Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Vaj-Kuja Shqiptare

    Me poshte po jap nje vaj te nje nene para bijes se vet 20-vjeçare, te vrare nga dora e nje prej pretendeteve te saj per t'u lidhur ne martese.
    Vrasja e grave tek shqiptaret eshte dicka jo shume e perhapur. Grate ne malsite shqiptare nuk vriteshin, dhe pikerisht ky zakon jo normal per ne, preket dhe ne vajin qe nena i ben bijes se saj ne vargjet poshte: Burri nusen a â’ ndie kund,/m’e e vrá dekun me nji plumb!/Me hupë erz, me hupë burrní,/
    si zakon nuk â’ n’Shqipní?


    Gjithnje kur i kam lexuar gjithnje vajet-kujat shqiptare nder libra te ndryshme, me ka habitur perhere forca e vragut te tyre, me ka habitur se si megjithese ne zi, grate shqiptare kane nxjerre nga goja poema te verteta, rima tek to eshte e mrekullueshme. Megjithese ne zi, nenat shqiptare, perveçse qajne bijen/birin e humbur shtrire para syve te tyre, gjejne force e pershkruajne nje histori te ngjarjes, nje histori te krahines apo zones ku ndodhi zija e ku u vra personi, si kane shkuar e si do te jete e ardhmja e vendit....
    Ne to, jepet dhe nje pershkrim i zakoneve, tradites, dokeve dhe fese shqiptare....

    Thjesht, jane momente plot emocione te forta.


    -----------------------------------------------------------------------------------
    Pak sqarim mbi ngjarjen per te kuptuar me mire vajin

    Ne Grude dora e nje djali shtiu mbi femren qe nuk e morio dot per nuse, per t'u vene nderi i vet (djalit) ne vend e mos ta qeshte njeri ne katund....
    Perpjekjet e Pater Anton Harapit per te bindur djalin mos te martohej me vashen, dhe bindur kuvendin e pleqve se kjo pune do zgjidhur me qetesi e paqe mes dy familjeve (djalit & vajzes) shkuan dem fale plumbit qe i mori jeten 20-vjeçares nga Gruda....
    Tanime, dy familjet ishin ne gjak me njera-tjetren. Megjithese vajzes per momentin s'kishte kush t'i merrte gjak (xhaxhai [axha] i vet ishte burre plak) djali mori malet dhe vellezrit e tij mbeten per shume kohe te ngujuar ne kullen e tyre.


