Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 126
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Kisha duhet te ishte nje e vetme por i ligu nuk rrin kot.
    > Jini te krishtere te mire ne cfaredo kishe qofshi, dhe te jeni te sigurt qe kemi rekuperuar ndarjen e kishave duke qene te bashkuar ne Krisht.
    Amen,
    Qe te shijojme Krishtin, T'ja leme Atij organizimin e Kishes se vet(Nusen e Vertete),Te cilen Ai e njeh,dhe mos merremi me plane e objektiva.Ne si ato virgjereshat te rrime zgjuar,dhe t'i mbajme llampat me vaj gjithmone plot.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Ndarja ka qene kryekeput politike, e gjithashtu edhe per mospranimin e autoritetit te Papes nga Kisha Lindore Ortodokse. Edhe pse Zoti e njeh shume mire natyren njerezore, prapeseprape e la Kishen e Tij ne doren e njeriut, duke e lene Pjetrin ne krye te saj. Keshtu na provon se nuk deshiron te beje asgje pa ne. E ja se ku jemi te zotet te mberrijme ne. Shume njerez brenda kishes, jo vetem dje, por edhe sot, e shohin me shume interesin e vet, sesa ndertimin e Mbreterise se Hyjit ne zemrat e veta dhe te te tjereve qe duhet t'i drejtojne.

    Sa per veshjet dhe ndertimet, duhet pasur parasysh se krishterimi kudo ku eshte pranuar ka bere revolucion nga brenda dhe jo nga jashte. Pra, eshte jetuar bashke me traditat e veshjes, ndertimit, kengeve, ushqimit, etj. te nje vendi te caktuar. Keshtu edhe veshjet, ndertimet, kenget, etj. jane te ndryshme ne Lindje e Perendim, Azi, Afrike apo Amerike.

    Duke iu kthyer diskutimit mbi Mbreterine e Hyjit, Kisha Katolike neser e kremton festen e Krishtit Mbret te Gjithesise. Le t'ia perkujtojme kesaj bote materialiste se kush eshte Mbreti i Vertete, se kush eshte Ai qe mbreteron ne zemrat tona, qe na i mbush me lumturi dhe paqe sot e pergjithmone. Njesoj si martiret shqiptare ne komunizem, le ta shpallim edhe ne sot me ze te larte - Rrofte Krishti Mbret!!!

    Qofte levduar Jezu Krishti!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Per te kuptuar dallimet dogmatike dhe liturgjike midis Kishes Orthodhokse dhe Romano-Katolike, ju ftoj te lexoni artikullin ne krye te kesaj teme qe e gjeni edhe te perkthyer ne shqip. Eshte shkruar nga nje i krishtere katolik i rritur si i tille qe vone zbuloi Orthodhoksine.

    Albo

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Qe ka dallime, kjo dihet sepse perndryshe nuk do ishin dy kisha por nje

    Ceshtja eshte a jane keto dallime shkaku i vertete apo thjesht preteksti per ndarjen.

    Marrim psh Filioque. Ai filloi ne shek 6, ndersa ndarja erdhi ne shek 11. Pra i bie qe Kishat lindore per 500 vjet bashkejetuan me Romen pa problem.
    Shume shenjtore orthodhokse qe sherbyen ne Lindje ne shekujt 6-10, kane pasur marrdhenie shume te mira me Romen, mjaft te kujtojme ketu Shen Naumin dhe Klementin e Ohrit si dhe Shen Kirillin dhe Methodin e Bullgarise. Te katert keta kane jetuar ne shekujt 9-10.

    Une mendoj qe per te kuptuar arsyet se perse erdhi ndarja duhen lexuar interpretimet e te dy kraheve, atehere arsyetimi do te ishte me objektiv dhe me i paanshem.

    Jam dakord me shkruesin e artikullit me siper ne ate qe Kisha Orthodhokse ka doktrina te njejta me Kishen Katolike, por perceptime te ndryshme (me perjashtim te Filioque te cilen e sqarova me siper). Por keto perceptime jane plotesuese, mendoj une, dhe jo kundershtuese.

    Realisht ne histori njihen 2 skizma, ajo e Fotit dhe ajo e Kerularit.

    E para ne shek 9, e dyta ne shek 11.

    Ne rastin e Fotit, ai kishte probleme personale me Papa Nikolen. Papa nuk e mirepriti zgjidhjen e Fotit si Patriark i Kostandinopojes sepse partiarku ekzistues (Ignati) u shkarkua forcerisht nga perandori i Bizantit Mihali III dhe u zevendesua me Fotin. Kjo solli reagimet negative qe pasuan. Sidoqofte, kjo skizme nuk ishte aq e madhe sa t'i ndante perfundimisht Kishat.

    Ajo qe i ndau Kishat ishte Skizma e Mihal Kerularit ne vitin 1054.
    Ky patrik urdheroi mbylljen e Kishave te ritit latin ne Kostandinopoje dhe madje arriti deri aty sa te urdheronte edhe hedhjen e Kungatave qe ishin ne Kishat Latine neper rruge qe te shkeleshin me kembe, sepse sipas tij nuk ishin bere sipas rregullave (ishin bere me buke pa-maja). Por kjo ishte nje tradite e pranuar nga te dyja Kishat deri ne ate kohe dhe nuk ishte dicka e re (pra Latinet perdornin buke pa maja dhe Lindoret buke me maja) . Kjo solli reagim ne perendim dhe Papa Leo IX dergoi ne Kostandinopoje nje legate me 3 kardinale me ne krye kardinalin Humberto de Silva per te sqaruar situaten.
    Patriku nuk denjoi t'i priste fare keta per disa muaj. Nderkohe qe papa Leoni IX vdes ne Rome. Kardinali Humberto leshoi nje dokument shkisherimi ne Kishen e Shen Sofise ne 16 Korrik 1054 duke shkisheruar patrikun e Kostandinopojes dhe vartesit e vet.
    Me ane te ketij dokumenti nuk u shkisherua gjithe Kisha Orthodhokse, por vetem Mihal Kerulari. Per me teper ky dokument nuk ishte zyrtar sepse papa kishte vdekur tashme dhe papa i ri nuk ishte zgjedhur ende.
    Por Kerulari, pas kesaj, deklaroi ndarjen perfundimtare me Romen duke e fshire emrin e Papes nga diptiket. Ky veprim u imitua nga gjithe patriarkanat lindore qe dukej se nuk ishin aq te pavarura ne ate kohe nga Kostandinopoja sa te merrnin vendime objektive.

    Ngjarjet qe pasuan e vertetuan se motivet pas kesaj ngjarjeje ishin thjesht deshira per pushtet e Kerularit. Ai me pas rrezoi perandorin e Kostandinopojes (Mihalin VI) duke organizuar nje rebelim dhe e zevendesoi me nje perandor-kukull (Isaakun I Komnen) qe duhej t'i bindej verberisht ketij patriku (viti 1057). Perandori Mihali VI rrezua dhe u detyra te mbyllej ne manastir.Por edhe me perandorin e ri marredheniet u acaruan dhe Kerulari vendosi ta rrezonte edhe kete me synimin per t'u bere vete perandor, por vdiq papritur ne vitin 1059.

    Pra duket qarte se i interesuari per ndarjen ishte vetem Mihal Kerulari, edhe ky jo se donte me fort Orthodhoksine, por thjesht pushtetin e kesaj bote dhe si i tille madje nuk arriti dot te behej nje shenjtor ne Kishen Orthodhokse.

    Duke u nisur nga keto precedenca (kryesisht invaliditetin e dokumentit shkisherues qe leshoi kardinali Humberto),
    ne vitin 1965 gjate Keshillit te Dyte te Vatikanit, Papa Pali IV dhe patriku i Kostandipojes Athenagora I, e shfuqizuan kete dokument.
    Pra keto dy Kisha nuk jane me Kisha armike (nen anatheme), por thjesht Kisha te ndara (nen skizme)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 23-11-2009 mė 17:36
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Per te kuptuar dallimet dogmatike dhe liturgjike midis Kishes Orthodhokse dhe Romano-Katolike, ju ftoj te lexoni artikullin ne krye te kesaj teme qe e gjeni edhe te perkthyer ne shqip. Eshte shkruar nga nje i krishtere katolik i rritur si i tille qe vone zbuloi Orthodhoksine.

    Albo
    Per te kuptuar dallimet e dogmave dhe liturgjike midis gjithe Kishave te ndara nder parcela kudo neper bote .
    Po flas thjeshte sepse e Verteta eshte vetem Jezus Krishti.
    Eshte per te qare dhe qeshur ,A nuk ju thashe me siper Kishat luftojne me dogma per pushtet toksor...Shkollat Teologjike shpesh, nuk jane bere per te zbuluar thellsite e Zotit Tone,por per te gjetur e persosur Shigjeta argumentash per t'ja hedhur njeri tjetrit me doktrina e studime biblike.
    E sa shume shigjeta gjen ne Bibel, per t'ja vervitur njeri tjetrit!
    Ne faqe te tjera te forumit ,behen bllok Katolik, Ortodoks,e Protestant e perpiqen t'ju tregojne argumenta, Myslimaneve,e ateisteve,- Se Ne kemi nje Zot i cili dha jeten Per Ne!!!
    Sa mire kur i degjon te flasin aq bukur per Jezus Krishtin.
    Pastaj shkojn neper kishat e tyre dhe mesojne besimtaret e thjeshte , si te behen me te mire,e si ta kene frike Zotin.Por nuk harrohet t'ju kujtohet se Vetem ne kishen tuaj gjendet i Pastert Besimi .....Ndersa te tjeret aq larg jane nga Perendia sa veshtire,se do t'i afrohen parajses! Ata e marrin ashtu sic ja ofrojne, si ai ushqimi i konservuar prej shekujsh.Te ruajtur nder ato godinat e vjetra po drite qe quhet Kisha beton , ku vlen per te ruajtur vetem "Veren Vjeter".Te "thjeshtet" i degjojne plot bindje komentet e Pregatitur nga teologe plot kopetence (sigurisht qe keta, Krishtin e njohin me universitet)me tituj (besoj edhe rroga te mira), per privilegjet nuk diskutohet!
    Sic duket vetem keta kane siguri per celsin e Dijes, Misteret e Moralin e Fese, te Mires dhe te Keqes.Mjafton te jeni te forte e te afte te luftoni brenda dhe jasht -lloit,Mund t'ju jepet mundesia edhe per karjere...
    Luftoni me doktrin, me Bibel ne dore, Vellezerit tuaj te Krishtere qe ,fati i ka bere te lindin aty ku mbizoteron Ortodoksia ,Katolicizmi apo Protestantizmi, per ju eshte njelloj.Kreret Tuaj duan supermaci !....
    -Me fal thoni Ju,Po c'hyn Krishti ketu?!
    Sot po mbroni me delikatese Doktrinat,Ortodoks -kunder Katolike(si PS-kunder PD) Apo(Partizani kunder Dinamo)!! Lexova faqe te tera...Me keqardhje ju them se - Krisht nuk gjeta! as nje thermi ,as nje pike Vere te Re ! .
    Kreret Lider, ata,qe Ju perpiqeni t'i imitoni, ne ceremonte e festave ku marrin pjese me ato puthadore me gjithe religjonet, ndaj gjithe lloje politikanesh e qeveritaresh te cilet i bekojne,me servilizem (per t'ju kerkuar edhe ndonje nder)edhe pse e dine qe nuk kane te bejne fare me Krijuesin .
    Edhe pse e dine gjithashtu si dhe ju dhe une qe Mbreteria e Zotit tone nuk eshte keshtu.
    Mbreti i kesaj bote eshte Engjelli i rene, Paraja,pushteti ,ambicjet per karjera,dhe njeriun i rene.
    E pra si mund te godasim njeri tjetrin,ne argumente, me shkrime per historite, ngjarjet e ndodhura shume kohe me pare nga pasardhes qe s'kane te bejne me ne?Kur ne faqe te tjera i themi njeri tjetrit Krishti te bekofte!A nuk po akuzoni vellezerit tuaj qe po ndjekin Krishtin.(indirekt)
    A nuk eshte sitemi i turpshem formave te organizmit Fetar nder shekuj, qe nga Shtypja e butonit nga Konstandini?shkaku i vertetei doktrinave pa fund!
    Per se me tema te tilla ? pse te behemi shigjetare fetare, te krishtere shqiptare kunder krishtereve shqipetare. Nuk i beni dot dem as nje fije floku sistemeve fetare(cila do qofte) me argumentet tuaj,se jane aq te konsoliduara , me Organizim,me Pasuri(prona e para) me godina Kishash gjigande betoni e cdo gje tjeter qe ju duhet.
    Udheheqje te strukturuara mire, sa cdo shtet laik i madh do ti kishte zili. Bashkepunues shume te ngushte me Pushtetet e qeverite, shpesh behen edhe sherbyes te politikave te tyre,duke mos harruar qellimin kryesor te cojne sa me shume te thjeshtet te mbushin kishat te djelave!
    Jo nuk me duket e drejte qe te krishteret te futen neper labirinthe, mistike,ku nuk ju afrohet Zoti i Tyre ,ku nuk gjen as edhe nje fjali ku te shijosh perjetime te thella te Jezus Krishtit, te ushqehesh me Krisht, apo vargje te Kengeve te Krishtera, te dale nga dashuria per Krishtin..e te tjera gjera interesante , nga vellezer e motra qe marrin pjese ne kisha te ndryshme dhe derdhin Krisht dhe ushqejne njerin tjetrin ketu bashke ne kete forum.
    Le mos t'i veme perballe njeri tjetrit vellezerit!
    Le te shtojme Dashuri nder Ne!
    Le te veme ne dukje ato qe ndertojne dhe Bashkojne!Jashte strukturave te kishave tradicjonale .
    Vetem Krisht te Paster!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Luani33 : 23-11-2009 mė 11:11

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Skizma midis dy Kishave nuk eshte nje "aksident historik" as nje "faj peshkopesh e patrikesh", as nje "perplasje ideologjike apo per pushtet" midis Konstandinopojes e Romes. Skizma ne thelb te saj eshte e ngritur mbi nje fakt te thjeshte:

    - Te ruash e trashegosh te pacenuar besimin apostolik qe na lane Apostujt e Eterit e Kishes, apo ta cenosh kete besim per ta bere ate me te pranueshem per kohen dhe njerezit. Vete misioni i Kishes se Shenjte Orthodhoks, mision i dhene nga Vete Perendia, qe perben edhe qellimin e ekzistences se saj, eshte deshmia e Vertete dhe e Plote e Besimit qe na mesoi Krishti dhe Apostujt: jo vetem cfare besonin, por edhe si adhuronin Perendine, ana liturgjike. Nese Kisha Orthodhokse do te lejonte qe "per hir e unitetit me Kishen Katolike" te kompromentonte kete besim duke pranuar inovacionet e Perendimit, ajo do te pushonte se ekzistuari si Kishe Orthodhokse, nuk do ta meritonte me titullin Orthodhokse. Kurse kendveshtrimi i Kishes Roman-Katolike eshte i tille qe jo vetem i lejon inovacionet e prodhuara ne shekuj, por i njeh Papes se Romes edhe te drejten per te krijuar dogma te reja nga Froni i Shen Pjetrit. Sikur nje Patrik Orthodhoks te guxonte te bente te njejten gje nga Froni i Shen Ndreut, ai do te ndiqej si heretik nga te gjithe besimtaret e thjeshte orthodhokse.

