KUSH QENDRON PRAPA NESH?!...
Unė vij nga Kosova dhe gjithshka qė do tė shkruaj ma poshtė, mban brenda vetėm tė vėrtetėn. Atje lash pas plagė, lot, qivure dhe njerėz me vėshtrim tė pėrhumbur dhe tė fyer. Atje lash Urėn e Ibrit dhe Mitrovicėn nė pikėllim dhe nė shkrumb e shpuzė inatesh e mllefesh tradicionale qė ushqehen dhe nxiten nga kishat dhe kulisat e ortodoksisė vrastare. Atje fėmijtė serbė ndėrsejnė qentė kundėr fėmijėve shqiptarė. Atje dajallarėt e fėmijėve serbė mbajnė uniformėn e KFOR-it francez. Atje mbyten nė lumin e pėrgjakur tė Ibrit vogėlushėt e sė ardhmes sė Kosovės. Ku ėshtė dėgjuar qė tė hidhen nė ujrat e ftohta tė funddimrit katėr voglushė pėr tė mos i kafshuar qentė e ndėrsyer prej bashkėmoshatarėve serbė? Sa e padėgjuar aq dhe kanibaleske. Ndėrkohė fatkeqsisht agjensitė e lajmeve arrogante dhe dashakeqėse vjellin vrer duke pyetur «Kush qėndron pas kėsaj?!..»
Pėrgjigja ėshtė e qartė:
qėndron krimi sistematik provokator i banorėve pushtues serbė tė Mitrovicės apo Ēagllavicės,
qėndron strategjia dhe taktika e «paqeruajtėsve» francezė qė flirtojnė dhe i fryjnė sherrit nė favor tė Beogradit,
qėndrojnė politikanėt servilė qė psherėtijnė dhe «vuajnė» se po u rrėshqasin votat dhe karriget nėn prapanicė nė kėtė pragstinė zgjedhore pėr pushtet,
qėndrojnė intelektualėt e ēajtoreve dhe kafehaneve tė Prishtinės qė kritikojnė gjithkend dhe mbi kėdo duke mbjellė vetėm pesimizėm dhe qė padyshim janė peng nė privilegjet e ishjugosllavisė sė dikurshme,
qėndrojnė indiferenca dhe moskokėēarja e administratės nėn UNMIK apo jashta tij qė nuk ka minimumin e asistencės ndaj problemeve sociale nė Kosovė,
qėndron demekqeverija, demekdeputetėt, demekministrat, demekkryeministri i cili nuk ka as ministėr tė mbrojtjes, as ministėr tė brendėshėm, as tė jashtėm, as tė drejtėsisė e asgja, por kanė vetėm ēelėsat e kashtės nė dorė.
Qėndron vetėdija popullore qė shpreh madhėshtinė e vet tė durimit deri tek apeli i babait tė vogėlushit Egzon Deliu qė nepėrmjet RTK-sė e Radio Kosovės me shpirtin copė e plagė kėrkon fisnikėrisht prej kėsolltarėve nė kėtė mort makabėr tė mos shkojnė pėr kryeshėndosh duke belbėzuar «ju lutem mos ejani pėr kryeshėndosh se bahen eksese dhe kallaballėku nuk asht i pėlqyeshėm nė kėtė situatė as prej ndėrkombėtarėve(!)
qėndron humbja e pėrditshme e shpresės se do vijė dita tė bėhet mirė pėr ne shqiptarėt
Zonja Europė! Nuk ta kemi pėr borxh njė sjellje tė tillė arrogante. Atje vėllezėrit e mij kosovarė nuk iu vėrsulėn askujt, aq ma fort aleatėve tanė qė kanė firmosur lirinė e Kosovės. Apo ndoshta ju duket vehtja dhurues lirishė me kusht? . Ata nuk vranė askend. Por lajmet buēitėn nga armatat e gazetarėve qė bajnė edhe priftin me barrė se: «nė Kosovė pati 31 viktima, 600 tė plagosur shqiptarėt bėnė hapa pas nė plotėsimin e standarteve etj etj.»
Tė gjitha agjensitė pyesnin me histerizėm gjoja profesional «kush qėndron pas kėsaj!?» dhe askush nuk pyet kush i vrau ata!? Kolegėt e mij gazetarė europianė qė zbritėn nga qielli i trazuar i Kosovės dhe dolėn nga avionėt fodullė tė linjave europiane, vraponin me duart e zėna plot me aparate tė sofistikuara fotografonin e regjistronin «lajmet e freskėta» nė terracėn e Grand Hotelit, mbasi kanė firmosur paraprakisht djetat e majme tė shėrbimit «emergjent» dhe nė praninė time as nuk denjuan tė kthejnė kokėn ndaj dy jetimėve kosovarė qė kishin shtrirė duart e tyre tė njoma dhe kockė e lėkurė duke kėrkuar lėmoshė si jetimė, pėr njė kafshatė bukė(!)
Europianėt kuqaloshė me fytyra tė dhjamosura , barkfryrė nga mirėqenija, hidhnin rreth e rrotull nė kėtė arenė tragjedishė vėshtrime prej superiorėsh, dhe pse jo mendonin «sa mirė qė ky vend ka trazira tė pėrherėshme, sa fat se vetėm kėshtu kemi ēfarė tė shkruajmė, sa bukur se kemi se ēfarė sensacionesh tė botojmė dhe ti shesim sa «frėngu pulėn», tė tjerėve
Ata pinin lėng frutash, kafe-krem, embėlsira dhe mbllaēitnin frutat e embla, ngaqė ishin hidhėruar shumė prej ngjarjeve tė mesmarsit tragjik nė Mitrovicė e Ēagllavicė. Pa dashur tė bije nė folklorizmin patriotik, mu kujtuan vargjet e mija qė i shkrova para katėr viteve, kur Kosova digjej e shkrumbohej prej serbėve «A vritet pafajėsia». Ja pra se kush qėndron prapa nesh zotėrinj europianė dhe «governatorė» tė Kosovės.
Qėndron pafajsia shqiptare.
Krijoni Kontakt