    ******


    Vaji i nënës për bijën e vrame


    Ku â kenë mirë me ndjellun zí, Hêj... hêj...
    Mori loke, mori bí?
    Qyqja e mjera un n’ket’shpí,
    a t’kjajë vedin e t’kjajë tý,
    t’kjajë malsín për rreth e çark?
    Oj zemra eme, bí! Hêj... Hêj...
    Po thërras malin e t’gjimojë,
    Lugu i Cemit n’gjamë t’ushtoje,
    Zana e Sukës, t’madhe t’vajtojë,
    e Deçiqi – i kjosha true!
    T’dahet katrash, t’kjajë me mue,
    n’fund e n’maje le t’lekundet,
    t’kajë mbi tý-o sa ku t’mundet.
    Oj e mjera nanë për tý! Hêj... Hêj...
    Helm u bâftë po uji Cemit,
    i raftë pika të tanët vendit,
    kurr mos pá’t as dritë as diell,
    gjithherë ndejtë tuj njehun fíll;
    edhe dita i kjoftë e zezë,
    zjarm në votër mos i u ndezët,
    n’mal e n’vrrí e kudo kjoftë,
    po s’u gjet kush kryet t’m’a’ shëndoshë,
    t’m’ largojë gurë e t’m’ largojë dhé,
    le t’hij n’vorr me çikë të ré:
    atê dekun e mue gjáll,
    t’dyja n’vorr t’na mblojë nji záll.
    Loçka eme, bij-oo! Hêj... Hêj...
    Shka t’a bâj un t’gjallët pa tý,
    si mund t’shoh-o un pa sy,
    si rrij n’shpí un pa t’ndie za’n,
    si del jashtë kercuna nanë?
    Kukú vetëm pa kurrkend,
    veç ma kjá si qyqja n’gem!
    S’kam pse pres as Kshndellë as Pashkë,
    s’ka pse m’thotë kush due me t’dashtë,
    zemërplasta nanë për tý,
    të tanë jeta m’â lidhë ny’.
    Oj lulja e ballit tem-oo. Hêj...Hêj...
    Drita e diellit futë e zezë,
    rrezja e qiellit gur le t’qesë,
    toka qitët bolla e gjarpij,
    era fryftë zjarrm edhe thni,
    bora n’bjeshkë e zezë u ngriftë,
    lulja n’fushë e thát-o biftë,
    asajë kurr mos i ardhët era,
    m’sa për loke del pranvera!! Hêj... Hêj...
    Kshu, moj njome, po t’kján nana,
    e po don t’i njehë të tana:
    po t’përcjellë sot nuse s’parit
    me dý plumbe n’gjoks të pahit,
    po t’i mbyllë t’dy syt e ballit,
    po t’a vên duvakun krahit,
    po t’a vên unazën n’gisht,
    po t’i njet dy vâthët në veshë,
    petkat t’reja po t’injeshë;
    ta tanë pajën tek e ké,
    Oj e mjera un për tý! Hêj... Hêj...
    Po kush t’qet e t’a njet dorën?
    A thue burri, qi t’vrau Orën?
    Ku i ké krushqt, ku âsht vëllaznija?
    T’kanë prij para atje te hija;
    Ké me i gjetë te gryka e vorrit,
    si t’m’a lâshë der’n e oborrit.
    Tanë janë dekë e fikë e shkue;
    ‘mjera ti sot me gjith mue,
    oj bija eme, lokj-ooo. Hêj... Hêj...
    Edhe ‘i punë, o bí, harrova;
    Për nji punë Zotin s’ta lëshova;
    Shka m’i bâne ti bajrakut,
    shka m’i bâne tanë Malsís?...
    Burri nusen a â’ ndie kund,
    m’e e vrá dekun me nji plumb!
    Me hupë erz, me hupë burrní,
    si zakon nuk â’ n’Shqipní?
    Me u thanë sot ndër tanë bajrakë:
    Ç’priti e ç’bâni Gruda e ngratë?
    E s’kje kush me hij ndërmjet,
    soko! Djalit nuk u gjet,
    me t’marrë n’besë me t’marrë me ndore:
    i madh e i vogël mbet në kore?
    Oj zemër! Oj bí! Hêj... Hêj...
    A t’kjajë t’gjallët, a t’kjajë tý dekun,
    qyqja un e mbetun vetun?
    T’a kjajë vedin me lot gjakut,
    t’i bâj gjamën mbarë bajrakut,
    t’i thërras t’dekunt me m’ndihmue,
    për me njehë eme mjerue,
    t’u kallzoj si mbetën shkret,
    n’vendin tanë si t’i’m n’gërbet.
    Kemi mbetë si vend pa zot,
    kemi vojtë si prralla mot:
    nji krjal hin e tjetri del,
    ai na rrah, tjetri na shkel;
    toka e fortë e qiella enaltë,
    kemi mbetë si kali n’baltë.
    Njeh por t’ramet, struku mbrendë,
    s’kemi burra me u përmendë.
    Hiq kanû e mos vên ligjë,
    kemimbetë si vathë pa grigjë.
    T’gjith sa jemi dekë për s’gjallit,
    me u mbajtë mend-o djalë mbas djalit;
    besa e burr’et, ndera e grues,
    lânë mbas doret pa nemuz.
    Kemi mbetë – mo’ Zo’ mâ keq!
    Porsi t’ki’m përbrî ndo’i dreq,
    qi pret ditën me na marrë,
    pa lanë farë, as rod Shqiptarit,
    tue na hupë gjuhën e t’parit.
    Jemi bâ me na kjá shkina;
    Mbaruen krenë, e mbaruen kuptina,
    Qyqja nanë, qyqja Shqipní,
    Hot e Grudë të Malit t’Zí:
    Bija eme nën dhé t’zí!!! Hêj... Hêj...
    Me tý lokja dhe ‘i fjalë ka,
    se për s’shpejtit don me u dá,
    me u dá tejet për gjithmonë,
    dersá t’shifemi n’Tenzonë.
    Kur të shkojsh n’at’ jetën tjetër,
    ke me ndeshë ndër burra t’vjetër,
    babë e vëllazën e kushri:
    m’i merr ngryk-o nji ka nji;
    m’u kallzo si shkojmë na jetën:
    shëndosh e mirë – me dishrue dekën,
    diftou burravet t’Malsís,
    si vojt hallit i Shqipnín:
    Mbaroi Gruda me gjith Hot,
    paçim rá ndore Tenzot!
    Qyqja un, pa t’keqe tande,
    me mbetë vetëm, pa tý sande.
    t’kam pasë shêj, t’kam pasë nishan,
    un e mjera morì nanë!
    T’deshtën miq e t’deshtën t’huej,
    nu’ m’je kenë e keqja e kuj;
    kush t’ka njoftë veç ka dijtë,
    si t’kam mësue e si t’kam rritë:
    me lot lokja t’ka shujtue,
    me dashtní nana t’ka mbulue,
    bír e bí ti kjé për mue.
    T’rrita shtatin me thoj t’duerve,
    t’mbatha kambën me lëkurë ftuje,
    t’lmova kryet si djalë dishirit,
    erdhe e u rrite si mâ s’mirit:
    nderë e urtí – si pa’m për piri –
    me i lanë babës, ma i lanë vëllaznís,
    qi t’lanë mbrapa për nderë t’shpís.
    Ti m’u rrite si mollë n’gem,
    e m’u bane si t’ paçë n’mend:
    bukurija e dheut me u pá,
    n’çika tjera n’shêj me u dá.
    Ti m’u a dole n’fjalë e nderë,
    ti m’u kjé lule n’pranverë;
    për tý s’pat kush fjalë as halë,
    ti m’kjé zojë për tanë mahallë.
    Nuk don nana me t’miklue:
    Je për dhé, nuk je për mue.
    Nuk flet nana sot për tý,
    flet gjithkush t’pat pá sý;
    t’dishron vendi – e Këlmendi,
    por nanë-lokja s’t’ka te shpija:
    Shpírt e korp t’i pasët Lumnija,
    T’përcjellë lokja dér tu gropa,
    - zemra e nanës bâ copa copa, –
    t’shtron do bár e t’vên do gur
    mos me t’pá un mâ tý kurr.
    T’bekon frati t’mbramen herë,
    t’porositë Shêjt’n’e n’eltér,
    t’thitë uratë edhe t’bân kryq,
    shokët të barin tý në vigj.
    Mandej Zoti t’pastë në dorë
    Edhe Shêjtënt me kunorë,
    të përcjellshin tý n’at’ jetë,
    ku lumnín ti ké m’e gjetë.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    sot...