    Gjeja tjeter qe ju ngaterroni jane "ndjenjat humaniste" me kungimin e shenjte me Krishtin. Dashurine e Krishtit nuk e shijon dot pa hyre ne Kishe e pa marre pjese ne dhuratat e shenjta shpirterore qe vetem Kisha i ofron: Kungimin e Shenjte. Pra uniteti yne si te krishtere orthodhokse me Krishtin e Kishen, nuk eshte nje "unitet njerezor", nje unitet i ngritur mbi nje levizje ideologjike qe kerkon te bashkoje kisha ne nje; eshte nje unitet shpirteror, kur shijojme gjakun dhe mishin e Krishtit. Kendveshtrimi i shume nga ju nuk ndryshon shume nga kendveshtrimi i shume humanisteve ne bote qe jane per "paqe boterore" e "unitet boteror", por qe kete unitet e paqe nuk e kerkojne duke besuar e perjetuar misteret e Kishes.

    Dhe skizma ne Kishen Orthodhokse nuk duhet pare vetem si dicka e keqe; po, eshte per te ardhur keq qe pati nje skizme ne Kishen e Shenjte Katolike dhe Apostolike, por kjo ishte e nevojshme, pasi vetem ne kete menyre Kisha e mban trupin e saj te paster nga herezite dhe mesimet e gabuara. Dhe po ta mendoni thelle thelle, ruajtja e pacenuar dhe e plote e besimit te vertete te krishtere, besimit orthodhoks, eshte me e rendesishme se cdo gje tjeter: me e rendesishme se uniteti i jashtem kishtar apo ideologjite e politikat e kohes. Po humbem kete besim orthodhoks, kemi humbur gjithcka, kemi humbur rrugen per tek Perendia.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-11-2009 mė 14:05

  7. #17
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Sidoqofte Albo, une do e vleresoja shume ate qe ka bere Papa Gjon Pali II, i cili kerkoi falje per gjera qe jane bere nga katoliket ne shekujt e meparshem. Ky ngelet nje shembull i mire dhe nje shprese per ta pare te ardhmen me optimizem
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Po keshtu dua te shtoj se nqs skizma nuk do te kishte ndodhur, historia e Evropes do te kishte qene totalisht ndryshe.

    Pse e mendoj kete? Sepse nqs njera pjese e trupit vuan, pjesa tjeter duhet te mundohet ta sheroje, jo ta heqe si te panevojshme.

    Le te meditojme per nje moment se si do te ishte Evropa sot nqs kjo skizme nuk do kishte ndodhur.

    Kostandinopoja do ishte akoma nje qytet i krishter, Shen Sofia do te ishte akoma nje katerdrale orthodhokse. Ballkani (duke perfshire dhe Shqiperine) do ishte nje territor 100% i krishter. Inkuizicioni dhe Kryqezatat ne Perendim nuk do kishin ndodhur. Fenomeni i nacionalizmit te semure nuk do zhvillohej ne ballkan. Protestantizmi nuk do te kishte lindur. Shekullarizmi edhe nqs do ekzistonte, nuk do kishte permasat qe ka sot. Ndoshta asnje nga lufterat boterore nuk do ishte zhvilluar.

    Keto qe thashe me siper mund te duken si nje idealizem, por po te thellohesh pak e kupton se keto fenomene qe linden ne mijevjecarin II, ne menyre direkte ose indirekte lidhen me skizmen. Dikur dy qendrat e Krishterimit - Roma dhe Kostandinopoja - perbenin nje ekuiliber dhe balancim forcash. Kur ky ekuiliber u prish, gjithe situata nderkombetare ndryshoi. Secila qender e krishtere e mbronte qendren tjeter dhe ne njefare mase "e detyronte" te rizbulonte pasurite e besimit te krishtere sa here qe kishte lekundje nga pikepamje njerezore.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Po keshtu dua te shtoj se nqs skizma nuk do te kishte ndodhur, historia e Evropes do te kishte qene totalisht ndryshe.
    Njerezit besimtare nuk pyesin "Si do te ishte historia e Evropes nese X e Y nuk do te kishin ndodhur... ?" njerezit me besim luten: "Beme o Perendi te denje te shoh Vullnetin tend ne jeten time." Qe do te thote se besimtari nuk e humbet kohen e tij me revizionimin e historise, cfare do te ishte e cfare nuk eshte, por mundohet qe te beje nje jete te denje per syte e Perendise, me shpresen se Perendia do ta shohe te denje qe t'i dhuroje dhuraten e vizionit qe vjen nga lart, te kuptuarit se pse historia e njerezimit eshte ajo qe eshte.

    Nuk duhet te harrojme, qe kur vjen fjala tek Kisha, nuk eshte vetem qoftelargu e ushtria e tij qe sulmojne Kishen, por eshte dhe Fryma e Shenjte e Perendise qe e mbron dhe vepron brenda Kishes, ne shpirtrat tane, e rrjedhimisht edhe ne historine e njerezimit. Premtimi i Krishtit per ne eshte qe askush nuk do te guxoje te preki Kishen e Shenjte Katolike dhe Apostolike dhe besimin e shenjte orthodhoks qe kjo Kishe ruan e ua transmeton brezave.

    Nuk duhet te udhehiqemi nga vullneti yne i ngushte njerezor, duhet te lutemi qe Perendia te na beje te denje te shohim planet e Veta per jetet tona.

    Albo

  10. #20
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Dallimet e Orthodhoksisė me Katolicizmin


    Ju pėrbej, o vėllezėr, pashė Emrin e Zotit tonė Jezu Krishtit: jini tė gjithė njė mendimi e tė mos ketė pėrēarje ndėr ju, por tė jeni nė pėrkim tė plotė me ndjenja e nė mendime. Sepse, o vėllezėr, njerėzit e Klojes mė lajmėruan se mes jush ka grindje.

    Ja, ku e kam fjalėn: secili prej jush thotė:

    “Unė jam i Palit!”

    “Unė i Apolit!”

    “Unė i Kefės!”

    “Unė jam i Krishtit!”

    Vallė, a qenka Krishti i ndarė? A mos u kryqėzua Pali pėr ju? Apo u pagėzuat nė emėr tė Palit? (1 e Kor 1; 10-11)


    Dhe, njėmend, derisa nė mes jush tė ketė smirė e grindje, a thua nuk jeni tokėsorė, a thua nuk silleni nė mėnyrėn e njeriut thjesht lėndor? Sepse, kur ndonjėri thotė: “Unė jam i Palit” e njė tjetėr: “Unė jam i Apolit”, a nuk jeni vetėm njerėz thjesht natyrorė?

    Po ēka ėshtė Apoli? Ēka ėshtė Pali? Shėrbėtorė, me anė tė tė cilėve ju e pranuat fenė. Secili veproi sipas dhuratave qė Hyji i dha: Unė mbolla, Apoli lagu, por Hyji bėri qė tė rritet. Kėshtu: nuk ėshtė gjė as ai qė mbjell e as ai qė lag, por Hyji qė bėn tė rritet. Ai qė mbjell e ai qė lag janė tė barabartė. Secili sipas mundit qė tė ketė bėrė, do ta marrė shpėrblimin. Sepse ne punojmė sė bashku nė punėn e Hyjit; e ju jeni ara e Hyjit e ndėrtesa e Hyjit. (1 e Kor 3; 3-9)


    respekte
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar toni77_toni pėr postimin:

    mesia4ever (02-09-2014)

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
    Nga imaas nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-05-2013, 15:53
  2. Te suksesshmit dhe deshtaket si dallohen
    Nga Letersia 76 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 08-11-2009, 10:05
  3. Dallimet mes Evropės dhe Amerikės
    Nga Andrra e Jetes nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 03:27
  4. Cilat jane dallimet midis rinise se Kosoves dhe Shqiperise?
    Nga Arjeta nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 27-01-2003, 00:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •