Timothy Charles Buckley (1947-1975)
Tim Buckley ėshtė njėri ndėr muzikantėt e veēantė amerikanė, njė ndėr tekstshkruesit e rrallė, ndėrsa muzika e tij zakonisht definohet mes rokut e folkut. Vdiq nė moshėn njėzetetetėvjeēare, i droguar. Ishte babai i kantautorit tė njohur Jeff Buckley.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
Tim BUCKLEY
DIKUR ISHA
Dikur isha ushtar
Dhe luftoja nė rėra tė huaja pėr ty
Dikur isha gjuetar
Dhe sillja mish tė freskėt pėr ty
Dikur isha dashnor
Dhe tė kėrkoja pas syve tu
E sė shpejti do tė jetė njė tjetėr
Qė do tė thotė se unė isha sall rrenė
Dhe ndonjėherė pyes veten
vetėm pėr pak
athua do tmė kujtosh
Dhe sado qė i ke harruar
Gjitha ėndrrat tona tė hamamta
E gjej veten duke kėrkuar
Nėpėr hirin e gėrmadhave
Pėr ditėt kur buzėqeshnim
Dhe orėt qė i tretėm ēmendurisht
Me magjinė e syve tanė
Dhe me heshtjen e fjalėve tona
Dhe ndonjėherė pyes veten
vetėm pėr pak
athua do tmė kujtosh
UNĖ KURRĖ SKĖRKOVA TĖ JEM BJESHKA JOTE
O kurrė skėrkova tė jem bjeshka jote
Kurrė skam kėrkuar tė fluturoj
A tė kujtohet kur erdhe te unė
Dhe mė tregoje pėr rrenat e tia
Ti nuk kuptoje dashuria ime
Ti nuk e di pėrse pėrpiqem
E atė ditė binte shi
Dhe mallkuar qoftė arsyeja pse
Peshk fluturues lundron pėr shkak tė kohės
Dhe mė flet mbi fėmijėn tim
I mbėshtjellur nė pėrralla tė hidhura e mallėngjim
Ai lutet sall pėr njė buzėqeshje
O ai kurrė ska kėrkuar tė jetė bjeshkė e saj
Ai kurrė skėrkoi tė fluturonte
Dhe nėpėr syrin e tij vjen dashuria e tij
Qė i thotė asaj tė mos qaj
Ajo thotė "Babai yt horr fluturon
Me njė valltare tė quajtur mbretėreshė
E ajo me letrat e saj tė vjedhura luan
Dhe qeshė, por kurrė sfiton"
fėmija ėndėrron tė jetė nė duart e tij
falė shiut
Ama sall gjinjtė e saj shterpė ai i ndien
Ngase qumėshti kurrė sdo tė rrjedhė
Derisa po vdes spo mė kujtohet
Shiun ku e pashė:
A mund tė jetė gazi i saj
Shkak qė rashė?
Valltare magjepsėse a do tė pushoh,
Pusho e bisedo me mua?
Mos ėshtė ndokush tjetėr qė e ndien
Nė ėndrrat tua? ti do, ti sheh:
Nė vėshtrimet e mesnatės
Tė kam gjetur larg meje:
Po qe se mė udhėheq
Tė lutem lermė pėrdhe
O peshk fluturues
Tė lutem valėvitu te dera ime:
Rrenat e mia vėrtet mund ti gėlltisėsh
Po qe se nga sytė e mi mund tė lexosh:
Secila ka titull
"Po pėrmbytem drejt teje":
Smund ti notoj ujėrat tua
E ti smund ti ecėsh tokat e mia:
Mbi mėkatet e mia po lundroj
Po ngjitem mbi gjitha druajtjet
E tash sė shpejti do tė fluturoj
O kurrė stu kam lutur tė jem bjeshkė jotja
Kurrė skam kėrkuar tė fluturoj
A tė kujtohet kur erdhe te unė
Dhe mė tregoje pėr rrenat e tia
Ti nuk kuptoje dashuria ime
Ti nuk e di pėrse pėrpiqem
E atė ditė binte shi
Dhe mallkuar qoftė arsyeja
Dhe kjo ėshtė arsyeja
Dashnore e lezetshme, a do tė kthehesh
E tė mė duash sall njė ēast?
Tė lutem merrmė pėr dore
Lėri tė gjitha druajtjet pas
Tepėr gjatė kam qenė larg
E tash jam kthyer nė shtėpi
Tė lutem mos mė braktis
Prapė kėsisoj
Tė lutem eja nė shtėpi
Tė lutem
FANTAZMAGORIA MĖ DYSH
Nėse violinisti ta ka luajtur njė kėngė, loēka ime
E po qe se ta kam dhėnė njė rrotė
A do tė sillesh pėr zemrėn time dhe vetminė
A do tė sillesh pėr dashurinė time
Po qe se heq dorė nga krenaria ime pėr ty
Dhe tė tė dashuroj sall pėr sot
A do tmi fshihje druajtjet e mia e kurrė tmos mė thuash
"Nesėr mė duhet tė ik"
Anembanė po bie shie loēka ime
Anembanė mbizotėron frika
Nė ma thuash ndonjė rrenė do tė qaj pėr ty
Folmė mbi mėkatin e unė do tė qesh
Po tma tregoje gjithė dhembjen qė ke pasur
Kurrė mė sdo tė buzėqesh
Anembanė po bie shie loēka ime
Anembanė mbizotėron frika
Qartazi po e shoh se pjesėt tona kanė ndryshuar
Dunat tona po shemben
A mė duhet tė tė lus edhe pėr njė ditė
Pėr ta gjetur dashurinė tonė tė vetmuar
Anembanė po bie shie loēka ime
Anembanė mbizotėron frika
Pėrktheu: Fadil BAJRAJ
Krijoni Kontakt