Mbiēmimi i lekut frenon eksportet shqiptare

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė ka vlerėsuar si njė nga faktorėt e uljes sė shkallės sė konkurrencės sė produkteve vendase nė tregjet ndėrkombėtare forcimin e monedhės vendase


Vlerėsimi i lekut ka frenuar prodhimin vendas. Kjo ka qenė njė ndėr pikat kyēe tė deklaratės bėrė nga guvernatori Shkėlqim Cani nė raportin e mbajtur nė Parlament. Kjo pasi vlerėsimi i lekut ka dobėsuar fuqinė konkurruese tė prodhimit tė brendshėm nė tregjet ndėrkombėtare. Nė kėtė mėnyrė vlerėsimi i lekut gjatė vitit 2003 ndaj euros dhe dollarit ka qenė potencialisht i pranishėm nė uljen e konkurrencialitetit tė prodhimit vendas, duke thelluar mė tej deficitin tregtar. Ky tipar ka bėrė qė eksportuesit shqiptarė tė mos kenė mundėsi qė tė shfrytėzojnė avantazhet e marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė nė rajon. Kjo ka qenė njė nga shkaqet e uljes sė shkallės sė konkurrencės tė prodhimit vendas. Nė lidhje me kėtė ēėshtje, Robert Ēekut, anėtar i komisionit tė ekonomisė dhe financave, shprehet: “Leku ėshtė forcuar ndaj euros dhe dollarit, kur raporti i importeve ndaj eksporteve ėshtė njė me katėr dhe nėse heqim nga eksportet tona rieksportet, atėherė ky raport shkon njė me gjashtė nė favor tė importeve, ėshtė me tė vėrtetė njė absurditet. Pra, realisht mbiēmimi ėshtė shkaktuar nga ndėrhyrjet nė tregun e parasė nga ana e Bankės Qendrore dhe ky mbiēmim i monedhės vendase ndaj euros dhe dollarit nuk ėshtė rezultat i transaksioneve reale”.
Nga ana tjetėr njė Ridvan Bode, anėtar i komisionit tė ekonomisė dhe financave, shprehet pėr njė efekt tjetėr tė vlerėsimit tė lekut. Sipas tij, megjithėse leku u mbivlerėsua ndaj euros dhe dollarit, normat e intersit mbeten tė larta, duke rritur nė kėtė mėnyrė koston e kredisė nė lekė dhe ulur investimet nė vend. Mendoj se fakti qė nė njė kohė kur shumica e depozitave janė nė lekė dhe kredia nė valutė zė rreth 80 pėr qind tė kredive, pėrbėn njė kėrcėnim real tė sistemit financiar nė vend.


Shkalla e hapjes sė ekonomisė
Shkalla e hapjes sė ekonomisė shqipatare lė ende pėr tė dėshiruar nė raport me vendet e rajonit. Nė raportin e paraqitur nga guvernatori shkalla e hapjes sė ekonomisė pėr vitin 2003 ėshtė 61 pėr qind ose 1 pikė pėrqindje mė e ulėt se treguesi i vitit 2002.


Investimet
Nė total investimet pėr vitin 2003 kanė qenė rreth 22.3 pėr qind tė PBB-sė, duke shėnuar njė rritje tė lehtė nė krahasim me vitin 2002. Kjo rritje u pėrket vetėm investimeve private pėr vetė faktin se investimet publike gjatė vitit 2003 ishin 11.7 pėr qind mė tė ulėta se njė vit mė parė.
Financimi i brendshėm i deficitit buxhetor ndaj PBB-sė gjatė vitit 2003 shėnoi vlerėn mė tė ulėt nė gjashtė vitet e fundit, me 2.7 pėr qind.


Rezerva valutore
Gjatė vitit 2003 rezerva valutore u rrit me 186.62 milion dollarė nė vlerė absolute ose me rreth 22 pėr qind nė terma relativė.


Robert Ēeku
Fryma mbizotėruese e raportit tė paraqitur bazohet nė njė gjykim anormal. Leku ėshtė njė monedhė e pakonvertueshme nė tregjet ndėrkombėtare dhe realisht pėrdoret pėr transaksione vetėm brenda territorit tė Shqipėrisė. Pėr ēudi leku mbiēmohet me dollarin, me monedhėn kryesore botėrore me tė cilėn kryen aktualisht 80 pėr qind tė transaksioneve nė botė. Ėshtė dramatike qė tė pranojmė qė leku ynė ėshtė realisht mė i fortė se dollari. Fuqia blerėse e njė kartėmonedhe llogaritet me sasinė e tė mirave materiale qė blihen me njė njėsi tė saj. Njėsia bazė e monedhės sonė ėshtė njė lekė dhe pyetja qė shtrohet ėshtė se ēfarė blihet me njė lekė nė Shqipėri. Tė gjithė e dimė se me njė lekė nuk mund tė blihet asgjė. Ndėrsa nuk mund tė themi njė gjė tė tillė pėr njė euro apo njė dollar. Pra, tė themi se leku ėshtė forcuar ndaj euros dhe dollarit kur raporti i importeve ndaj eksporteve ėshtė njė me katėr dhe nėse heqim nga eksportet tona rieksportet, atėherė ky raport shkon njė me gjashtė nė favor tė importeve, ėshtė me tė vėrtetė njė absurditet. Pra, realisht mbiēmimi ėshtė shkaktuar nga ndėrhyrjet nė tregun e parasė nga ana e Bankės Qendrore dhe ky mbiēmim i monedhės vendase ndaj euros dhe dollarit nuk ėshtė rezultat i transaksioneve reale.


Ridvan Bode
Guvernatori e mat suksesin e Bankės sė Shqipėrisė vetėm nė nivelin e ēmimeve. Nė kėtė mėnyrė tė gjithė treguesit e tjerė tė mbesin jashtė tė gjithė parametrave tė pėrcaktuar dhe si objektiva tė qeverisė dhe tė Bankės sė Shqipėrisė. Papunėsia sipas vlerėsimit tė bėrė nga Komuniteti Europian ėshtė nė nivelin 16 pėr qind, ndėrsa organizata e punės e vlerėson nė shifrėn e 38 pėrqindėshit. Sistemi bankar ka njė nivel kreditimi nė masėn 7 pėr qind tė PBB-sė kur vendet e rajonit qė presin tė anėtarėsohen nė Bashkimin Europian kanė njė mesatare prej rreth 30 pėr qind tė kėtij treguesi. Rezerva valutore ka pėsuar njė rritje tė konsiderueshme duke arritur vlerėn 1.04 milion dollarė dhe nuk ėshtė 4.7 muaj importe, por 8.8 muaj duke u bėrė njė faktor frenues i ekonomisė dhe reduktuar rreth 100.000 vende pune. Investimet e huaja direkte janė disa herė mė tė ulėta se vendet rajonit. Megjithėse leku u mbivlerėsua ndaj euros dhe dollarit, normat e intersit mbeten te larta duke rritur ne kėtė mėnyrė koston e kredisė nė lekė dhe ulur investimet nė vend. Mendoj se fakti qė nė njė kohė kur shumica e depozitave janė nė lekė dhe kredia nė valutė zė rreth 80 pėr qind tė kredive pėrbėn njė kėrcėnim real tė sistemit financiar nė vend.