Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e abdyl hajrullah
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    Charlotte-USA
    Postime
    5

    dervish shaqa

    undefined
    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    Dervish Shaqa ka qene nje nder rapsodet me te degjuar te viteve te komunizmit ne vendin tone , i ardhur rreth viteve 56 sic tha edhe Ilirjani nga komuna e Decanit Kosove , dhe banonte ne Rrushbull te Durrsit . Ai ka qene i njohur ne veriun e Shqiperise si nje rapsod me ze . Edhe pse i varfer nga ana financiare , kurre nuk e ndau ciftelin nga dora deri ne vitet e pleqerise se tij . Me sa kam degjuar ka vdekur rreth viteve 1986 dhe eshte varrosur ne Rrushbull te Durresit . Ketu poshte po ju vendos nje foto te tij .
    S'pari ju pershenes nga zemra ton shyptart dhe falemnerit shum per kete teme. Dervish shaqa Demush neziri jon kon dhe jon shum te preferuar nga une. une kish me ju lutur nese kush din se shiten cd apo kaset e ketyre trimave t'kongs a t'sharkis me lajmroni ju lutem....xixi68@perlepnicanet.com

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e abdyl hajrullah
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    Charlotte-USA
    Postime
    5
    a ka kush te me tregoj se ku mund te blej cd apo kaset te dervish shaqes dhe demush nezirit..flm

  3. #13
    fotograf
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    6

    foto e Dervish shaqes

    ... . Ketu poshte po ju vendos nje foto te tij .[/QUOTE]
    Te lutem a mundesh me postu fotografine prap, ose me trego ku mundem me e mare, sepse kete nuk mundem me e pa, te faliminderit,
    J.

  4. #14
    fotograf
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    6

    kenga e humbur

    te isha lutur, nese mundesh me me tregu si me gjete kengen e Shaban Polluzhes
    te kenduar nga Dervish Shaqa, te falemnderit,
    Jetoni

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-02-2006
    Postime
    3

    Kėngė burimore

    Mos t'i harrojme kėngėt burimore me ēifteli e sharki.
    Mos t'i harrojmė kėngėtarėt e mėdhenj si Dervish Shaqa,Riza Bllaca etj.

    Pėrshėndetje

  6. #16
    i/e larguar Maska e Lumnjani
    Anėtarėsuar
    15-08-2005
    Vendndodhja
    N'prag t'ardhmes
    Postime
    118
    Asnji krijim artistik, asnji lloj muzike nuk ma knaq shpirtin si zoni dhe sharkia e Dervish Shaqes. Ndegjoni edhe vete:

    http://www.iliret.ch/dervishshaqa/audio.php

    Moti e kam hup nji kaset t'vjeter qe e kam pas, me te dhe kangen: "kur ta ktheve Kosove shpinen ..." jam tue kerkue shume kohe ket kange por s'po kam fat. Nese e keni, aman m'dihmoni. Kto dita m'vijn dy CD-ja t'Riza Bllaces dhe sun jam ka pres hiq...!

    KERSITIIIII PU(JUUU)SHKAAAAA!!!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar mė parė nga IllyrianWarlord
    Dervish Shaqa ka qene luftetar dhe rapsod.
    Ai eshte ka qene dhe do te jete rapsodi ma i madh shqiptar.
    ka lindur ne lluke ne komunen e deqanit, midis peje dhe gjakove.
    ne vitin 1956 eshte detyruar ta leshoj kosoven dhe te shkoj ne shqipri, atje ka qendruar deri ka vdekur pa pasur mundsi ta sheh edhe nje her vendlindjen.
    "kur ta ktheve Kosove shpinen e lash bore e gjeta dimen..."

    TE DASHUR VLLEZER SHQIPTAR!

    Jam nje nga anetaret e thjesht ne kete forum,ndoshta me me pak postime ,kjo teme me bere me emocione te jashtezakonshme si kurr me pare ......!
    E falenderoj nga zemra anetarin qe ka vendos per teme Kengetarin qe per mendim timin ka qene frymezues neper gjenerata ne ruajtjen e identitetit kombetare shqipetar.......! edhe tani qe po shkruaj kam emocione per te madhin Dervish Shaqa.........! Ishte eshte dhe do te mbetet njeri prej kengetareve qe me Ciftelin e tij,dhe zerin melankolik qe kishte na beri per vete ........! nuk ka tingull qe te ngrit qimet e trupit dhe te rrenqeth sikur ciftelia e Dervish Shaqes e sidomos kenga e tij "Moj Shqiperi mos thuj Mbarova se djemt tuj ende jane gjalle ne kembe eshte zgjuar rrept Kosova e bejne luften balle per balle more hej",meqense vij nga nje regjion ku luftrat per Clirim Kombetar kane qen cdo here kushtrim per clirim te vendit .....po u them edhe nje te vertet te madhe se edhe Legjendari yne i pavdekeshem Heroi Kombetar Adem Jashari ka pas idol te madhe kengetarin ne fjale,ku me kengen e tije ne buze "Moj Shqiperi mos thuj Mbarova ........."! ndryshoi historine e kombit shqiptar dhe u be edhe vete Legjende e Kombit Shqiptar pas te madhit Skenderbe .

    Me deshire te madhe do te dija per jeten ne Shqiperi te Artistit te popullit Dervish Shaqa si ka rrjedhe ajo qe nga koha kur eshte fut ne Shqiperi e deri ne frymen e fundit ....lus ata qe dine saktesisht te japin te dhena .....sepse ka shume qe citojne gjera pa fakte dhe argumente ???.

    Edhe nje here te pershendes dhe te falenderoi nga zemra i dashur anetar qe ke hapur kete teme .....sa madheshtore aq e domosdoshme per gjeneratat qe vijne pas nesh,te lumte !

    Me rrespekt per te gjithe Ju Shqiptar nga te gjitha viset shqiptare
    Nga "Ēaushi"!
    Dhuro shumė...e prit pak!

  8. #18
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    dervish shaqa

    E kam degjuar per shume vite te madhin Dervish Shaqa ne kenget e tij me qifteline dhe sharkine e tij.Rastesisht me ka rene ne dore gazeta '' bota sot '' e dates 31 gusht 2006 e cila kishte nje shkrim per Dervish Shaqen me autor Gani Kurmehaj.Ishte pjesa e dyte e shkrimit dhe ne te flitej per jeten e Dervish Shaqes ne Shqiperi.Une nuk mundem ta kopjoj por kush eshte i interesuar mund ta kerkoje prane redaksise se gazetes '' bota sot '' ne Zvicer dhe te pyesi edhe per pjesen e pare te ketij shkrimi.


    Gjithe te mirat

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dervish shaqen e kam pas pa disa her sa ish gjall ..
    e kish qejf rakin me e pi e femnat me i pa.. po kuptohet pa sherr..
    ish burr i pashem ne fakt e kish nji pamje vertet Shqiptaro-kreshnike..
    ishte njeri i mire e i thjeshte e nevojtar i ngrati..
    nuk po flas si spektator festivalesh folklorike apo televizive.. sic e kan pa bacen dervish krejt spektatori shqiptar.. por keshtu si njeri i zakonshem qe jetonte ne rashbull, ne periferi te durresit.
    me sa di une dervishi do ket ardh ne shqiperi per her te pare.. qe ne koh te Zogut.. po a ka ardh te banoje apo kalimthi ate nuk e di mire..
    njihere e kam degjuar me veshet e mij te tregonte se si ai me disa miq te tije shkonte te Nana Mbretneshe (keshtu quhej Nena e Ahmet Zogut ) dhe se si Ajo i priste plot bujari kosovaret ne konak te vet aty ku sot eshte instituti i kultures.. disa metra larg viles ku eshte sot akademija dhe parlamenti..
    Ajo tha Dervishi dilte vet tek porta e madhe e oborrit (ata nga tirana e kan pa besoj ate deren gjigande me gur gjigand aty buz rruges qe vjen nga sheshi ne rrug te elbasanit e te con tek teatri apo ministri e permrenshme..) dhe na ftonte mbrenda e na fliste e na respektonte.. ne te ardhurve nga Kosova apo krahina tjera te shqiperise e trojeve tona.. e na qante ndonji hall qe kishim..
    me sa di dervishi do ti ket ren Ciftelise e Sharkise dhe ne ate kohe..
    gjat viteve te okupacionit ose italise (pra vitet 39-44.. ) dervishi ka qen ne Kosove e ma merr mendja do ket qen i rreshtuar ne ndonji aradhe (ceta) nacionaliste e diku nga vitet me vone.. do ket ardh perseri per her te dyte kuptohet e perfundimisht (se ne shqiperi te enverit kur hiej nuk dilej ma) ne Shqiperi..
    kuptohet ai ish i lindur ne Kosove ..diku ne zonen Pej-gjakov.. e atje ish rrit e atje ish ba bab me fmi.. por ne Shqipni do ket ardh ne koh te rankoviqit e kuptohet me tesha te trupit do ket kalu malet ..pra pa grue e fmi..
    ne vitet 50-te .. 60-te e deri sa vdiq dervishi ka jetuar ne fshatin rashbull ku dhe ka vepruar si kengetar me grupin folklorik te mirnjohur.. me Demush nezira e shok e shoqe..
    Ne rashbull dervishi jetonte me sheqeren.. nje grua e urte e puntore kosovare e rashbullit ne nje shpi nji katshe me pak oborr disa metra larg asaj qe quhej klubi rashbullit perball kantines se veres.. e
    mduket se e kishin nji lop ne shpi deri ne koh te para tufzimit e ajo do i ket mbajt me buk ne nji far mnyret..
    kuptohet se jetonte ne fukarallek sikurse gjith fshatarsia shqiptare..
    shpin e vogel te Dervishit e zbukuronte.. vec nji magnetofon.. qe ja kish dhuru nji vizitor.. nga "jasht".. ndoj kusheri a kosovar i diaspores.. e kusuri ishin do mindere e zhele te vjetra me "mlue lakuriqsine e tyne"..(sikurse krejt katunari-proletaria shqiptare ne kohen e te "perndriturit" bac enver) ....
    dervishi pra fmijt e tij i kish ne Kosov e ne Shqipni jetonte me sheqeren sikurse tregova.. e me fmijt e sheqeres.. nji vajz e nji djal ne mos gaboj.. e prej miqve kosovar te kosoves a diaspires i ngrati dervish e kish dhe ndoj dhurat sikurse ndoj xhamper te hajrit e xhaket e ndoj kapuc ma te bardh se tjeret katunar qe i kishin kapuco qylafo qeleshet.. te verdha ngjyr te m.utit pi zhulo fukarallikut enverist.. e rrogozhin sapunit..
    e thirshin neper festa e dasma e shkonte kendonte per popull e per parti.. sikurse krejt artistat e tjere..
    mirpo diku nga vitet 80 ne mos gaboj u ndodhi nji fatkeqsi..
    djalin e sheqeres pra djalin qe e kish pru sheqerja e qe dervishi ish bab per te.. pra djalin qe dervishi i konsideronte si te vetin.. e marrin nji dit dhe e rrasin ne burg.. me akuzen se kish shkue ne Kukz e se atje kinse kish pas ne mendje (sipas fjalve te popullit me burim partio-sigurim-ore) me u arratis pi kalas kuqe e bahces me lula te baces enver.. e kish pas mendue me dal ne Kosoven revizioniste-titoiste..
    djali ma merr mendja do ish diku tek 18 .. 20 vjecet ne ate kohe.. dhe ma merr mendja i dhan nja 7 ose 10 vjet burg denim.. sikurse jepshin ne ate kohe..
    kuptohet se per dervishin kjo ka qen nji fatkeqesi e pa riparushme sepse kur te kapshin per kto pun.. partia spyste as per Mehmet e Beqir e Kadri e jo ma per dervish ..
    me nji fjal vitet e fundit dervishi do ket perjetue ate qe quhej .. te qenit "me biografi te prishur apo te keqe".. e kjo nuk ish e lehte ne ate kohe.. ishte ma keq se me te zan kolera apo kanceri..
    e kuptohet se dhe ndonji miqasi e kumbari me ndoj kuader partie a sigurimi qe do t'kish pas i ngrati dervish.. do jet "ngri" mbas ksaj e kjo kish pasoja.. qe kushtonin shtrenjte ne ato koh te lavdishme te bac enverit..
    pra shpirtnisht e buk-goje-risht dervishi do ket shku atje ku smban ma..

    prandaj asht i madh azem hajdari se kto faqezez-llyqe te asaj kohe qe kapshin cdo njeri qe dhe pa to ish i mjere.. e qe e conin ne tragjedira.. u dha fund me at trimnin e "cmendurin" e tije..

    pra or ti shoqi ma lart qe thue se bac ademi ka ndryshue historine.. po te tham se shqipnis ja ndryshoj historin qaj azemi me shok ..
    e Kosoves ja ndryshoj historin.. pra e coj nga vdekja ne jete.. qaj bac klinton bler-ollaj.. me klarko shio ollbrajto uollkerat.. se per dervish e per adem e per jakup e koco dan.. e per enver ramiz e toso qose demaq-nan.. sot sdo kish ma Kosov.. kosov me shqiptar.. desha me than..


    qashtu punt..

    apo jo oj lexusja se ti ndoshta din dicka ma shum..pi shokit tand..

    trego dhe ti dicka..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 08-09-2006 mė 03:54

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Zotri Brari !

    Ne shpejtesi te lexova,ke dale jashte temes me gjithe se ke tentu te ofrosh ca te dhena per Kengetarin ne fjale , e qe per mua nuk jane bindese .....nuk dua te hyje ne polimike me ty sepse ne radhe te pare dyshoi qe je shqiptar kur shof se me cfare gabimesh ke shkruajtur (drejteshkrim).....eshte turp qe shef keso mendimesh nga njerzit qe flasin shqip per luften ne ēlirimin e Kosoves ...t'i se pari njihe vehten tende pastaj njihi te tjeret.....zotrote asnje lufte botrore ska perfunduar pa ndihmen e aleateve harrove t'i kete!!!!! UĒK-ja ishte aleat e NATO-s,se vlene te polemizoj me ty ....uroi te kthejellesh!

    Nga Ēaushi!
    Dhuro shumė...e prit pak!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nuk i trėmbem natės
    Nga riza2008 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 664
    Postimi i Fundit: 28-08-2014, 16:59
  2. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  3. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  4. Baba Rexhepi
    Nga ATMAN nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 21:43
  5. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •