Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 154

Tema: Poezi

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vuajtjet tona

    Vujtjet tona s'kan te mbarume
    Si nder shekuj ,ashtu dhe sot
    Ndoshta prej Zotit asht e shkrume
    Qe shqiptari me derdh vec lot


    Vaje shekujsh n'shpirt shqiptarit
    Qe s'ju than kurre n'donjehere
    Djegje kullash nga barbaret
    Qe ne vete i cum perhere


    A mor Zot te kemi ra nore
    Se n' ket glob vet na ke sjell
    Vujtjet qe kemi hek e po hekim
    ska roman qe i percjell


    Te pafajshmit neper vorre
    Cohen engjej e shikojn
    Qe Shqiperia plot me halle
    Zoti kurr spo i ndihmon


    Hall i madh eshte te mos kesh
    Hall ma i madh eshte qe te kesh
    Se ne duart e te korruptuarve
    Te shkon mundi gjith per lesh


    Shqiptaret fukara kan le
    E fukara jan tuj dek
    Dashuris duhet me ja gjet rranjen
    Me njani tjetri mos me e terhek hernek


    Alba 13.01.03 Gjermani
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Shpirti juaj djallit do ti shkoje



    Lote vuajtjesh ne shekuj kemi derdhur
    Eshte e veshtire ti peshosh per ti mbledhur
    Se dielli me rreze te nxehta i avullon
    Dhe shume nga ne ,veshtir se kujton

    Harruam ne se c'esht morali
    Harrum ne gjurmat e kalit
    Harruam fushat pjellore me grure
    Harruam qe uji na freskonte dikur

    U harruan fshatrat ne vetmi
    Toka te shketa shef tani
    Shpija te renura sikur ra termeti
    Fshatar te genjyer nga deti dhe qyteti

    Trafikant te shumte qe bejn jete luksoze
    Korrupsjon i madh ne ket jete famoze
    Politikani i korruptuar me rruge te gabuar
    Jeta e Shqiptarit nuk ka te pershkruar

    Dallavere te shumta qe skan te numuruar
    Disa rrojne ne balte ,disa ne tapet te shtruar
    Disa shesin trupin disa shesin djersen
    Disa shesin moralin ,disa humbin besen

    Ku eshte ajo bese shekullore?
    Ku iku ai moral madheshtor?
    Ku shkoj karakteri Shqiptarit?
    Ju po ju pyes o mekatar?

    Mekatet e juaj kurre nuk do falet
    Vdekja juaj ne ferr do ndalet
    Shpiti juaj djallit do ti shkoj
    Krimet u juaja Zoti do ti gjykoj

    Alba 19.01.2003 Gjermani
    __________________
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Cfar kenge te kendoj sot?

    Po mendohem neper mjegull !
    Se cfar kenge te kendoj sot?
    Te kendoj per pranveren?
    Qe vjen per cdo mot !

    Te kendoj per dashurin?
    Qe shume zemra i ka thyer !
    Apo te kendoj per tradhetin?
    Qe eshte nje nga me e urryera !

    A po te kendoj per luftrat?
    Qe me shekuj spo mbarojn !
    Apo te kendoj per paqen?
    Qe njerzit e admirojn !

    Them me mire ti kendoj shpreses .
    Qe na mban te gjall, ne ket jete .
    Pa shpres s'jeton dot njeriu .
    Shpresa eshte kenga e vertet .

    Alba 11.02.2003
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Asht ba hall me shku ne dasem!(Parodi)



    Po ja fillojm fare thjesht e holle
    ne nje dasem car m'ka ndodh
    morem nusen me gjith dhender
    nuk con kush nuse ne der
    pa u sjell te 5 herojt, 10 here
    sa e gjate esht kjo kolona
    thu se asht nuse Madona
    po nuses tone mos me i ba hile
    na e paska emrin File
    Kur na vjen nusja ke shpija
    per me e pa vin tan kojshija
    se dhe ata nuk duhet me i myte
    se kan qef me kullot syte
    kur del nusja e dhendri ne banket
    e shume pushka po kerset
    njani qet me pistolet
    tjetri cifte qet perpjet
    i zoti shpis del ne penxhere
    e ti shterngohet me manxere
    jo nje e dy po ne bresheri
    lypshin njerzit ku me hi
    per vetmrojtje njeri nxjer tepsin
    tjetri kryet nen tavolin
    per fat mir na filloj mire gezimi
    kur na u vu armpushimi
    kur arm pushimi na u vu
    than dasmoret"o shyqyr paskna pshtue"
    Kur del nusja e dhendri ne valle
    aty filloj stuhia madhe
    per fat mire na u hap koniku
    kur kersiti automatiku
    por kersiti ne bresheri
    lypshin njerzit ku me hi
    per vetmrojteje njani nxjer tepsin
    tjetri kryet nen tavolin
    njeni ban suphanalla
    tjetri kryq ,ban tjeri ne krah
    ka ardh koha keqe vet
    me shku ne dasem me helmet

    Alba 01.06.2003 Gjermani
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Shkruaj...

    Prej se largu te pashe ne fjalen tende,
    Si nje fllad me erdhe me melodine...
    Nje urim i thjeshte me del prej zemre,
    Per vargun tend te brishte, per poezine!

    Thellesive thirre prape mendimin tend...
    Sa here ti ndjen qe fjala shpirtit te gufon,
    Penen merr ne dore dhe ulu pra,
    E vargjet mi rrjeshto me emoccion...

    Kritikat mos te trembin aqe shume,
    Cdo kush ka pasur nje here fillim...
    Kritiket dhe te pa aftet bejne shume zhurme,
    Shpesh vehtes nuk ja njohin nje qellim!

    S'degjuam ndonje here qe kritizieri,
    Nje vjershe te na krijonte per bela,
    E lapsin sec ma tundte diskutimesh...
    Kur fshinte neper lista veprat e medha.

    Pra ec me hapin tend ne udhe e qete,
    Vargjet sic i ndjen, ashtu ti shkruaj...
    Fjala zbukurohet neper rrjedhe,
    Ujvarash do t'vije vargu i kulluar...

    LLemadeo

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ty t'lumt penda oj Alb fisnike
    Se jam qesh n'vend gjimnastike

    Llamadeo mir se vjen
    Shkruj dhe ti ne kyt kuvend..

    ju uroj tash nji dit djele
    vesh e njesh ne tesha e zhele
    e n'piknik me shoka e shoqe
    ju me shku e me ba llogje..

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Falenderime per pritjen tuaj!

    Brarit !

    Me lejo te drejtohem me fjalen Mik!

    Prej s'largu o mik te pershendes!
    Per fjalen tende dhe per bujarine...
    Erdha qe s'bashku, pak udhe te bejme,
    Neper malle e derte, bashke te rrijme...

    Prej se largu e pashe shkelqimin tuaj,
    Dhe pse fshihet shpesh ne drite-errsire...
    Si rrezja e Diellit, Reve e debuar...
    Prap vjen e bukur, e dashur dhe e mire!

    Shoh emra miqsh te vjeter qe u pame diku,
    Ne vitet kur e liga na sundonte...
    Kur mblidheshim mesnatave rrjeshtash pa fund
    Per nje liter qumsht, kur pikatorja leshonte...

    Te vjeterve dhe te rinjve, si miq ju pershendes!
    Ju uroj gezime pa fund, ne jeten tuaj !
    Se bashku ne keto faqe kur vijme e shkojme
    Sjedhshim edhe marrshim, vec fjalen e latuar!

    Mendimin me te mire, model te njerezise,
    Te ua shoh te gjithve aq shume dua!
    Me fjalen e lire prej shpirtit dhe miresise...
    Si bashkudhetare te thjeshte, me keni ktu edhe mua!

    E une si me i vogli, ne rrjeshtin e fundit,
    Do degjoj me shume dhe i fundit do te flas...
    Se vij nga Fshat i larget, nga fundi i Katundit...
    Ku te urtet pleq me thane: "Te mos jem capraz"!

    U pafshim ne te bukura udhe te reja,
    Kendej e andej detrash, kudo te shperndare!
    O zot nje dite, u pafshim tek Atdheu,
    Kur e mira andej, te marre per mbare!

    Me rrespekt per Brarin dhe per te gjithe anataret e ketij forumi!

    LLemadeo

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Mirseerdhe zoti Llemadeo Dukagjini midis nesh ! Urime per poezin qe e solle ketu ne forum .

    Une jam nje lexuese e rregullt dhe nje simpatizante e poemave dhe novelave te tua , qe disa poezi , novela dhe piktura te juajat i kam sjell dhe ne forum . Sidomos poema "Te falem moj zane " me ka pelqyer marrezisht ku aty ke perdorur stilin fishtjan .

    Vlerat e shkrimeve te tuaje spikasin fort , duke treguar realitetin Shqiptar nder shekuj e deri ne ditet e sotme .

    Me pelqejn te gjitha novelat por kjo e fundit ,"Doruntina e shekujve " me ka lene shume mbresa . Mu be shume qefi qe erdhe tek tema ime dhe hodhe kete poezi fantastike . Ju uroj suksese te metejshme ne krimtarin tuaj , dhe ne pasurimin e ketij forumi me krijimet tuaja

    Me shume respekt Alba "Doruntina e shekujve "
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Pershendetje Alba!

    Alba, ju faleminderit !

    Faleminderit per pritjen tuaj dhe te miqve tuaj ne ne kete Forum shqiptar mjaft te mire!
    Faleminderit dhe per fjalet e juaja te mira qe me shkruan!
    Me gezon kur thua qe te pelqejne krijimet e mija si ne vargje, novele apo pikture...

    Lexuesit e mire, njohsit e mire te artit i bejne krijuesit qe te shkruajne gjithnje edhe me mire, i frymzojne ata dhe u japin krahe per gjetje te reja akoma dhe me te larmishme...per te hedhur gjithnje e me shume penelata te reja ne artin e te bukures sic eshte edhe piktura...

    Une, si ne vargjet poetike, novela, piktura etj, perpiqem te them gjithmone dicka te vecante, dicka te re te pa konsumuar deri me sot...nga te tjere...

    Temat, personazhet e mija etj, jane realiteti ne cdo fushe te jetes, jane te vertetat qe kemi jetuar dhe po jetojme e kudo qe jemi gjendur apo ndodhemi...

    Perpiqem te jeme sa me i thjeshte, sa me i kuptueshem per te gjitha moshat dhe shtresat njerzore kudo, si ne "boten" Shqipetare, por dhe ne "botet" e tjera...

    Perulem me rrespekt para cdo njeriu qe din me shume dhe e din me mire se une ate qe eshte i zoti ta argumentoje...

    Ruaj nje kujtese nje thenie te madhit "SADI":

    "Per brume diturie, me mburrje spo flas,
    Si Lypes i varfer, ja doren po zgjas!"

    Kam ardhur ne mesin tuaj, per tu lexuar dhe pare edhe ju, qe jeni shume te mire te gjithe, dhe po shoh me knaqesi krijimet e juaja, mendimet e juaja, fjalet e juaja te bukura, per te cilat ju pergezoj nga zemra te gjithve, per sinqeritetin tuaj ne krijime mendime etj...jeni te cilter dhe shume origjinal, pa korrniza...vazhdoni ashtu, pa frike shkruani dhe perseritni ne shume menyra e ide te gjeni frazen, rimen, figuren, personazhin, episodet etj...

    Eshte e vertete se as nje njeri nuk lind poet, piktor, shkrimtar, aktor, mendimtar, gojtar etj!
    Ashtu sic eshte e vertete se gjate jetes cdo njeri merr nje rol te rendsishem, ku i duhet te jete dikushi, dhe behet vertet dikushi...

    Njekohesisht eshte e rendesishme qe ne rolin e vet, te ndikoje sa te mundet per mire ne rrethin shoqeror ku jeton e shkalle shkalle, ne gjithe shoqerine njerzore!

    E vecanta e juaj qe shoh deri me tani eshte se ne kete forum jane eleminuar pothuajse gati krejt nervozizmat apo ofendimet me fjale te ulta nga anetaret ne komunikim me njeri tjetrin, dhe kjo duhet qe te eleminohet sa me shume!

    Shpresoj qe te kete gjithmone mirkuptim, harmoni dhe nje rrespekt reciprok per njeri tjetrin, per fjalen apo mendimin e tjeterit!

    Ju uroj gjithe te mirat ju Alba dhe te gjithe Forumit Shqiptar!

    Por vecanarisht ju pergezoj ju Alba, qe mi keni terhequr disa krijime te mijat ne kete forum!

    LLemadeo

    Shikoni nga nje here edhe ne revisten "Zeri i Larget".
    Nje Reviste ne gjuhen shqipe ju fton te lexoni gjera te reja, te vecanta dhe te bukura, te cilat ne menyre modeste publikojme une dhe disa miq te mij qe ne prillin e vitit 2003. Mbi te gjitha keni rastin te lexoni ne gjuhen tone te bukur, ku perpiqemi qe te paraqitemi sa me mire, aty gjeni, Epikeat Legjendare, Rilindasit, Poezine. Prozen, Piktura, Aktualitet, si pika te rendsishme!
    Ju mirpresim dhe ju me krijimet e juaja ne cdo kohe!
    Faleminderit!

  10. #30
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Urimet me te mira per krijimtarine tuaj. Por mendoj qe gjendja shpirterore e juaja sduhet te ndikoje aq shume ne poemat e tua, nejse gjithsesi jane te bukura,
    Urimet me te mira nga ODEON

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •