Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Përkujtohet 13 vjetori i 2 prill 1991 në Shkoder

    13 vjet pa Brocin, apo 13 vjet me Ruçin?

    Nga Mero Baze

    Nëse do të pyesje një gazetar shqiptar ose qytetar të thjeshtë në pranverën e vitit 1991, se kujt do t'i përkiste e ardhmja e politikës shqiptare, Gramoz Ruçit, që ishte Ministri i fundit i Brendshëm i qeverisë komuniste, apo Arben Brocit, që ishte anëtari më i ri i kryesisë së Partisë Demokratike të sapothemeluar, të gjithë, natyrisht, do të drejtonin gishtin drejt këtij të fundit. Dy ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste, revolta në Shkodër, e provokuar nga policia, i mori jetën, mes katër të rinjve shkodranë, edhe Arben Brocit. Dhe nëse pajtohemi për një moment me fatkeqësinë, dhe përpiqemi të provojmë ç'ndryshuan në politikën shqiptare vrasësit dhe të vrarët, 13 vite më pas, kemi një bilanc të pabesueshëm, për asnjë rend botëror. 13 vjet më pas, protokolli politik i Shqipërisë është identik me vitin 1991. Njeriu i parë i vendit është sërish Fatos Nano, po kryeministër. Njeriu i dytë më i fortë politik i partisë në pushtet, është po Gramoz Ruçi. Të gjithë ministrat e kabinetit Nano në vitin 1991 janë sërish në kabinet.

    Por dhe ky nuk është zhvillimi më negativ. Më e keqja nga gjithçka është fakti se shoqëria shqiptare po përpiqet të mësohet me faktin se këta janë sundues dhe kanë të drejtë të vrasin, ndërsa pjesa tjetër është e sunduar dhe nuk ka asnjë rëndësi edhe kur vritet si më 2 prill të vitit 1991 në Shkodër. Zhvillimet politike të 13 viteve në Shqipëri, pavarësisht luhatjeve, kanë një bilanc tragjik. Ato kanë ngecur orën e historisë tek 2 prilli i vitit 1991. Protokolli i mbledhjes së qeverisë më 3 prill 1991 dhe 3 prill 2004, është thuajse i njëjtë. Për këtë arsye, Shqipëria nuk u ka borxh vetëm jetën fizike katër të vrarëve në Shkodër në vitin 1991. Jeta e tyre fizike mori fund nën breshëri plumbash të regjimit të egërsuar që po shembej, dhe ne nuk mund t'ua kthejmë. Por ne kemi vdekur të gjithë aspiratën politike të atyre që ranë më 2 prill të vitit 1991, u kemi borxh cinizmin, që sot vret më shumë se plumbat e prillit të vitit 1991.

    Në këto 13 vite që kaluan, asnjëherë nuk kam menduar me kaq dhimbje për atë që ka ndodhur, pasi asnjëherë gjatë këtyre 13 viteve, nuk ka qëlluar që dy emrat përgjegjës kryesorë në atë masakër, të kishin kaq shumë pushtet dhe përgjegjësi sa atëherë. Sot nuk ia vlen të kujtojmë Arben Brocin, pasi jemi të gjithë të turpëruar para tij. Sot ia vlen t'i japim shans vetes të kujtojmë Arben Brocin, duke ia bërë më të lehtë baltën e varrit, duke larguar peshën e turpit që mbajmë mbi vete, duke qenë sërish qytetarë të qeverisur nga Fatos Nano dhe Gramoz Ruçi.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Mijëra qytetarë të Shkodrës protestojnë në kuadër të lëvizjes për largimin e kryeministrit Nano

    Protesta, ta nxjerrim Nanon me shkop nga zyra

    Protestat e opozitës në kuadër të lëvizjes qytetare "Nano ik", janë zhvendosur dje në qytetin e Shkodrës, ku krahas përkujtimit të katër dëshmorëve të parë të demokracisë, mijëra qytetarë shkodranët janë mbledhur pikërisht në sheshin ku 13 vjet më parë janë vrarë dhe dëshmorët e demokracisë. Përfaqësues të opozitës dhe të pushtetit vendor kanë vendosur kurora me lule në bustin e 4 martirëve të demokracisë, në qendër të qytetit si dhe në varrezat publike. Gjatë ceremonisë së përkujtimit të katër dëshmorëve, kryetari i shoqatës antikomuniste "2 Prilli", Ibrahim Bilali, është shprehur se emrat e Brocit, Kryeziut, Bishanakut dhe Çekës, të cilët dhanë jetën e tyre për liri dhe demokraci, do të mbeten gjithnjë në kujtesën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve. Ndërsa në mesditë shkodranët i janë kthyer sheshit ku 13 vjet më parë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Çeka u vranë duke protestuar për votën e lirë.

    "Nano, ik! Sepse je autor i diskriminimit krahinor e intelektual. Nano, ik! Sepse je autor i varfërisë së tejskajshme. Nano, ik! Sepse nuk do të jesh në gjendje të mposhtësh forcën e Shkodrës e të gjithë Shqipërisë," tha nënkryetari demokrat Bamir Topi. Duke përshëndetur të pranishmit në protestën e opozitës në kuadër të lëvizjes qytetare "Nano ik" të organizuar në qytetin verior të Shkodrës, Sekretari për marrëdhëniet me Publikun, Spartak Ngjela, është shprehur dje se Shkodra megjithëse i dha qytetit dhe vendit katër heronj të lirisë dhe të votës së lirë, sërish pas 13 vjetësh është mbledhur për të rikthyer votën e lirë. "Duke mos dashur ta ul tempin e Lesit pas atyre fjalëve të tij, duhet të kujtohemi që kanë kaluar 13 vjet nga dita kur ky qytet u nderua më katër dëshmorë të kombit për çimentosjen e demokracisë dhe jo të kalasë," është shprehur Ngjela. Më tej në fjalën e tij, Ngjela pas pyetjeve "Ç'do të bëjmë?" dhe "Çfarë duhet të presim akoma?", propozoi që jo vetëm "të brohorasim 'Nano, ik!', por duhet të marrim shkopin e ta detyrojmë atë të dalë nga zyra".

    Kryetari i Partisë Demokristiane, Nikollë Lesi është shprehur dje gjatë protestës së opozitës së organizuar në qytetin e Shkodrës se largimi i kryeministrit Nano është bërë i domosdoshëm për faktin se ai nuk po bën asgjë tjetër veçse po e zhyt vendin në varfëri dhe në mjerim. Sipas Lesit sa herë që qytetarët e Shqipërisë i kërkojnë atij të largohet, ai ikën jashtë shtetit për të bërë qejfe dhe për t'u marrë me pamjen e jashtme të tij. Lesi risolli edhe njëherë në kujtesën e qytetarëve të Shkodrës e të gjithë Shqipërisë abuzimet me pushtetin që bën Nano nëpërmjet pushimeve të tejzgjatura në Kretë, Stamboll, Bratislavë, etj.. "Mbi 80 përqind e popullsisë jetojnë në varfëri. Shkodra është djepi i kulturës, që po rrënohet ekonomikisht. Ditë e natë të protestojmë para Kryeministrisë", u shpreh Lesi në fjalën e tij.



    Kryetari demokrat tha para qytetarëve shkodranë se kërkon që ato të përkrahin lëvizjen deri në qëllimin e saj final

    Berisha: Protesta jonë është e vendosur

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur dje gjatë protestës së opozitës në qytetin e Shkodrës se lëvizja qytetare për largimin e kryeministrit Nano nuk do të ketë të ndalur në asnjë çast deri në largimin e kryeministrit Nano dhe klikës së tij si dhe rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Sipas Berishës pas Shkodrës do të jetë Durrësi Vlora, Kukësi Gjirokastra dhe e gjtihë Shqipëria për t'u zhvendosur në Tiranë. "Pas rretheve protestën natyrisht do ta firmosë Tirana. Do të jetë Tirana finalizimi i të gjitha përpjekjeve tona. Shkodra dhe mbarë Shqipëria do të vërshojnë në Tiranë," është shprehur Berisha. Por kryedemokrati i ka bërë thirrje tryezës së partive opozitare të Shkodrës si dhe qytetarëve të Shkodrës që të protestojnë deri në largimin përfundimtar të kryeministrit Nano. "U bëj thirrje ju, intelektit tuaj, vlerave të tuaja, të ngrihemi fuqishëm kundër këtij armiku dhe këtij barbari. Shkodra prodhuesi kryesor i energjisë së vendit zhytet në errësirën më të madhe dhe ajo ndëshkohet me varfëri. Dhe ftoj tryezën të vazhdojnë protestës gjersa Shkodra të zhdukë çdo lloj diskriminimi dhe gjersa Fatos Nano të përfundojë në koshin e plehrave të historisë aty ku e ka vendin ata që gëzojnë në zi dhe që sheshin çdo vlerë për t'u pasuruar vetë," është shprehur Berisha. Ndërsa përsa i përket lëvizjes Berisha ka ritheksuar edhe një herë se ajo do të jetë një protestë paqësore që nuk synon asgjë tjetër veçse rikthimin e votës së lirë dhe integrimin e vendit në Europë. "Protesta jonë është paqësore, por e vendosur. Ajo kërkon rikthimin e votës së lirë. Ne nuk jemi vetëm. Me ne janë të gjithë ata që e konsiderojnë votën e lirë si të drejtën e parë demokratike të qytetarëve, ata që duan integrimin e Shqipërisë në Europë," është shprehur Berisha. Pas protestës së djeshme në Shkodër do të jetë Durrësi qyteti i cili do të presë lëvizjen për largimin e kryeministrit Nano për të vijuar pastaj me Vlorën dhe të gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë.

    Përkujtohen katër martirët e demokracisë

    Në përvjetorin e vrasjes së katër dëshmorëve të demokracisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë dje në të gjitha ceremonitë e organizuara në përkujtim të katër dëshmorëve të Shkodrës. I shoqëruar nga drejtues të lartë të Partisë Demokratike dhe të atyre të partive të tjera opzitare, kryedemokrati ka vendosur kurora me lule në memorialin e “2 Prillit”. Kryedemokrati është pritur para memorialit dhe nga familjarë të të rënëve dhe nga drejtues të pushtetit lokal të Shkodrës. Ndërkohë pas protestës kryedemokrati ka vizituar dhe varret e dëshmorëve ku ka vendosur lule dhe është përulur para varreve të tyre. Ndërsa gjatë pasdites Berisha ka bërë vizita në të katër familjet e dëshmorëve, Arben Brozit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut, Besnik Çekës, ku është shprehur se të katër martirët i ka nderuar Shkodra dhe i gjithë vendi sepse ata u sakrifikuan për vendin e tyre dhe për familjet e tyre dhe se vepra, kujtimi i tyre është shumë i madh.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    bamir topi - "Nano, ik! Sepse je autor i diskriminimit krahinor e intelektual.
    spartak ngjela - te marrim shkopinjte e te lagojme kryeministrin nga zyra

    e bukur demokraci
    -------nxitje urrejtjesh krahinore
    -------nxitje e nje grushti shteti (nje tjeter grusht shteti pas '98 se deshtuar)

    Kate vete (bashke me te mijera te tjere) vdiqen per te mbrojtur vizionin e nje shteti demokratik
    Dhe "perkujtohen" ne kete menyre barbare qe me demkracine nuk ka asnje lidhje

    Nje shembull TIPIK i perdorimit te memories se martireve per interesa kolltuqesh sepse po mbarojne parate e vjedhura me pare.

    Keto thirrje nuk kane asgje demoratike dhe nuk kane asnje lidhje me idealet e atyre qe "perkujtohen" nga berisha.

    nje dyshim qe me lind - Nese do te ishin gjalle, a do ishin akoma anetare te PD apo do te ishin perzene me shkelma nga bajraktari, si shume themelues te PD (nuk besoj se keni nevoje per emra)????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga gene
    nje dyshim qe me lind - Nese do te ishin gjalle, a do ishin akoma anetare te PD apo do te ishin perzene me shkelma nga bajraktari, si shume themelues te PD (nuk besoj se keni nevoje per emra)????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Sic te kam thene edhe ne tema te tjera, lexo me shume e pastaj merre mundimin te shkruash mendimin tend ne teme. Broci dhe 3 deshmoret e tjere shkodrane te 2 prillit, po te ishin sot gjalle e mes nesh do te ishin ne krye te rrezimit te qeverise Nano ashtu sic ishin edhe ne 2 prillin e 1991. Eshte e njejta qeveri, te njejtet njerez prandaj jo me kot Baze ngreh pyetje retorike:

    13 vjet pa Brocin apo 13 vjet me Rucin?

    Gramoz Ruci ishte ministri i rendit dhe pergjegjesi kryesor per vrasjet e martireve te Shkodres.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Vrasja e Arben Brocit ishte shenja e pare (por jo e fundit) treguese qe demokracia e paster popullore dhe e pavarur nga hija e komunizmit dhe pasardhseve te tij ishte dhe eshte, nje gje e pamundur ne Shqiperi.
    Arben Broci nuk doli nga "pardesyte" qe dergoi Ramiz Alia per te devijuar popullin dhe per te vendosur rendin e ri post-komunist ne Shqiperi, por doli nga vete rebelimi i atij populli ndaj atij komunizmi qe ne metamorfozen e tij ne pluralizem mori me vete edhe viktimat e radhes.
    Po te ishte gjalle Arben Broci sot mbase do te ishte bashke me Berishen ne tribunat e protestave "Nano Ik"...por figura e tij ndoshta s'do te ishte aq kuptim-plote sa c'eshte sot.
    I perjetshem qofte kujtimi i tij!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Quote me siper:

    "Broci dhe 3 deshmoret e tjere shkodrane te 2 prillit, po te ishin sot gjalle e mes nesh do te ishin ne krye te rrezimit te qeverise Nano ashtu sic ishin edhe ne 2 prillin e 1991"

    Nga e di ti, apo e ke pasur shok kte Arben Brocin? Atehere kur ndodhi kjo ngjarje ti ke qene kolopuc dhe mund ta keshe pare ngjarjen vetem ne TV , nese kishe antene dhe nese e kapte tiranen andaj nga jetoje ti. Ne fillim te viteve 90 te gjithe u bene bllok kunder diktatures duke u lidhur bashke nepermjet nje ideali dhe jo permjet nje kompatibiliteti karakteresh. Njerezit me vone filluan ta kuptojne cfare monstre ishte lideri i opozites. Prandaj figura si Blendi Gonxhe e B.Fevziu filluan ti distancohen me elegance hijes monstruoze te PD. Normalisht qe keta te dy si te rinj liberale te rritur ne kryeqytet nuk mund te pajtoheshin gjate me patetizmin provincial te Berishes, por i njejti komportim mund te hamendesohet edhe per Brocin. Ne kete kontekst, paranteza e gene eshte mese e perligjur, sic eshte i perligjur dhe asosacioni i Bazes. Por nuk eshte e ndershme qe Baze te aplaudohet per cka thote me partizanllek, ndersa gene te hidhet poshte pe cka aludon me arsye. Historia ka treguar qe intransigjenca patologjiko/epike alla Muji&Halili e kryetarit te opozites ndaj cdo mendimi alternativ brenda PD ka sjelle alienimin e pjeses me intelektuale te kesaj partie nder vite.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    nga nje ishstudent i dhjetorit

    Problemi me sa lexova ne shkrimin e Mero Bazes qe qe ish ministri komunist i rendit per te rruajtur ish-sistemin shkaktoi keto viktima.Ky njeri tani perfaqeson PS partine ne pushtet.Sa turp.Arben Broci do jetonte demokracine e mund te qe me cfardo parti e mund te mos mirrej me politik po nuk e lane.E vrane keta njerez qe sot po vrasin dhe endren tone te 90-tes per te vajtur ne europe e per te pasur nje shqiperi demokratike te lire ku njerezit te mos vuajn per drita, uje buke e nje pjese trashegues te ishbllokut te jetojne mbi mjerimin e te tjereve.

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •