Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Moska e sheh Ballkanin si një pasqyrë të largët të realitetit rus

    Pas trazirave të fundit në Kosovë, Rusia u shpreh se nuk mund të qëndrojë pasive. Zyrtarët rusë dënuan dhunën, duke fajësuar kryesisht shqiptarët dhe duke mbajtur anën e serbëve. Analisti Paul Goble, specialist për Rusinë, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se një nga arsyet e këtij qëndrimi, është ngjashmëria që sheh Moska midis Serbisë dhe Rusisë.
    Zëri i Amerikës: Duket se Rusia po zhvillon një diplomaci aktive në Ballkan. Ajo është shprehur hapur pro serbëve gjatë konfliktit të fundit në Kosovë. A mendoni se Rusia po e rishikon mundësinë e shtimit të rolit të saj në Ballkan?

    Paul Goble: Mendoj se qeveria ruse ka folur hapur për dy arsye: Nga njëra anë, rusët shohin një mundësi për të patur ndikim në Evropë, ata e shohin që Perëndimi është i ndarë, prandaj Moska do të luajë një rol. Për këtë arësye, nga këndvështrimi i Rusisë, është e rëndësishme që Moska të japë pikëpamjen e saj, sepse ekzistojnë mendime, sipas të cilave, roli i Rusisë nuk është shumë i rëndësishëm dhe kjo nuk u pëlqen rusëve. Në të njëjtën kohë, ajo që po bën Rusia me çështjen e Kosovës, është se ajo po luan të njëjtin një rol që ka luajtur për vite me radhë në rajon, duke e parë Ballkanin si një pasqyrë të largët të realitetit rus, duke e konsideruar se ajo që po ndodh me serbët, mund t’u ndodhë rusëve në vendin e tyre; pra, në rastin e qëndrimit pro-serb dhe kundër shqiptarëve, kemi të bëjmë me një politikë të zgjuar nga ana e Rusisë. Si zakonisht, edhe këtë herë, zoti Putin po e kombinon politikën e brendshme me atë të jashtme.

    Zëri i Amerikës: Në politikën aktuale që po ndjek Rusia, në qëndrimin e saj ndaj krizës aktuale në Ballkan, a ju duket se ajo po ndikohet gjithashtu nga aleanca tradicionale që ka patur me Serbinë?

    Paul Goble: Mendoj se për këtë çështje është folur më tepër se duhet, duke e mbivlerësuar aleancën tradicionale të Rusisë me Serbinë. Shumë komente emocionale janë bërë lidhur me të ashtuqujturën dashuri midis vendeve sllave. Por është fakt, që politika ruse gjatë 50 vjetëve të fundit shpeshherë është larguar nga pozicioni pro-serb, kur kjo u ka shërbyer interesave të Moskës. Nga ana emocionale, mund të them se rusët mbajnë anën e serbëve, por përsa i përket politikës së Rusisë në praktikë, shpesh ka qenë ndryshe. Në rastin konkret, mendoj se Moska sheh një përfitim në politikën brenda vendit dhe po ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar, kur mbështet idenë e qëndrueshmërisë, në Ballkan dhe është kundër ndryshimeve. Ky është një pozicion, me të cilin Perëndimi ndihet mirë; ky qëndrim i jep njëkohësisht mundësinë Moskës të mbajë qëndrim ndaj një popullsie myslimane, gjë që u shkon shumë për shtat evropianëve. Pra, nuk është për t’u çuditur që Rusia flet hapur për këto probleme, por nuk do të shkoja më tej, duke thënë se Moska në rastin e konfliktit të Kosovës, do të ndikohej nga qëndrimi i saj tradicional pro Serbisë.

    Zëri i Amerikës: Moska po mbështet politikën e Koshtunicës për kantonizimin e Kosovës. A ka ndjekur ajo të njëjtën politikë edhe brenda vendit të saj?

    Paul Goble: Në shumicën e rasteve, Rusia nuk zbaton të njëjtën politikë brenda vendit ashtu sikurse shprehet për çështjet ndërkombëtare, por disa njerëz shqetësohen se kjo mund të ndodhë. Gjendja demografike në Rusi është shumë më negative, sipas pikëpamjes ruse, se sa gjendja demografike në Serbi. Popullsia islamike në ish-republikat sovjetike po rritet me shpejtësi. Rusët po shohin se qytetet e tyre nuk do të jenë më etnikisht ruse, por me një numër në rritje të pakicës myslimane. Pra kur ndodhin fenomene të ngjashme jashtë vendit, rusët i shohin ato me emocione të veçanta. Ata do të mbrojnë me sa të munden idenë e qëndrueshmërisë, ngaqë qeveria ruse frikësohet se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në vendin e tyre. Ky është edhe një rast, që rusët duan të tingëllojnë të mirë për popullsinë ruse dhe gjithashtu, për të përçarë Perëndimin; kjo ka qenë gjithmonë politika e Moskës në Ballkan. //kk//

  2. #2
    Rusia eshte koke me vete mo lal , ata e kan komunizmin deri ne palce cti besh
    !!!

  3. #3
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Ore moska te shikoje ato valixhet berthamore qe po shet ne treg te Zi jo per gje po kush ndryshon procesin e fotosintezes pastaj.

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar më parë nga Arrnubi
    Ore moska te shikoje ato valixhet berthamore qe po shet ne treg te Zi jo per gje po kush ndryshon procesin e fotosintezes pastaj.

    E forte kjo, procesin e fotosintezes... lol

    Hallall!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Anglezet thone: "Qeni qe leh, nuk te kafshon". Pyetja shtrohet, cili qen te kafshon kur e dime qe te gjithe qente lehin? Qeni qe te kafshon e pastaj leh, atij duhet tia kesh friken.

    Ne planin gjeostrategjik boteror Rusia e gjen veten te neutralizuar nga roli i saj jo vetem ne Ballkan por ne mbare Europen Lindore. Pranimet e reja ne Nato te vendeve Balltike dhe 7 vendeve te reja Europiane Lindore, do te thote se satelitet e dikurshem te Moskes nuk e perdorin me teknonologjine e saj, por teknologjine amerikane. Bazat ushtarake te NATO kane mberritur ne kufirin rus dhe kjo ka bere qe Rusia jo vetem te perballet me traumen e nje ish-superfuqie te rrezuar, por edhe me realitetin e krijimit te nje partneriteti me NATO, ate NATO qe per 50 vjet e shihte si kercenimin me te madh te sigurise ruse.

    Persa i perket politikes rajonale Ballkanike, me renien e Milloshevicit, ruset mbyllen edhe kapitullin e tyre 100 vjecar te influences ne Ballkan. Terheqja e trupave paqeruajtese ruse nga Kosova, ishte disfata e rradhes se politikes se jashtme ruse ne Ballkan. Ata nuk munden te ndalnin nderhyrjen ushtarake te NATO ne Ballkan dhe nuk mund te bejne asgje per te ndryshuar realitetin Ballkan. Akti i fundit qe mund te ndermernin, ishte terheqja nga Ballkani, duke evituar keshtu qe te qendrojne deri ne fund procesit te shtetformimit ne Kosove, proces qe nuk ka se si te kurorezohet ndryshe pervec pavaresise.

    Ajo qe ruseve u ka mbetur tashme eshte vetem mbeshtetja morale si per serbet edhe per greket. Si serbet edhe greket i kane hequr tashme syte nga Rusia dhe i kane kthyer nga Bashkimi Europian (nenkupto France-Gjermani).
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Sh...sh...sht nënë, se barku nuk ka pasqyrë!
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 04:35
  2. Pasqyra e Borbardhes
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 18:17
  3. Ismail Kadare-Ese per ballkanin
    Nga StormAngel në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:17
  4. Malcolm: Shqiperia etnike nuk eshte kercenime per Ballkanin
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 16:11
  5. Greqia: 300 milione USD per Ballkanin
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2003, 21:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •