Postuar nga Albo
Albo pershendetje!Kanuni eshte nje mbrekulli me vlera te jashtezakonshme historike, etnike dhe shoqerore. Vlerat historike burojne nga fakti se Kanuni ne vetvete perben Kodin e Nderit te shqiptareve. Kodi i Nderit njihet edhe si BESA, dhe kjo i dallon shqiptaret nga te gjitha rracat dhe grupet etnike te tjera te botes. Shqiptaret kane jetuar me nje kod moral te larte dhe fakti qe ky kod moral eshte i gjalle edhe sot e kesaj dite, flet qarte per trashegimine e paster gjenetike dhe kombetare te malesise shqiptare, qe ndryshe nga krahinat e tjera te Shqiperise, u prek shume pak nga ndikimi asimilues i pushtuesve.
Kodi kanunor i cili respektohej ne te gjithe Shqiperine e Mesjetes eshte frut i kultures se popullit shqipetar dhe ne mesjete Kanuni njihej si nje kushtetute e shqipetareve.
Kanuni ka luajtur rol shume pozitiv ne mosasimilimin e shqipetareve dhe megjithese propaganda komuniste perpiqej te armiqesonte shqipetaret me historine e tyre te lashte, ajo ngelet nje veper shume e fuqishme dhe te nderthurur te shqipetareve te Mesjetes.
Nderi dhe besa hyjne ne traditat e shqipetareve dhe keto komplekse te nderthurura kaq mire nuk jane zbuluar mbas pushtimit te Shqiperise nga pushtuesit osmane por keto komplekse kane eksistuar shume shekuj me pare se te vinin osmanet ne Ballkan.
Mendoj dhe besoj dhe jam shume i sigurte se shqiptaret kane pasur nje histori shume me te madhe dhe me shume vlere para kolonizmit te shqiptareve nga osmanet.
Mbas pushtimit te Shqiperise nga osmanet nuk mund te flitej me per kanun dhe rregulla, ligje, tradita por ato u zbatuan dhe u ruajten vetem ne disa krahina te vendit dhe ne shekujt qe do te vijonin, Kanuni do te fshihej nga memoria e shumices se shqipetareve dhe megjithese sot thuhet se Kanuni eksiston ne shume krahina te vendit, kjo per mendimin tim eshte genjeshter pasi asnjeri nuk i njeh ligjet e kanunit por perpiqet te imitoje nje forme drejtesie te ngjashme me ate te para periudhes se viteve 1500 sepse aktualisht kushtetuta shqipetare e vitit 1998 nuk respektohet por perkundrazi shfrytezohet maksimalisht nga individe te caktuar per qellime te caktuara.
Dhe shqipetari kerkon liri edhe neqoftese kjo liri i kercenohet nga nje pjesetar i familjes se tij.
Krijoni Kontakt