    s'po me dalin pergezimet per temat e hapura.Ullmari, ti Eni, shigjeta...nje bravo te madhe per te gjithe. sa kenge - vajin qe ke sjelle eshte madheshtore.
    Eni kam nje pyetje: di ndonje gje per kronologjine e saj?
    buna... shume e kenaqur

  3. #3
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    mund te sjellesh dhe te tjera. pata hapur kohe me pare nje teme pikerisht mbi vajtimet shqiptare pasi jam e mrekulluar pas tyre. mund te na sjellesh te tjera.
    flmd
    kata
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #4
    Vajet kane vertet nje fuqi te madhe emocionuese, sepse ato percjellin dhimbjen e humbjes se nje njeriu te dashur. Intensiteti i ndjenjes i percjell ne vargje, iu jep atyre nje force tronditese.
    Eni shume e bukur pjesa qe ke sjell.

    Muriqan - Shkoder

    Flytyron nje zot-o i zi,
    Ra mi vorr te djalit te ri;
    "Mirse t'gjej, o djal i ri!
    A t'ka xan-o dheu i zi?"
    "Me ka xan e s'po m'leshon;
    Po m'vjen keq per qyqen nane,
    Q'e kam lane cung ne lame
    ......................................
    Po m'vjen keq pe qyqen moter
    Q'e kam lane cung ne voter"

    Shkoder

    Cou, Rexhe, se ka dale drita!
    Vesh jelekun me shirita
    Cou, Rexh-o, cou, bir-o
    Cou, delia i nanes-o
    Cou, Rexhe, e dil te trina
    Se po vine t'zezat kushrina
    Cou Rexhe, e dil te vija
    Se po t'vijne t'zezat bija
    Cou Rexhe e del te boka
    Se po vijne te zezat motra
    Cou Rexhe e qit nji pushke
    Se po vjen e zeza krushke
    Cou Rexhe e qitna kafe
    "Jam i lig e s'mund te baj llafe"
    Cou Rexhe e qit raki-e
    "Jam i lig e s'mund ta pie"
    Nusezeza nen duvak
    Rexha i deke un ne cardhak
    Nusezeza duel ne shkalle
    Rexhen e mbyti kali i bardhe
    More gjok te rafte jela
    qe m'a mbyte djalin shqelma!
    Cou Rexhe e dil te thana
    Dasem e mort t'i bani nana

    *Cou Rexh-o, cou bir-o
    Cou delia i nanes-o --- keto vargje perseriten ne cdo dy vargje te pjeses me lart
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pershendetje buna, katana & shigjeta.

    Vaji qe kam sjelle, mund te them se i perket vitit 1918. Por tamam muaj e dite nuk di ç'ju them.
    E kam shkeputur nga libri i Pater Anton Harapit "Andrra e Prêtashit", liber vertet i mrekullueshem, ku del qarte, thjesht e bukur, personaliteti, karakteri dhe traditat e shqiptarit.
    Nqs e gjeni ndokund, jua keshilloj talexoni.
    Kete vaj gjate librit mund ta kem lexuar mbi 4 here, mos permend rileximin gjate hedhjes se tij ne word.
    Dhe sa here qe e kam lexuar me ka dridheruar trupin. Vargu i tij me duket teper i fuqishem.

    lexohemi pra.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Shume te bukura.Nuk eshte shume lehte per t'i kuptuar vargjet, por i rilexova edhe per kenaqesine qe me dhane.
    Mund te shkruaj edhe ndonje vaj me vone.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Te muzika.albasoul.com mund të gjeni të qarë në lahutë edhe kujën e gruas së Mujit të legjendave, Ajkunës, për të birin, Omarin, e vrarë prej sllavëve.

    Mund ta degjoni ketu
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 03-10-2003 më 23:11

  8. #8
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Kúr t’u rrxue shtati i njomë*
    (Shkrel)

    Drando Keqja vajton Rrok Tom Dashin, kushrînin e bajraktarit të Shkrelit, Vat Marash Dashin.


