Nga Shkelqim Cani*

Te gjithe jemi deshmitare, qe pergjithesisht pagat jepen me para ne dore dhe jo nepermjet llogarive rrjedhese qe secili prej te punesuarve ne sektorin publik apo privat mund te kete. Po ashtu, detyrimet ndaj kompanive publike KESH, Albtelekom, Ujesjelles, detyrojne qytetaret te humbasin kohen dhe te levizin me shuma parash, deri ne sportelet perkatese dhe rimbursimet e sigurimeve shendetesore jane kthyer ne nje ankth per individet. E gjithe kjo ecejake, ka nje domethenie: pranine e konsiderueshme te veprimeve me para ne dore (cash) ne Shqiperi, duke perbere nje nga mbeshtetetesit e informalitetit te saj. Edhe shumica e bizneseve dhe e individeve vazhdojne te kryejne pjesen me te madhe te transaksioneve financiare jashte bankave. Nje nga kostot qe shkakton ekonomia e cash-it eshte zvogelimi i aftesive te bankave per te kanalizuar mjetet financiare (depozitat) drejt investimeve ne formen e kredive. Nje kosto tjeter, e cila lidhet drejtperdrejte me Banken e Shqiperise, ka te beje me faktin se sasia e madhe e parase ne qarkullim ndikon ne nje fare menyre ne uljen e efektivitetit te vendimeve te politikes monetare. Per keto arsye dhe argumenta te tjere, Banka e Shqiperise e konsideron reduktimin e perdorimit te "cash"-it ne ekonomi, si nje problem kompleks qe kerkon angazhimin, jo vetem te sistemit bankar, por edhe te aktoreve me ndikim te rendesishem ne zhvillimin ekonomik te vendit.

Programi perfshin te gjithe aktoret

Faza e pare eshte konsideruar si periudha e sensibilizimit, kryesisht te institucioneve shteterore ne lidhje me problemin e pranise se gjere te perdorimit te "cash"-it ne ekonomine tone. Duket qarte se qeveria shqiptare, eshte mjaft e interesuar per te reduktuar kete fenomen, sepse ai ndikon drejtperdrejte ne gjetjen e rrugeve efikase per rritjen ekonomike te vendit. Kjo per faktin se parate kanalizohen nepermjet rrugeve zyrtare dhe kthehen ne te shfrytezueshme nepermjet sistemit bankar. Ne kete menyre, pjese te aktivitetit ekonomik te vendit kthehen nga "te paidentifikuara" ne "te identifikuara". Ky element ben, qe me te drejte qeveria Shqiptare, Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomise te konsiderohen si bashkepunetoret me te aferta te Bankes se Shqiperise ne kete program. Fazat e metejme te programit, kane te bejne me kryerjen e veprimeve konkrete nga te gjithe aktoret e ketij programi. Kuptohet qe realizimi i disa prej tyre mund te jete ne nje afat me te gjate kohor, ndersa disa te tjera, duhen kryer me shpejt, persa kohe qe vleresohet se ekzistojne parakushtet e aplikimit te masave apo ndermarrjes se veprimeve konkrete.

Bankat, biznesi dhe individet jane njera ane e marredhenies qe lind per t'i sherbyer reduktimit te "cash"-it, ndersa qeveria me strukturat perkatese administrative (Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Pergjithshme e Doganave), ka nje rol percaktues ne rregullimin e kesaj marredhenie ne favor te jocash-it. Pagesat dhe arketimet ne favor te buxhetit te shtetit duhet te kryhen maksimalisht nepermjet sistemit bankar. Ne kete menyre, reduktohet rrjedhja e parase ne kanale te panjohura, qe shpesh behen baze e korrupsionit dhe e evazionit fiskal. Detyrim per celje llogarish dhe kryerje transfertash bankare, edhe ne marredhenie me organet fiskale, duhet t'i kete, jo vetem biznesi i madh, por ne teresi biznesi shqiptar, duke mos lene jashte kesaj marredhenieje edhe biznesin e mesem dhe te vogel.

Gjykohet se ka ardhur koha, qe shlyerja e detyrimeve ne formen e pagave dhe shperblimeve te tjera te administrates shteterore te kryhet nepermjet llogarive bankare. Ndonese te ardhurat per kete kategori te punesuarish jane ende te uleta, perseri gjykohet se ky eshte nje hap i rendesishem, per te bere kliente te bankave edhe punonjesit e administrates publike. Jane bankat, qe nepermjet konsolidimit te kesaj marredhenieje, mund t'u ofrojne ketyre klienteve "preferenciale", por edhe te sigurt, sherbime bankare dhe "bonus"-e, te ndryshme ne kembim te perdorimit te mjeteve alternative te pageses, ne jocash. Ketu mund te realizohet edhe ideja e kalimit te pensioneve nepermjet llogarive bankare.

Instalimi dhe fillimi nga puna i sistemit te kleringut, eshte nje hap qe ndihmon marredhenien: banke - klient (biznes ose individ) - tatime dhe dogana - sistem informacioni statistikor. Kjo do te thote qe, rruga qe pershkon nje transaksion bankar, evidentohet ne nje sistem te plote, qe ne fund te fundit i sherben te gjitheve: shtetit, bankes, bankes qendrore, individeve dhe bizneseve.

Likuidimi i detyrimeve mujore (energji, uje, telefon, rimbursime shendetesore) te punonjesve te administrates publike mund te kryhet nepermjet transfertes bankare. Humbja e kohes, rastet e harreses se kryerjes se ketyre detyrimeve dhe levizja me "cash" nga njeri sportel ne tjetrin, jane aspekte qe eliminohen nepermjet kesaj rruge (transferte bankare). Per pjesen tjeter te popullates, perdorimi i cekut bankar apo edhe i atij postar, eshte nje menyre qe realizon kalimin e ketij detyrimi nepermjet llogarise bankare. Bankat e nivelit te dyte, jane aktore qe luajne nje rol mjaft te rendesishem ne marredhenien ekonomi-klient-"cash". Nje banke, si ndermjetese financiare, e konsideron kryerjen ne mase te madhe te transaksioneve ne "cash", me mjaft veshtiresi dhe pengesa, sepse pranimi dhe disbursimi i "cash"-it eshte nje sherbim me kosto te larte per bankat. Ne fakt ne shumicen e rasteve, bankat kete sherbim ua ofrojne klienteve te tyre falas. Kjo sakrifice per te ofruar nje alternative pagese "cash ne banke" ndaj nje pagese "cash ne dore" eshte shprehje e interesit te drejtperdrejte te bankave. Prandaj, ka ardhur koha qe sistemi bankar te veproje me me agresivitet, sidomos sot, kur pritet qe konkurrenca ne tregun bankar do te rritet me ardhjen e "Raiffeisen Bank". Pretendohet qe kjo e fundit do te ofroje sherbime te reja bankare, qe natyrshem, synojne thithjen e parase brenda sistemit bankar. Duke e pergjithesuar idene, do te thonim se sa me pak "cash" te qarkulloje ne ekonomi, aq me i suksesshem eshte sistemi bankar i saj, aq me i dukshem eshte zhvillimi. Per kete eshte e domosdoshme qe te realizohen disa pika te rendesishme te programit ne drejtim te:

- pranise se agjencive bankare prane pikave ku arketohen detyrimet periodike, si dhe te tjera detyrime me natyre fiskale;

- pranise se agjencive bankare prane komunave dhe bashkive te vogla. Ne keto zona zyrat postare te Albapostes, duhet te jene aktive per kryerjen e transfertave bankare;

- ndertimin e nje sistemi elektronik qe do te verifikoje on - line gjendjet e kartave elektronike, nje hap ky qe do te inkurajonte perdorimin masiv te kartave te kreditit dhe te debitit. Vendosja e ATM-ve dhe sistemi i kleringut, jane hapa, qe sherbejne si parakushte per reduktimin e parase cash ne ekonomi, ndaj bankat duhet t'u paraprijne permbushjes se tyre;

- rritjen e sherbimeve bankare dhe uljen e komisioneve qe sistemi bankar perdor. Ka ardhur koha qe sistemi bankar te shtoje numrin e instrumenteve financiare ne dispozicion te individeve per shembull, certifikatat e depozitave.

- shtimin e marketingut te biznesit bankar. Per nje pjese te madhe te popullsise, banka ende identifikohet me nje arke kursimi, nderkohe qe shume ane te tjera te biznesit bankar mbeten pothuaj te panjohura.

Perfshirja e biznesit dhe publikut

Biznesi eshte pjese e rendesishme e marredhenies qeveri - biznes - banke, e ndertuar mbi baze mirekuptimi, rregulli dhe respektimi te rregullave nga te gjithe dhe per te gjithe njesoj. Ekziston nje grup biznesesh qe kane nje histori marredheniesh te rregullt me bankat dhe me administraten tatimore dhe doganore. Ky eshte grupi elitar i biznesit, i cili ne fakt ka ardhur duke u rritur ne Shqiperi. Ai thith dhe asimilon shume shpejt te rejat ne teknologjine bankare qe, ne fund te fundit, kane per qellim perdorimin e jocash-it. Nderkohe, ekziston nje grup jo i vogel biznesesh, te cilet akoma nuk jane familjarizuar me banken. Marketingu bankar duhet te synoje edhe drejt ketij grupi, per te shpjeguar perfitimet dhe kostot nga sherbimet qe ofrojne bankat sot.

Publiku eshte nje aktor i kudondodhur i ketij programi. Se pari, ai duhet te mirekuptoje qellimin e programit, me pas te njohe dhe te perdore instrumentet bashkekohore te pagesave, duke rritur vellimin e transaksioneve qe kryen nepermjet sistemit bankar. Ne fakt, publiku shqiptar ka treguar dhe me pare se nuk ka veshtiresi ne thithjen e sherbimeve dhe te produkteve te reja. Ketu mund te permendim si shembuj rastet e thithjes ne mase te telefonise celulare, te perdorimit te gjere te internetit (perhapja dhe shkalla e larte e frekuentimit te ambienteve te Internet Café-ve), si edhe te perdorimit te gjere te sherbimit te bonove te thesarit. Edhe ne rastin e perdorimit te jocash-it apo edhe te produkteve dhe sherbimeve te reja lehtesuese te ofruara nga bankat, pritet qe publiku te jete i gatshem t'i asimiloje shpejt ato.

E rendesishme eshte qe publiku i gjere e ne menyre te vecante, biznesi, i cili ndjen ne menyre te perditshme rreziqet "cash"-it, te mbajtjes dhe transportimit te tij, pamundesine e administrimit te mire te likuiditetit dhe kostot qe e shoqerojne kete fenomen, te ndjejne pranine e bankes si institucion besimi. Bankat duhet te behen te pranishme ne ekonomi, per t'i demonstruar publikut te gjere se cfare ato u ofrojne, qe ky i fundit t'i ndjeje ato te pranishme ne jeten e perditshme.

Ne vend te mbylljes!

Te jetosh ne nje ekonomi ku paraja qarkullon ne nje mase te madhe ne formen e "cash-it, ky nuk eshte tregues i nje ekonomie moderne tregu. Per me teper nje forme e tille, ushqen dhe ushqehet nga nje sektor informal i gjere i ekonomise. Me gjithe perpjekjet drejt zhvilimit dhe integrimit, fatkeqesisht, konstatojme se jetojme ne nje realitet te tille, te cilin duhet ta ndryshojme. Programi i cilesuar "Pertej parase", eshte nje hap drejt reduktimit te ekonomise "cash". Realizimi i synimeve te ketij programi eshte i lidhur ngushte me aspektin e qendrueshmerise makroekonomike, institucionale dhe zhvillimeve infrastrukturore. Ndersa aspekti makroekonomik mund te konsiderohet deri - diku i qendrueshem, ka ende shume per te bere ne aspektin ligjor dhe institucional. Ketu vihet theksi ne zbatueshmerine e ligjit dhe ne sigurimin e rendit, te cilat ndikojne mbi veprimtarine e biznesit ne teresi dhe mbi ate bankar ne vecanti. Nje kuader ligjor i plote dhe i zbatueshem njesoj per te gjithe, ndikon ne zhvillimin ekonomik te vendit ne kushtet e nje konkurrence te ndershme duke ulur evazionin fiskal dhe korrupsionin. Nderkohe qe permiresimet infrastrukturore perbejne nje tjeter parakusht qe ndihmon arritjen e synimeve te programit "Pertej parase".

* Guvernator i Bankes se Shqiperise