė cenojė marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė, si edhe marrėdhėniet e vendit tonė me institucionet dhe organizatat ndėrkombėtare. Nė vend qė tė bėhemi europianė tė emancipuar dhe t’i zgjidhim ēėshtjet civile e pronėsore me mekanizmat ligjore, nė bazė tė standardeve europiane, bėjmė tė kundėrtėn: i tregojmė Europės se ne, pėr ēdo ēėshtje e problem qė kemi, do tė kėrkojmė patjetėr implikime tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore, grindje, insinuata, sulme mediatike e mbrojtje diplomatike, tėrheqje pas sulmeve tė panevojshme, tė cilat si zakonisht, nė kėtė fshat tė botės pėrfundojnė me ndėrhyrje tė ndėrkombėtarėve. A nuk mund tė jemi mė tė qetė ne, popujt e Ballkanit, dhe a nuk mund tė kontribuojmė mė shumė pėr kėtė qetėsim ne, shqiptarėt?
Retė e sotme nacionaliste nė qiellin shqiptar, fatmirėsisht ende jo nė Kuvend, nuk prodhohen vetėm nga pasionet e vjetra, por edhe nga motivet e reja elektorale. Ishin kėto motive qė i detyruan punonjėsit e disa institucioneve shtetėrore tė protestojnė, duke i grumbulluar me lista detyruese, nė mėnyrė tė ēuditshme dhe tė panevojshme, para ambasadės sė njė vendi fqinj. Kėtė unė nuk mund ta quaj as patriotizėm, as nacionalizėm. Kėto veprime e kanė emrin patrio-nalizėm pėr bukėn e gojės. Le tė mos i pėrdorim nėpunėsit korrektė shtetėrorė as pėr tė vėnė nė grindje popujt, as pėr tė grumbulluar vota. Le tė marrim secili votat qė meritojmė, pa u fshehur pas praktikave tė vjetra ballkanase dhe provinciale. Nė njė rajon normal, njė situatė e tillė mund tė kishte prodhuar incidente diplomatike dhe shtetėrore. Si mundet qė nėpunėsit publikė tė njė vendi tė grumbullohen pėr tė pėrfolur e akuzuar qeverinė e njė vendi mik? Kėsaj pyetjeje duhet t’i japin pėrgjigje organizatorėt.
Ndėrsa me pretendime tė tilla pėr gjasme gjenocid etj. ekspozon keqseriozitetin e Parlamentit dhe politikėn e jashtme tė vendit tonė, pėr arsye se nuk plotėsojnė asnjė kriter e standard pėr tė qenė tė tilla. Ne i kemi parasysh raportet e krijuara midis Turqisė dhe Armenisė. Kjo e fundit, vėshtirėsohet tė fitojė njohjen si gjenocid zhdukjen e milionave armenėve, pėr shkak tė kombėsisė e besimit tė tyre.
Shtytėsit dhe frymėzuesit e kėtyre pasioneve dhe veprimeve, jam i bindur qė nuk janė tė kthjellėt pėr pasojat e tyre. A e mendojnė se shteti ynė do tė vihet nė pozitė tė vėshtirė nėse edhe pala greke, e detyruar nga kėsi logjikash, do tė na pėrgjigjet me tė njėjtėn monedhė? Nėse vendos tė nxjerrė nga arkivat e veta, deri tani tė mbyllura e tė lėna sė kaluarės sė kapėrcyer, fakte e ngjarje komprometuese faji, e ndoshta edhe krimi, pėr njerėz e grupe njerėzish, tė cilėt me kėtė rezolutė ne duam t’i shndėrrojmė nė martirė.
Komuniteti grek nė Shqipėri, pėr asnjė moment nuk ėshtė kthyer nė pengesė pėr vendin. Pėrkundrazi, grekėt e Shqipėrisė janė njė kontribuues vlerash nė rrugėn e Shqipėrisė drejt familjes europiane, ku do tė ndihemi e jetojmė mė mirė tė gjithė, shqiptarė e grekė, pa rezoluta tė panevojshme, pa re nė qiellin e kaltėr tė miqėsisė midis popujve, pa gjyle nėpėr kėmbė. Duke vėshtruar jo prapa, por vetėm pėrpara.
*Deputet i PD
Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/1...#ixzz2F9m1NXsf
Krijoni Kontakt