    Kúr t’u rrxue shtati i njomë
    Kênka kputë aj kry i hollë,
    T’a çudue kryet si mollë
    Kan me t’rá mustakët e hollë
    Qi kurrmâ s’u bje me dorë,
    Ké m’u çartë e ké m’u prishë
    Mâ s’del n’log as nuk shkon n’kishë!
    Kúr ké vojtun n’derë të Kishës,
    Ti jé kênë si hylli i dritës!
    Kúr kê hî në kishë përmbrênda
    Ti je kênë sa ‘i lis me rrêma.
    Kúr m’jé ulë në gjûj me ndêjë
    Hiq qylanin more i kshtênë!
    Ndiejshe hallkun tuj t’përmendë,
    Se kukeka û hjashtu jé kênë!
    Mendja e jote s’kje madhnue
    Se s’jé kênë aspak madhshtuer;
    Ditë e natë jé kênë darsmuer;
    Veshë e mbathë për bukurí,
    N’daç malsuer e n’daç Zotní!
    Ti n’martinë edhe n’alltí
    Mrrelën n’dorë për bukurí,
    Si për diell njashtu për shî,
    Si për qéf për pak daji!
    Si jé lypë, njashtu jé gjëtë
    I mirë për shokë, sokol për çetë:
    Ké qitë pushkë-o në pazár,
    Gjith bajrakut i a ké zbardhë,
    Gjith bajrakut djalë mbas djalit.
    Un po kjáj se ké dekë vetë,
    Se e mira s’ká me t’tretë!
    Fjala e mirë ty të thohet,
    Kânga e jote për ditë këndohet!
    Në kuvend-o kur ké shkue
    Gjith kuvendi n’kâmë â çue,
    Fjalën t’ânde e kan ndigjue.
    Jo veç ty pse të kan dashtë,
    Por ty gjysa t’kan pa’ drashtë!
    Njikjo lngata kúr t’ká kapë,
    N’katër qoshe fjala â hapë,
    Paskan ndie zoj’t e malit:
    Ka dekë Rroku i bajraktarit!
    Kan ndie zoja dhe zotní
    Ka ndie Shkodër e Malsí,
    Ka ndie Pej’ edhe Gusí
    Ka ndîe Knjazi i Malit t’Zí.
    Ka ndie Knjazi në Tivar,
    Thotë: ka dekë ‘i bajraktár.
    Paska lânë shyqyr ‘i djalë.
    Djalit t’tij si kan me i thânë,
    Qi alá nuk ka marrë kâmë,
    Ala gjuhen s’e ka xânë?
    Kúr të nisin për me xânë,
    Zot, o-Zot, si ká me thânë?
    Ká me thirrë-o babë e nânë.
    Shkon në log-o me lodrue
    Fmija gand kan me i kallxue;
    Vjen n’konak-o tu’ lotue,
    Nânën e vet ka m’e e prozhmue:
    Po ti, nânë, pse s’ké kallxue
    Se m’ká dekë-o baba mue?
    Po i a marr unë Vatës në mní,
    Qi po kján për njet kushri;
    Drue e â kênun ora tij.
    Mjera û si e tham ket fjalë?
    Vata e ka orën e gjallë!



    _______________________________________________
    *Shkeputur nga libri me permbledhje vallesh, gjemash, vajtimesh dhe kenge dashurish, "Visaret e Kombit. Vëllimi II. Kângë Kreshnikësh dhe Legenda". Tiranë. 1937. Botuar dhe permbledhur nga Karl Gurakuqi dhe Filip Fishta. Fq. 187-189.

  9. #9
    O trendafili burbuqe
    Lule jeshe u kepute
    O trendafile taze
    U kepute pa vade
    Lumthi ai cope vend
    Qe pret kete cop' ergjent
    Lumthi ai cope var
    Qe pret kete cope ar

    Rëzë - Përmet
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    JESHE BIJE MAVROMAT

    Jeshe bije Mavromat,
    vajta nuse Pognanat;
    vajta zog' e shkruare,
    ardhce leshleshuare.

    Vuno, Vlore, 1976.

    Pleqte thone se kjo kenga eshte me e gjate. Behet fjale per nje nuse qe u kthye e ve (leshonin leshtrat kur u vdiste burri) kur s'kishte shume kohe qe ishte martuar. Mavromat & Pognanat jane fshatra qe tani nuk ekzistojne me. Pagnanati duhet te ishte midis Vunoit & Iljas. Kenga duhet te jete me e vjeter se mesi i shekullit XVIII.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •